titleToAlt
"Një udhëtim I mahnitshëm me Aeroplanin e Madh" Cilat vende do të vizitojë avioni I madh gjatë udhëtimit të tij të mahnitshëm? Përjetoni një aventurë ngazëllyese duke fluturuar me këtë libër, të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë të avionit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Makina e shpejtë e garave" Më në fund, ja ku mbërriti dita e garës së madhe. Po kush do të fitojë dhe do të marrë trofeun e artë? Shtrëngoni rripin e sigurimit dhe bëhuni gati të udhëtoni në një aventurë shpejtësie, me këtë libër të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë që dëgjohen gjatë garave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Takimi i pare Masha është një mistrece e vërtetë! Një ditë të bukur, ajo shkon te shtëpia e këndshme e ariut dhe kthen përmbys gjithçka. A mund të jetë ky fillimi i një miqësie të jashtëzakonshme? Zbulojeni duke lexuar këtë tregim magjepsës. Aventurat e çmendura të Mashës dhe ariut të duruar do t'ju bëjnë të qeshni me lot!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana. Një mbrëmje një djalë i vogël i çuditshëm hyri nga dritarja duke fluturuar.
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
Pa shikoni atë gomarin atje... Ha! Qenka një gomar gërdallë! Një tregim i vlerësuar me çmime, plot me ilustrime zbavitëse që do t’ju bëjnë të qeshni me lot!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Koni bën një udhëtim” Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli, janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtete e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj... “Koni bën pica” Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuaje vetë. Së bashku me shokun e saj Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t’i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit. “Koni mëson të kërcejë” Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqe të vërtetë para spektatorëve... “Koni shkon në floktore” Koni luan 'Hoktoresh". Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kane ngecur keq te flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshera. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. A të dhemb kur i pret flokët? “Koni luan futboll” Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën? “Koni feston ditëlindjen!” Gëzuar, Koni! Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e teston ditelindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
Çmimi: 2220 Lekë
titleToAlt
“Maksi dhe dhëmbi i qumështit” Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie... Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur... fiu! Në vend të dhëmbit ngelet një gropë. “Maksi ndërton një anije piratësh” Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk ështe dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë matetialet që u duhen për të ndertuar "tmerrin e deteve"... “Maksi fle te shtëpia e Paulinës” Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e “Natës së mirë”?! “Maksi do një lepurush prej vërteti” - Une jam gati katër vjeç!- thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjec. mund të deshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur ne botë mund t'i shitet dikujt tjeter... “Maksi bëhet kampion futbolli” Maksi dhë Paulna luajnë futboll. “Gol!” thërret Maksi. "Ne jemi kampionë bote!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitoje "Kupën e Botës”!? “Maksi mëson biçikleten” Gati!? NISU! Maksi merr vrull me bicikleten e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçiklete e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij. Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë... Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para. “Maksi mëson të notojë” Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen “Kal i detit”. Edhe Maksit do t’i pëlqente të mësonte notin. “Ti nuk e merr dot atë medalje, sepse nuk je adhurues i ujit”, - i thotë vëllai i tij i madh. Tani i takon Maksit të tregojë ç’është i aftë të bëjë!
Çmimi: 2590 Lekë
titleToAlt
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përralla të bukura me kafshë dhe me ilustrime gazmore nga Ilustratori i njphur italian Claudio Cenuschi. 5 libërthat që përfshin kutia janë: Lopa, Qeni, Delja, Lepuri dhe Kali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i mahnitshëm në botën magjike të përrallave klasike! Një puzzle sekret në kopertinat e pasme të 6 libërthave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë. Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare. Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Dinozaurët. A e dini sa lloje dinozaurësh ka pasur? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për këto kafshë dhe botën e tyre të mrekullueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Botën. A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme dhe të pazakonta? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për botën që na rrethon.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dy librat "Të mësojmë dhe të shkruajmë numrat" si dhe "Të mësojmë dhe të shkruajmë shkronjat", ju shërbejnë që ju të përgatiteni dhe të shkathtësoheni në të shkruar dhe lexuar, para se të uleni një ditë në bangat e shkollës. Nxitoni t'i bëni të tuajat këta dy libra të vlefshëm!
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Për çfare i duhet traktori fermerit? Si e kosit fermeri arën? Kush ia ndërron gomat traktorit?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si të jemi të sigurtë në rrugë? Çfarë janë vijat e bardha? Si të dallohemi në errësirë?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pse duhet t’i laj duart? Kur duhet të shkoj në banjë? Si lahen dhëmbët?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë e një kohë tre ujq të vegjël,që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi ,derri i keq dhe dinak,kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky koleksion do t’u sjellë lexuesve të vegjël temat që u interesojnë dhe i befasojnë më shumë, përmes figuarave, tabelave, grafikëve dhe dokumenteve ndihmësit e tyre më të mëdhenj për mësim dhe argëtim.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania