Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai mbërrin në qytetin kufitar Kars, ku dimrat janë të acartë. Ka, kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit, që për shaka të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Ai hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, ndër to edhe një ish-oficer që do t’ia ndryshojë fatin vetë qytetit. Ka, bie pre e situate të rënda dhe peng i gënjeshtrave dhe thashethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpllas”, ai e ndjen se mund të gjejë lumturinë në këtë humbëtirë.
Çmimi:
1600 Lekë