Publisher Books

Botime Pegi


Shtëpia botuese Pegi ka intensifikuar aktivitetin e saj në botimin e teksteve shkollorë duke filluar nga 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare. Brenda disa viteve, shtëpia botuese Pegi u bë një prej botuesve kryesorë për segmentin e shkollave në Shqipëri me mbi 70 tituj në qarkullim. Disa prej titujve tanë, si tekstet e matematikës per klasat 8 deri ne 11 (E. Lulja, N. Babamusta), janë përzgjedhur nga mësuesit në të gjithë vendin. Pegi eshte nje nga botuesit kryesor per tekste universitare, ndër ta përmendim: Drejtimi Financiar Nderkombetar (J. Madura), Hyrje në ekonomi (A. Mançellari, S. Haderi, Dh. Kule, S. Qirici), Investimet (E. Luci, D. Kripa), Menaxhimi strategjik (V. Kume) dhe Historia e Institucioneve (A. Anastasi).

Librat artistikë të shtëpisë botuese Pegi mund të gjenden në të gjitha libraritë dhe bibliotekat e vendit. Në vitin 2005, Botimet Pegi publikuan librin “P.S. I love you”, shkruar nga Cecilia Ahern. Ky libër mjaft popullor, u ribotua disa herë brenda dy vjetëve të parë. Nga e njëjta autore kemi botuar gjithashtu edhe "Sikur të më takoje tani" dhe "Ku mbaron ylberi". Publikime te tjera të rëndësishme përfshijnë "Asgjë e vërtetë veç syve" nga Giorgio Faletti, "Lulja e dëborës dhe erashka sekrete" nga Lisa Shih, "Deti" nga John Banville, "Një fjalë e jotja" nga Elvira Lindo dhe "Mos më lër të shkoj" nga Kazuo Ishiguro. Ne kemi punuar me shumë botues të huaj, ndër të cilët përmendim Harper Collins dhe Random House. Pegi mbetet një nga shtëpitë botuese të pavarura më të mëdha në Shqipëri dhe vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

View publisher books

titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania