Librat e shtëpisë botuese

Botimet MAX

Website: www.botimemax.com.al

Shtëpia botuese “MAX” është e pjesë e kompanisë “Unipress”shpk, më e madhja e shtypit të shkruar në Shqipëri, me botimet e saj të përditshme: gazeta “Shekulli” print dhe online më e madhja social-politike dhe “Gazeta e Sportit” print dhe online, gazeta më e madhe sportive në vend: është gazeta e parë sportive në Shqipëri (prej dt. 28 Nëntor 1935).
Shtëpia Botuese “MAX” e ka filluar aktivitetin e saj në shtator 2005, duke nxjerrë në qarkullim librin e parë, i titulluar “Ç’është liria” – një përmbledhje me ese të zgjedhura nga njëri prej mjeshtërve të fjalës shqipe, Faik Konica. Botimet “MAX” lindën si nevojë e tregut shqiptar për t’u ofruar njerëzve jo vetëm romane, por edhe libra të autorëve të shquar e profesionistë, të cilat përcjellin informacione dhe dije mjaft të çmuara për shoqërinë, punën, biznesin, shëndetin mendor e fizik, vetënjohjen, artin e komunikimit në familje e shoqëri.
“MAX” ka botuar rreth 145 tituj të kolanave të ndryshme. Kolanat kryesore janë: PSIKOLOGJI, BIZNES, TRUPI DHE SHËNDETI, PRINDËRIMI, GATIMI DHE TË USHQYERIT, LETËRSI MODERNE, HISTORI, BIOGRAFI etj. Ky faktor ka ndikuar që librat e “MAX” të jenë mjaft të kërkuar, të përmbushin interesat dhe nevojat e të gjithë lexuesve, pavarësisht nga mosha dhe kërkesat që kanë për librin. Ekipi i shtëpisë botuese “Max” tregon një vëmendje të posaçme për vepra shumë të mira të autorëve shqiptarë në lëmin e letërsisë, si dhe autorë në fusha të tjera të librit joletrar.
Ekipi i shtëpisë botuese “MAX” mirëpret çdo autor shqiptar, kosovar apo me tej për të sjellë veprën të cilën do të donte ta botonte me Shtëpinë Botuese “MAX”. Ne ndihemi krenar që kemi botuar autorë shqiptarë, si FAIK KONICA-ESE, VIRION GRACI, ROMEO COLLAKU- letërsi, AGIM KARCANAJ – Matematikë, EVGJENI HARIZI, KATERINA GRENO- KUZHINE, dhe jemi në prag të disa botimeve te reja te autorëve shqiptarë.
Për librat nga autorët e huaj, Botimet” MAX” kanë një politikë të përzgjedhjes së kujdesshme duke vlerësuar shumë autorin, shtëpinë botuese, përmbajtjen dhe tematikën e veprës si dhe nevojat dhe shijet e lexuesve tanë e të gjithë shqipfolësve. Kujdesi ynë për botimin e veprës vazhdon në përkthimin me cilësi te saj, në redaktimin e korrektimin e kujdesshëm, në kopertina të bukura dhe interesante e të përputhura me subjektin e librit, si dhe printimin e tyre me cilësinë më të mirë të mundshme.
Puna e madhe që ne bëjmë me dëshirën për të kënaqur lexuesit dhe për të afruar e miqësuar të rinjtë me librin është çmuar dhe vlerësuar shumë nga lexuesit .
Faqja jonë www.botimemax.com.al u vjen në ndihmë gjithë shqiptareve, kudo që ndodhen, që të kenë mundësi të lexojnë librat që boton Shtëpia botuese “MAX”. Librat që ne botojmë ju do t’i gjeni në këtë faqe web dhe mund t’i blini ata online. Po ashtu, në këtë faqe ju do të gjeni edhe katalogun e Shtëpisë botuese “MAX”, i cili pasurohet me titujt e rinj që ne nxjerrim. Shitja e librave tanë është në nivele të paparashikuara dhe të pakrahasueshme me shitjet e librave në tregun shqiptar. Kemi të gjitha kapacitetet e duhura mediatike për të informuar publikun për çdo botim të ri, si dhe realizojmë brenda ditës shpërndarjen e librit në të gjitha libraritë e Tiranes, rretheve dhe pikave të shitjes gazetave, në të gjithë Shqipërinë.

Shiko librat e botuar

titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania