titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete. Emri i saj i koduar ishte "Sonja'.' Dhe kjo është historia e saj.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"Është një histori mjaft prekëse, e treguar thjesht dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me karakter Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave. Do të shihni se si jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe, kur shpresën e ke në prag, ajo këputet papritur dhe bëhet zhgënjim." -Ilir Konomi, gazetar dhe autor i librave biografikë për Faik Konicën dhe Esat Toptanin "Si shumë amerikanë, unë e mirëpres një pikëpamje shqiptare për ngjarjet që tronditën Shqipërinë në fund të viteve 1940 dhe në fillim të 50-ve, kohë të cilën SHBA-ja provoi të rrëzojë qeverinë komuniste në Tiranë. Historia e këtyre ngjarjeve, shpesh tragjike, është një e tillë që e ndajmë. Amerikanët, ashtu sikurse edhe shqiptarët, do të përfitojnë nga një rishikim i freskët i asaj kohe në historinë e Luftës së Ftohtë." - FRANK G. WISNFR, ish-ndërmjetësi për Kosovën; i biri i Frank Wisner, udhëheqësit të operacionit sekret të CIA-s në Shqipëri "Libri i Bashmir Xhemajt është historia e përpjekjes së dështuar për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në këte operacion të ndërmarrë nga CIA dhe MI6 humbën jetën rreth 300 shqiptarë. Instruktorët anglo-amerikanë e dinin plotësisht se po i dërgonin vullnetarët drejt vdekjes së sigurt. Disa mbijetuan dhe ky është rrëfimi për njërin prej tyre, Destan Berishën nga Billusha e Prizrenit."- Bejtullan Destani, historian dhe diplomat
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Është një histori mjaft prekëse, e treguar thjesht dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me karakter Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave. Do të shihni se si jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe, kur shpresën e ke në prag, ajo këputet papritur dhe bëhet zhgënjim." -Ilir Konomi, gazetar dhe autor i librave biografikë për Faik Konicën dhe Esat Toptanin "Si shumë amerikanë, unë e mirëpres një pikëpamje shqiptare për ngjarjet që tronditën Shqipërinë në fund të viteve 1940 dhe në fillim të 50-ve, kohë të cilën SHBA-ja provoi të rrëzojë qeverinë komuniste në Tiranë. Historia e këtyre ngjarjeve, shpesh tragjike, është një e tillë që e ndajmë. Amerikanët, ashtu sikurse edhe shqiptarët, do të përfitojnë nga një rishikim i freskët i asaj kohe në historinë e Luftës së Ftohtë." - FRANK G. WISNFR, ish-ndërmjetësi për Kosovën; i biri i Frank Wisner, udhëheqësit të operacionit sekret të CIA-s në Shqipëri "Libri i Bashmir Xhemajt është historia e përpjekjes së dështuar për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në këte operacion të ndërmarrë nga CIA dhe MI6 humbën jetën rreth 300 shqiptarë. Instruktorët anglo-amerikanë e dinin plotësisht se po i dërgonin vullnetarët drejt vdekjes së sigurt. Disa mbijetuan dhe ky është rrëfimi për njërin prej tyre, Destan Berishën nga Billusha e Prizrenit."- Bejtullan Destani, historian dhe diplomat
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Dera 2021
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Cdo artist i madh shikon gjëra. Por vetëm një artist e kupton kur bota është në rrezik. Si do mundet Marti të ndalojë Sajmonin para se ai të magjepsë gjithë planetin? Zbulojeni këtë në librin e tretë të serisë Marti Pents nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Mark Parisi.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Cdo artist e ka një sekret. Por vetëm njëri ka një sekret aq të madh sa mund të shkatërrojë gjithë botën! Marti Pents rikthehet me aventurën e tij të dytë, dhe këtë herë mund të jetë dicka më shumë nga sa ai mund të kapërdijë. A mundet Marti ta zgjidhë këtë situatë të leshtë para se koha të mbarojë? Zbuloni gjithçka në librin e dytë të serisë Marti Pents, nga karikaturisti fitues i disa cmimeve, Marti Pents.
Price: 790 Lekë
titleToAlt
Fjalori Anglisht-Shqip i Informatikës dhe Elektronikës, i cili përmban rreth 25000 terma të ndryshme, do t'ju vijë në ndihmë sa herë që do t'ju duhet të përktheni materiale nga Informatika, kësaj shkence që merret me ruajtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e informacioneve duke përdorur kompjuterin. Elektronika si shkencë dhe teknologji e studimit të elektroneve (ose bartës ngarkese) dhe zbatimet e saj (Elektronikës) që kanë të bëjnë me përçimin e informacionit apo fuqisë. Në Fjalor do të gjeni edhe fjalë e terma nga akustika, fizika, matematika, elektronika mjekësore, termodinamika etj.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Aty ku gjithkush sheh plehra e xhingla-mingla, Rozi Revere merr frymëzim. Në mbrëmje, e vetme në dhomën e saj të gjumit, e drojtura Rozi ndërton lloj-lloj pajisjesh duke bashkuar hekurishte. Makineri hotdogësh, pantallona heliumi djathkapela piton-trembëse: Robotët e Rozit do të mahnitnin këdo që do t'i shihte. Nga frika e dështimit, ajo i fshihte poshtë krevatit. Në një ditë fatmirë teze bablokja erdhi për vizitë dhe i tregoj se dështimi i parë nuk duhej pasur frikë, por duhej festuar. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit "Igli Pek, arkitekt", krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një dashuri e jashtëzakonshme feks në sfondin e errët të ngjarjeve politike në Shqipërinë e viteve 1923-27. Mid'hat bej Frashëri, një nga politikanët dhe atdhetarët më aktivë dhe më të spikatur të kohës përjeton një pasion të fuqishëm dashurie për pinjollen e familjes fisnike britanike Herbert, Ninetën leshrakuqe. Magjia e kësaj dashurie rritet në Athinë, në Stamboll, në hotelin e famshëm Pera Palace, në Ekspresin e Orientit... Lojëra politike, interesa shoviniste, intriga agjenturore dhe tradhti të gjakta kërcënojnë jetën e të dashuruarve. Agatha Christie, shkrimtarja britanike e romaneve policore, e mbiquajtur mbretëresha e krimit zhduket nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, për 11 ditë me radhë në vitin 1926. Në misterin e kësaj zhdukjeje, në perspektivën e shkrimit të veprës së saj më të madhe "Vrasje në Ekspresin e Orientit", gjendet çelësi i zbërthimit të tragjedisë së dy dashnorëve. Nisur nga fakte të vërteta historike, Mira Meksi ka ndërtuar një histori mahnitëse dashurie të pavdirshme, brenda një thrilleri politik me suspens të fortë policor dhe me një tension të madh rrëfimtar. Autorja e librit të suksesshëm "Diktatori në kryq", ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid'hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një tregim i bukur, plot ndjenjë dhe lirikë për të pastrehët, forcën dhe qëndresën njerëzore." -Guardian Vetëm pak ditë pasi Rejnor Uin mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Të mbetur trokë e çikë, nuk e vonuan shumë dhe vendosën menjëherë të përshkonin në këmbë Shtegun Bregdetar Jugperëndimor, një distancë prej 1000 kilometrash, nga Somerseti në Dorset, nëpërmjet Kornuellit dhe Devonit. Duke jetuar nën qiell të hapur dhe të lirë, në mëshirë të detit dhe qiellit, ata zbulojnë një mënyrë të re ekzistence. Por çfarë i pret ata në fund të udhëtimit? "Një rrëfenjë mahnitëse për dy njerëz që zvarriten nga thellësitë e dëshpërimit, përgjatë njërit nga peizazhet më dramatike në vend, duke kërkuar një zgjidhje për problemet e tyre dhe, më në fund, e gjejnë veten." -Indipendent
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
"Pothuaj në kohën kur Mario shpëtonte Italinë nga një dyndje pushtuese tepër e rrezikshme, në Romë lindte ai që një ditë do të vononte për disa shekuj dyndjet barbare, ai që do t'u jepte popujve të shtypur vetëdijen për të drejtat e veta, e cila do të siguronte zgjatjen në kohë te qytetërimit romak, dhe do t'u bashkangjiste emrin e tij krerëve të ardhshëm të kombeve, si një simboli shenjtë pushteti." "Të mos kërkojmë përherë pasione të vogla në shpirtërat e mëdhenj. Suksesi i njerëzve superiorë ka më tepër lidhje me fisnikërinë e ndjenjave të tyre, se me spekulimet e egoizmit e të dinakërisë; ky sukses varet mjaft më tepër nga aftësia e tyre për të përfituar prej rrethanave, se nga ai hamendësim aq i verbër sa ta mendojnë veten si të aftë për të bërë të lindin ngjarjet, të cilat janë vetëm në dorën e Zotit. Sigurisht, Cezari kishte besim në fatin e vet, dhe besim në zotësinë e vet. Por besimi është një instinkt, jo një llogaritje; dhe zotësia ka parandjenjën e së ardhmes pa zbuluar ecjene mistershme në të."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Filozof, jurist dhe politikan gjerman, lindur në Hanover, dishepull i K. Krausit dhe interpret i shkëlqyer i doktrinave dhe i filozofisë krausiane në gjysmën e parë të shek. 19. I përkushtohet aplikimit të këtyre doktrinave në politikë dhe, i përfshirë në lëvizjet politike gjermane, detyrohet të mërgojë në Paris për arsye politike. Qe profesor i filozofisë në Universitetet e Parisit, Brukselit, Gracit dhe Lajpcigut. Leksionet e tij mbi të drejtën natyrore dhe filozofinë e të drejtës, e rendisin mes filozofëve bashkëkohës. Ndër veprat kryesore të tij: - Shkenca politike e bazuar mbi filozofinë dhe antropologjinë. - Kurs i të drejtës natyrore - Mbi veprën e Fihtes - Enciklopedia juridike
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Teksti trajton çështjen e diskursit mediatik të të pushtetshmëve në kohë krizash. Trajtesa është aktuale dhe përvijohet nëpërmjet disa paroksizmave që ndeshen në udhëheqës të ndryshëm bashkëkohorë. Interesi i kësaj analize është i shumëfishtë pse bëhet fjalë për hapësirën jetike të demokracisë, ndërsa interesi shkencor në shqyrtimin e mekanizmave që përcaktojnë vlerën e kuptimësisë së diskursit të njeriut me pushtet në kohë krize, na çon tek filigrana e autoritetit, ajo për të cilën filozofi Otto Neurath qahej - menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore - se bashkëkombësit e tij, nuk ia kishin bërë asnjëherë fjalimeve "magjike" të Joseph Goebbels-it me shokë. Studimi i shton panoramës në fjalë disa keywords që kthehen në kolona strukturore që mbajnë peshën e një reflektimi të thellë. Autori e drejton lexuesin natyrshëm, drejt konkluzioneve, të cilat paraqiten të kushtëzuara, pra jodogmatike, dhe përputhen, padyshim, me objektivat e kësaj sprove.” PROF. DR. ARDIAN NDRECA “Kjo analizë rezulton të jetë e rendësishme për këdo që përpiqet të deshifrojë në thellësi komunikimin dhe pushtetin. Teksti ndihmon gjithashtu në kuptimin e marrëdhënies që krijohet mes hapësirës dhe ndjenjave që ajo ngjall te individi. Ky tekst ndihmon profesionistët e projektimit dhe të komunikimit por dhe çdo person të interesuar për të kuptuar marrëdhëniet mes pushtetit, hapësirës, imazhit dhe mesazhit.” DR. LEDIAN BREGASI
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Si të rritni biznesin tuaj me këshillat e një klasiku të biznesit modern Një udhëzues i sigurt i marketingut të së ardhmes, libri "Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it" është absolutisht i duhuri për ju. Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë. David Meerman Scott jep shembuj konkretë suksesi, nga organizata anembanë globit, dhe informacione të zgjeruara përteknika, si marketingu i përmbajtjes dhe kapja e lajmit. Ai sjell për të interesuarit lajmet e fundit për marketing të suksesshëm nga rrjetet sociale (YouTube, Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe Linkedln). Ky libër ju çon drejt rrugës së duhur për të fituar vëmendje për produktet, shërbimet dhe idetë tuaja, duke lënë mënjanë marketingun dhe programet tradicionale të PR-it. "Kur lexova 'Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it' për herë të parë, ishte si një EUREKA për mua në Hubspot. Davidi ka zbuluar çelësin e suksesit për marrëdhënien shitës-blerës, duke shkruar një libër klasik që i ndihmon ata që bëjnë marketing, të përfitojnë prej tij." -Brian Halligan, CEO i HubSpot "Davidi është i ditur, argëtues-dhe frymëzues! Askush nuk di më shumë sesa ai për të fituar zemrën e blerësve. Strategjitë e tij të jashtëzakonshme rishtrojnë rrugën e sipërmarrësve n.ë treg dhe i ndihmojnë ata të rritin bizneset." -Toni Robbins "Ky libër i shkëlqyer, që na njeh me bazat e marketingut të mijëvjeçarit të ri, duhet t'i shkojë në dorë çdo profesionisti të PR-it." -Publishers Weekly
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Si të gjithë shkrimtarët që kanë shkrue shumë pak, Pjetër Deda, simbas nji përkufizimi të njohun të T.S. Eliot, rrezikon vetvetijshëm me hy mes autorëve minorë. Megjithatë ai nuk hyn në at' aradhë veç për këtë arsye, por pse objektivisht i përket nji vrulli të ndalun që s'ka shpërthye deri në fund. Gjykimi rreth nji letërsie apo nji epoke do të ishte i paplotë nëse s'do të kishim parasysh edhe veprat minore që ka nxjerrë. Në republikën e letrave ekziston nji luftë e pafundme për me kontrabandue me forcë të tjerët apo vetveten prej rrethit të të vegjëlve tek të mëdhenjtë dhe anasjelltas. Të vegjlit nuk duhet me i deformue, përmasat e tyne nuk duhen tjetërsue, ata vetë mbeten orientim i vazhdueshëm për me kuptue prominencën topografike me majat e letërsisë! Panteoni i letrave shqipe ka edhe nji shumësi hyjnishë minore, ndër ta Janë të dëbuemit, të harruemit dhe të papërmendunit kurrë.” Ardian Ndreca
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një burrë, dy gra dhe një vogëlush, të bindur se kanë prekur fundin, takojnë një personazh misterioz që u dhuron shtatë ditë për të zbuluar se si do të ishte bota pa ta. Dhe, nëse është e mundur, t'i bëjë të dashurohen përsëri pas jetës. Bota është një vend kapitës, ku ndihesh i lodhur thjesht edhe duke jetuar, se nuk arrin të duash mjaftueshëm, nuk jep mjaftueshëm, e as nuk ke mjaftueshëm. Emilia, ish atletja olimpike, Areta, policja me karakter të çeliktë, dhe Danieli, djali i vogël i famshëm i reklamave, kanë gjithsekush nga një arsye për t'u dëshpëruar. Ndërsa Napoleoni, një profesionist i suksesshëm, nuk ka asnjë, por ja që ai është më i vendosuri nga të gjithë për t'i dhënë fund jetës. Një çast para se ta kryejnë atë akt të pakthyeshëm, një i panjohur i nxit të lidhin me të një marrëveshje: do t'u tregojë se çfarë do të ndodhë pasi ata të mos jenë më, çfarë lënë pas e çfarë humbin dhe cili do të jetë reagimi i të afërmve e miqve. Për një javë rresht, ata të katër do ta vëzhgojnë veten nga jashtë dhe do të zbulojnë gjënë më të vyer që kanë në brendi, do të bëhen një grup dhe do të realizojnë dëshirat nga të cilat tanimë kanë hequr dorë, e më tej do të rikthehen. Në atë pikë do t'u duhet të marrin një vendim. Dhe për dikë, dita e fundit e jetës mund të shndërrohet në të parën e një jete të re.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Mund të sjell në mendje fytyrat e fëmijëve të lagjes Ribera, me të cilët ndonjëherë luaja ose grindesha në rrugë, por asnjë që do të dëshiroja ta shpëtoja nga qoshja e shpërfilljes. Asnjë përveç Blankës." Kështu hapet përmbledhja me tregime që autori i sagës së paharrueshme të Varrezave të Librave të Harruar e shkroi si një mirënjohje për lexuesit e tij, që e kishin ndjekur përgjatë gjithë sagës, që zuri fill me romanin Hija e erës. Një djalë i vogël vendos të bëhet shkrimtar, kur zbulon se dhuntia e tij krijuese i bie në sy bukuroshes së pasur, që po i vjedh zemrën. Një arkitekt arratiset nga Kostandinopoja me skicat e projektit të një biblioteke, që duhet t'i qëndrojë kohës përjetësisht. Një zotëri i çuditshëm tundon Cervantesin të shkruajë një libër si askush tjetër, çdo faqe e tij do të zgjaste jetën e gruas që dashuron. Dhe një arkitekt i shkëlqyer katalanas, Antoni Gaudi, kapërcen oqeanin, duke iu gëzuar dritës dhe avullit, elemente me të cilat duhej të bëheshin qytetet. Qyteti i Avullit është zgjerim i universit narrativ të sagës së Zafonit, i adhuruar në të gjithë botën: shkrimtarë të mallkuar, arkitektë vizionarë, ndërtesa fantazma-gorike dhe një Barcelonë e mbështjellë me mister mbushin këto faqe me një plasticitet përshkrues të parezistueshëm. Tregimet e Qytetit të Avullit na çojnë në një vend ku dëgjojmë për herë të fundit zërin e paimitueshëm të shkrimtarit, që na bëri të ëndërrojmë si askush tjetër.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania