titleToAlt
Shfletoni “Enciklopedinë e Re për Fëmijë” dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat tek bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut tek qytetërimet e lashta: të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla janë riprodhuar në këtë libër me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse. Me qindra fotografi të ndërthurura me kutizën e fakteve, u japin mundësi fëmijëve të përvetësojnë dijet që përftojnë nga faqet e këtij libri që të frymëzon.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Eshtë kaq zbavitëse të zbulosh mijëra misteret e "përseve" të shkencës! Me një numër të madh eksperimentesh, njëri më i lehtë se tjetri për t'u realizuar edhe në kushtet e shtëpisë, mund të zbuloni të fshehtat e ajrit, ujit dhe dritës, të fshehtat e lëvizjes dhe ekuilibrit të trupave, magnetizmit dhe elektricitetit, të fshehtat e kimisë dhe shqisave. Qoftë vetëm, qoftë në shoqërinë e shokëve dhe shoqeve, mund të luani dhe të krijoni efekte të jashtëzakonshme, gati-gati magji të vogla, por edhe të kuptoni, nga ana tjetër, se si funksionojnë ingranazhet, nëndetëset dhe çelësat. Faqe pas faqeje, eksperiment pas eksperimenti, do të hyni e do të depërtoni në botën fantastike të shkencës dhe do të bëni një udhëtim të paparë!
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Një libër për "detektivët" e dijes, të etur për të pasuruar njohuritë. Një enciklopedi e përgjithshme që ngre dhe u jep përgjigje pikëpyetjeve që kanë të bëjnë me historinë e zhvillimit të njerëzimit, që nga fillimet e tij e deri më sot.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është burim themelor për për mendjen kureshtare të lexuesve, të rinj. Me njohuritë, faktet dhe ilustrimet fantastike, josh imagjinatën e çdo lexuesi.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Jashtëtokësorët dhe vizitorët nga kozmosi janë pjellë e fantazisë apo qënie reale që tashmë jetojnë midis nesh? Zbuloni të vërtetën që ndodhet mes radhëve të këtij libri.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
“365 fakte mbreselenese dhe rekorde mbi gjithçka” , është një botim me shumë vlera: me fakte. rekorde dhe figura të mahnitshme mbi qytetërimet e lashta, fenë, hapsirën, natyrën, kafshët, teknologjinë, vendet, popujt, artin, mbi gjithçka. Kur fluturoi njeriu i parë në hapësirë? Kush janë popujt më të lashtë të planetit tonë? Hur u shpik aeroplani? Pse janë të papërsëritshme veprat artistike të antikitetit e shumë pyetje të tjera gjejnë përgjigje të sakta në këtë enciklopedi të sheqëruar me fakte të sakta dhe të ilustruar me mjeshtëri.
Price: 1900 Lekë
titleToAlt
Një libër zbavitës, për t’i mësuar fëmijëve të njohin duke u argëtuar planetin tonë të bukur nënën Tokë e cila duhet të jetë në harmoni me universin. Në këtë libër do të mësoni për tokën dhe Planetet dhe disa ligje të fizikës të shpjeguara thjesht.Do të mësoni për shtresat e saj, polet, banorët e saj që vijnë nga të gjitha shtetet dhe kulturat, ditën dhe natën, shiun dhe fenomenet e tjera natyrore, kontinenetet dhe kafshët që jetojnë në to përfshirë këtu edhe njeriun dhe teknologjinë e tij shkatërruese të ekosistemit.
Price: 950 Lekë
titleToAlt
Projekt nga Carlo Alberto Michelini. Libër enciklopedik për fëmijë të moshës 4-6 vjeç.
Price: 950 Lekë
titleToAlt
Bota komplekse e kafshëve paraqitet në këtë libër në një mënyrë të thjeshtë dhe të qartë, pa e errësuar aspak rreptësinë shkencore. Nga format e jetës primitive, te të parët tanë në evolucion, nga insektet e vogla deri te balenat gjigante; çdo kafshë vjen e përshkruhet në mjedisin e vet natyror, duke vënë në pah karakteristikat fiziologjike dhe sjelljen. Vepra përbën, kështu, një lexim argëtues, përveçse një ndihmë të madhe didaktike.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Është një nga magjitë tona më të arrira. Zhytu në një lexim magjepsës dhe zbulo gjithë sekretet, mendimet, dashuritë, magjitë dhe të rejat tona.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Prof. Dr. Andrea Shundi ka veprimtari eksperimentuese, studimore dhe praktike në agronomi nga viti 1956 e në vazhdim. Bashkëpuntor shkencor në Institutin e Kërkimeve Bujqësore, kryespecialist në institucione dhe ekonomi bujqësore të rretheve Kukës, Lushnjë, Tiranë. Drejtor i drejtorisë së punës shkencore në Ministrinë e Bujqësisë, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore", ligjërues akademik dhe dekan i fakultetit të agronomisë në UB Tiranë, sekretar shkencor i seksionit të shkencave natyrore-teknike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe kryeredaktor i revistës "The Albanian Journal for Natural and Technical Sciences", anëtar i redaksisë së bujqësisë dhe hartues i një varg artikujve në "Fjalor Enciklopedik Shqiptar" (1985 dhe 2008). Nga viti 1998 jeton në SHBA, me veprimtari studimore dhe botuese të begatë, atje dhe në Shqipëri e Kosovë. Shquhet me botimin e 43 librave dhe në vitet 2000 spikatin: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Vreshtaria praktike", "Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë dhe verëtarinë", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë", albumi "Vreshta dhe kantina shqiptare", "Wisdom from vine and wine", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike". Ka kumtuar në 61 tubime teknike e shkencore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë pesë seminaret ndërkombëtare të organizuara nga VCR-ltali; bashkëorganizues i dy konferencave për shkencat bujqësore (Tiranë 1975 dhe 1991); bashkëorganizues i nëntë seminareve mbarëkombëtare për vreshtarinë-verëtarinë (2002-2010) që janë zhvilluar në Shqipëri e Kosovë. Nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh i Punës" të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ne enciklopedi spikasin:3200 artikuj, 3800 sinonime të termave përkatës nëpër Shqipëri e Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare: Çamëri, Mal i Zi, Maqedoni e në diasporë; 750 fjalë të urta, 550 terma, sinonime të arbëreshëve, arbërorëve, arbënorëve; shtjellohen 135 kultivarë dhe ekotipe vendës të hardhisë, 15 institucione shqiptare dhe ndërkombëtare, 38 vreshta e kantina të shquara; 60 agronomë, enologë dhe somelje të shquar. Çdo term në gjuhën shqipe ka në krah barazvlerësit në anglisht e italisht.
Price: 2500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania