titleToAlt
Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun, si përshembull: Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t’ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të dhe uroj që t’i pëlqejë edhe Gregut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastieren dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun nW çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet? "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dikur jeta ka qenë më e bukur, apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s’është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tencionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh - dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "te vërtetën e hidhur"? "Ditari i Gregur" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekty dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron dëshiron me gjithë shpirt që ti harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit sidomos një ngjarje. Por për fat të keq vëllai i tij i madh Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t’i nxjerë sekretet sidomos kur plekset një ditar në këtë mes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në maj të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9- vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqinj, që madje edhe rruhen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Janë pushimet e verës... moti është i shkëlqyer dhe gjithë fëmijët kënaqen përjashta. Po Greg Hefli ku është? Brenda në shtëpi, duke luajtur videolojëra me perde të mbyllura. Gregu, që e pranon edhe vetë që është "shtëpiak", na shpalos fantazinë e tij për verën: asnjë përgjegjësi dhe asnjë rregull! Por mami i Gregut e mendon ndryshe verën e përkryer... plot me veprimtari jashtë shtëpisë dhe së bashku "si familje". Plani i kujt do të fitojë? Apo një pjesëtar i ri në familjen Hefli do të ndryshojë gjithçka?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tani e dimë mirë,Greg Heffley-i nuk heq dorë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t’ia shpjegojë babit të Gregut. Në fakt, Frank Heffley-i mendon t’ia mbledhë rripat të birit dhe e regjistron në skuadra të ndryshme sportive. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka...ndryshe do ta pësojë keq.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania