titleToAlt
I. Tomi II. Djajtë e natës III. Tomi vendos për të ardhmen IV. Piratë! V. Ideja sekrete VI. Fisnikëria eTomit VII. Shtëpia e braktisur VIII. Te shpella IX. Thesari
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Historia e Lavinjës dhe e unazës magjike zë fill një prag Krishtlindjeje, gjatë një darke, ku merrnin pjesë mikesha ime Valentina dhe unë, bashkë me njerëz të tjerë, që nuk është rasti t'i përmend, pasi nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me dukurinë "kakë". Prej shumë vitesh, Valentinës i ishte bërë zakon të më kërkonte t'i tregoja histori kake e çiçi. I kisha shpikur nja pesëdhjetë për të. Atë mbrëmje, kur mbarova së treguari historinë e Lavinjës, Valentina, shumë e kënaqur, më tha: "Të lumtël Kjo që më tregove kësaj here ishte e bukurfare, më e bukura." Prandaj, meqenëse pranverën e ardhshme Valentina do të mbaronte klasën e parë dhe dinte të lexonte shumë mirë tashmë, vendosa ta shndërroja historinë e unazës magjike nga një histori të traditës gojore, në një histori të shkruar dhe ta bëj libër për të dhe për të rinj të tjerë që marrin vesh nga kjo punë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Si nisi gjithcka, Si e gjeta veten në zgjim, Si më morën prej fyti, Si udhëtova në mbretërinë e Liliputit, Si fitova përsëri lirinë, Si vajta në luftë, Si fika një zjarr të tmerrshëm, Si përfundoi gjithcka në Liliput, Si u futa (përsëri) në telashe, Si rrezikova të përfundoja keq, Si shpëtova nga një mijë të zeza, Si dhashë shfaqje mes gjigantëve, Si u riktheva (papritur!) në shtëpi
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
Për çfare i duhet traktori fermerit? Si e kosit fermeri arën? Kush ia ndërron gomat traktorit?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si të jemi të sigurtë në rrugë? Çfarë janë vijat e bardha? Si të dallohemi në errësirë?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pse duhet t’i laj duart? Kur duhet të shkoj në banjë? Si lahen dhëmbët?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në Shtëpinë e fshehtë shkrova një ditar, që u bë i famshëm në të gjithë botën... dhe që u kthye në simbolin e Holokaustit. Zëri im flet tashmë në emër të gjashtë milionë të pafajshmëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shpresoj që fjalët e mia të shërbejnë, mbi të gjitha për të menduar dhe reflektuar për çmendurinë dhe tmerret e luftës.
Çmimi: 480 Lekë
titleToAlt
Skulptor, piktor, arkitekt, poet... Pa dyshim jam gjeniu dhe artisti më i madh i Rilindjes. Me shumë mundësi më ambiciozi, punëtori dhe perfeksionisti që ka ekzistuar ndonjëherë... Punë pa pushim! Nuk ka dëm më të madh se koha e humbur. Kjo ka qenë gjithnjë motoja ime në jetë. Vështroni skulpturat dhe pikturat e mia! Trupat muskulozë, format e bukura, fytyrat dramatike, ngjyrat e gjalla... gjithçka është shënuar nga karakteri im i zjarrtë, që lufton për të qenë... më i miri artist i Firences, i Romës dhe i gjithë botes!
Çmimi: 585 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, më quajnë Njuton, Isak Njuton. Në moshën tuaj adhuroja të ndërtoja shpikjet e mia të çuditshme. Një ditë ngrita në fluturim disa balona, të cilave u ngjita disa drita që i frikësuan fqinjët. Sa gallatë! Më pëlqenin shumë edhe orët, kështu që arrita të ndërtoja një orë që funksiononte me forcën e ujit, dhe një ore die!lore, që më bëri të famshëm në gjithë vendin. Por nuk njihem nëgjithë botën për këtë orë, por per një kokërr mollë. Po, po, për një kokërr të thjeshtë molle!
Çmimi: 585 Lekë
titleToAlt
Në një vend, ku, sipas urdhrit të sovranit, gjithçka funksionon në të kundërt dhe është e ndaluar të thuhet e vërteta, mbërrin Jasemini me zërin e tij të fuqishëm, i cili me ndihmën e miqve simpatikë mposht arrogancën dhe bën të triumfojë sinqeriteti. Në këtë libër (një ndër të parët) Rodari dëshmon aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shqyrtuar realitetin shoqëror me sy kritik dhe aftësinë për të shkuar me gjallëri dhe me finesë stili drejt një universi fantastik, të ngritur mbi altruizmin, bujarinë dhe miqësinë. Jasemini me zërin dhe me tipin simpatik na fton ta shohim me mirëbesim të ardhmen.
Çmimi: 820 Lekë
titleToAlt
Mirë t'i bëhet edhe erës që donte te matej me diellin babaxhan, edhe lepurit mburravec. Ja që jo gjithmonë, fiton më i shpejti! Le pastaj dhelpra, që deshi ta tërhiqte prej hunde (sqepi) lejlekun! Mirë t'i bëhet edhe asaj!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Rush tepër lakmon, a thua më shumë gëzon? As që bëhet fjalë! Kush shumë lakmon, mbetet me gisht në gojë! Kjo i ndodhi luanit të babëzitur, gomarit lakmitar dhe personazheve të tjera të fabulave të kësaj përmbledhjeje.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Mos vallë vetëm ata që janë të mëdhenj ia dalin mbanë? Jo, aspak, sepse edhe të vegjlit janë mendjemprehtë, siç jane personazhet e këtyre fabulave. Gjinkalla ia hodhi dhelprës dinake, miushi i shpëtoi jetën luanit dhe keci ia mbathi prej kthetrave të ujkut... Nuk e beson?! Lexoje vetë me sytë e tu!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një ditë Lola e gjorë e gjen veten të vetme, të harruar, në stolin e parkingut të një pike karburanti në anë të autostradës. Ajo fillon të qajë e frikësuar, sepse prindërit e saj ishin larguar nga pika e karburanti pa e vënë re se ajo nuk ishte më në makinë, pasi ishin shumë të zënë duke debatuar me njëri-tjetrin. Lola ishte betuar se do të qëndronte në makinë me Kroketën,mirëpo nuk e mbajti fjalën...
Çmimi: 420 Lekë
titleToAlt
Shkolla e Loles vendos të bëjë një sfidë: një javë pa ekrane! Dhe sfida vlen për të gjithë familjen. Një javë pa telefon,pa kompjuter,pa tablet- pa televizor... pa asnjë ekran. Oh,jo, kështu fëmijëve iu duket sikur e gjithë jeta ndalon. Prandaj ata duhet ta organizojnë ditën ndryshe: të bëjnë shëtitje, veprimtari të ndryshme, të lexojnë, të luajnë me kushërinjtë dhe shokët, të gatuajnë me prindërit etj. Por në këtë sfidë të madhe ata që rrinë të menduar edhe mund të gënjejnë...
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Të shëtitësh në pyll është shumë argëtuese! Mirëpo gjatë shëtitjes Kroketa gëlltit një copë sfungjeri dhe nga shëtitje kthehet në ekspeditë. Kur kthehen në shtëpi. Lola dhe Tomi duhet të lajnë Kroketën e zhytur në baltë. Kjo është një tjetër aventurë. Më e keqja është se këtë here Kroketa sëmuret keq. Atë natë në familjen e Lolës gjendja ishte si luftë. Ehhh! Lola do të donte të ishte e rritur, që të kujdesej vetë për qenushen e saj. Madje kur të rritet ajo do të bëhet veterinere.
Çmimi: 420 Lekë
titleToAlt
25 pjata të larmishme të përgatitura vetëm me 4 hapa të thjeshtë, që do t’ju bëjnë të dashuroheni me përbërësit, dhe të jeni të shëndetshëm falë dobive të tyre.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania