titleToAlt
Receta për të qenë një katastrofë: 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin. Përzieji mirë, fërko sytë dhe fillo të qash.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Fëmijët Kid janë rritur me zhytjet në thellësi të deteve e me udhëtimet nëpër botë, duke ndihmuar prindërit e tyre të famshëm të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit shpata, dupje floriri lloj-lloj objektesh të tjera. Por kur prindërit e tyre zhduken për shkak të detyrës fëmijët gjenden papritur në gjahun më të madh të thesareve të jetës së tyre. ata duhet të punojnë të bashkuar për të mposhtur piratët e rrezikshëm dhe të mashtrojnë gjahtarin rival të thesareve duke ndjekur gjatë gjithë kohës shenjat e fshehta për të zbërthyer misterin se ç’u ka ndodhur në të vërtetë prindërve dhe për të zbuluar nëse ata janë ende gjallë. Kjo seri e re premton gjithçka: piratë të pamëshirshëm, spiunë të CIA-s, terroristë, vepra arti dhe thesare të paçmueshme të vjedhura. Për më tepër, ajo rrëfen një aventurë të tillë në dete të hapura që do ti duket tërheqëse edhe tokësorëve më të vendosur. ‘’Nuk ke kohë as të marrësh frymë ndërsa fëmijët e familjes Kid hidhen sa në një telash në tjetrin në një rrëfim plot humor e që nuk lëshohet nga dora. Për moshën 8-12 vjeç. ‘’ -Publishers Weekly ‘’Piratët, shenjat e fshehta, stuhitë detare dhe Xhejms Patersoni janë një përzierje shpërthyese.’’ -Barnes and Noble
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Lavdërata për librin: “I thjeshtë dhe i fuqishëm. Zbavitës dhe i sinqertë... Gojëprishuri dhe torollaku është shumë, shumë i vlefshëm.”- Kuami Aleksandër, shkrimtar fitues i Medaljes Newbery me librin Mbikalimi. “Një rrëfim plot me humor dhe prekës... Djemve do t’ju pëlqejë shumë kjo histori.”- Dr. Majkëll Tompson bashkëautor i bestsellerit të New York Times, Lartësimi i Kainit. “Gojëprishuri dhe torollaku rrëfen për ngacmimet, vështirësitë e miqsisë dhe fuqinë e humorit!”- Erik Kan Geil, Autori i Libri i ngacmimeve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
BIG NETI DO T’UA KALOJË TË GJITHË TË TJERËVE! Por, nuk do të jetë e lehtë. - Ai ka përballë Xhinën, armiken e tij të përhershme, e cila mund të prishë gjithçka! Do të fitojë apo do të humbë Neti? Do të arrijë atë që do, apo do të dështojë? Apo, do të përfundojë PËRSËRI... në dhomën e dënimit?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjuha është arti më mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush çdo ditë. Sa shumë mesazhe, sa shumë emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve. Në këtë përrallë Fjala është një fëmijë çapkën e i hareshëm, që bën rrengje dhe i zbulon magjitë e botës duke luajtur. Librat e serisë “fjalistikei” janë si kënd argëtimi fjalësor, ku luhet me format e fjalëve, me përbërësit e tyre, me kuptimet, theksin, rimat, ritmin, tingullimitimet, antonimet e sinonimet, shprehjet frazeologjike etj. Aventurat fantastike-fjalistike të presin, vogëlush!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Balloja e madhe me princin Çdo vajzë ëndërron të vallëzojë me një princ, në shoqërinë e notave të një melodie të ëmbël. Në miushford, kjo ëndërr do të bëhet realitet! Sapo ka mbërritur një student i ri, që më vonë doli se ishte... Një princ i vërtetë që nuk e zbulon identitetin!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Më quajnë Sharlota, jam dhjetë vjeçe dhe deri diku normale. Sidoqoftë jam shumë më normale se prindërit e mi dhe dy vëllezërit torollakë, kështu që nuk e kuptoj pse kohët e fundit pikërisht mua po më ndodhin kaq shumë gjëra të çuditshme. Në shkollë, për shembull, në tabelë më shfaqen në mënyrë të mistershme fjali të sikletshme, ndërsa ushqimi që më pëlqen më shumë, papritmas merr shijen e lakrës së Brukselit. Mos ndoshta e ka fajin fyelli indian, që më ka dhuruar mami? Në të vërtetë tani nuk kam aspak kohë të merrem me të. Dëshiroj kaq shumë të kem një kafshë shtëpiake vetëm për vete. Kam përgatitur madje edhe një plan për të arritur këtë qëllim. Por më prish punë ai palo fyell, që nuk resht së më ndjekuri kudo... Këto janë aventurat e jashtëzakonshme të Sharlotës, shkruar për t'u lexuar me një frymë dhe për të qeshur me të madhe!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kësaj here Xhorxhi dhe Haroldi ia kane dale mbanë vërtet... Kanë krijuar NJË PËRBINDËSHE! Ajo është më e shpejtë, më e zgjuar dhe me e ligë nga gjithçka që ka pare bota deri më tani: është Zonja Ribëll! Me ndihmën e robotë've të saj të tmerrshëm dhe modelit të llahtarshëm të flokëve ajo do t'i futë një tërheqje të fortë brekësh kujtdo që i del përpara, ndër ta edhe Kapiten Brekushit. A do të arrijë Zonja Ribëll të shpallë fundin e heronjve tanë? Duhet të lexoni librin qe ta mësoni. Dhe ndërkohë... hapni sytë!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhorxhi dhe Haroldi nuk janë djem të këqij. Ata duan vetëm "t'i gjallërojnë pak gjërat" për të gjithë. Per fat të keq, shakatë e matura futin Xhorxhin dhe Haroldin në telashe. Hera-herës edhe në telashe TË MËDHA. Dhe kur Profesor Pi-Pi bëhet mësuesi i tyre i ri i shkencës... hëm, Xhorxhi dhe Haroldi gati sa nuk shkaktojnë që i gjithë planeti të pushtohet nga shkencëtari i çmendur i futur brenda kostumit të robotit! Kush do ta ndalojë komplotin e rrezikshëm të Pi-Pit?!!? Kjo duket si punë-për Kapiten Brekushin!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Heronjtë jo të gjithë kanë superfuqi. Nuk e beson? Mërçi Vozaxhiu është prova e gjallë për këtë. Qysh kue mori emrin Fëmijë Normal ai dhe skuadra e super-heronjve kanë zënë keqbërës kudo. Por, të jesh hero, është ku-e-ku më e koklavitur … Shumë, shumë larg, në një burg tepër sekret, super keqbërësi më i rrezikshëm në botë sapo ka thyer heshtjen e tij tridhjetëvjeçare. Cilët qenë fjalët e tij të para? ‘’ Sillmëni fëmijën normal!’’
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Mortina dhe shoku i saj më i mirë, nje zagar albin i quajtur Rrodhe, jetojnë me teton Yllshuar dhe e kalojnë kohën duke luajtur me fantazmat e Vilës së Rrënuar. Një ditë prej ditësh ndodh diçka e papritur disa fëmijë të fshatit, shokë të Mortinës, mbërrijnë në Vilë, sepse kanë marrë një ftesë misterioze. Ndërkohë, tetoja Yllshuar zhduket pa lënë gjurmë. Mos lidhet kjo me kjo me Dilbertin, kushëririn e tmerrshëm, që sapo ka ardhur për vizitë? Pas librit Mortina,që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës Zombi do t'ju bëjë të shkriheni gazit.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania