titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëtoi si një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj. - është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri pasi shkatërroi, dogji me dhjetëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit. Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi me përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: "Çfarë po ndodh në.botë?"; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur. Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde "teoricienësh të konspiracionit."?... Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t'u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?... Ky libër trajton pikërisht këto çështje.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të jashtëzakonshëm ndër të tjera do të lexoni: Falimentimi - Arsyet kryesore për krizën botërore valutore financiare. Si do të jetojmë pa dollarë dhe naftë? Ç'do të ndodhë po qe se Amerikës i kthehen 50 trilionët e dollarëve që i ka shtypur dhe shpërndarë nëpër botë. "Depresioni i Madh" do të eksportojë luftë dhe bashkë me luftën edhe vetë krizën. Që Barak Obama është një projekt i radhës i shërbimeve të fshehta i cili përdoret nga kupola financiare si një kandidat mançurian. Që Sadam Hyseini ka vdekur në vitin 2001 dhe gjithçka tjetër është një sajesë e bukur për një luftë të fituar. Se si në pushtimin e aeroportit të Bagdatit është përdorur bomba N (bomba humane me neutron) që nuk kurseu as ushtarët amerikanë. Cunami i Sumatrës është thjesht përdorimi i armëve tektonike nga ana e SHBA-së. Mbi Revanshin e ri të Rusisë si superfuqi botërore. Për tre mbushjet e humbura bërthamore dhe përdorimi i mundshëm i tyre atje ku do ta lypë nevoja. Se si jeni kinez është në një luftë të ashpër me dollarin amerikan dhe po e gëlltit atë për ta mposhtur. Pritet sulmi mbi Iranin dhe përgatitja për luftë vazhdon me të gjitha forcat.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri është shkruar për një publik më të gjerë. Ai u drejtohet studiuesve dhe atyre që mësojnë lëndën e shkencave politike dhe disiplinave të përafërta me të, sidomos histori, filozofi, jurisprudencë, sociologji, pedagogji dhe ekonomi, si dhe atyre që janë të interesuar për çështje të demokracisë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë kam menduar se çdokush jeton jetën e tij me punën, veprat, ëndrrat dhe dëshirat, përpjekjet, fitoret, dhe dështimet, me sakrificat e veta. Sa e sa ngjarje nga ato ka plot që nuk meritojnë të harrohen. Dhe kushdo, në mënyrën e vet, nuk duhet t’i harrojë. Pikërisht kjo më nxiti që krahas disa librave të tjerë letraro-artistikë, të rreshtoj edhe një libër të thjeshtë, ndoshta as letrar, as politik, por me rrëfime se si i hodha edhe unë hapat në rrugën e vështirë të politikës, se si u ndodha edhe unë në krah dhe përballë mjaft personazheve politike, madje protagonistëve kryesorë të saj në këta dy dhjetëvjeçarë të demokracisë sonë të brishtë. [...] Dëshira ime më e madhe është që ky libër modest të jetë një mesazh për të gjithë ata që angazhohen në politikë, që politika për ata të jetë më shumë bashkim sesa ndarje, për t’i shërbyer kombit dhe popullit tonë të mrekullueshëm.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
U botua në vitin 1989 dhe u prit shumë mirë nga lexuesi. Fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda dy muajve. Romani është një parodi e metodës së Realizmit Socialist në letërsi dhe e sistemit socialist në përgjithësi. Autori e ka ripunuar këtë roman në vitet 2000 në mënyrë të pjesshme.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se 83% e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi. Qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tonditëse...Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe në histori e dëshpëruar e jetës.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Arbën Xhaferin në këtë libër flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperët janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur. Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Elena Kocaqi Levanti, ka mbaruar studimet për hlstori me medalje të Artë në universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare master dhe është në proçes doktorature. Autorja punon si pedagoge pranë disa universiteteve. Ka botuar disa libra me karakter historik.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Shaban Murati është një nga diplomatët më te njohur që ka vendi ynë, me nje përvojë të jashtezakonshme dhe shumë te pasur në shërbimin diplomatik, edhe nje publicist shumë i njohur. Është shumë e rëndësishme që diplomatë me kaq eksperiencë te madhe i shkruajnë idetë e tyre. Shaban Murati, një prej ambasadorëve më te aftë, ekspert sipëror për politikën e jashtme dhe për çështjet ballkanike në veçanti, i vlerësuar si i tillë nga diplomate e analiste të huaj. Ai wshtw i afirmuar si një nga diplomatët tanë me me përvoje dhe një nga ekspertet më të mirë të problemeve ndërkombëtare e sidomos të Ballkanit. Ështe ndër tw paktët autorë shqiptarë, që ka ndjekur dhe ndjek prej dekadash të tera, në mënyrë sistematike profesionale, jetën, zhvillimet dhe problemet ndërkombëtare. Shaban Murati, diplomati, intelektuali, eksperti dhe ndër njohësit më të mirë të çështjes shqiptare ne trojet tona dhe atë, qoftë nga makro-perspektiva gjeopohtike dhe strategjike, qoftë nga mikro kosmosi operacional.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Njësoj si realiteti njerëzor në të , politika ka universin e saj. Edhe universi i politikes si çdo gjë e paane , i ka të gjitha aty ,brenda vetes .Ka jetën , lindjen , kulmet, dritën ,hijet ,errësirën , varret .Ka sekretet , krimet , tradhëtitë, sëmundjet, dashuritë , inçestet madje ka dhe morgun e vet . Me emra të njëjtë , por fare të pangjashëm në thelbin e tyre me universin e njerëzve të thjeshtë. Veçanërisht në Shqipëri … Aq sa çdo konvecion i krijuar në jetën e përditshme të qytetarëve shkatërrohet bëhet cope e çikë, sapo hyn në universin e politikës . Aq sa edhe vetë jeta në universin e politikës nuk nis nga lindja por nga vdekja … Që një qytetar të kapërceje nga një univers te tjetri ai duhet të shkaterrojë personalitetin e tij. Ndërsa ndahet me të ,prandaj ai duhet të krijojë me shpejtësi një personalitet të dytë. Të mos jetë më i lire , të mos thotë kurrë atë që mendon … të bëhet cinik, rrëshqitës , xhelatinoz … Të bëhet ashtu si nuk ka qënë kurrë : një kufomë …
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ata të dy kanë qenë për studime ne ish-Bashkimin Sovjetik. E atje ishte një peshkatar kryemjeshtër për ujërat e turbullta të vendit tone e më gjerë : KGB-ja e famshme. Ka ndenjur ajo pa hedhur grepin mbi këta peshq njomëzakë të ardhur prej brigjeve te trazuara të Adriatikut ? Cili prej të dyve ka qenë peshk më i madh dhe më i vyer për kuzhinën sovjetike asokohe? Më drejtpërdrejt : cili ka qenë shefi tek i cili falej më i vogli, cili ka qenë kryesori që filtronte informacionet dhe i përcillte urdhrat vartësit për llogari të KGB-së ? Në paste ndodhë kështu , ai që ka qenë më i rëndësishëm për shërbimin e fshehtë rus atëherë mbase i tillë mbetet dhe sot . Sepse ai di më shumë dhe mban peng tjetrin . Ani pse mund të jetë më i vogël në postet e shpallura. Po ka dhe poste të pashpallura. Postet e pashpallura janë ç’janë!
Price: 900 Lekë
titleToAlt
'IMPERIUM', që në latinisht do të thotë "Perandoria", është shkruar në vitin 1948 dhe autori i vërtetë është fshehur mbas pseudonimit Ulick VARANGE. Dhe me këtë pseudonim kuptimplotë mbi shpinë, ky libër i anatemuar, por bestseller, i botuar së pari në Londër, bëri xhiron ë botës dhe ashtu si atëherë, edhe sot vazhdon të përcjellë debat. Autori rreket të rrezojë dhe shkallmojë të gjithë ngrehinën e re të Perëndimit dhe rendin politiko-ideologjik të bazuar tek "uniteti" dhe "vlerat" e dy Dhiatave shemra që duket sikur qëndrojnë së bashku edhe në tekstin e Biblës, gjithë "establishmentin" simbiozë judeo-kristian apo produktin ideologjik dhe sistemin demokratik e kapitalist të korporatave partiake të biznesit të instaluar në 2-3 shekujt e fundit në Evropë. Autori fantazmë pretendonte se shoqëritë nuk mund të jenë të hapura, se kulturat janë të papajtueshme dhe ato nuk mund të përzihen, si vaji me uthullën. Emri i vërtetë i autorit u zbulua pas 13-vjetësh nga shërbimet sekrete amerikano-izraelite mbas vitit 1960. Identiteti i vërtetë i autorit, ishte juristi amerikan, i quajtur Francis Parker YOCKEY.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Padyshim një nga figurat qëndrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashë Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve si sinonim i tradhtarit. Me gjithë ndonjë përpjekje të këtyre viteve të fundit për ta rehabilituar figurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të interesave të veta për pushtet, qe gati ë shiste interesat e popullit e vendit të vet. Studimi i historianit serb Dushan T. Batakoviç hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj përfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Gjergj Kastrioti ynë është hero, jo vetëm i kombit shqiptar, por edhe i mbarë familjes së kombeve europiane. Ai është avokat i familjes dhe i qytetërimit europian; ai është i vetmi hero i kombit shqiptar dhe i familjes europiane, i cili e meriton plotësisht të quhet personalitet i veprave të virgjëra heroike.. Vlera e madhe që ka ky personalitet në historinë e kombit shqiptar dhe në themelimin dhe arkitekturën e shtetit të Arbrit janë të përjetshme dhe model për shumë popuj, kombe, politikanë, historianë, krijues, individë dhe shtete në mbarë botën demokratike dhe të qytetëruar.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Tronditës në zbulimete tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, "Familja e sekreteve", është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi. Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Libri është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e tij të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania