titleToAlt
Baballarët kanë lloj-lloj formash dhe përmasash. Ka të shëndoshë e të dobët, të gjatë e të shkurtër. Ka gomarë e seriozë, të zhurmshëm e të heshtur. Sigurisht që ka baballarë të mirë. Dhe baballarë të këqinj...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Libri i kushtohet miqësisë mbi këtë tokë, dhembshurisë dhe përkrahjes, aventurës dhe mrekullisë, jetës dhe vdekjes, besimit dhe tradhtisë, kënaqësisë dhe dhimbjes, ecjes së pandalshme të kohës. Ashtu siç është shkruar, përbën një vepër të përsosur dhe magjike ".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“I dashur ditar, kam kënaqësinë të të njoftoj se po përuroj sezonin tënd të dytë! Ja ku jeni, unë dhe shokët e mi po shkojmë në klasë të gjashtë! Po vdes të të tregoj ditën e parë të shkollës dhe mbi të, të të them se kush gjendet në klasën time... dhe kush nuk është më (pff... Karim, më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ty!) A do të kalojmë një tjetër vit magjik me zotin Gotje? Do të më duhet të duroj përsëri zemërimin e të tmerrshmes Kruela Fatal?! Në menu: pritje në ankth, festa dhe të qeshura të çmendura!”- Alisa.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“I dashur ditar udhëtar! Për një javë do të fluturoj për në Belgjikë. Urra! Po të lajmëroj që tani se do të të fus në bagazhet e mia... Ti do të bagazhet e mia... Ti do të dish gjithçka mbi pushimet e mia me kushërinjtë Lyly e Kentë, pa harruar teze Modin dhe gjyshe Zhuljetën. Duke pritur ditën, po rehatohem në një plazh me rërë të imët. Përpara meje shtrihet poshtë diellit një liqen xixëllues. Epo mirë, nuk ka palma në horizont dhe uji nuk ka ngjyrë blu në jeshile. Shkurt muhabeti, jemi në Kebek. Nëse ja nis që nga fillimi...”- Alisa.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Po pres me padurim udhëtimin shkollor (nëse mund të gjej formularin). Edhe Delia dëshiron që unë të iki. Do të ketë gjëra shumë të bukura për të bërë. Si: të bëjmë trapa;të bëjmë festa në mesnatë. Si dhe të kemi kujdes nga disa krijesa të çuditshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Bukuroshes së ndjeshme nëntëvjeçare nuk i është dhënë rasti të veshë ndonjë fustan shoqëruese nusesh e ta kombinojë atë me aksesorët e duhur. Ajo është e gatshme të marrë pjesë në çdo ceremoni martesore dhe të shtojë finesën e duhur në fotografitë e dasmës së suaj. Tarifa shumë e ulët.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëzimet e Nikit për të rrëshqitur në akull: 1: Gjej një motiv frymëzues për të cilin të interpretosh në akull. 2: Bashkohu ne shoqet e tua të ngushta, Kloin dhe Zoin. 3: Hiqe qafe Mekenzin!!! 4.Sigurohu që mund të rrëshqasësh në akull...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo është fytyra ime kur më vijnë IDE GJENIAlE (gjë që ndodh SHPESH). Markusit i pëlqen të mendojë se ka ide të mira, por pjesa më e madhe e tyre janë KOT. Kur xhaxhi Kevini thotë se është EKSPERT në gjithçka, babi bën këtë fytyrë. Ndërsa ky jam unë kur Delias i SHKATERROHEN FLOKËT.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një guidë ideale për shqetësimet e miqësisë. Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, quize dhe histori të vërteta, që mund t’ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitihëm. Por ai gati zbulon se, kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe, me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të dashura Iexuese, ky Iibër do t'ju ndihmojë të zbuloni pasionin tuaj të fshehtë, vajzën kërcimtare që ndodhet brenda jush - nëse vërtet doni ta shihni veten si kërcimtare në skenë, apo edhe sikur vetëm të keni dëshirë për t'u kënaqur e argëtuar në dhomëri tuaj. Duke u treguar të vëmendshme, por njëherësh edhe duke qenë të kujdesshme ndaj këshillave që u jepen në faqet e këtij libri, me durim e me këmbëngulje, ju vajza të dashura do të mësoni si mund të beheni koreografe. Por më e rëndësishmja është se do të shihni se si kërcimi mund t'ju bëjë më të forta, më të lutntura dhe më vetëbesuese!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve, kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës me të cilët jetoni.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër t’i tregon të gjitha aftësitë që të duhen për të mbijetuar dhe lulëzuar, në çfarëdolloj të papriturash që të sjell jeta. Zbuloni sekretet e kontrollit, të besimit në vetvete dhe të qënit më e lezetshmja.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjeçare. Në këtë libër do të mësoni gjithçka që duhet të dini për t’u përballuar më mirë, me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të zbuloni sekretin e të qenit origjinale. Bëhuni argëtuese dhe energjike, kalojeni imagjinatën. Që nga prezantimi si mbretëreshë deri tek pedikyri perfek. Ky është libri që ju ndihmon me truke dhe këshilla për të qenë e veçanë. Çdo vajzë meriton të jetë dhe të ndjehet e mahnitshme!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky është libri që vajzat kanë pritur prej kohësh. Nëpër faqet e tij mund të zbuloni sekretin se si të bëheni më e mira për gjithçka. Orë argëtimi të garantuara. Shkunde plogështinë! Bëhu më e mira!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë çunat, të mëdhenj e të vegjël, kanë kohë që e presin këtë libër. Zbulo se si të bëhesh më i miri në gjithçka. Orë qyfyresh të garantuara. Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Udhërrëfyesi për trupin e djemve” është manual i shëndetit dhe higjenës për djemtë e moshës 8 vjeç e sipër. I shkruar me një gjuhë të lehtë për t’u kuptuar, ky udhërrëfyes i rekomanduar nga mjekët pediatër është i pajisur me këshilla të dobishme për kujdesin e trupit dhe të shëndetit. Ky libër u përgjigjet pyetjeve të një djali rreth trupit të tij nga koka te këmbët dhe gjthçkaje tjetër midis.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kjo guidë nga “koka te këmbët” u përgjigjet të gjitha pyetjeve, që nga kujdesi për flokët e deri tek një ngrënie e shëndetshme, era e gojës deri tek sutjenat, koha e puçrrave (pubertetit) dhe gjithçka tjetër gjatë kësaj periudhe. Me sugjerimet, përgjigjet për pyetjet sa, si, deri,kur, dhe fakte nga ekspertët ,ky është libri, ku miliona vajza gjejnë një këshillë miqësore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri, “Akademia e Futbollit” flet për pasionin e madh që ka për futbollin djaloshi me emrin Xhek Oldfild, i cili kishte filluar të luante futboll që kur ishte ngritur në këmbë. Ëndrra e tij ishte të bëhej futbollist profesionist. Çfarë ndodh me Xhekun dhe ëndrrën e tij? Zbulojeni në këtë libër.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër me humor gjenial. Dëfryes për fëmijët, si të vegjël dhe të rritur! Një libër ku kombinohen përkryer humori me moralin. Në libër do të njiheni me Xho Spadin, 12 vjeçarin më të pasur në botë. Xhoi ka çdo gjë që dëshiron, por ai ka nevojë vetëm për një shok.. A do të gjejë shok Xhoi? … Zbulojeni duke lexuar librin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Mbrëmjet e ditëlindjeve janë të mrekullueshme! Gjithkush prej nesh organizon një të tillë. Te gjitha shoqet e Deizit kishin organizuar festë me pizhama në ditëlindjet e tyre, ndërsa Deizi ishte në dilemë sepse duhet ti prezantonte shoqeve motrën e saj më të madhe. Një histori e këndshme për vajza të vogla, tashmë e realizuar edhe në film, që prezantohet mjeshtërsiht nga shkrimtarja e famshme Jacqueline Wilson.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania