titleToAlt
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Sa të vegjël janë, aq probleme të mëdha hapin! Ana dhe Elsa po përgatiten të presin miq mjaft të rëndësishëm. A ka mikpritje më të madhe sesa t'u tregosh atyre pallatin e akullt që Elsa krijoi lart në male? Por jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve, pasi xhuxhët e vegjël prej dëbore "pushtojnë" pallatin e akullit.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Kur Elsa shkon, Ana punën fillon! Të gjithë banorët e Arendelit janë të ngarkuar me punë. Kristofi ka një ngarkesë të madhe me akull për të shpërndarë. Olafi po përqafon të gjithë një e nga një. Elsa duhet të shkojë për vizitë në mbretërinë fqinje, por nëse largohet punët e nisura do të mbeten prapa. Nëse Ana kryen detyrat që i takojnë ndërkohë që Elsa nuk është aty, vajzat do të kenë mundësi të mbarojnë edhe më shpejt, edhe të shijojnë aventura të reja së bashku... apo jo?
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 150 Lekë
titleToAlt
Romani është botuar së pari në vitin 1980 dhe është nderuar me çmim në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë. Ngjarjet e këtij romani fantastiko-shkencor për fëmijë e të rinj nisin në qytetin e Sarandës dhe zhvillohen në gjithë bregdetin e Jonit e të Adriatikut. Shumë nga parashikimet fantastike që autori i ka përshkruar me imagjinatë që në vitin 1980, sot janë bërë realitet e disa janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Por lexuesi do t’i zbulojë ato vetë e do t’i nxitet dëshira dhe fantazia që të realizojë projekte më të mëdha për të ardhmen.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me vjersha të shkurtra për kafshët. Nëpërmjet tyre, fëmijët mësojnë artistikisht një vjershë dhe në të njëjtën kohë njihen me kafshë të rralla. Libri është një lloj enciklopedie poetike për fëmijë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo Iëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet e ngrirë përgjithmonë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Roman për fëmijë në katër volume që kanë bëjnë me letërkëmbimet e dy shokëve, Henri nga Gjermania dhe Kaltrin nga Shqipëria.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Henri nga Gjermania njihet me Kaltrin nga Shqipëria. Janë moshatarë, në klasën VI. Lidhin letërkëmbim me postë elektronike. I tregojnë njëri tjetrit për vendlindjet e tyre, qytetet Dyseldorf dhe Elbasan, si dhe për jetën në familje, në shkollë e jashtë saj. Henri ka një shok, Fredin, të cilit i pëlqen piktura. Kaltri ka një shoqe, Sarën, që i pëlqen filatelia. Kështu shoqëria zgjerohet dhe temat e bisedave të tyre bëhen të larmishme. Rrëfejnë për shkrimtarë, për artistë, për piktorë. Imeilleve u bashkëngjisin edhe fotografi, piktura e skica, si dhe tregime të gjyshit të Kaltrit, shkrimtar. Gjatë pushimeve verore, Henri ka shpresë që të vijë me prindërit në Shqipëri. Po a do të takohen, vallë, të dy shokët?
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Mësimet në shkollë mbarojnë. Henri shkon për pushime te gjyshërit e tij, në Berlin. Me ta niset turist në Austri dhe në Turqi. Mandej, kur kthehet në Dyseldorf, e pret një befasi tjetër. Prindërit e marrin me vete për të vizituar Italinë. Në të gjitha këto udhëtime djali sheh e mëson shumë gjëra të reja. Për gjithçka i shkruan mikut të vet shqiptarë. Letërkëmbimi bëhet interesant sidomos kur Kaltri, si përgjigje, në një sërë imeillesh i rrëfen për jetën emigrante tërë peripeci të Gentit, vëllait të Sarës, për endjet e tij sa nëpër Itali e sa nëpër Greqi që të fitonte bukën e gojës. Çfarë sjellin tjetër heronjtë tanë nga pushimet verore?
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Heronjtë tanë kthehen duarplot nga pushimet verore dhe kanë ç’t’i shkruajnë e ç’t’i tregojnë njëri-tjetrit.Gjatë kësaj kohe Henri ka përkthyer nga frengjishtja një novelë, të cilën ia dërgon për lexim Kaltrit. Fredi ka sjellë vizatime e mbresa nga Mynihu, ku ka kaluar disa javë te të afërmit e vet. Kaltri, në Shqipëri, i ka kaluar pushimet në Malësi, te disa miq të të atit. Dhe jeta rrjedh. Fillojnë mësimet, tashmë në një klasë më lart, në të shtatën. Te Henri në Dyseldorf ka shkuar për disa javë gjyshi i vet shqiptar. Letërkëmbimet midis heronjve tanë vazhdojnë me të papritura të reja, si në Gjermani, ashtu edhe në Shqipëri. Vjen dimri me dëborë dhe me bukuritë e stinës... Ç’ëndërrojnë heronjtë tanë për të ardhmen?
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Libri i fundit i serisë Klik: Rrapatushët. Letërkëmbimet midis heronjve tanë, Henri nga Gjermania dhe Kaltri nga Shqipëria vazhdojnë me të papritura të reja.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Libri, “Lodërzat e alfabetit”, ju mëson fëmijëve, 36 germat e alfabetit, nëpërmjet vjershëzave dhe ilustrimeve me ngjyra. Vjershëzat, mund të përdoren, sipas alfabetit, për t’u recituar në festën e abetares.
Çmimi: 300 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania