titleToAlt
Larg, shumë larg i rrethuar nga ujërat e thella të Oqeanit Miushor Jugor, nxjerr kokë një ishull i çuditshëm, i populluar vetëm nga brejtës: është Ishulli i Miushëve! Këtu jeton Jeronim Stiltoni, bashkë me familjen dhe miqtë e tij, që shpesh e përfshijnë në aventura që ta bëjnë gjakun ujë, por gjithnjë fort zbavitëse. si ajo që do të lexoni në këto faqe!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ejani me mua në Mbretërinë mitike të Fantazisë: veza e fundit e një dragoi është grabitur dhe raca e dragonjve rrezikon të zhduket! Do të përshkojmë kopshtin e magjepsur të Shtatë Motrave, do të sfidojmë rreziqet e Mbretërisë së Katallanëve, do të luftojmë kundër Sprijës dhe ushtrisë së saj të shtrigave! Do të jetë një udhëtim që do t'ju lërë pa frymë, për fjalën e nderit të brejtësit! Na presim shumë aventura emocionuese dhe shumë rreziqe për t'u kapërcyer e për të sjellë paqen në mbretërinë e fantazisë! KY ËSHTË NJË LIBËR SUPERMIUSHOR...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël", botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s'mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. "Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël" është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Pjesë nga libri: Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t'ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.-Juaji, Hlapiti
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Balloja e madhe me princin Çdo vajzë ëndërron të vallëzojë me një princ, në shoqërinë e notave të një melodie të ëmbël. Në miushford, kjo ëndërr do të bëhet realitet! Sapo ka mbërritur një student i ri, që më vonë doli se ishte... Një princ i vërtetë që nuk e zbulon identitetin!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Na ishte një herë e një kohë tre ujq të vegjël,që donin të ndërtonin një shtëpi.Por Runi-Runi ,derri i keq dhe dinak,kishte bërë plane të tjera me mendjen e tij.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Teksa qytetet e Besias dhe të Karanit po shkatërrohen në një luftë vdekjeprurëse mes qytetarëve të tyre, Fiderbët dhe Verrotët, Geri Hopi, i cili ka humbur të atin, jeton me dhimbjen e sëmundjes se nënes, e destinuar të vdesë për shkak të mungesës së barnave mjekësore. I vetmi që mund ta shpëtojë është shamani plak Bandeo Gropius, që jeton në ishullin e magjepsur të Hunias, molla e sherrit mes dy popujve. Fshehurazi, Geri niset drejt ishullk dhe këshcu, pë'r të, zë fill një udliëtim gjatë të cilit do të zbulojë vende, ndjenja dhe të vë'rteta të panjohura. Takimi me Alinën, një vajzë të re nga fisi i Fiderbëve, do ta ndihmojë të ndryshojë këndvështrimin e tij per botën. Dy fëmijët, të destinuar për t'u njohur për shkak të urrejtjes, shpejt do të gjenden si shokë udhëtimi dhe, në fund, do të bëhen miq për kokë. Rrëfimi është i mbushur me skena të papritura dhe personazhe fantastike, me një natyrë të harlisur dhe magjike. Një histori e madhe rrkjeje, lavd për paqen dhe vleren e diversketit. Dy fëmijë. Dy popuj armiq. Një ishull i harlisur dhe magjik. Një aventurë plot pasion, një himn per paqen dhe për respektimin e natyrës. Dy fjalë per autoren Nëvitin2002,gazetarjaekronikëssëzezë Roberta Rizzo, mepseudonimin Moony Witcher, botoi aventurën e pare te" Nines, "Vogëlushja e Hënës së Gjashcë"- një vogëlushe që falë aftësive të saj alkimike, lufton kunder së Keqes. Libri korri një sukses të bujshëm, ndaj u pasua edhe me gjashtë aventura të tjera, duke u përpirë nga fëmijet e gjithë botes. Saga e Nine's vijon të shitet në rreth 30 vende në mbarë globin. Past shkroi dhe serine e Geno-s, Moony Witcher rikthehet mes lexuesve me një histori njëherazi fantastike e tejet aktuale.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Hajduti Misterioz i Djathit "Ç'kërkon, vallë, ky miush i çuditshë që u paraqit në zyrën time për të më thënë se nuk quhem "StiLton"? Dhe përse duhet të nisem për në Britaninë e Madhe, ku prodhohet një djathë i famshëm që quhet pikërisht "Stilton"? Dhe ç'lidhje kam unë me një brejtës misterioz që ka vjedhur tërë rrotullat e djathit... "Stilton"?"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Maratona më e çmendur në botë! "Shoku im Miushald Roku, një ndër atletet më të famshëm të Miusherisë, më nxori ujët e zi me superprogramin e tij të stërvitjes... pastaj së bashku morëm pjesë në një vrapim supermiushor, ku ndodhi gjithçka, vërtet gjithçka..."
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri i Lojërave të Pushimeve "Për datëlindjen e teto Lipës kemi organizuar një ekskursion në fshat me tërë familjen Stilton. Sa shumë do të zbavitemi! Doni ta dini me çfarë luajtëm? Në këtë libër do të gjeni shumë ide për t'u zbavitur për pushime dhe në shtëpi, vetëm dhe në shoqeri. Një përmbledhje Lojërash vërtet supermiushore... për fjalën e Stiltonit, Jeronim Stiltonit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ah, ç'pushime të tmerrshme në Detet e Jugut! Në fillim, një udhëtim me gjak të ngrirë në avion, pastaj mbytja e anijes dhe dalja në një ishull të shkretë, ku natën dëgjoheshin zhurma të çuditshme. Ndoshta është fantazma e Piratit Putërargjendi, në bordin e galerës së tij misterioze...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
U nisa në kërkim të Rubinit të Zjarrit me nëndetësen e verdhë të profesor Voltit. Sa shumë rreziqe kishte në pyllin misterioz të Amazonës! Milingona gjigante, merimanga leshtore, piranja të uritura dhe bimë mishngrënëse... I ndihmuar nga pasardhësit e Inkansve, do të arrij t'i tregoj vendin një bande brejtësish të paskrupullt që shkatërron pyllin e çmuar!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“ Po bëheni gati për udhëtim ? Në këte libër do të gjeni plot lojëra, që mund t’i bëni në makinë , autobus , tren , avion … për të luajtur e për t’u zbazitur së bashku! Rrugë të mbarë , miq brejtës !”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, Këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller ! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit! NJE MIUSH FISNIK I VERTETE NUK HEDH... VICKLA! "Ç'figurë të shëmtuar prej miu gjirizi të fëlliqur bëri im kushëri Çarku në festën e konteshës Snobikiatis! Kroi hundët me putra, kroi veshët me gishtin e vogël... dhe të gjithë u tallën me të! Por nuk është e vështirë të bëhesh një miush fisnik: mjafton t'i hedhësh një sy udhëzuesit fort zbavitës të Sjelljes Sqimatare!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s’është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij... Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin “Thesari misterioz i zhdukur”. Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit “Andersen” (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën! Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Martina", një botim i ri për fëmijë nga mosha 6-10 vjeç, është një seri interesante që në këtë libër të parë do të na njohë me pasionet që ka vogëlushja, si: baletin, notin etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania