titleToAlt
Në librin "Kampi i spiunazhit" - i cili është vazhdimi i librit "Shkolla e spiunazhit", kandidat për çmimin "Edgar Alan Poe" - përgatitja e Ben Riplejit për t'u bërë agjent sekret vazhdon edhe gjatë verës,e bashkë me të, edhe rreziqet. Ben Ripleji është nxënës i ciklit të mesëm, por shkolla e tij nuk është aspak "mesatare". Këtë semester ai është ushtruar per të qenë një agjent i nivelit të lartë, duke kaluar përmes shumë peripecive e rreziqeve, Tani që, më në fund, po mbërrijnë pushimet verore, Beni mezi po pret të argëtohet e të pushojë. Por kjo nuk ka si të ndodhë në kampin e spiunazhit në mes të pyllit, në natyrën e egër, gjatë stërvitjes për mbijetesë, ku MERIMANGA - një organizatë spiunzhi armike -ka infiltruar disa Spiunë. A do të mundet Beni t'i mposhtë përpara se ata të arrijnë ta heqin qafe?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorues. Të shihte emrin e tij në listat e aventurierëve më të mëdhenj. Por duhet të ulej në tokë dhe të shihte Gjithçka rreth tij. Kur aeroplani papritmas rrëzohet duke rënë mespërmes kurorës së pemëve. Fredit nuk i mbetet zgjidhje tjetër. Ai bashkë me tre fëmijë të tjerë arrijnë t'i mbijetojnë aksidentit. Por xhungla është një vend i pafund dhe i egër. Pa shpresë shpëtimi. mundësitë për t'u kthyer në shtëpi duken tmerrësisht të pakta. POR ME SA DUKET, DIKUSH TJETËR KA QËNË ATY.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jeni gati per një aventurë? Vërtet? Në rregull! Imagjinoni sikur zgjoheni një mëngjes të bukur dhe të gjithë të rriturit janë zhdukur. Kjo i ndodh LUSI DANGSTONIT. Ajo është heroina e kësaj historie (por ajoende nuk e di) Ndërsa fëmijët sillen si të marrë, ajo gjen një plan për të zbuluar se çfare po ndodh. Më pas, një natë Lusi vë re katër krijesa të mistershme që vijnë vërdallë në dhomën e saj të gjumit. QELBËSI, BARKMADHI GRINDAVECI dhe GRYKËSI.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ben Ripleji, 12 vjeç Të mbijetojë në "shkollën e shkencave", e cila në fakt është një akademi ku CIA përgatit agjentët sekretë të së ardhmes. Dhe të zërë një të dashur. 1. Të zbulojë agjentin e dyfishtë tinëzar që është infiltruar në shkollë. 2. Të shpëtojë i gjallë. 3. T'u vërtetojë të gjithëve se ka kellqe të bëhet agjent sekret, të tregohet pehlivan e t'u shpëtojë rreziqeve që i kanosen dhe të mos duket më i mefshtë e i leshtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Babi dëshiron të bëjmë një balonë, kështu që mund të dalim jashtë dhe të marrim shumë "ajër të pastër”. Nuk do ta kisha aspak problem nëse do të kishim një qen por kjo nuk ka për të ndodhur sepse Delia është "alergjike" nga qentë (ndërsa unë mendoj se jam alergjik nga Delia). Unë, Dereku dhe Normani po planifikojmë të bëjmë prova serioze për betejën e grupeve në revistën javore të rrokut. Kemi shumë kohë - kështu që nuk më zë PANiKU.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës “South Ridge”, i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë shoqja e tij Erina, gjaniu i informatiës, ta ndihmojë të dalë i gjallë nga kjo situatë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
I dashur ditar, Asgjë nuk po ecën mirë ne klasën e 6-të B! Një nxënëse e klasës bëri një gabim dhe era e grindjes po fryn tashmë mes nesh. Oh, jo! Shpresoj që të triumfojë miqësia! E deri sa të ndërrohen këto mendime, kemi: move dub në shkollë! Një party supriz për ditën e fundit të shkollës para se të marik pushimet... ngjarje të pabesueshme, si metamorfoza e Boes në bebe peshkaqen dhe një takim kokë më kokë me një merimangë migal!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe... Ksarit dhe Dëshirës u duhet të harrojnë që janë kundërshtarë, nëse duhet që tja dalin mbanë gjatë aventurës në burgjet e fshehta në Kështjellën e Luftëtarëve të hekurt... Atje diçka ka qënë duke fjetur për njëqind vjet dhe tani po zgjohet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...Pritja e librit nga lexuesi ka qenë e jashtëzakonshme. Marr letra nga çdo shtet i Amerikës, si edhe nga shumë vende të huaja. Nga dhjetëvjeçarët deri tek shtatëdhjetëvjeçarët. Të dënuar me burg dhe policë. Mësues, punonjës social dhe gjyshër. Dhe sidomos nga fëmijët. Fëmijë te cilët e kanë pasur jetën të ngjashme me të huajt. Fëmijë të cilët as nuk e shkonin ndërmend të jetonin si ata te të huajt. Fëmijë që lexonin shumë, por edhe ata që më pare s'kishin pasur durim të mbaronin së lexuari qoftë edhe një libër. Letrat që thonë "Më pëlqeu libri", janë të mira. Ato që thonë "Më përpara nuk më ka pëlqyer kurrë të lexoj libra, por tani lexoj gjatë gjithë kohës" janë më të mira. Por ato që thonë se "Të huajt më ka ndryshuar jetën" dhe "E kam lexuar librin para pesëmbëdhjetë vjetësh dhe shpesh e mendoj se sa shumë ka ndikuar ky libër në zgjedhjet e jetës sime" sinqerisht më tronditin...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Maks çapëni do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij: shkollën “South Ridge”. Në shkollën e tij ka shumë gjëra që ja vlejnë, por ka edhe një problem të pa shmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë! Fatkeqësisht aftësia e çuditshme e Maksit, porhuajse mbinjerëzore, për të nuhatur picat deri në një lagje tjetër nuk do ta ndihmonte të shpëtonte njerëzit apo të pengonte të kqinjtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djale+ dy zogj ninxha= grabita më e madhe e artit në histori. Njihuni me Dilan Hjunë: Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes. Ai njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç shije patatinash pëlqen secili shofer. Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania