titleToAlt
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas – makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë, komunikuese, e këndshme,e përshtatshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 340 Lekë
titleToAlt
Metodë e thjeshtë komunikuese, e këndshme për fëmijët që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën italiane.
Çmimi: 320 Lekë
titleToAlt
Rrëfenja për vajza është një përmbledhje magjepsëse e përrallave klasike nga autorë të famshëm, përfshirë Lewis Carroll, Frances Hodgson Burnett, Kenneth Grahame dhe Louisa May Alcott. Shumëllojshmëria e ilustrimeve mahnitëse na paraqet gjallërinë e disa prej personazheve më të dashur në letërsi.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
A e dinit se shenjat e gishtrinjëve të gjithësecilit janë të papërsëritshme ? Të tillë janë edhe zëri juaj, mendimet tuaja dhe personaliteti juaj. Jeni vërtet të mrekullueshëm – por çfare ju bën të jeni ky që jeni? Bashkohuni me autorin Robert Winston në një udhëtim të mahnitshëm si eksploratorë të mendjes dhe trupit tuaj , për të zbuluar arsyet befasuese përse secili nga ne është ndryshe.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Rrëfenjat më të bukura të fermës , të ilustruara për vogëlushët nga Tony Wolf në mënyrë që çdo natë para gjumit t’i shoqërojë një tregim i mrekullueshëm.
Çmimi: 1900 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të zbuloni tregimet më të bukura të mitologjisë greke, për zotat dhe perënditë , për familjen e madhe hyjnore në malin e Olimpit , për mbretërinë në qiej, det dhe tokë , për heronj dhe luftëtarë të pamposhtur :Otosin dhe Efialtesin , Hakmarrjen e Hefestit , Uliksin dhe Ciklopin, Lindjen e Herkulit , Thembrën e Akilit …
Çmimi: 1900 Lekë
titleToAlt
Si do të jetë klima nesër- mjegull, tornado, shi i ftohtë apo thatësirë ? Klima dhe mjedisi, me përmbajtje pamore të saktë dhe të habitshme ( imazhe të prodhuara nga kompjuteri, fotografi, grafikë,tabela, harta dhe seksione), shpjegon dukurinë e madhe meteorologjike që ndikon në klimat e Tokës dhe ekosistemet. Me sytë nga qielli , ky libër u jep përgjigje pyetjeve pambarim për meterologjinë dhe mjedisin .
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ushqeni imagjinatën me këtë depërtim unik në botën e skajshme. Dedikuar vetëm zbulimeve shpërthyese , të jashtëzakonshme dhe të pabesueshme , këto faqe gjithë adrenaline shfaqin gjithçka , nga makinat e shpejta dhe ndjekësit e stuhive deri te grabitqarët e egër dhe supervullkanet. Zbulo një mënyrë tjetër për të pare botën .
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë një pyll magjik në të cilin jetonin shumë kafshë , xhuxhë , zana , elfë dhe gjigantë ...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kacamicri është i përbotshëm. Shëmbëlltyra e tij prej miushi dhe hi-hi-hi-ja e tij gazmore spikasin në folklorin e pothuajse çdo populli që nga ekuatori e deri në zonat polare. Autori na vjen me një libër me vjersha ku tregohen aventurat e miushit çamarrok dhe gazmor.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kjo metodë: • Është hartuar posaçërisht për fëmijë të moshës 10-15 vjeç. • Ka rreth 100 mësime me figura, me shqiptim dhe me përkthim. • Mbështetet nga fjalët e nxjerra nga fondi themelor i fjalëve të fjalorit të gjuhës së sotme angleze. • Mësimet janë me një aparat metodik të përshtatshëm për fëmijët. Është shoqëruar me figura tërheqëse.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Edhe vëllimi i dytë i librit “Pa familje”, ashtu si i pari është në formën e tregimeve dhe disa prej tyre janë: Përpara; Një qytet i zi; Shpëtimi; Familja Driskoll; Ndero babë e nënë etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Pa familje” vëllimi i parë i autorit Hektor Malo është i organizuar në formën e tregimeve të shkurtra ku mund të përmendim: Në fshat; Një baba i keq; Shtëpia amëtare; Në rrugë; Mësoj të lexoj; Nëpër fusha e nëpër male; Kopshtari; Familja e shpërndarë etj. Mund të duken tituj melankolikë e të trishtë sidomos nga që flasim për fëmijë të braktisur, por vetëm në fund të librit do të kuptoni mesazhin e vërtetë të autorit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Bota e Karenit duket sikur po shkatërrohet para syve të saj. Ajo beson se martesa vetëm shkakton dhimbje koke dhe shqetësime dhe kështu ajo vendos që nuk do të martohet kurrë. Para se ajo të hynte në klasën e gjashtë, Karen ishte shumë e gëzuar sepse ishte vendosur në klasën e një mësueseje shumë të mirë që ajo dëshpërimisht donte të kishte, por shpresat e saj u shpartalluan, kur zbuloi se mësuesja ishte martuar në verë dhe ishte kthyer në një "shtrigë”. Prindërit e saj vepronin sikur nuk e donin më njëri-tjetrin dhe mënyra e tyre e vetme e komunikimit ishin zënkat dhe sherret për çdo çështje. Situata u përkeqësua dhe babai i saj u largua nga shtëpia. Kur ai njoftoi për planet e tij për të shkuar në Las Vegas për të bërë divorcin, nëna e saj u lumturua shumë. Xhef, vëllai i Karenit, ikën nga shtëpia pasi merr vesh për babain dhe planin e tij për të shkuar në Las Vegas. Babai, qëndron në shtëpi dhe ndihmon për të gjetur Xhefin, kështu që nuk shkon më në Las Vegas. Karen përpiqet me çdo mënyrë të mundshme për të ndaluar divorcin, duke përfshirë edhe dërgimin e kartolinave për përvjetor dhe duke trulluar sëmundje. Notat e saj në shkollë kanë rënë. Karen përpiqet t’i afrojë prindërit por nuk ja del. Vëllai i saj zihet keq me mamanë në një restorant ku edhe policia përfshihet. Ai largohet për disa kohë, por kthehet përsëri në shtëpi. Situata përkeqësohet kur mamaja u thotë fëmijëve se ata do të lëvizin shtëpi dhe qytet.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Eldest”, libri i dytë i autorit Christofer Paolini është vazhdimi i historisë së Eragon dhe aventurave të tij. Një libër që konsiderohet një nga sukseset më të mëdha editoriale të dekadës së fundit, i përkthyer në të gjithë gjuhët e botës, një ndër romanet e letërsisë fantastike më të lexuar gjatë viteve të fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Eragon së bashku me dragoin e tij, Safirën, sapo ia kanë dalë mbanë të shpëtojnë shtetin e rebelëve nga shkatërrimi prej forcave të mbretit Galbatriks, sundimtarit mizor së Perandorisë. Tani Eragonit i duhet të shkojë në Elesmera, në vendin e elfëve, ku duhet të vazhdojë stërvitjen e tij me artin e magjisë dhe të mjeshtërisë së përdorimit të shpatës. Kështu nis një udhëtim me aventura, ku ka zënë pritë në çdo kthesë kaosi dhe tradhtia. Ndërkohë, kushëriri i tij, Roani ka nisur një betejë të re, e cila i sjell Eragonit një rrezik të ri më të madh.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Aventurat e mrekullueshme të Dorotisë e miqve të saj, Dordolecit, Druvarit prej teneqeje dhe Luanit frikaman në vendin e çuditshëm të Ozit. Një nga librat më të bukur të letërsisë për fëmijë të të gjitha kohëve.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në shqip aventurat e Konan Barbarit, një prej heronjve më të famshëm e të dashur të letërsisë të aventurave fantastike. I rrëzuar nga froni i Akuilanias si rezultat i intrigave të një magjistari të sjellë sërish në jetë pasi kishte qenë për disa shekuj me radhë i vdekur, Konanit i duhet të gjejë xhevahirin e famshëm të njohur me emrin “Zemra e Ahrimanit”, që të mund të rifitojë mbretërinë e humbur dhe të mbetet gjallë.
Çmimi: 750 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania