titleToAlt
Bestseller i New York Times. Libri më i mirë i muajit në Amazon Fitues i çmimit Parents Choice në 2017. Libri më i mirë i muajit në Barnes and Noble. Nominuar për çmimin Louisiana Readers në 2018-2019. Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ka njerëz që grabisin banka sepse janë të babëzitur. Ka të tjerë që shijojnë adrenalinën. Unë? Unë grabita një bankë për shkak të ndjenjës së fajit. Më saktë: ndjenjës së fajit dhe një qiriu aromatik nepalez. Kur pesëmbëdhjetëvjeçari Dilan djeg shtëpinë e vajzës që do të bëjë për vete, mendon se vetëm një gjest i madh mund ta kompensojë këtë gjë: grabitja e bankës. Një punë e padëshiruar të shtunave, një motër e madhe që nuk rri pa futur hundët dhe një detyrë e papërfunduar historie qëndrojnë mes Dilanit dhe grabitjes së shekullit. Vërtet, sa keq mund të shkojnë gjërat?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kanë dalë mbanë vërtet... Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe më e ligë nga gjithçka që ka parë bota deri më tani: është Zonja Ribëll! Me ndihmën e robotëve të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t'i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Ribëll të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin që ta mësoni. Dhe ndërkohë... hapni sytë!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Më në fund pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRAA! Një kongres fantashkence dhe një konkurs makinash fluturuese ua rriti shpresat Denit dhe Persit, të cilët mezi presin t’i bien në sy Surrathekurit. Por mami ka thurur plane të tjera për ta. (Nëse do një verë të qetë dhe pa andalla, besoja asaj!) Tani, ajo që ka rëndësi është pyetja: a do të jetë kampi veror aq i TMERRSHËM sa duket?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer fantastik, vjen sërisht, dhe këtë herë: ai do t’u bashkohet skautistëve! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?) Teksa përballen në një kamp të rrezikshëm në Skocinë “me diell”, a do munden Deni dhe Persi të shpëtojnë? Dhe mbi të gjitha, a do mundet Deni të ndërtojë nëndetësen supersonike më të paparë të të gjitha kohërave? Për ta zbuluar lexoni këtë libër plot me aventura.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Ju lutem, mos e hapni”, shkruhej në pakon misterioze që mori Nemo. Atëherë Nemo e hapi... UPS! Kur Nemo hapi pakon e rrallë, ndodhën tri gjëra: 1. Kërceu përpjetë një Kalorës Jeti i gjallë, i quajtur Ngrici – Monstra e Akullit. 2. Nisi të binte borë në mes të verës! 3. Dhe jeti nisi të zmadhohej. U zgjat 2.5 metër. Ndërkohë që qyteti u mbulua nga bora e ngrica, Nemos i shkonin djersët çurkë, pasi, ju lutem shumë tani, e si mund ta fshehësh një jeti të tillë?...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga një Biomë e fshehtë në xhungël, Lukrecia Katër planifikon të shkatërrojë botën me ligësinë e saj, vetëm nëse Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti nuk gjejnë një mënyrë për ta ndalur. Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankenshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti. Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre…
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mami ma vuri emrin Ski. mbiemrin e kam Çi (bën rimë me “rri”), bëji bashkë dhe... del Skiçi! Ja ku erdhi SkiÇi . Jo, nuk është gabim, ashtu ka emrin. Ski Çi është djali më i ri i klasës. Me emrin e pazakontë, një familje të krisur dhe ca sjellje vërtet skiç, ai nuk do ta ketë edhe aq të lehtë t'i bëjë vend vetes mes nxënësve të tjerë, por i gjithë ky rrugëtim do t'ju argëtojë pa fund! Po do të jetë Gallatë!
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
NELSONI është një djalosh qullash e ngordhalaq që nuk bie kurrë në sy. Por, kur zgjohet në mëngjesin e ditës që mbushi dhjetë vjeç, ai mëson se është NINXHA. MADJE NINXHA I FUNDIT I BOTËS! Si mundet ai ta SHPËTOJË BOTËN kur edhe breçkat i vesh mbrapsht?
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Seria e hareshme dhe më e shitur e librave për udhëtimet në kohë! Cfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do të krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tënde? Nëse do të ishit FRENKI PESHKU, ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen tuaj! Një aventurë e këndëshme, e paparë dhe tepër argëtuese!
Çmimi: 990 Lekë
titleToAlt
Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët! Ndotin në trahananë e babit? PO. Të ndjekin macen? PO. I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve? PO. Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Deni Dingëll,ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha)- spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero,Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ja dhe plani im i shkëlqyer për ta bërë grupin qentëzombi më të mirin në të gjithë botën! Sa e vështirë mund të jetë? (Shumë.) Tani do të: 1. Shkruaj më shumë këngë. (Jo për mësuesit.) 2. Do të bëj një video spektakolare. (Shumë e thjeshtë.) 3. Fle pak (Është e vështirë kur zhurmat të lenë pa gjumë.) 4. Bezdis Delian (Nuk ka të bëjë fare me qentëzombi por është një kënaqësi më vete.)
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Takimi i pare Masha është një mistrece e vërtetë! Një ditë të bukur, ajo shkon te shtëpia e këndshme e ariut dhe kthen përmbys gjithçka. A mund të jetë ky fillimi i një miqësie të jashtëzakonshme? Zbulojeni duke lexuar këtë tregim magjepsës. Aventurat e çmendura të Mashës dhe ariut të duruar do t'ju bëjnë të qeshni me lot!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Aktiviteti: Putrat Misioni i Nikit: Të fshehë 7 këlyshët nga 2 prindërit e saj, nga e gjithë shkolla dhe nga vajzat zemërngushtë që është gjithnjë e gatshme për tu hakmarrë!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një shtrigushe simpatike, e cila adhuron të merret me gatime, duhet të shpëtojë botën nga një grup alkimistësh adoleshentë, por këtë mund ta realizojë vetëm përmes recetave që mëson në një akademi të vërtetë magjie. Kjo është Witch in the kitchen (Një shtrigë në kuzhinë), libër me ngjyra dhe ilustrime të gjalla, tepër përfshirës dhe plot receta "magjike", që çdo lexuese e re mund t'i riprodhojë lehtësisht.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s’është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Po drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë! Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut... Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës! Kështu që të gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t’u japë një mësim të mirë!
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar, këmbngulëse dhe pëlqen çmendurisht këngëtaren Lady Vaga dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Edhe shoqet e saj të ngushta, Shania, Sheri dhe Sereniti, janë fanse të fiksuara ta popstarit. Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet mbi vjedhjen misterioze të CD-së së re e të shmëpritur të Lady Vagas... Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballojnë frikërat e tyre duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, qenin shkop. Ai do t’ju bëjë për të qeshur... ai do t’ju bëjë për të qarë... por mbi të gjitha, ai do t’ju bëjë të ndieni uri. Ndiqni pas qenin shkop ndërsa ai shkon në kërkimin epik të hamburgerit të përkryer. Lëvdata të merituara për Qenin shkop: “Kjo histori na bëri kaq për të qeshur, sa na doli qumështi nga hundët!”- Xheku, 7 vjeç dhe Fredi, 10 vjeç “Qeni Shkop je shumë gazmor! Po të isha brenda në librin tënd, do të të kisha dhënë një hamburger.”- Nikolla, 10 vjeç
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar dhe këmbngulëse. Në këtë aventurë, ajo shkon në Tokio për t’i prezantuar botës “Kufjet Dyshe” që do të ndryshojnë botën e muzikës. Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Si një nerd tipik, prirem të ndërthur çdo gjë qe më pëlqen! Ajo që do të lexosh është aventura ime e re, historia e një djaloshi nerd që i beson fuqisë së imagjinatës. Ashtu si thoshte Albert Einstein-i: “Logjika të çon nga A-ja te B-ja. Imagjinata të çon kudo.”
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
NXËNESI I KLASES SË SHTATË XHORDAN BENKS adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por në vend që ta dërgonin në një shkolleë artistike qe ai e ëndërrontem, prindërit e tij e futën atë në nje shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi te ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelin e vet. ndërkohe qe ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në kodrinat e uashingtonit te shkolla ditore Akademia rivërdejll, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh. shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështire, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënesi i porsaardhur. A do të mësoje xhordani se si te përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtoje vetveten?
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarët rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Çmimi: 690 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania