Blije këtë produkt
1200 Lekë

Brenda pasqyrave banojnë dashuritë ( Botuar nga: 2M Printing në 2019 )

Autori:  Dashnor Selimi

U lind në gusht të vitit 1966 në Goricë të Permetit. Është marrë me letërsi që në moshë të re, duke botuar poezi, tregime, dhe publicistikë në organe të ndryshme të shtypit lokal e qendror. Ka botuar këto libra: "Jetë në dallgë" poezi 2000, "Dritëhijet" poezi 2002, "Lulet e vrara" poezi 2004, "Ëngjëjt e heshtur" tercina 2006, "Lirikat e anëvjosës" poezi 2009, "Mesha e mbrëmjes" 2014 tercina, "Pasioni" roman 2016. Është fitues i disa çmimeve letrare si në vendlindje ashtu dhe në emigracion. Ka marë pjesë në disa antologji me poezi dhe prozë. Sekretar i Lidhjes së Krijuesve "Dega e Blertë"në Selanik. Në qershor të vitit 2010 W.P.S. në një konkurs të organizuar në Indi e vlerëson me çmimin special të konkursit. Në vitin 2008 libri 'Ëngjëjt e heshtur' vlerësohet me çmimin e parë nga Lidhja e Krijuesve 'Pegasi Albania", në vitin 2005 "Shoqata "Nënë Tereza" në Selanik,në konkursin vjetor e vlereson me çmim te parë në publicistikë, më 15 nëntor 2014, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë së veriut i jep çmimin vjetor të poezisë në "Takimet e vjeshtës" të organizuar në Kërçovë. Romani "Pasioni" vlerësohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve të Përmetit "Naim Frashëri"si romani më i mirë i vitit 2016 Më 17 nëntor 2018 Lidhja e shkrimtarëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut i jep plakatën me vlerësimin "Për një nivel të lartë artistik në krijimtarinë letrare". Për krijimtarinë e tij letrare janë realizuar disa emisione telivizive dhe radiofonike në Shqipëri dhe në diasporë.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: 2M Printing (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 253 61 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 394
  • Përmasat e librit: 142 x 202 x 29 mm

Njihu me Autorin

Dashnor Selimi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania