titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Janë të rrallë librat që ofrojnë një vështrim të përgjithshëm të historisë së Vendeve të Ulëta. Këtë boshllëk e plotëson Historia e Vendeve të Uleta: Nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë deri në ditët e sotme, shkruar nga Friso Wielenga. Ai ofron një përmbledhje moderne dhe të integruar të historisë së Vendeve të Ulëta , duke filluar nga periudha në të cilën vendi mori formën e një entiteti gjeografik, administrativ e politik dhe vë në diskutim supozimin se historia holandeze që nga shekulli i 16 karakterizohej nga konsensusi politik dhe toleranca fetare. Meqënëse Ëielenga përdor pozicionin gjeografik të Vëndeve të Uleta dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare, për ta kuptuar më mirë të kaluarën, pjesërisht të trazuar, dhe të tashmen e këtij vendi të vogël në Detin e Veriut, vendin kryesor në libër e zënë politikat e brendshme dhe të jashtme, të ndërthurura me zhvillimet ekonomike dhe kulturore në vija të përgjithshme. Historia e Vendeve të Uleta është një studim autentik, gjithëpërfshirës dhe i thelluar, me vlerë të madhe për studiuesit dhe studentët e historisë moderne europiane.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë. Ky botim u realizua falë bashkëpunimit të stafit të revistës "Art & Trashëgimi" me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Studimeve Bizantine. Emra të njohur në fushën e historisë, religjionit, arkitekturës, restaurimit, arkeologjisë, arteve të zbatuara, muzikologjisë, paleografisë dhe kodikologjisë, historisë së artit dhe letrave, si Kryepeshkopi Anastas, Hirësi Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, etj. Kanë kontribuuar me penën e tyre, duke i ofruar lexuesit një botim të çmuar historik mbi trashëgiminë e Ortodoksisë në Shqipëri. "Art & Trashëgimi" është një botim dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, që promovon trashëgiminë kulturore, historinë dhe artet e bukura në Shqipëri. Përmban informacione, artikuj historikë, analiza, reflektime si dhe ese të penave më të njohura të fushës. Anglisht: Art & heritage has just published “Orthodox Heritage of Albania”! This publication is an indispensable contribution aiming to first recognize and then preserve the history of the Christian heritage of Albania – a legacy of faith that can be traced back to antiquity and christian civilizations, which our modern world must protect with a passion and regard with respect, as it is part of the treasures that have made our identity. The archbishop Anastas, Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, Elio Hobdari, Ylli Drishti etc. with their articles have contributed to an important publication on the orthodox heritage of Albania. It has been difficult to track the history of the Christian orthodox heritage in Albania in the context of various political, religious, geographical and cultural entanglements that the country has known, but through this publication we hope to introduce the public to the values and trajectory of the orthodoxy from its origins in Albania to now; how it came to be, how it spread and develop and how, for about a quarter of a century it secretly survived the communist regime. What about its renewal after the fall of communism? Art & Trashëgimi, is a bilingual publication, in Albanian and in English, is a historical and cultural magazine to promote the Albanian Cultural Heritage and Fine Arts. In the field of the publications, Art & Trashëgimi (Art & Heritage) is filling a gap for the promotion of historical and heritage sites of Albania.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Libri "Këtu ka qenë Roma" tregon jo vetëm dhe jo aq për gurët dhe piedestalet, sesa për historinë që qëndron pas tyre. Të kalosh pranë ndërtesës së Ministrisë së Financave, ku nuk ka ndonjë rrënojë antike, është një gjë e zakonshme, por është krejt ndryshe të mësosh, se në këtë vend, që quhej "Fusha e mallkuar", janë varrosur priftëreshat vestale (virgjëreshat e Vestës), të cilat kishin shkelur betimin e delirësisë. Edhe sot e kësaj dite kockat e tyre ndodhen aty nën tokë, fare pranë këmbëve tuaja. Përmes këtij libri synojmë të thërresim fantazmat e heronjve antikë nga faqet e shkrimeve të autorëve të lashtë dhe nga tekstet e mërzitshme shkollore dhe t'i vendosim ato në vendin që kanë pasur kur ishin gjallë, kur dashuronin, kur luftonin, kur bënin prapësira, kur shisnin dhe blinin si dhe kur thurnin intriga. Në qoftë së keni planifikuar një udhëtim në Qytetin e Përjetshëm, apo sapo jeni kthyer prej andej, ky libër do t'ju bëjë të udhëtoni nëpër Romën antike pa u ngritur aspak nga kolltuku juaj i rehatshëm.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Për të shkuar në Berat nuk ka rrugë. Është një qytet mysliman, në të hyrë të një gryke të lumit Apsus (Osumi - shën. im) dhe për të mbërritur atje që nga Vlora duhen 15 orë me kalë. Pothuajse s'ka rrugë dhe qyteti është i besimit mysliman. Minaret e tij duken që larg e ngado zotërojnë shtëpi të bardha me kopshte. Në portat e qytetit, pasi le varrezat e vjetra, në qender gjen pazarin. Aty takon "haxhiun" me rroba jeshile dhe hoxhën me tyrben në kokë, si dhe ushtarakë e funksionare turq. Aty këtu ka dhe gege e vlleh, apo tregtarë nga kjo zonë bizantine e Belgradit të Mesjetes. Atje u prita nga Anthim Aleksudhi, mitropoliti i një dioqeze të madhe, një peshkop ortodoks dhe një prelat i shkëlqyer, me shumë kulturë. Ai i ishte kushtuar arkeologjisë dhe ishte anëtar i Sillogut të Kostandinopojës. Kur flasin për të, përmendin gjithnjë epitetin ‘’Miku i artit" dhe ai e ka merituar këtë. Anthimi ka gjetur në Berat dhe një numër hebrenjsh që i pikas nga kapuçi i zi në kokë. Por popullsia, si dhe gjuha është shqiptare. Qyteti lart është i rrethuar nga një mur bizantin gjysmë i rrënuar, ku s'ka asnjë dyqan apo xhami. Atje gjendet shtëpia e peshkopit dhe e shenjtërisëe së tij mitropolitit. Të gjithë njerëzit janë ortodoksë. Zbrita në lagjen e Kalasë dhe mora ... "
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Naum Veqilharxhi qysh në vitin 1846, në pamfletin e tij të famshëm drejtuar Jani Calit, përsëriste me vendosmëri se: Kombi shqiptar i përbërë nga myslimanë, ortodoksë dhe katolikë është një trup homogjen, është esenca, kurse fetë janë veçori të fituara më vonë të kombit dhe si të tilla ato janë të ndryshueshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky punim trajton vetem arkitekruren e xhamive dhe perbehet prej hyrjes dhe kater kreresh. Kreu i pare, "Rrethanat historike (shek. XIV-XIX) dhe arkitektura e xhamive", jep nje tablo historike te vendit ne kete periudhe, shkallezimin ne kohe te vendosjes se pushtimit osman dhe te administrates pushtuese, rezistencen e shqiptareve ne shek. XV, procesin e islamizimit, ne fillim te feudaleve vendas dhe pastaj shtrirjen e tij ne popullsine e qyteteve dhe me tej te fshatrave, fillimin e rimekembjes ekonomike dhe dukurine e ndertimit te faltoreve te kultit mysliman. Ne kreun e dyte, "Xhamite me salle te mbuluar me kupole", ne rend kronologjik parashtrohen xhamite e studiuara prej nesh dhe prej studiuesve te tjere shqiptare, mjaft nga te cilat u shemben dhunshem ne vitit 1967, por per te cilat ishte bere, nderkohe, studimi dhe dokumentimi, ndonese ne mjaft raste vetem fillestar. Per secilin monument jepet arkitektura, te dhenat historike, datimi, krahasimet me xhami te tjera. Ne kreun e trete, "Xhamite me salle te mbuluar me çati druri", paraqiten ndertimet e ketij tipi, mjaft te perhapura ne Shqiperi, jo vetem si ndertime modeste e te permasave te vogla, por dhe me vlera arkitekturore. Edhe ne kete shtjellim, ato paraqiten ne rend kronologjik, te studiuara si ndertim, vlera, krahasimi me xhami te tjera brenda vendit dhe te arealit ballkanik, si dhe datimi. Kreu i katert, "Karakteristika te pergjithshme te arkitektures se xhamive te Shqiperise, eshte nje sprove mbeshtetur dhe ne klasifikimet e kolegeve tane, per nje veshtrim te perbashket te ndertimeve te kesaj gjinie ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ne te jepen gjykime per ndertimin, shtrirjen, nivelin, zhvillimin ne kohe te kesaj gjinie te arkitektures islamike, vendin e saj ne ndertimet bashkekohore, lidhjet me gjinite e tjera te arkitektures, elemente te veçante te formes dhe zbukurimorja, teknika e ndertimit dhe vendi i saj ne teresine e ndertimeve te Perandorise.
Price: 3500 Lekë
titleToAlt
...Në kontaktet që kishte me Cen Elezin, Enver Hoxha i propozoi të ndërhynte pranë Ali Maliqit për t'u dorëzuar. Kjo ndërhyrje, duke shtuar këtu edhe amnistinë, natyrisht edhe praninë e Cen Elezit, bëri që Ali e Ferik Maliqi të dorëzoheshin. Me 12 maj 1945, pas grupit të parë të Bahri Omarit me shokë, dolën në gjyq rreth 30 vetë, nga të cilët 13 u dënuan me vdekje: Ali Maliqi, Aziz Kaloshi, Hajredin Zogolli, Maliq Karasani, Murat Basha, Curr Ajazi etj. Ndërsa Cen Elezi, i fyer për prerje në besë, i kërkoi takim Enver Hoxhes dhe i tha: "Më kërkove të ndërhyja për Ali Maliqin për ta dorëzuar ,duke më premtuar se vetëm do ta internonit. Unëe, i mbështetur në fjalën tuaj ,ndërhyra dhe e dorëzova mbi ato kushte që ju vetë më premtuat. Aliu, i mbështetur në fjalën tuaj dhe timen, u dorëzua, ndërsa tani e dënojnë me vdekje. Kjo më turpëron e nuk më lë nderi të shkoj në Dibër për prerje në besë të mikut. Kërkoj që edhe ju ta mbani fjalën e premtimin që më dhatë, së paku duke i falur jetën. Në fillim, Enveri i tha se këto punë i zgjidh Koçi Xoxe, por Cen Elezi ngulmoi, duke thënë: "Jeni ju që ma bëtë kërkesën dhe unë e çova fjalën tuaj në vend, duke besuar si burri burrit, sepse unë as kam biseduar me Koçi Xoxën dhe s'kam përse t'i drejtohem atij"...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nje nga vlerat e medha te ketyre "rrefenjave te verteta" eshte se lexohen me nje fryme. Ngjarje te se kaluares, te shume e shume koheve me pare, na duket sikur kane ndodhur sot, Terheqes, plot dije dhe shembuj, Ernst Gombrich na shpalos te gjithe zhvillimin e njerezimit. Kjo eshte historia e botes e rrefyer nga nje mendje e ndritur: joshes si nje roman, i pasur si nje enciklopedi. Ky liber ka zene vendin e vet te padiskutueshem te klasiket.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Kultura tradicionale kineze është një hyrje shkencore në kulturën e ndritur tradicionale të qytetërimit kinez, një nga qytetërimet më të mëdha në botë. Hyrja e këtij libri paraqet shkurtimisht thelbin e kulturës tradicionale kineze dhe evoluimin e vlerave tradicionale, ndërsa njëmbëdhjetë kapitujt e tij trajtojnë me zgjuarsi tema, si: filozofia, feja, shkenca e historisë, letërsia, reliktet, kaligrafia, piktura, mjekësia, kujdesi ndaj shëndetit, ushqimi, arkitektura etj,etj. Pjesa e fundit analizon sfidat me të cilat përballet kultura tradicionale kineze në kohët moderne dhe parashikon prirjet e zhvillimit të saj në të ardhmen. I shkruar për lexuesin e gjerë. Kultura tradicionale kineze është një udhërrëfyes nëpër historinë më tepër së pesëmijëvjeçare të kulturës dhe shoqërisë kineze, nga parahistoria deri në ditët tona.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
- Gazeta e Literatures Ekonomike Ne kete liber klasik trajtohet gjeresisht historia e ekonomise, qe nga periudha parahistorike e deri ne ditet tona, si dhe hulumtohet pabarazia e shperndarjes se pasurise midis shteteve te ndryshme. Ne kete botim te katert te perditesuar, Historia e ekonomise boterore, pasqyrohen qarte ndryshimet rrenjesore ne ekonomine boterore. Ky botim i ri mund te quhet historia perfundimtare e globalizimit, qe eshte zgjeruar per te perfshire zhvillimet me te fundit ne Bashkimin Europian, Azine Lindore dhe ne pergjithesi, ne vendet qe jane duke perjetuar nje periudhe tranzicioni ne ekonomite e tyre. Kjo permbledhje perfshin nje larmi shembujsh, si dhe nje Bibliografi te komentuar, teresisht te perditesuar, ka sherben si nje udhezues drejt nje literature tejet te pershtatshme. Tashme ne dymbedhjete gjuhe, kjo veper unike mbetet nje tekst i rralle, i shkruar me kujdes dhe lehtesisht 1 kuptueshem si per studentet e padiplomuar, ashtu edhe per te diplomuarit ne degen e historise se ekonomise europiane, te historise se globalizimit dhe te zhvillimit boteror.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ismail Qemali është modeli i liderit me tërësi tiparesh individuale. Ai mishëron Merin rilindas, liberalin perëndimo;,shtetarin osman, diplomatin e regjur dhe kalkuluesin konjuktural. Ismail Qemali ishte i prirur për stil udhëheqes bashkëpunues, sjellje motivuese, stil efikas dhe frymë pozitiviste. Fan S.iNoli ngeli lider me aftësi universale por me sjellje kundraverse. Noli demostronte autoritet dhe papajtueshmëri, theks të fortë në detyrë dhe me më pak theks ne kërkesat e njerëzve. Noli ishte autokrat e determinues, imponimin e personalitetit dhe dominues mbi të tjerët .Ai ishte kontrollues, kërkues dhe drejtoi me stil autokratik, i pershtatshëm si Iider në situate të caktuar, ndërsa me ndryshimin dhe evoluimin e situates nuk e përshtati stilin e tij udhëheqës. Ahmet Zogu demostroi inteligjence natyrore, aftësi njohje të njerëzve, natyrë te qetë e dinjitoze. pasionante e xheloze, dredharake dhe oportiuniste, të vetëpërmbajtur dhe imponuese. Zogu nuk simbolizon liderin me një tërësi sjelljesh ndikuese, dominues dhe të identifikueshëm. Zogu ishte mbreti pa mbretëri, lideri pa lidership, politikani me paqëndrueshmëri, autokrati europian me sens anti - Europian. EnverHoxha është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtuesi Partisë Komuniste Shqiptare. Ai u rrit dhe edukua nën ndikimin majtist Perëndimor, fliste rrjedhshem, kishte kulture dhe më i lexuar në raport me liderët komunist të bllokut lindor. Ai simbolizon liderin politik me bazë historike të qëndrueshme dhe elementë që evoluojnë. Ai ngelet lider me profil ideologjik socialist nacional shqiptar. Ai përformonte me kulturë, demostronte popullaritet dhe sjellje populiste kishte aftësinë ti kombinonte dinakërinë, vigjilencën ballkanike, ideologun, parimorin. aplikuesin e metodologjisë dhe të zakone e post leniniste. Lidershipi i tij është një përzierje dhe mpleksje e teorisë së tipareve te trashëguara dhe të adoptimit situational.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dy fjalë nga botuesi në shqip, Helga 'S Secrets Të nderuar lexues, me këtë libër të filozofit të madh amerikan Francis Parker Yockey përmbushet në thelb kolana e librave të entit tone botues bazuar tek ideologjia më e famshme e kulturës totalitarisie evropiano-perëndimore spengleriane që shpërtheu në Evropë me lindjen e partive fashiste dhe ardhjen e tyre në pushtet pas marshimit mbi Rome me në krye Musolinin dhe që kulmoi me ardhjen në pushtet në Gjermani të partisë naziste të Adolf Hitlerit, në të njëjtën kohë kur edhe SHBA po ringrihej pas krizës së kapitalizmit amerikan me anë të programit New deal të presidentit të sapozgjedhur F.D.Roosevelt. Ishte fashizmi, kjo kulturë e re politike evropiano-perëndimore që kërkonte të ndërtonte IMPERIUM-in ose imperializmin evropian që synohej të ishte lokomotiva dhe mentori i gjithë pjesës tjetër të botes. Kjo kulturë totalitariste imperialiste e fashizmit ishte diametralisht e kundërt me kulturën sunduese zyrtare të deri atëhershme që ishte krijuar nga simbioza disa shekullore e dy kultuarve sunduese qytetërimore dhe politike kapitaliste e pluraliste, nga shtresëzimi i kulturave judaiste dhe krishterimit katoliko-protestant. Sigurisht që dominimi i kulturës dhe koncepteve politike të pakicës së shoqërisë prej jahudinjve që ishin kthyer prej mbi një shekulli në lokomotivë e vendimeve hyesore madhore në politikat dhe ekonominë e vendeve perëndimore, i kishte lënë të pakënaqur masën e madhe të asaj që Yockey e quan 'shtresa kulturmbajtëse e paasgjësueshme prej rreth 250 miljon njerëzish në morinë e madhe të banorëve në atë teritor që autori kupton me fjalën 'Perëndim'.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania