titleToAlt
Një stuhi e fuqishme ia prish shtëpizën iriqit të vogël. Sakaq, ai vihet në udhë për t'u strehuar te një mikeshë e tij. Rrugës has disa kafshë të tjera që dridhen nga të ftohtët. Ai u fal atyre teshat e tij të ngrohta. Por a do t'ia dalë mbanë vogëlushi ynë përmes stuhisë së fuqishme? Një libër i mrekullueshëm, ku teshat e iriqit të vogël janë të zbukuruara me një cohë të kadifenjtë të cilën gishtat e vegjël do ta prekin me shumë ëndje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo mbrëmje, në këtë libër të veçantë plot me figura të mrekullueshme, do të gjeni të gjitha kafshët që i doni aq shumë! Në çdo faqe që do të shfletoni, në çdo stinë që do të shkoni, do të takoni heronjtë e vegjël të përrallave, të cilët do t’ju marrin me vete në aventurat e tyre të panumërta! Para se t’ju zërë gjumi, të përqafuar me mamin ose me babin, me gjyshin ose me gjyshen do të dëgjoni natë pas nate, 365 përralla, njëra më e bukur se tjetra....Lexim të këndshëm!
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Jashtëtokësorët dhe vizitorët nga kozmosi janë pjellë e fantazisë apo qënie reale që tashmë jetojnë midis nesh? Zbuloni të vërtetën që ndodhet mes radhëve të këtij libri.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Kutiza magjepsëse “Njerëz që takoj", e përbërë nga pesëmbëdhjetë Libërtha, i njeh fëmijët me njerëzit që mund të takojnë në jetën e përditshme. Teksti i thjeshtë e i qartë, si dhe ilustrimet e mrekullueshme, e bëjnë këtë koleksion tepër të vyer.Vogëlushët njihen me botën që i rrethon, konceptet e para dhe njerëzit që do të takojnë çdo ditë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njihuni me kafshët që jetojnë në xhungël, në zonat polare, në dete dhe në savanë. Zbavituni me këtë libër - lojë me mozaikë dhe me kafshë të mahnitshme!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër me lojëra zbavitëse për fëmijët e moshës 8-11 vjeç që ndihmon në përmirësimin e perceptimit dy dhe tre dimensional që përkon me stadin e operacioneve abstrakte gjatë pre-pubertetit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pirati Dejv, u kërkon ndihmë shokëve për të gjetur sëndukun e tij të thesarit. Por çfarë mrekullie kur e gjen, të mbushur plot me gjërat që fëmijëve u pëlqejnë kaq shumë! Nga seria e Përrallëzave me Dritare si: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Nuse pashkës pikaloshe ia ka ënda të ndihmojë të tjerët. Ajo dëshiron t'i vijë në ndihmë një miku në nevojë. Por, a do t'ia dalë dot mbanë? Nga seria e përrallave: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Guaskorja. breshka e detit, u kërkon miqve të saj të detit. që ta ndihmojnë të dalë në breg. Atyre u ndodhin disa gjëra tepër zbavitëse! Nga seria e Përrallëzave me Dritare si: Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Zana Gazmore kishte humbur rrugën dhe na kish mbetur fillikat. A do ta ndihmojnë miqtë e saj të pyllit të gjejë udhën e kthimit për në shtëpi? Ky libër për fëmijë është pjesë e serisë së përrallëzave me dritare siç janë:Miq të vërtetë, Zana e humbur, Thesari i piratit të vogël, Përrallëza e fermës dhe Përrallëza e detit.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania