titleToAlt
Më në fund pushimet verore erdhën! Tani që shkolla mbaroi, Deni Dingëll ka plot kohë të merret me supershpikjet e tij. URRAA! Një kongres fantashkence dhe një konkurs makinash fluturuese ua rriti shpresat Denit dhe Persit, të cilët mezi presin t’i bien në sy Surrathekurit. Por mami ka thurur plane të tjera për ta. (Nëse do një verë të qetë dhe pa andalla, besoja asaj!) Tani, ajo që ka rëndësi është pyetja: a do të jetë kampi veror aq i TMERRSHËM sa duket?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Deni Dingëll, supershpikësi ynë i parapëlqyer fantastik, vjen sërisht, dhe këtë herë: ai do t’u bashkohet skautistëve! (Të gjithë e dinë që SKAUT do të thotë Spiunët e Klubit Absolutisht Ultrapërgjues të Tmerrshëm, apo jo?) Teksa përballen në një kamp të rrezikshëm në Skocinë “me diell”, a do munden Deni dhe Persi të shpëtojnë? Dhe mbi të gjitha, a do mundet Deni të ndërtojë nëndetësen supersonike më të paparë të të gjitha kohërave? Për ta zbuluar lexoni këtë libër plot me aventura.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Ju lutem, mos e hapni”, shkruhej në pakon misterioze që mori Nemo. Atëherë Nemo e hapi... UPS! Kur Nemo hapi pakon e rrallë, ndodhën tri gjëra: 1. Kërceu përpjetë një Kalorës Jeti i gjallë, i quajtur Ngrici – Monstra e Akullit. 2. Nisi të binte borë në mes të verës! 3. Dhe jeti nisi të zmadhohej. U zgjat 2.5 metër. Ndërkohë që qyteti u mbulua nga bora e ngrica, Nemos i shkonin djersët çurkë, pasi, ju lutem shumë tani, e si mund ta fshehësh një jeti të tillë?...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nga një Biomë e fshehtë në xhungël, Lukrecia Katër planifikon të shkatërrojë botën me ligësinë e saj, vetëm nëse Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti nuk gjejnë një mënyrë për ta ndalur. Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankenshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti. Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre…
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Seria e hareshme dhe më e shitur e librave për udhëtimet në kohë! Cfarë do të bënit ju, nëse gjyshi juaj nopran do të krijonte një makinë kohe dhe gabimisht do të shuante tërë familjen tënde? Nëse do të ishit FRENKI PESHKU, ju do të rendnit më shpejt sesa koha për ta shpëtuar familjen tuaj! Një aventurë e këndëshme, e paparë dhe tepër argëtuese!
Çmimi: 990 Lekë
titleToAlt
Nëse mendon se në këtë libër bëhet fjalë për hotdogun e shijshëm që hamë, atëherë po mendon për hotdogun e gabuar! Nëse mendja të shkon tek ai qenushi superlozonjar dhe superxhuxhmaxhuç që leh gjithë kohës... atëherë po që i ke rënë pikës! Hotdogu dhe miqtë e tij do t’i futën një aventure të çmendur për të ndihmuar zogthin e vogël të gjejë mamin e tij. Ata do të kalojnë mjaft rreziqe derisa ta gjejnë. A do ta durojnë dot erën e keqe të pelenave apo gjuajtjet e gjelit të karatesë gjatë rrugëtimit të tyre të jashtëzakonshëm?
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Ja ku mbërrijnë gratë e vogla të shekullit të njëzet e njëtë! Si ta çosh deri në fund një mision sekret në shtëpinë Martini? E pamundur! Mama Irisi ishte gjithnjë e zënë me shkrimin e romaneve rozë apo duke u kuturisur në receta të pagjasa: baba Korneliusi i binte baterisë në kupë të qiellit ose bënte ndonjë proçkë. Pa folur për Tesën me tualetin (dhe admiruesit) e saj dhe për Livin që, përveçse e angazhuar në shpëtimin e botës, tani kishte edhe probleme... zemre! Po të shtosh edhe Kenin me makthet e saj, si t'ia bëjë Malea Martini për të ndjekur prirjen e saj prej agjenteje sekrete? Eh, ndoshta s'është dhe aq e vështirë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët! Ndotin në trahananë e babit? PO. Të ndjekin macen? PO. I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve? PO. Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite. Atij nuk i mbetej tjetër veçse t’i përshtatej jetës së re dhe të ashpër: si do t’ia bënte për të mbijetuar me gjithë atë ngricë, me tërë atë lodhje dhe pa ushqim, si të vraponte mbi dëborë, si të luftonte me të gjitha këto? Sepse, kur një qen i tillë rrëzohet në kacafytje e sipër, ai nuk ngrihet më kurrë në këmbë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Deni Dingëll,ndryshe fytyrëeksperimentali (Ha-ha)- spiuni supersekret dhe ndihmësi i ardhshëm i të madhërishmit superhero,Surrathekuri. Deni dhe Persi e dinë që duhet të kalojnë të gjitha vështirësitë për të mundur armikun djallëzor të Denit, Garet Trampshau, i cili është një gjeni i lig me një baba po ashtu gjeni të lig.(Ata janë gjithashtu hileqarë të mëdhenj!) A mundet që pija cola superbulëzuese e babait të Denit t’i ndihmojë ata? Apo do të jetë Superqeni, që do t’u vijë sërish në ndihmë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Me mbi 100 lojëra enigma matematikore, ky libër nuk të lë cep të trurit pa sfiduar. Në këtë libër ka ushtrime që bazohen në tabelën e shumëzimit, ka figura me gjetje formash, labirinte mendore matematikore, piramida me numra, problema pamore dhe enigma sudoku. Është koha të provosh fuqinë tënde mendore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ishte një natë e errët me stuhi... Megi Mari, vëllai i saj i vogël Carls-Uollsi dhe nëna e tyre kishin zbritur në kuzhinë për të ngrënë diçka në mesnatë, kur në shtëpinë e tyre vjen nje grua e huaj mjaft e çuditshme. "Netët me stuhi janë lavdia ime", thotë e huaja, që nuk duket si e kësaj bote. "Vetem se më zuri rrebeshi dhe më largoi nga rruga. Po ulem vetëm një çast dhe pastaj do të dal në rrugë. Meqë përmendem rrugën e meqë ra fjala, një gjë e tillë si përthyerja ekziston". Në atë natë të tërbuar, vizitorja e çuditshme që vjen në shtëpinë e Marëve fut Megin, vëllain e saj Çarls-Uollsin dhe shokun e tyre. Kelvi O’Kifin në aventurën më të rrezikshme e më të jashtëzakonshme, aventurë që do të vërë në rrezik jetët e tyre dhe universin tonë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo fëmijë do të gjejë historinë e vet, e cila do t'i rrëfejë se si të përballet me vështirësi, si t'i çojë përpara ëndrrat dhe të kapërcejë telashet që mund të hasë ndërsa rritet. Duke lexuar këto histori të mprehta dhe të gjalla, do të kuptoni fëmijët kinezë dhe botën e tyre të fantazisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vajzat rebele reagojnë! Vivian Karterit i ka ardhur në majë të hundës me shkollën e mesme në një qytet të vogël të Teksasit ku ajo shkon e ku mbahet me hatër vetëm skuadra e futbollit të djemve. Është e mërzitur me dallimet seksiste në kodin e veshjes dhe me ngacmimet nëpër korridoret e shkollës. Por, mbi të gjitha, Viv Karterit I ka ardhur në majë të hundës me rregullat që duhet të ndjekë. Mamaja e Vivianit ka qenë një rrokere rebele e muzikës pank rrok në vitet '90. Vivi merr një fletushkë që mamaja e ruante në një kuti me kujtime dhe krijon një revistë feministe, të cilën e shpërndan në mënyrë anonime në të gjithë ambientet e shkollës. Po e bën ketë thjesht për t'u shfryrë, por ja që mjaft vajza e mbështesin. Shumë shpejt, Vivi krijon miqësi të reja me vajza të grupeve të tjera shoqërore dhe kupton se çfarë ajo ka nisur s'është veçse një "revolucion" vajzash. REBELET është një libër për jetën shkollore që do t'ju bëj të rebeloheni!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një nga kryeveprat e letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj «Djemtë e rrugës "Pal"» (me titullin e përshtatur “Ushtari i lavdishëm Nemecek") vjen në gjuhën shqipe përkthyer nga shkrimtari Viktor Canosinaj.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë vazhdim befasues të romanit fantastik Bir i qiellit, fitues i çmimit Governor General gjashtëmbëdhjetëvjeçari Met Kruiz, fluturon më lart se sa e kishte ëndërruar ndonjëherë. Ish-muco në acrostatin Aurora, tani student në Akademinë Ajrore në Paris, ai po kryen një trajnim dy-javor në një anije ajrore ngarkesash, kur kapiteni i tij sheh një aerostat legjendar fantazmë, Hiperionin. I humbur në një stuhi në agim të epokës së aviacionit, për Hiperionin që lundron në re që prej 40 vjetësh, ekzistojnë legjenda sikur ai mbart një thesar të madh. Papritmas Meti është i vetmi njeri, që njeh koordinatat e tij. Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion. Duke e lexuar këtë libër, të kujtohen mitet e Ikarit dhe Prometeut, si dhe aventurat klasike të librit 20 000 lega nën det. Qiellthyesi është i mbushur me mister, me aksion dhe me ndjenja: përpara ngjarjesh të tilla, deri ku mund të arrijnë kufijtë e ambicies njerëzore, do të pyesë lexuesi. Me piratët, përbindëshat e qiellit dhe shpirtrat e shqetësuar, për të mos përmendur makinat fluturuese të çuditshme, të denja për të zënë vend në një muze aviacioni, Qiellthyesi tregon sërish se fama e Kenneth Oppelit si autori kryesor i romaneve fantastikoshkencore për fëmijë e të rinj në Kanada, është më se e vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Met Kruiz, pesëmbëdhjetë vjeç, punon si muço në anijen ajrore Aurora, një aerostat i madh luksoz që fluturon me qindra metra mbi oqean, mbushur me udhëtarë të pasur, që i çon nga qyteti në qytet. Kjo është jeta që djaloshi Met ka dëshiruar të jetojë gjithmonë; i bindur se është më i lehtë se ajri, ai e parafytyron veten një ditë prej ditësh si kapiten në një anije të tillë. Një natë, në aerostatin e tyre ulet një balonë dhe burri që gjendet aty, në grahmat e vdekjes, flet për disa krijesa të bukura, që fluturojnë nëpër qiell. Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve. Dhe kur, pas mbërritjes së Kejtit në anije, piratët e ajrit do të plaçkitin udhëtarët dhe një stuhi do të detyrojë Aurorën të ulet në një ishull në dukje të shkretë, atëherë shumë guxim do t'i duhet... Në një libër aventurash drithëruese që të kujton librat më të bukur të Jules Verne dhe Robert Louis Stevenson, Kenneth Oppel krijon një botë të imagjinuar, në të cilën qielli është i populluar nga udhëtarë transkontinentalë, piratë dhe qenie që kurrë nuk do t'u shkonin në mendje njerëzve që vozisin në qiell.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në librin e 11-të të serisë bestseller Ditarët e Peshkopes Niki merr lajmin që do të shkojë për një javë në Akademinë Ndërkombëtare “North Hampton Hills” si pjesë e një programi për shkëmbimin e nxënësve! Është një shkollë shumë prestigjoze, që njihet për nxënësit e saj të dalluar, mësues të rreptë, uniforma elegante dhe godina të bukura... një ndërthurje mes shkollës së magjisë Hoguarts dhe një hoteli luksoz me pesë yje! Por Niki është e tmerruar nga ky ndryshim pasi është e njejta shkollë ku është shpërngulur mbretëresha e dramës, Mekenzi Hollister.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në rreshtin e fundit të klasës sonë ishte një karrige bosh, por tani në të është ulur një djalë i ri i cili quhet Ahmet. Ai është nëntë vjeç (ashtu si unë). por ai është shumë i çuditshëm. Ai nuk flet kurrë, ai nuk buzëqesh asnjëherë dhe as nuk i pëlqen karamelet me sherbet limoni, të cilat janë të preferuarat e mia! Por, unë mësova të vërtetën: Ahmeti nuk është aspak i çuditshëm. Ai është një Refugjat, i cili është larguar nga një Luftë. Një luftë e vërtetë. Me bomba dhe buli që vrasin njerëz. Sa më shumë mësova për të, aq më shumë dua ta ndihmoj. Këtu luajnë rol të madh edhe shokët e mi më të mire Xhosi, Majkëlli dhe Tomi. Sepse së bashku ne kemi menduar një plan .
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
KUJDES! KËTA MËSUES DO T'JU FUTIN TË DRIDHURAT... Te duken të këqij mësuesit e tu, e?! Le po të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të ligj nga më të llahtarshmit... këta të bëjnë t'ia mbathësh me të katra nga shkolla. Doktor Tmerri i shkencës është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh... Ruaju nga mesuese Sithja e kobshme. Ajo është GJITHNJË e nxehur dhe në kërkim të dënimeve... Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej.. fëmijëve! Miliona lexuesit që adhurojnë "Fëmijët më të këqij në botë" tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, "Mësuesit me të këqij në botë", sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Ëalliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross. “Roald Dahl i ri”- Evening Standard “Ëilliams-i sa vjen e përmirësohet”- Telegraph
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Aktiviteti: Putrat Misioni i Nikit: Të fshehë 7 këlyshët nga 2 prindërit e saj, nga e gjithë shkolla dhe nga vajzat zemërngushtë që është gjithnjë e gatshme për tu hakmarrë!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Na ishte seç na ishte... Na ishte njëherë, në një mbretëri të largët dhe të bukur, një konteshëz e vogël me flokë të artë që fliste gjuhën e trëndafilave! Kjo konteshëz e vogël, një ditë do të bënte një udhëtim magjik në Vendin e Shqiponjave... Gjashtë princesha misterioze do ta prisnin plot dashuri dhe ajo, duke ecur në majë të gishtave mbi fillin e fatit të saj të parashkruar, do rrëmbente zemrën e një mbreti të vetmuar... Princesha e kesaj përralle, fëmijë të dashur, është ndryshe nga të gjitha princeshat e tjera të përrallave, pasi ajo ka jetuar vërtet në vendin tonë afro një shekull më parë. Emrin e kishte Geraldina, por ishte aq e mirë dhe aq e bukur, sa të gjithë e thërrisnin Trëndafili i Bardhë. Sa shumë do ta donte këtë vend të panjohur plot tradita dhe kapuçë të bardhë, ju ftoj ta zbulojmë së bashku në përrallën e jetuar të Trëndafilit tonë...
Çmimi: 1280 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania