titleToAlt
"Si të bëhesh president", është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer nëpërmjet profesionalizmit të lartë të saj si politologe dhe historiane, si shkrimtare dhe psikologe; nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë na ndihmon të gjithëve, ne lexuesve, si të bëhet secili në punën e vet një menaxher i zoti, që mund të drejtojë programe me dhe pa ndihmën e një lidershipi të frymëzuar dhe magnetik.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej A. Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944-1945 janë hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944,nga vetë autori ; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959, është qëmtuar ndër arkiva. Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara u përzgjodhën ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike, si historian, eseist, diplomat, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e të cilit do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro-Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtëme: "Në veri, prej Shkodrës e deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një kufi. Në lindje kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëhere një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Të djelë për të djelë çunat e asaj Korçës jetike Shqiptare i merrnin dhe i çonin në Bobushticë edhe u mësonin marrshin e Greqisë. "se gnorizo apo tin kopsi" "tu spathiu tin tromeri" "se gnorizo apo tin opsi" "pu me via metra ti gji". Kur dilte Hoxha në minare, oficeri grek mështillte çunat dhe u thoshte: Këta u kanë vrarë, e u kanë prerë, përgatituni për ti luftuar deri sa të zhduken. Po të vërejmë një hartë etnografike të shtypur nga Ministria e arsimit e Greqisë për shkollat greke, shohim me ngjyrë greke jo vetëm Korçën, Gjirokastrën, e Çamërinë, por edhe Durrësin edhe Elbasanin. Më 1885 një grup idealist frëng- italian edhe anglez, vendosën që të bëjnë propagandë për një konfederatë Ballkanike. Grumbull u nisën e shkuan në Athinë; një grup politikanësh grek të kryesuar nga një politikan i famshëm i quajtur Vurgari. Kur anglezët biseduan për krijimin e shtetit shqiptar, kryetari grek me gjak në fytyrë thotë: Ç' është ajo Shqipëri! Shqipëria është e destinuar të jetë me Greqinë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Dokumentet që po shohin dritën e botimit në këtë përmbledhje janë fryt i një pune sistematike hulumtuese-kërkimore dhe redaktuese të gjatë, që, me ndërprerje të vogla, ka zgjatur rreth pesë vjet. Problem më vete ka qenë sigurimi dhe plotësimi i dokumenteve, si dhe sistemimi i tyre në një tërësi të vetme, duke respektuar gjithnjë kriterin kronologjik. Po kështu, një kohë të ndjeshme ka marrë edhe kërkimi i të dhënave për shpjegimet në tekst, të cilat i kam konsideruar të nevojshme për të përgatitur një përmbledhje dokumentesh sa më të vlefshme për studiuesit e specializuar të historisë diplomatike, por edhe për një spektër më të gjerë lexuesish. Dokumentet britanike që botohen në këtë vëllim janë ballafaquar me dokumentet përkatëse të përmbledhjeve seriale me dokumentet diplomatike franceze, austro-hungareze, gjermane, si edhe me studimet monografike dhe kujtimet e aktorëve kryesorë të ngjarjeve të kohës, të pajisur me anekse dokumentare. Dokumentet e kësaj përmbledhjeje kanë ruajtur formën dhe orgjinalitetin e tyre burimor. Është parë e arsyeshme që të bëhen ndërhyrje të vogla vetëm në rastet kur ka qenë e domosdoshme, si dhe janë bërë shkurtime të tekstit në pjesën kur ai nuk ka pasur të bëjë fare me çështjen shqiptare. Shkurtimet i kemi shënuar me tri pika të vëna brenda kllapash.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Autori i qëndron besnik asaj çka edhe është dashuria e jetës së tij, diplomacisë. Thënë me fjalë të tjera, Nesho kuturis të eksplorojë territore që shembëllejnë gati-gati futuristike për diplomacinë shqiptare, sot e gjithë ditën të kapërthyer nga rutina e përditshme e një farë tulatjeje që vjen si rrjedhojë e agresivitetit që shfaq politika në raport me të, por edhe një gjendje nënshtrimi e apatie prej kompleksit të inferioritetit përkundrejt të mëdhenjve me të cilët ka fatin të ulet si e barabartë në tryezat e forumeve ndërkombëtare.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: "Bah, ç'përralla po na treguaka ky!" Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: "S'paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!" Ndoshta kështu do të thonë. Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell profilin e figurave kryesore të shtetit tonë nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu; nga Fatos Nano tek Sali Berisha. Njëqind vjet më pas, koha ende s'i ka fashitur pasionet dhe kontraditat që shoqëruan krijimin e shtetit shqiptar. Njëqind vjet më pas, shqiptarët do të festojnë të gjithë bashkë krijimin e Shtetit të Shqipërisë. Do të nderojë ata që kontribuan për krijimin e këtij shteti dhe ata që i dhanë atij formë dhe jetë.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania