Fjalor i ri gjermanisht-shqip, fryt i një përpunimi rrënjësor e të thelluar të fjalorëve të mëparshëm të autorit.
-Ka një rritje të ndjeshme të numrit të fjalëve të reja, të kuptimeve dhe të shprehjeve.
-Përmban 61 000 fjalë, pra mbi 15 000 fjalë më tepër se ai i vitit 2002.
-U jep përparësi fjalëve nga gjuha e sotme: gjuha e mediave, e filmit dhe e teatrit, e jetës së përditshme në zyrë, në punë të tjera, në dyqane, në rrugë e kudo.
-Lë jashtë fjalët e vjetra a që janë në vjetrim e sipër, historizmat e dialektizmat, terminologjitë e fushave të ngushta, duke mbajtur më të rëndësishmet për një formim e komunikim bashkëkohor.
-Bën rishqyrtimin tërësor të strukturës së mjaft zërave.
-Ka një numër të pazakontë shprehjesh e thëniesh nga gjuha e sotme, nga jeta e përditshme, shprehje e thënie të qëndrueshme popullore dhe fjalë të urta.
-Është një vepër e përditësuar në të gjitha drejtimet duke mundësuar një kuptim shumë të mirë të gjuhës gjermane dhe duke rritur mundësinë e përkthimit nga kjo gjuhë e në këtë gjuhë.
-Ka të dhëna të hollësishme gramatikore dhe një skicë të gramatikës gjermane me shumë vlerë edhe për ata që duan të nisin mësimin e gjermanishtes pa mësues.
-Zbaton për herë të parë në fjalorët gjermanisht-shqip e anasjellas drejtshkrimin e ri të gjuhës gjermane.
-Jep në një vëllim të vetëm gjithçka të rëndësishme për gjuhën gjermane.
-Është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm për specialistët, studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe për këdo që do të mësojë gjermanishten ose ka interes për këtë gjuhë.
-Mundëson leximin dhe kuptimin pa vështirësi të letërsisë artistike, të teksteve të ndryshme nga lëmi i shkencës e i teknikës, si mjekësia, industria, botanika, zoologjia, bujqësia, elektronika, mekanika etj., ndjekjen e emisioneve radiotelevizive.
-Jep gjithçka që duhet për të komunikuar në gjuhën gjermane.
Price:
3500 Lekë