titleToAlt
Kjo është një vepër për çështjet më të mprehta në politikën shqiptare sot; për Shqipërinë e Kosovën; për popullin shqiptar në përgjithësi; për ndryshimet që politika botërore po sjell në fatin e shqiptarëve
Price: 980 Lekë
titleToAlt
Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996. Libri ndriçon periudhën nga 26 maji i vitit 1996, kur në Shqipëri u destabilizua procesi i parë zgjedhor, deri më 29 qershor 1997, kur shqiptarëve iu desh të bënin një palë zgjedhje të tjera, po aq të këqija, për të imituar ndërrimin e pushtetit formalisht me zgjedhje. Në qendër të librit është historia e Presidentit Sali Berisha, prapaskenat që kanë diktuar shumë nga zhvillimet e asaj kohe, treguar përmes dëshmive të mia personale, si gazetar dhe mik shumë i afërt me të. Nuk është një libër që thotë ndonjë gjë që nuk e keni parë apo dëgjuar, por është një libër që thotë gjëra që asnjë lexues nuk kishte se ku t'i shikonte apo t'i dëgjonte.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më active të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është minister i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandate tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacies bilateral dhe multilateral të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si minister i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja përzgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtet ndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më pare ka qenë professor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe activist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Leonard Demi derives from an ancient patriotic family of an outstanding contribution to the history of Albania in XIX and XX century. As soon as he finished his higher education in Albanian Language and Literature in 1986, he became a scientific researcher of the Academy of Sciences , where he got his Doctoral degree. In 1992 he started his studies on foreign and security policy in Hebrew University, Jerusalem; University of Texas at Austin, and George Washington University in Washington DC. He got a Master's degree in National Security Affairs (Europe) from Navel Postgraduate School, Monterey, California , in June 2003. Mr. Demi is a member of the Presidency of the Democratic Party, and had important positions in the Ministry of Foreign Affairs and Ministry of Defense. He is a Member of the Albanian Parliament elected since 1996.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Libri i fundit i strategjistit dhe njeriut me me peshe tek demokratet amerikane - per politiken e jashtme te USA; ka qene njeriu kryesor per politiken e jashtme me Karterin, Klintonin dhe tani me Obamen; ka qene drejtues i think tank-ut Trilateral Commission - TC dhe nje nder drejtuesit e CFR (Council on Foreign Relation); ka qene partizan i miqesise me Islamin, ithtar i nje paqeje te drejte midis Izraelit dhe Palestines dhe i nje politike te perzjere nga kombinimi i forces me te drejten, ne ndryshim nga 'homologu' i tij skifter tek Republikanet, Kisingeri, i cili eshte per nje politike kaubojsi, te bazuar vetem tek shprehite imperialiste dhe tek forca e koburres. Thone se kur drejton Brzezinski politiken e jashtme, Amerika simbolizohet me Statujen e Lirise dhe, kur komandon Kisingeri, simboli i saj eshte Guantanamoja...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri është i organizuar në tre pjesë. Secila pjesë e librit, përmes një numri shkrimesh të ndërlidhura si nga konceptet ashtu edhe tematika që trajtojnë, përqëndrohet hap pas hapi në sqarimin e gjendjes ku jemi, të evidentimit dhe identifikimit të shkaktarëve për këtë gjendje, të rrugëzgjidhjes që duhet ndjekur dhe të arsyetimit sepse duhet ndjekur një rrugë e tillë. Përveç analizës, pra, libri ka elemente të forta që lehtësisht mund të shihen si pjesë e një programi politik. nNë pjesën e parë autori analizon problematikën e komplikuar të tranzicionit. Duke e vendosur në qendër të tranzicionit parinë, dhe duke ia ngarkuar asaj përgjegjësinë historike Rroji nuk mundohet që të zvogëlojë rëndësinë e mendësisë së popullit. Duke u përqëndruar në argumente që janë hedhur edhe në librin Përrallat e Tranzicionit Shqiptar, por në këtë përmbledhje të pasuruara e të zgjeruara ndjeshëm dhe me një origjinalitet të dallueshëm, Grid Rroji shpjegon se si interesat e ngushta të parisë gjetën mbështetje në mendësinë katundare të shqiptarëve. Rroji shprehet se  paria e Tiranës ka arritur t a manipulojë dëshirën e shqiptarëve për të ruajtur nderin, fytyrën e namuzin duke ju ofruar atyre jo vetëm shtrembërime të konceptit të nderit por edhe duke jua shitur sapunin për djathë. Por palët e parisë kanë frikë nga reagimi i katundarëve të ndershëm shqiptarë të cilët deri më sot u kanë besuar siç i beson i biri babës. Mirëpo këta e kanë shpërdoruar aq keq besimin dhe atdhedashurinë e katundarëve shqiptarë duke i trajtuar si kafshë pune për pasurimin e vet. Paria e Tiranës sillet si katundari më i padenjë të cilit asnjeri nuk i flet në fshat sepse i ka mashtruar të gjithë.  nKy kombinim i mashtrimit me mendësinë katundare e bëri të mundshëm projektin e parisë së Tiranës gjatë tranzicionit. Rroji gjithashtu ndalet me shumë interes në analizimin e projektit të parisë së Tiranës dhe në pasojat e zbatimit të këtij projekti. Sipas tij,  projekti i parisë së Tiranës ka dështuar . Tani jemi në një gjendje shoqërore kur shpërthimet shoqërore mund të vijnë pa pritur dhe nga nuk pritet. Kjo gjendje që i shërbente vetëm e vetëm parisë së Tiranës, por që tashmë nuk i shërben më as asaj, është e padurueshme, e papranueshme dhe e padëshë- rueshme për një komb normal. Në fakt është Rrethi i Ferrit ku na mbajnë të ngujuar forcat e errëta në shoqërinë tonë. Autori ofron shumë argumente bindëse, të dhëna dhe evidencë që janë të spërkatura në shkrimet e kësaj pjese për të krijuar pamjen më të plotë të gjendjes. nNë pjesën e dytë, autori përqëndrohet në rrugëzgjidhjen që ai propozon. Rrugëzgjidhja për Rrojin është kombëtarizmi, ndërtimi i shtet- kombit. Duke u nisur nga shembujt e vendeve të tjera që kanë qënë në kriza edhe më të rënda, por që e kanë gjetur zgjidhjen relative të problemeve në ndërtimin e shtet-kombit, Rroji argumenton me qetësi dhe në mënyrë bindëse se kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndiqet për të dalë nga kjo situatë dhe për të hyrë në hullitë e normalitetit të dëshërueshëm. Sipas tij  shteti komb demokratik është i vetmi organizim shoqëror që e ka provuar veten si efektiv në mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave themelore të qytetarit duke i garantuar njëherazi shtetit monopolin mbi dhunën e ligjshme dhe duke vendosur ekulibra shoqërorë . n Në pjesën e tretë ai ballafaqon pritjet me arritjet dhe dështimet, mundësitë që kemi pasur dhe shpërdorimet që janë evidentuar, rrugën që duhet me atë që duhet ndjekur. Zgjidhja për Rrojin është që të ndiqet e vërteta, me çdo kusht e me çdo çmim.  Çdo fillim i ri, çdo përpjekje për një reformë të vërtetë socio-politike do të bazohet në ndërtimin e një shteti komb dhe do të ketë si bazë politike masën e madhe të shqiptarëve që e sheh shpresën e vetme tek vlerat shqiptare. Megjithë përpjekjet për të mjegulluar të vërtetën, për të mbyllur shtigjet apo për të manipuluar aktorët një sistem demokratik nuk mund të mos respektojë vullnetin e popullit , thotë Rroji.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Citimet në këtë libër janë marrë kryesisht nga veprat e Xi Jinping-ut, si  Dalja nga varfëria (korrik 1992),  Kryerja e punëve konkrete, ecje përpara (dhjetor 2006) dhe  Fjalët e reja në Zhijiang (gusht 2007), kurse pjesa tjetër nga fjalimet e Xi Jinping-ut nga viti 2003 deri në vitin 2014. Nga ana kohore, citimi më i hershëm në libër i përket shtatorit të vitit 1988, ndërsa më i fundit tetorit të 2014-s. Prej një kohë shtrirjeje kaq të gjatë, besojmë se lexuesit mund të krijojnë një ide më të qartë për zhvillimin e mendimit të Xi-së në karrierën e tij politike.nnRadioja e Jashtme e Kinës (CRI), e krijuar në vitin 1941, është media që transmeton në numrin më të madh të gjuhëve në formë multimediale. Që ngadita e parë e krijimit, kjo radio i është përkushtuar gjithmonë njohjes së ndërsjellë mes Kinës dhe botës së jashtme, dhe kjo ka qenë motoja e punës edhe e seksionit të saj të gjuhës shqipe që nga dita e parë e fillimit të transmetimeve në vitin 1969. Tani marrëdhëniet kino-shqiptare po ruajnë prirjen e mire të zhvillimit dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme mes të dy vendeve po bëhen më të ngushta. Shpresojmë se ky libër mund të jape një ndihmesë sado të vogël në thellimin e njohjes së lexuesit shqiptar me botë kuptimin e popullit kinez. nnFilozofi i njohur kinez i lashtësisë Guan Zhong është shprehur:  Nga udhëheqësi mund të shihet si është një vend, nga gjenerali mund të shihet si është ushtria, kurse nga arat mund të shihet si shkojnë përgatitjet për luftë. nNë një artikull të botuar në majin e vitit 2014 në gazetën  The Wall Street Journal përmendet parapëlqimi që ka kreu i shtetit të Kinës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, për të cituar shprehje të njohura të veprave klasike kineze. Në këtë artikull bëhet një krahasim mjaft interesant ndërmjet Xi Jinping-ut dhe ish-kryeministrit britanik UinstonÇurçill, duke arritur në përfundimin se këta dy udhëheqës bëjnë  përpjekje ta përdorin krenarinë për një traditë të çmuar kulturore për ta bashkuar vendin... nNë artikujt dhe fjalimet e tij, Xi Jinping-u citon shprehje të shumta klasike. Për qeverisjen e vendit, ai ka përmendur shprehje mbi përvojën historike, si dhe mësime nga rrëzimet e pushtetit, ndërsa për kultivimin e sjelljes së duhur të zyrtarëve, ai sjell shprehje të lashta, për t u kërkuar kuadrove të forcojnë zbatimin e disciplines dhe me guxim të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësitë që u takojnë. nPerandori i dinastisë kineze Tang, Li Shimin, është shprehur:  Me bakrin si pasqyrë mund të shohim si vishemi, me njerëzit e tjerë si pasqyrë mund të njohim të mirat dhe të metat tona, me historinë si pasqyrë mund të kuptojmë arsyet e lulëzimit dhe të rrënimit të vendit . Nga fjalimi që z. Xi Jinping mbajti në  Konferencën për 2565-vjetorin e lindjes së Konfucit , mund të kuptohej se presidenti i ri i Kinës do ta përdorte edhe më shumë mençurinë e kulturës së lashtë në drejtimin e vendit.nGjatë takimit më 7 mars të vitit 2014 me delegacionin e provinces Guizhou, pjesëmarrës në sesionin e 2-të të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Xi Jinping-u vuri në dukje se, për të realizuar përtëritjen e kombit kinez, përveç  besimit te teoria, rruga dhe sistemi ynë, ndër faktorët thelbësorë duhet të shtohet edhe një, që është besimi te kultura jonë .nSot, nga përvoja dhe mençuria që përmbajnë filozofitë tradicionale, si konfucizmi, budizmi, taoizmi etj., për kultivimin e sjelljes, edukatën në familje, qeverisjen e vendit, moralin njerëzor, përmirësimin e punës së zyrtarëve etj., ka mjaft vend për t u frymëzuar dhe për t i vënë në jetë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër për anëtarët e Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar është i pari për nga lloji për përmbajtjen dhe informacionin që jep. Janë bashkuar të gjithë protagonistët e historisë së vendit, ata që kanë bërë mirë, ata që kanë bërë keq dhe ata që nuk kanë bërë asgjë, sepse të gjitha këta kanë bërë sipas mënyrës së tyre Shqipërinë që kemi sot. Ata janë këtu së bashku pa asnjë paragjykim, ndonëse disa prej tyre armiq të betuar të njëri - tjetrit. Profili i çdo anëtari të Këshillit të Ministrave jepet nëpërmjet fotografisë dhe jetëshkrimit.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër ka informacione në lidhje me regjimin sekret dhe policinë sekrete komuniste gjatë viteve 1944-1991. Ky libër është botuar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Shumë pak dihet për ngjarjet dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj ky libër studimor, merr përsipër sfidën të japë informacionin e duhur për të mos lënë hapësirë të pandriçuar, për një kohë që sa më shumë që i largohemi, aq më shumë bëhet e pandjeshme dhe aq më shumë rritet rreziku i harresës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Çdo komb mbështetet mbi një mitologji që e unifikon, duke i dhënë atij çelësat e interpretimit të historisë së vetë, duke i dhënë mundësi, po ashtu, të njohë veten dhe të identifikohet përballë një tjetri, dukë i dhënë më në fund një gjuhë të përbashkët të trajtimit të historisë së tij. Edhe kombi francez ka mitet e tij themelues. Njëri prej të cilëve, pa asnjë dyshim, është Revolucioni francez. Kronologjia ë tij, aktorët, ngjarjet, lajkatarët dhe adhuruësit ë tij janë pjesë e kësaj lëvizjeje të madhërishme, epike dhe madhështore, duke e bërë të bësojë së ai ka lindur nga diçka dhe diku. Gjithmonë është në interesin e një kombi që t'i ndriçojë këto mitë themelues dhe në interesin e atyre që marrin pushtetin ta maskojnë dhunën dhë arbitraritetin mbi të cilat ata ngrenë sundimin e tyre.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Sulltani Osman Mehmeti II është një nga figurat kulmore të Mesjetës. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe, e aftë për t’iu kundërvënë rivaleve në Perëndim (Venedigut) dhe në Lindje (Irakut). Kjo biografi, deri tani e vetme, e Mehmetit, e shndërruar prej kohësh në një vepër historikë referuese, na sjell të gjallë para sysh një epokë, e cila ndryshoi jo vetëm Lindjen e Afërme, por edhe Europën. Ky libër është vëllimi i parë i veprës.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Sulltani Osman Mehmeti II është një nga figurat më të rëndësishme të Mesjetës. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe, të aftë për t’iu kundërvënë rivaleve në Perëndim (Venedigut) dhe në Lindje (Irakut). Kjo biografi, deri tani e vetme, e Mehmetit, e shndërruar prej kohësh në një vepër historikë referuese, na sjell të gjallë para sysh një epokë, e cila ndryshoi jo vetëm Lindjen e Afërme, por edhe Evropën. Ky libër është vëllimi i dytë i veprës.
Price: 1250 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër të A. Italo Sulliotit, të lënë në harresë dhe njëherësh “të vjelur e të mjelur” lexuesit shqiptar i bie në dorë një nga dëshmitë më autentike të reporterit për ngjarjet shqiptare të viteve 1914-s, që mbartin ende plot të fshehta dhe enigma historike.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Libri më i fundit i Brzezinskit reflekton talentin e tij për të shpleksur çështjet e ndërlikuara historike dhe forcën e tij në përkrahje të zgjidhjes së tyre. “Vizioni strategjik” është një vështrim i qartë, i gjallë, i vendit të Amerikës në botën e sotme. Një nga strategët e paktë, nga mjeshtrit e vyer të Amerikës, na pikturon një tablo bindëse të një bote gjithnjë e më të ngatërruar në të ardhmen dhe na paraqet një politikë të Shteteve të Bashkuara për ta kontrolluar atë. I ngjeshur, i mprehtë dhe i logjikshëm. Kjo është një analizë e thellë, nxitëse dhe stimuluese, që duhet lexuar nga të gjitha ata që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin global.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit, që ishte edhe objektivi madhor i motos së Ringjalljes dhe synimit të madh të themelimit të shtetit kombëtar italian.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"A gjendemi në Rrugicën e Maces?" - pyet Manuel Montobbio në faqet e para të këtij libri të shkëlqyer. "Përtej metaforës, ndodhemi të paktën përballë katër pasqyrave konkave dhe konvekse, përballë lenteve, përmes të cilave shohim veten, të tjerët dhe botën. Shohim botën e Perëndimit dhe konstruksionin e universalitetit të tij të pretenduar; shohim botën e Orientalizmit dhe orientalizmat, nëpërmjet të cilave që nga Perëndimi shohim Lindjen, pohojmë dhe përkufizojmë Tjetrin; shohim botën e Oksidentalizmit dhe oksidentalizmat, përmes të cilave të tjerët shohin dhe përkufizojnë Perëndimin; shohim botën e "vlerave aziatike", deklarimi i të cilave që nga Azia pretendon të mbështesë dhe të afirmojë një universalitet apo vlera kolektive ndryshe nga vlerat e deklaruara si universale prej Perëndimit dhe për Perëndimin."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Përplasja e ideve”, tregon historinë e debateve të forta ideologjike të shekullit të kaluar dhe ngritjen e rendit modern. I botuar në kuadrin e 90 vjetorit të botimit të Foreign Affairs, ky libër jep vështrimin e duhur për të parë se nga kemi ardhur dhe se ku po shkojmë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin “Fillesat e rendit politik”, Francis Fukuyama, na jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si janë zhvilluar institucionet e sotme kryesore politike. Ai fillon me politikën e stërgjyshërve tanë të parë dhe e vazhdon historinë me daljen e shoqërive fisnore, kijimin e shtetit të parë moden në Kinë, filimin e rendit ligjor në Indi dhe Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimin e llogaridhënies politike të Evropës në prag të Revolucionit Francez.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Ky libër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Libri i Autorit Elez Biberaj nuk është i rëndësishëm vetëm për atë që shkruan, po edhe për atë që nuk kanë shkruar autorët e tjerë në këtë fushë. Studimi i tij është një burim të dhënash të besueshme dhe të hollësishme për studiuesit që përpiqen të kuptojnë lidhjet midis institucionalizmit partiak dhe sistemeve zgjedhore gjatë procesit të tranzicionit demokratik. Autori ka dhënë mirë atmosferën e kulturës politike shqiptare për luftën politike midis individëve dhe grupeve, si dhe midis partive.
Price: 1500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania