Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

titleToAlt
Për herë të parë në gjuhën shqipe vepra e Mark Tëain-it e mbetur dorëshkrim. Në një hotel në paris,në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t'u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t'ia nisnin, Tueini zu t'u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar... gjer më sot. E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.
Çmimi: 1355 Lekë
titleToAlt
I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri. Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë. Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin. Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë. Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes. Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin. E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët. Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje. Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë. Bah, por ku i dihet....
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mortina është një vajzë, që ndryshon paksa nga të tjerat: ajo është një vajzë zombi. Jeton në Vilën e Rrënuar me teton Yllshuar dhe ka për shok një zagar albin, Rrodhen, nga i cil nuk ndahet kurrë. Mortina digjet nga dëshira që të ketë shokë moshatarë, me të cilët të luajë dhe të argëtohet, por ia kanë ndaluar: nuk duhet të diktohet nga të tjerët, se do t'u shtinte frikën. Por një ditë mbërrin çasti i përshtatshëm: festa e Hallouinit! Mortinës nuk i duhet as të maskohet Por çfarë ndodh kur fëmijët e tjerë zbulojnë që ajo nuk mban asnjë lloj maske?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një vit ka katër stinë. Kinezët e lashtë i ndanë katër stinët në 24 periudha diellore. Secila prej tyre përfaqëson një fazë të dallueshme të ndryshimit stinor. Fazat diellore jo vetëm mund të na ofrojnë këshilla për prodhimin bujqësor, por edhe të na ndihmojnë që të parashikojmë ndryshimet e motit në jetën tonë të përditshme. Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që vlziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit. Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Çmimi: 400 Lekë

Bashkohu me Andin dhe me Terrin ne shtepine e tyre ne peme qe tashme ka 26 kate ,13 prej te cilave jane te reja fringo ,ku kane dhe nje piste per gara makinash ,nje piste rreshqitese per patina ,nje arene luftimi me balte,nje dhome antigraviteti,nje dyqan akulloresh me 78 shitje te ndryshme ,te cilat sherbehen nga nje robot i quajtur Eduard Duarkupa dhe Labirintin e Sketerresh-nje labirint kaq i koklavitur ,saqe kushdo qe ka hyre aty nuk ka dale dot me. Atehere...ç’pret? Ngjitu l
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tani e dimë mirë,Greg Heffley-i nuk heq dorë nga dredhitë e tij prej përtaci. Dikush duhet t’ia shpjegojë babit të Gregut. Në fakt, Frank Heffley-i mendon t’ia mbledhë rripat të birit dhe e regjistron në skuadra të ndryshme sportive. Sigurisht, Gregu u bën bisht me lehtësi përpjekjeve të të atit për ta ndrequr. Por kur babi i Gregut e kërcënon se do ta çojë në akademinë ushtarake, Gregu e kupton se duhet të bëjë diçka...ndryshe do ta pësojë keq.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vogëlushët njihen me botën që i rrethon: me kafshët, frutat, numrat, format, lodrat dhe konceptet e para.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania