titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 1: Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë : Prehistoria; Egjipti; Assiria dhe Babilonia; Hititët dhe popujt e korridorit sirio-palestinez; Medët dhe Persët; Kultura egjeane; Grekët e epokës legjendare.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 2: Greqia dhe origjina e pushtetit romak: Greqia: Lufta kundër persëve; Shekulli i artë i Perikliut; Luftërat e Peloponezit; Maqedonia, Aleksandri i Madh dhe epoka helenistike. Italia: Etruskët; Roma në epokën legjendare; Pushtimi i Italisë; Roma kundër Kartagjenës; Fillimet e një Fuqie të Madhe
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 3: Roma, pushtimet e mëdha, perandoria karolingiane: Roma: Republika dhe epoka revolucionare; Perandoria; Anarkia ushtarake; Triumfi i Kristianizmit; Antikiteti në Lindjen e Largët; India dhe Kina: Pushtimet e mëdha
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 4: Në zemër të Mesjetës: Hegjemonia shpirtërore e Kishës; Islami; Epoka karolingene; Bota aziatike nga shek. IV-X; Vikingët; Rilindja e perandorisë gjermane; Kryqëzatat; Rënia e Perandorisë Mesjetare; Shkatërrimi i pushtetit Pontifikal.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 5: Rënia e Mesjetës dhe fillimi i Kohës Moderne: Lufta njëqindvjeçare- Lufta e dy Trëndafilave- Lindja e shtetit spanjoll- Formimi i perandorisë otomane- Ekspansioni i Islamit në Afrikë- Pushtimet mongole në Lindjen e Largme- Evolucioni intelektual në fundin e Mesjetës- Rilindja në Itali.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 6: Rilindja dhe Reforma: Rilindja në Francë, në Vendet e Ulëta, në Gjermani, në Britaninë e Madhe- Zbulimet e mëdha gjeografike- Perandoria e Karlit V- Reformat dhe reformatorët- Mosha e artë e letërsisë jugevropiane, e pikturës spanjolle dhe flamande- Filipi II dhe koha e tij.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 7: Koha e konflikteve të mëdha politiko-fetare: Luftërat fetare- Anglia dhe Skocia e shekullit XVI- Franca dhe Kardinalët e Mëdhenj- Lufta Tridhjetëvjeçare- Anglia në shekullin XVII- Mendimtarët e mëdhenj, Fizikantët dhe Matematikanët- Shekulli i Luigjit XIV.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 8: Shekulli i Luigjit XVI: Lufta për trashëgiminë e Spanjës- Rusia e vjetër- Pjetri i Madh- Polonia- Hegjemonia angleze- Nga oqeani në oqean- Regjimi i vjetër në Francë- Shekulli i iluminizmit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 9: Shekulli XVII, Revolucioni dhe Perandoria: Polonia- Turqit, austriakët dhe prusianët- Stuhi mbi perandorinë Britanike- Revolucioni Francez- Shqiponjat napoleoniane.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 10: Fillimi i shekullit XIX: Karbon, çelik, pambuk dhe makina-> Manifesti Komunist- Revolucionet e 1948-ës- Mbretërimi i Viktorias- Perandoria e dytë- Bismarku, 1870-a dhe Komuna e Parisit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 11: Shekulli XIX gjer në vitin 1918: Shtetet e Bashkuara në shek. XIX- Perandoritë koloniale- Paqja e gjatë- Lufta e Parë Botërore.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në 12 vëllime të ndara ju do të keni mundësinë të njiheni me qytetërimet më të rëndësishme të njerëzimit. Historia Botërore dhe Qytetërimi 12: Prishja e paqes dhe pushtimi i hapësirës: Midis dy luftërave- Lufta e Dytë Botërore- Bota nga viti 1945 deri në ditët tona-> Lufta e ftohtë- Pushtimi i hapësirës- Rënia e Murit të Berlinit- Demokracitë e reja- Lufta kundër terrorizmit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Hannibal ante portas"... shprehja e njohur dëshpëruese e romakëve mbas humbjes së betejës së Canne-s në zonën e Puljes, duke pritur që Hanibali, armiku i tmerrshëm të shfaqej përpara portave të Romës,'qytetit të përjetshëm". Më vonë, kjo shprehje filloi të përdorej në një kuptim e përmbajtje shumë më të gjerë duke nënkuptuar frikën për ardhjen e një rreziku të madh ose të një ngjarjeje apo fenomeni pozitiv që mund të ndryshonte qytetin, shtetin, kontinentin apo dhe vetë botën. GLOBALIZIMI është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën.....Të bëjmë sikur nuk ekziston?...të kemi frikë prej tij?......apo të"miqësohemi"e te"bashkëjetojmë" me të duke përfituar maksimalisht? Në fund të fundit, a e njohim sa duhet dhe a jemi të qartë se si shfaqet?... se çfarë përfaqëson në vetvete Globalizimi?....se cili përfiton dhe cili humbet prej tij? Këtyre pyetjeve e pikëpyetjeve tenton t'i përgjigjet ky libër. "Globalizimi është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Ne jetojmë tashmë në një botë të ndërlidhur e ndërvarur në shkallë planetare. Gjithçka që ndodh në një vend të saj prek jetën dhe të ardhmen e të gjithë njerëzve kudo që ndodhen. Kur vlerësojmë apo gjykojmë masat e adoptuara në një mjedis të dhënë, ne duhet të marrim patjetër parasysh reagimet dhe pasojat në pjesën tjetër të botës. Asnjë shtet apo territor sovran, sado i gjerë, sado i populluar, sado i pasur që të jetë, nuk mund të mbrojë i vetëm kushtet e jetesës, sigurinë, prosperitetin afatgjatë, modelin social apo dhe vetë ekzistencën e qytetarëve të tij. Varësia jonë e përbashkët shtrihet tashmë në çdo skaj të planetit."- Zygmunt Bauman, Sociolog.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë eliminim dhe trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas. Pas viteve '90 dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim do të gjeni kujtimet dhe fotot e kolonelit anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta, si çdo luftë, kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët; ajo kërkon armë dhe shqiptarët nuk kishin armë për tu përballur; kërkon financën dhe shqiptarët nuk kishin financa; kërkon organizimin, por për vetë situatën e krijuar nuk kishte ndonjë organizim ushtarak. E vërteta është se, ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri, nën një motiv: armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këtë solli Billy McLean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historiktë taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misione britanike.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar. Është kërkuar nëpër arkiva. Janë shfletuar më shumë se dyqind libra, botime të vjetra e të reja, që trajtojnë historinë e asaj periudhe. Janë nxjerrë të dhëna nga gazeta të panumërta austriake, angleze, rumune, gjermane, italiane, serbe, franceze, amerikane dhe shqiptare. Për fillimet e shtetit shqiptar është folur dhe do të fiitet shumë. Por udhëtimi i Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë do të mbetet fara e asaj historie të re, prandaj nuk do të harrohet kurrë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij; ka qenë trishtim që ka ardhur nga një luftë e përgjithshme që të torturon ditë për ditë me bombardimet e me të vrarët në luftë; ka qenë fatkeqësi natyrore që ka krijuar një vështirësi tërësore për të vijuar jetën si një ecuri biologjike; apo, ka qenë, më në fund, një rrjedhojë normale e jetës e cila, si rregull, për të gjithë, ka udhëtarë të përbashkët: trishtimin, tmerrin dhe gabimin? Të gjitha këto mund të jenë, por, gjithsesi, unë në këtë Vëllim do t'i qëndroj pandarësisë se gjithçka e trishtë ka pasur një kuptim që vjen e krijohet nga kushtet detyruese të jetës që të imponojnë të tjerët. Kur jeta është imponim, ajo ka në brendësi të vet gjithmonë trishtimin, por, kur e di këtë, varet tërësisht nga ti nëse je apo jo i aftë për të dalë nga ky trishtim dhe për të qëndruar në një kohë që, ndonëse ikën për të të konsumuar jetën, nuk mund të ikë nëse ti ke ditur që ta mbushësh me mendimin tënd, me idetë e tua, dhe, më në fund, me krijimin tënd.Trishtimi në fakt, është injorancë, sepse të kap atëherë kur ti nuk je në gjendje të kuptosh fenomenin: tmerri është frika, që vjen nga kujtimi i vdekjes, sidomos kur ajo të kujton se është shumë pranë dhe kur e di se atë mund të ta shkaktojnë të tjerët që i janë imponuar jetës tënde; kurse, gabimi, është rasti i mosfunksionimit intelektiv të asaj që i themi zgjedhje. Cila prej tyre duhet të më përkasë mua? Është e vështirë, po në fund të fundit, pse duhet të imponohem? Unë po e ekspozoj, lexuesi le ta mendojë vetë. Gjithmonë brenda devizës sime: nuk imponoj asgjë, nuk propozoj asgjë, ekspozoj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"...koshienca njerëzore kishte krijuar qytetet e lira, tregtinë e lirë, shtetin institucional me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment te ri shpirtëror në jetën njerëzore. Përfundimisht, ishte krijuar njeriu i lirë, personaliteti i tij, njeriu autonom në një kohë postindustriale e postmoderne; kishte shpërthyer pluralizmi dhe dija ishte organizuar qartësisht me anë të sistemeve logjike. Intelekti po bënte jetën e vet postrelativiste. Kurse ne kishim mbetur të izoluar në një jetë të errët që mendonte për bukën e përditshme e aspak për dije dhe që e bënte jetën nën hijen e një perandorie, e cila nuk i kishte sjellë njerëzimit asgjë veç shkatërrimit të vlerave." "Modernizimi dihet se ka këto pika kardinale në natyrën e tij: zhvillim ekonomik industrial, ndryshim kulturor dhe ndryshim politik. Te tre këta ingredientë janë të lidhur më njëri-tjetrin, sepse nëpërmjet këtij raporti të brendshëm krijohet ndryshimi permanent i ndërgjegjes njerëzore. Zhvillimi ekonomik në Perëndim kishte qenë industrial, ndryshimi kulturor kishte qenë urban dhe ndryshimi politik thellësisht demokratik. Një treg i lirë dhe një demokraci liberale, e kishin ndryshuar Europën në 20 vjet dhe, ndërkohë, po ndodhte ndryshimi i koshiencës së individualizmit drejt njeriut autonom, i cili i ka të garantuara të gjitha mundësitë që te triumfojë me idetë e krijuara prej tij në një shoqëri liberale. Kjo në fakt ishte tronditje që ndihej kudo. Kjo kishte sjellë tronditje në Pragë, në Budapest, në Varshavë, por kishte sjellë tronditje edhe në Pekin e në Tiranë. Ky ishte fakt tashmë, por ndryshe nga kryeqytetet e tjera, në Pekin e në Tirane, vullnetet e sëmura kishin armiqësi patologjike me modernitetin, në një kohë kur zhvillimi i brendshëm modernitetin e kishte domosdoshmëri. Shqiptarët koha i ndëshkoi sepse, në fakt, dominoi vullneti hoxhian i izolimit." "Jo çdo ngjarje është fakt historik, kurse vetë fakti historik ka nevojë për interpretim. Duhet ta kuptojmë botën - ka thënë Albert Ajnshtajni - jo mbi bazën e gjërave që ndodhin, por mbi bazën e marredhënieve. Ky është relativizmi dhe sigurisht që ne jemi postrelativistë e prandaj na shqetësojnë marrëdhëniet. Por, duke u qëndruar këtyre marrëdhënieve, "A ka një logjikë të historisë?" pyet Osvald Shpengleri, e mandej shton: "Përtej gjithë elementeve shkakësore dhe të pakalkulueshme, a ka një diçka të cilën ne mund ta quajmë strukturë metafizike të humanitetit historik?... shkurt, e gjithë historia, a është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë?" Po, ka një logjikë të historisë, ka një metafizikë të humanttetit historik dhe, po ashtu, e gjithë historia është e bazuar mbi arketipat e përgjithshëm biografikë." "Kultura, nëse nuk e çliron njeriun nga skllavëria nuk ka asnjë lloj funksioni qytetërues. Kultura perëndimore europiane e individualitetit dhe e personalitetit e mundi kulturën europiane lindore të kolektivitetit."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Njëmbëdhjetë shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e ftohtë dhe e gjitha në ngjyrën e plumbit; ishte tamam një ditë dimri shqiptar që të kujtonte të gjithë jetën e konsumuar në vendin tënd por, siç e kam vënë në dukje, ajo i takoi të ishte dita e lirimit tim nga burgu. Po lija mbrapa një jetë që nuk dihej sesi kishte ecur, mes trishtimit dhe vuajtjes, ose drejt një pjekurie mendore të një lloji tjetër? Nuk dihej gjithashtu se çfarë kishte sjellë brenda meje ajo jetë, pjekurinë e një njeriu që e di se jeta kërkon gjithmonë një ekuilibër humanist, apo të një individi që kërkon hakmarrje për ato te këqija që ia kanë shkaktuar të tjerët?”- Autori
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Autori i qëndron besnik asaj çka edhe është dashuria e jetës së tij, diplomacisë. Thënë me fjalë të tjera, Nesho kuturis të eksplorojë territore që shembëllejnë gati-gati futuristike për diplomacinë shqiptare, sot e gjithë ditën të kapërthyer nga rutina e përditshme e një farë tulatjeje që vjen si rrjedhojë e agresivitetit që shfaq politika në raport me të, por edhe një gjendje nënshtrimi e apatie prej kompleksit të inferioritetit përkundrejt të mëdhenjve me të cilët ka fatin të ulet si e barabartë në tryezat e forumeve ndërkombëtare.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur që historia e popullit shqiptar duhet të rishkruhet në kushtet e çlirimit nga ideologjitë prapanike dhe të presioneve të shtetit autoritar. Ajo duhet të rishkruhet mbi baza të rrepta shkencore dhe jo e politizuar. Që të mund ta arrijë këtë ajo duhet të mbështetet në fakte të pakundërshtueshme e të dokumentuara me akte e dëshmi të besueshme dhe me një analizë të mirëfilltë shkencore e me ndershmëri. Publikimi i dokumentacionit historik do të pamundësojë hamendësimet apo sajimet për nga naiviteti dhe dashakeqësia. Ky ka qenë edhe synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi, t'i japë lexuesit, mbështetur në dokumente autentike, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinonet apo kujtimet e protagonistëve, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë dhe do të ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe përmbysjen e diktaturës nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizjeje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave. Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të vendosim saktësisht në kohë ngjarjet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmitarët që dëshirojnë të flasin. Dhe dëshmitë janë të besueshme kur thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, dhe që gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: "Bah, ç'përralla po na treguaka ky!" Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: "S'paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë!" Ndoshta kështu do të thonë. Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër sjell profilin e figurave kryesore të shtetit tonë nga Ismail Qemali, tek Ahmet Zogu; nga Fatos Nano tek Sali Berisha. Njëqind vjet më pas, koha ende s'i ka fashitur pasionet dhe kontraditat që shoqëruan krijimin e shtetit shqiptar. Njëqind vjet më pas, shqiptarët do të festojnë të gjithë bashkë krijimin e Shtetit të Shqipërisë. Do të nderojë ata që kontribuan për krijimin e këtij shteti dhe ata që i dhanë atij formë dhe jetë.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania