titleToAlt
Babai i Matildës, Zoti Krimbaçi, mendon se ajo s’është veçse një picirruke mendjemadhe. Ndërsa e ëma kalon çdo pasdite duke luajtur bingo. Po drejtoresha e shkollës? Ajo është më e tmerrshmja nga të gjithë! Një grua tirane që mendon se të gjithë fëmijët duhen zhdukur nga faqja e dheut... Kurse Matilda vetë është një vogëlushe e jashtëzakonshme me mendje magjike, së cilës tashmë i ka ardhur në majë të hundës! Kështu që të gjithë këta të rritur bëjnë mirë ta ruajnë veten, pasi ka ardhur koha që Matilda t’u japë një mësim të mirë!
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël - Mariana emrin ia thonë - të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit. Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!... Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen... Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, "Një dëshirë për Krishtlindje" na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne. Një djalë i vogël shpreh një dëshirë, që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie, natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë: “Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua." Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht. Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një qenush i humbur, një tunel i fshehtë i kohës dhe një liqen i padukshëm i çojnë Stelën dhe Tonin në shtëpinë e tyre dhe fëmijët që jetojnë atje 100 vjet në të kaluarën. Këtu ata bëjnë miq dhe armiq dhe zbulojnë lidhje të çuditshme me të kaluarën…
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta… A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër. Përfundimi drithërues i trilogjisë fenometiale "Gjysmëkeqi", së shpejti edhe në ekranin e madh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djale+ dy zogj ninxha= grabita më e madhe e artit në histori. Njihuni me Dilan Hjunë: Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes. Ai njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç shije patatinash pëlqen secili shofer. Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Skelling është një histori sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar është libër për fëmijë, sepse ata do ta lexojnë e do ta kuptojnë me qejf, sepse edhe protagonistët janë fëmijë, por më besoni, ai është gjithashtu një libër për ju, sepse është libër për të gjithë, dhe autori e di këtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Luka ndodhej në shtëpinë mbi pemë, bashkë me vëllain e madh, Zakun, por i bëhej çiçi. Kur u kthye, vëllait të padenjë, që nuk kishte lexuar kurrë në jetën e tij asnjë libër me vizatime, i qenë dhënë superfuqi, me detyrën për të shpëtuar jo një, po dy universe. Luka u tërbua! Zakut as që i pëlqenin librat me vizatime! Por ja që duheshin shpëtuar botët dhe dikush duhej të sigurohej se Zaku do ta bënte siç duhej atë punë. Sidomos kur ai nuk vishte as pelerinë...
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania