Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005.
Në fokusin e saj përfshihen librat e dobishëm, me karakter formues
dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e
autorëve të huaj me ata shqiptarë. BOTART boton gjithashtu letërsi të
zgjedhur për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, libra historikë, psiko-socialë
dhe filozofikë. Librat e botuar shpërndahen në të gjithë hapësirën shqiptare
në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të Europës e më gjerë.