Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1500 Lekë

Bota e djeshme ( Botuar nga: Santori në 2009 )

Autori:  Stefan Zweig
Përkthyesi:  Aristidh Ristani

“Bota e djeshme” janë Vjena dhe Evropa, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, me Rilken e me Valerinë... Një botë e stabilizuar, ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte tërë të drejtat. Kjo e kaluar shihet me mall, sepse shkrimtari i mërguar që shkruan “Kujtimet e një evropiani”, ka parë rrënimin e tmerrshëm të 1914-s, shembjen e froneve, përmbysjen e ideve, pastaj shpartallimin e mbarë një qytetërimi nën dyndjen e pandalshme të nazizmit. Kjo tablo e një gjysmë shekulli historie të Evropës, plot me anekdota, me ngjyra e me fakte interesante, por edhe plot me ngjarje dramatike, përmbledh kuptimin e një jete, të angazhimit të shkrimtarit, të një ideali. Ajo ështe gjithashtu një libër-dëshmi nga më tronditësit, më të thellët, më instruktivët e më aktualët, i cili na ndihmon të kuptojmë shekullin që shkoi. “... Përmes jetës sime janë turrur tërë kuajt e murrëtyer të apokalipsit: revolucion dhe zi buke, zhvlerësim paraje dhe terror, epidemi dhe emigracion; kam parë të rriten e të përhapen mu para syve të mi ideologjitë e mëdha masive, fashizmin në Itali, nacionalsocializmin në Gjermani, bolshevizmin në Rusi dhe, mbi të gjitha, atë kolerën e kolerave, nacionalizmin, që ka helmuar lulen e kulturës sonë evropiane... Por, deri edhe nga thellësitë e humnerës së terrorit ku po endemi sot gjysmë të verbër, me shpirt të trazuar e të këputur, ngre sytë e vështroj pareshtur ato yjësi të lashta që më patën ndriçuar rrugën e fëmijërisë, dhe ngushëllohem me besimin që kam trashëguar nga të parët e mi se një ditë ky kthim prapa do të ngjajë vetëm si një interval në ritmin e përjetshëm të ecjes së pandalshme përpara.”

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Santori (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-796-1-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 441
  • Përmasat e librit: 141 x 205 x 38 mm

Njihu me Autorin

Stefan Zweig -

Stefan Zweig lindi më 28 nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 shkurt 1942 në Petrópolis afër Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë. Stefan Zweig (i njohur më shumë si Stefan Cvajg), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë i viteve ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania