titleToAlt
Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë.Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtyrëse. Së dyti, ky qëllim është final dhe i plotë. Pikërisht të udhëhequr nga një qëllim i tillë final u hartua “Programi 2013-2017 i punës për krijimin dhe parandalimin e korrupsionit” dhe u përcaktua një qëllim tjetër sfidues dhe kritik për pesë vjetët në vazhdim: Të mposhtim me vendosshmëri që në shënjën e parë përhapjen e korupsionit mbërriti më në fund dhe një periudhë tranzicioni për të shtyrë përpara punën drejt një cikli virtuoz dhe për të bërë të pa mundur të arrihet te qëllimi final i “integritetit politik”, të përcaktuar në kongresin e 18-të të PKK
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Problemet Gjeopolitike të Mesdheut u përkasin njëzet e pesë shteteve të këtij pellgu, prandaj janë edhe më të shumta, të ndërthurura e të mbarsura me rreziqe. Këtu, rivalitetet e pushteteve nuk mund të thjeshtëzohen në skemës Veri-Jug dhe as në rivaletetin midis botës se krishterë laike dhe asaj islamike. Për të kuptuar gjeopolitikën e Mesdheut, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kuadrin e Mesdheut, por të shohim më tutje. Matanë Mesdheut p.sh. në Irak, superfuqia amerikane ka dislokuar forcat e saj të përte-Atlantikut. Pra, duhen pasur parasysh edhe konfliktet që zhvillohën më larg Mesdheut, sepse pasojat e tyre ndihen edhe në Evropën Perëndimore
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
“Në politikë nuk ka asgjë të paqëllishme, dukuritë dhe rezultatet e aksionit të saj nuk janë vetëm afatshkurtra por janë afatmesme dhe afatgjata, justifikimi kur diskutohet për çështje për fatet e vendit nuk mund të justifikohet. Jemi përballë ngjarjeve historike. Një situatë e tillë nuk kërkon ego dhe ambicie pacelizuese partiake, por një veprim kolektiv për të përfaqësuar vendin tonë duke njësuar veprimin midis nesh me atë të institucioneve evropiane. Kemi humbur shumë, mos të humbim atë që na takon.”
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Viti i parë i presidencës Tramp ishte i nxehtë dhe i stuhishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për gjithë botën. Për të treguar pasojat, gazetari Michael Ëolff, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte frekuentuar selinë qendrore të Trampit depërton tani në Shtëpinë e Bardhë “si një mizë në mur”. Ëolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të pa dëgjuara.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Sakralizimi i politikës ndodh sa herë që një entitet politik – kombi demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja-shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kujti e adhurimi, dhe vendoset në qëndër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk indetifikohen me një tip të vetëm ideologjie apo regjimi: ato mund të sakralizojnë demokracinë ose autokracinë barazinë ose pabarazine kombin ose njerëzimin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Tremonti Orakol. Tremonti Oracolo. Shqiptarët në Itali në krizë. Gli albanesi in Italia in crisi: 60 000 të pa punë. 60 000 disoccupati. 50 000 të rinjë pa asgjë. 50 000 giovani nulla tenenti. Europa e përçarë. L' Europa disunita. Fantazma e urisë. II fantasma della poverta. Amerika e para, Gjermania e para. "USA first", Germania "die Erste". Bomba njerëzore. Gli scenari della paura. -Rimini, 5 Qershor(5 Giugno) 2017
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
“Liria politike, si e drejtë qytetare, nuk ekzistonte për shqiptarët në regjimet jugosllave, ajo pësonte, në periudha të ndryshme kohore, lëvizje aq sa lejonte regjimi, apo sa detyrohej, por asnjëherë në kuptimin e plotë të lirisë.”- Autori
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Arben Puto (1924-2016) lindi në Gjirokastër. Ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Moskës, dega e së drejtës ndërkombëtare publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës, më 1957, ka punuar si pedagog dhe punonjës shkencor në Fakultetin Juridik, derisa doli në pension më 1990. Është autor i një numri veprash në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe historisë së diplomacisë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Albumi “Tirana, prefektët dhe nënprefektët e saj 1912-2017”, është i ndarë në këta kapituj: Lashtësia e trevës së Tiranës; Themelimi i qytetit të sotëm; Shpallja e mëvetësisë; Nënprefektura dhe nënprefektët; Kryeqyteti i përkohshëm dhe i përhershëm; Prefektura dhe Prefektët; Periudha 1944-1990; Rikthimi i Prefektëve dhe një tabelë përmbyllëse. Në album përmenden emrat e prefektëve dhe nënprefektëve të Tiranës si Qamil Pepa, Izet Dibra, Selahudin Blloshmi, Rexhep Jella, Banush Hamdi Bego, Zenel Prodani, Ali Erebara, Qazim Mulleti, Riza Drini, Lutfi Shehu, Mahmut Çela, Refik Toptani, Musa Qazimi, Neki Ruli, Sulejman Kërçiku, Murat Podgorica, Rauf Fico, Fahri Frashëri, Halim Gostivari, Fuat Toptani, etj. Prefekti Sadi Vorpsi thekson: “Në këtë album ju nuk do të njiheni vetëm me prefektët dhe nënprefektët e Tiranës, por edhe me momentet më kulmore të historisë së saj. Kemi të bëjmë me një botim , tek i cili ju mund të merrni një informacion të bollshëm për lashtësinë e trevës tonë, themelimin e qytetit., ngritjen e flamurit, Tiranën kryeqytet dhe krijimin e qarkut”. Sipas tij , ky album dëshmon punën e apasionuar që kanë bërë autorët, për të sjellë në dritë aspekte të panjohura të historisë së Prefekturës. “Unë si një pinjoll i një prej familjeve të vjetra të Tiranës, ndihem krenar që ju sot keni në dorë këtë album”, tha Vorpsi. Gazmen A. Bakiu, një nga autorët e këtij albumi tha se “pjesë e këtij albumi është edhe historia e Tiranës, të gjitha këto të ilustruara edhe me fotografi, si për momentet e rëndësishme dhe ndërtimet domethënëse të historisë së kryeqytetit”.
Price: 1900 Lekë
titleToAlt
“Libri që autori Dashnor Kaloçi sjell para lexuesit, është i pasur me një mori dokumentesh arkivore, që janë dhe "lënda e parë" mbi të cilën duhet të ndërtohet një vepër me karakter historik. Dhe kjo gjë është në vazhdën e disa botimeve të mëparshme të tij, që kanë zgjuar mjaft interes, por dhe reagime gjithashtu, çka është normale kur i përmbahemi caqeve të debatit shkencor, pa përmendur këtu punën e tij për më shumë se dy dekada e gjysmë, vetëm me rubrikën historike dossier. Dhe pas këtyre, po themi sprovave, ku autori në fjalë i ka qëndruar besnik dokumentit dhe burimeve arkivore, ai na vjen me këtë botim të ri, ku si bosht kryesor ka një figurë apo personazh me mjaft histori mbi supe.”- Prof. Dr. Aleksandër Meksi. “Libri i Dashnor Kaloçit, mbushur me dokumente e të dhëna arkivore, besoj do të jetë shterues në lëmin e personalitetit të kësaj figure, jo vetëm politike të kohës. Ky libër do të hyjë në analet e historisë shqiptare sa i përket pjesës së luftës, pse jo dhe atyre kërkuesve të rinj evropianë, të cilët do të jenë kuriozë të mësojnë më shumë për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri. Dhe do ta bëjnë, për këtë jam e sigurt. Në mos këto vite, një apo dy dekada më vonë sigurisht. Ndaj sot më vjen keq që një pjesë e madhe e popullit shqiptar është me zemër të lënduar, përderisa sjellja e dhunshme e tyre ndaj historisë e ndarë në dy pjesë përcakton vlerësimin e historisë dhe ua ndërron vendin protagonistëve të saj, sipas pragmatizmit politik.”- Dr. Monika Shoshori Stafa.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Libri i ri i gazetarit Robert Goro është një vështrim mbi rolin e radiove ndërkombëtare në promovimin e lirisë dhe demokracisë në vend, kryesisht gjatë viteve të para pas tranzicionit. Libri është i ndarë në dy pjesë. Në të parën, “Një dashuri me emrin BBC”, autori hedh një vështrim të shpejtë historik, që nga fillimet e shërbimit shqip të BBC-së, shkëlqimin e veçantë gjatë dy dekadave të veprimtarisë, deri në momentin e mbylljes, më 28 shkurt 2011. Në pjesën e dytë, të titulluar “RFE, media e lirë në shoqëritë pa liri”, Goro prezanton radion Europa e Lirë, (që u themelua në 1949 për të sfiduar propagandën komuniste), duke sjellë dhe materiale arkivore mjaft interesante nga periudha e parë, siç është raporti për Mehmet Shehun në 1954. Në këtë pjesë, autori merret më shumë me veprimtarinë e kësaj radioje në ditët e sotme, duke u fokusuar më tepër në zonat me tensione të larta. Goro përdor intervistat me protagonistët për të na dhënë një pamje mjaft të qartë të vështirësive që ndeshin gazetarët e terrenit, madje edhe në vende që teorikisht konsiderohen demokratike.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Si do të ishte bota, nëse roli i Amerikës si superfuqi botërore, do të vijë duke rënë, teksa do të rritej ndikimi i vendeve si Kina apo Rusia? Po a është e vërtetë që fuqia e Amerikës është duke rënë, apo kemi të bëjmë veçse me një mit? Këto e të tjera janë pyetjet që Robert Kagan, një ndër autorët më me ndikim në politikën e jashtme amerikane, përpiqet t’u japë përgjigje në këtë libër, duke na dhënë një tablo sa të gjallë aq dhe alarmante të asaj që do të ishte bota nëse vërtet do të binte ndikimi që ka sot Amerika në botë.
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky është libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
ALBTRANS 2016
Top Sekret
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pasqyra e lëndës 1. - Hyrje 2. - Gjendja ekonomiko-shoqërorë e Shqipërisë para dhjetorit të vitit 1990 3. - Ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990 4. - Krijimi i seksionit të Partisë Demokratike në Fabrikën e Tullave, Durrës 5. - Rënia e monumentit të Enver Hoxhës më 20.2.1991 dhe takimi me presidentin Ramiz Alia 6. - Puçi ushtarak i 21-22 shkurtit 1991 në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve 7. - Probleme të propagandës elektorale në Partinë Demokratike dhe mitingjet në Tepelenë, Gramsh, Peqin e Shkodër 8. - Kandidimi për deputet i liderit të dhjetorit, z. Azem Hajdari dhe Blerim Çelës në Shkodër, për zgjedhjet e para pluraliste shqiptare të 31 marsit 1991 9. - Humbja e zgjedhjeve të 31 marsit 1991 10. - Ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër dhe prania e deputetëve Azem Hajdari e Blerim Çela 11. - Dilema “Të futemi-të mos futemi”, në parlament 12. - Jeta parlamentare dhe diskutimet në parlament për masakrën e Shkodrës të 2 prillit 1991 13. - Lufta opozitare në parlament e Partisë Demokratike për të rrëzuar qeverinë “Nano 1” 14. - Rrethana që kushtëzuan futjen e opozitës demokratike në Qeverinë e Stabilitetit në qershor të vitit 1991 dhe efektet e saj politike, ekonomike dhe sociale deri në daljen prej saj 15. - Mbi ndryshimin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike” 16. - Mbi gjyqin e “kafeve” të bllokmenëve 17. - Lufta parlamentare e Partisë Demokratike për të drejtat e ish-të persekutuarve politikë 18. - Demaskimi i mashtrimeve puniste në shtypin e Partisë Demokratike, “RD” 19. - Prapaskenat e Kuvendit të Parë Kombëtar të Partisë Demokratike të 27-28 shtatorit 1991 dhe zhvillimi i tij demokratik 20. - Dalja nga Qeveria e Stabilitetit 21. - Ballafaqimi i z. Berisha me Qeverinë e Stabilitetit më 4 nëntor 1991 dhe largimi z. Ceka nga PD-ja 22. - Rënia e Qeverisë së Stabilitetit dhe formimi i qeverisë teknike të zotit Vilson Ahmeti 23. - Viti 1992, raporti i thesarit të shtetit në Parlament më 29 janar 1992 nga Blerim Çela 24. - Fushata elektorale në Përrenjas e Mokër me zotin Azem Hajdari në shkurt 1992 25. - Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 22 marsit 1992 26. - Fushata elektorale e 22 marsit 1992, fitorja historike e Partisë Demokratike dhe qeveria e saj 27. - Përgatitja për zgjedhjet lokale të 26 korrikut 1992 28. - Mocioni “Antiberisha” 29. - Konferenca e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike e 13 shkurtit të vitit 1992 për mocionistët 30. - Zhvillime të tjera politike në PD, shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm, Maksim Haxhia, dhe ligji i ri “Për Shërbimin e Kontrollit Shtetit”, që ndahet nga qeveria 31. - Shkarkimi i prokurorit të përgjithshëm Viti 1993 32) Mocioni kundër Këshillit Drejtues të RTV Shqiptar 33)Mbi përjetësimin e Berishës në krye të PD-së, politika e tij personale majtiste dhe mënyra e organizimit të PD-së 34) Miratimi ligjit për liritë e të drejtat e njeriut 35) Mbi kontrollin e ndihmave italianë të lëvruara nga Levante co 36) Fondi i solidaritetit, marrëveshja PS-PASOK, operacioni “Fshesa”, 50-vjetori i Mukjes, deklarata e zotit Kalakulla në Parlament dhe kontrolli në Këshillin e Rrethit Elbasan 37) Kuvendi i Dytë Kombëtar i PD-së, më 4-5 dhjetor 1993 Viti 1994 38) Zgjedhjet e parakohshme në disa komuna dhe zgjedhjet në degën e PD-së Tepelenë 39) Krimi terrorist i bandës greke në posten kufitare Peshkëpi-Gjirokastër më 10.04.1994 40) Referendumi i 6 nëntorit 1994 për Kushtetutën 41) Zbulimet dhe masat e Kontrollit të Shtetit për periudhën 1.06.1993-30.09.1994 42) Raporti i komisionit për realizimin e detyrave të qeverisë për të përndjekurit politikë Viti 1995 43) Zhvillime politike në PD për rritjen e eficiencës së saj në përkrahjen e demokratëve 44) Shkarkimi i zotit Eduard Selami nga kreu u Partisë Demokratike 45)Të tjera zhvillime e kujtime për heroin e demokracisë, Azem Hajdari, dhe konferenca e degëve të PD-së Viti 1996 46) Kuvendi i Tretë Kombëtar i PD-së, më 4-5 prill 1996 47) Zgjedhjet parlamentare të 26 majit dhe ato lokale të 20 tetorit 1996 48) Firmat mashtruese piramidale Viti 1997 49) Efektet politike të firmave piramidale (promemoria e të 14-ve të PD-së kundër Berishës) 50) Diskutimi në Parlament për firmën piramidale “Gjallica” 51) Vrasja e oficerëve të SHIK-ut në Vlorë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme 52) Marrëveshja e 9 marsit 1997 dhe Qeveria e Pajtimit Kombëtar e Bashkim Finos 53) Raportimi në grupin parlamentar të PD-së, më 21.03.1997 nga kryetari i SHIK-ut, zoti Bashkim Gazidede 54) Raportimi në Parlament më 26.03.1997, nga kryetari i SHIK-ut, Bashkim Gazidede 55) Përpjekjet e së majtës shqiptare dhe komiteteve ushtarake rebele për krijimin e Federatës së Jugut dhe autonominë e Korçës, Gjirokastrës e Sarandës e dështimi i tyre. Forcat shumëkombëshe dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga faktori ndërkombëtar. Deklarata e SHBA-së për paprekshmërinë e Shqipërisë 56) Rezoluta e Këshillit Kombëtar të PD-së më 13.04.1997 dhe Memorandumi i Rimëkëmbjes Kombëtare 57) Zgjedhjet e 29 qershorit 1997. Kallash-parlamenti. Fillimi qëndresës së PD-së dhe plagosja e Azem Hajdarit 58) Riorganizimi i PD-së dhe Kuvendi IV i saj më 20-21 tetor 1997 59) Financat e PD-së dhe stabilizimi i tyre 60) Meditime e opinione 61) Represioni social komunist pas zgjedhjeve të 26 korrikut 1997 dhe ngritja e çmimeve 62) Arrestimi i gjashtë ish-funksionarëve të lartë të qeverisë demokratike më 22 gusht 1998 63) Vrasja e liderit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, më 12. 09. 1998 dhe funerali i tij Viti 1999 64) Këshilli Kombëtar më 3 maj 1999 për korrupsionin qeveritar, Rambujenë dhe heqjen e akuzave të opozitës 65) Kuvendi i posaçëm i PD-së më 17.07.1999 për çështjen kombëtare dhe futja e PD-së në Parlament 66) Fillimi i nismës së BE-së për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) Viti 2000 67) Mbi librin antishqiptar të Vasilis Kondis, që quan Greqi nga Shkumbini e poshtë 68) Zgjedhjet e manipuluara vendore të 1 tetorit 2000, me heqje nga listat e votimit të demokratëve 69) Ndalimi nga policia e qeverisë Meta më 28 nëntor 2000 të kryetarit të PD-së e deputetit Sali Berisha 70) Lufta në dy fronte e PD-së me të majtën dhe oponencën e së djathtës 71) Kodi diskriminues elektoral i vitit 2000, i hartuar vetëm nga socialistët 72) Kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkon në Vlorë tre vjet pas rebelimit komunist të 1997-s Viti 2001 73) Koalicioni i qendrës së djathtë “Bashkimi për fitore”, për zgjedhjet parlamentare të 24.06.2001 dhe fushata në Sarandë 74) Kontestimi i zgjedhjeve të 24.06.2001 nga koalicioni “BF” dhe faktori jashtëm. Bojkoti i Parlamentit nga “BF” 75) Këshilli Kombëtar i 21 tetorit 2001 për analizën e zgjedhjeve të 24. 6. 01 dhe diskutimet në të 76) Konferenca e PD-së në Tiranë dhe Kuvendi VII Kombëtar më 15-16 dhjetor 2001 dhe fjalimet e Meksit e Butkës Viti 2002 77) Arsyet e kthimit të PD-së në Parlament më 1 shkurt 2002 78) Marrëveshja Nano-Berisha dhe reagimet e demokratëve 79) Takimi i Berishës me Nikolla Geixh në fundvitin 2002 në selinë e PD-së Viti 2003-2004 80) Përçarja e PS-së. Krijimi i LSI-së dhe publikimi i KOP-it në PD 81) Zgjedhjet vendore të 1 tetorit 2003 dhe heqja masive e demokratëve nga listat e votimit Viti 2005-2006 82) Kuvendi VIII Kombëtar i PD-së më 23-24 prill 2005 83) Zgjedhjet e 3 korrikut 2005 dhe fushata ime në Lushnjë. Fitorja e Partisë Demokratike 84) Disa nga diskutimet e mia në Kuvendin e Shqipërisë 85) Procedurat e shkarkimit të prokurorit përgjithshëm, Theodhori Sallaku 86) Kërkesa e PS-së për hetimin e pasurisë së kryeministrit Berisha 87) Diskutimet parlamentare për dënimin e krimeve të komunizmit dhe rezoluta e 30 tetorit 2006 Viti 2007 88) Procedurat e shkarkimit të zonjës Topalli dhe zgjedhja e zotit Bamir Topi president i Republikës, më 20.7.2007 89) Ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve politike më 12. XI. 2007 Viti 2008-2009 90) Fjala ime për grantin amerikan dhe krimet e PS-së ndaj anëtarëve të PD-së në vitet 1997-2000 91) Ligji për pastërtinë e figurës zyrtarëve të lartë administratës dhe atyre të zgjedhur 92) Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe Kuvendi IX Kombëtar më 14 dhjetor 2009
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Përvjetori i dhjetë i miratimit të Kushtetutës së Shqipërisë (1998-2008) kaloi pa ndonjë emocion e jehonë të dukshme në gjirin e politikës dhe institucionet e saj. Ndoshta, deri diku, një ndikim negativ patën edhe ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, të realizuara me mjaft shpejtësi, pa ndonjë ballafaqim e debat, pa miratimin e tyre në referendum. Sidoqoftë, këtë detyrë e realizuan me dinjitet disa universitete e struktura të veçanta të shoqërisë civile. Aktualisht, ata janë përfshirë më tej në studimin dhe realizimin e një diskutimi të hollësishëm mbi frymën e tekstin e kushtetutës, me synimin e përftimit të një bilanci të detajuar të vlerës, rolit e fuqisë së saj, përfshirë dhe një perspektivë të mirëmenduar për korrektim. Mbi të gjitha, jo për t’i parë përmirësimet e korrigjimet kushtetuese si një tabu e “pronë” të marifeteve të politikës, por për t’i shërbyer transparencës e mirëkuptimit publik, progresit institucional-politik e zhvillimit social-ekonomik të vendit. Pra, dhe për t’u paraprirë sa më drejt të gjitha ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme, përfshirë edhe ato integruese, nëpërmjet diskutimit e ballafaqimit publik. Për disa nga këto çështje janë hedhur në letër edhe disa radhë, vëzhgime e mendime modeste, pikërisht për t’i shërbyer një diskutim-ballafaqimi të tillë...
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Monografia "Lufta në udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare (PPSH), 1944-1960" përfaqëson punën disavjeçare të Prof. Dr. Demir Dyrmishit, të hartuar sipas projekteve të Institutit të Historisë. Tema e saj është pjesë e fushës së studimeve të ndërmarra nga autori pas viteve ‘90. Për hartimin e saj janë shfrytëzuar gjerësisht burimet arkivore shqiptare, disa dokumente të arkivave ruse të përkthyera në gjuhën shqipe dhe burime të tjera të natyrës bibliografike. Kjo monografi përfaqëson një punim të plotë dhe të mirëdokumentuar të luftës në udhëheqjen e lartë të PKSH (PPSH) në vitet 1944-1960, periudhë gjatë së cilës Shqipëria kishte lidhje të ngushta me Jugosllavinë e Titos dhe me BRSS. Për këtë periudhë pothuajse mungojnë studimet shkencore të dokumentuara, pavarësisht nga ekzistenca e disa botimeve të natyrës së kujtimeve, që kanë dalë gjatë viteve ‘90 dhe më mbrapa. Përgjithësisht periudha e kohës së komunizmit në Shqipëri është shkruar duke u bazuar në botimet me kujtime të Enver Hoxhës, në veprat apo materialet e tjera të botuara nga PPSH, të cilat kanë përbërë esencën e studimeve të historiografisë shqiptare të kësaj kohe. Botimi i z. Dyrmishi zgjon interes sepse ndryshe nga botimet e para viteve 90, të shkruara pa ose me pak dokumentacion, "të servirur" dhe kontrolluar nga arkivistë, ka në bazë të tij një dokumentacion të gjerë dhe të plotë. Autori ka përfituar nga rrethanat e hapjes së arkivave tona, por edhe të vendeve të tjera ish-komuniste. Trajtimet e mëparshme kanë qenë thjesht një përsëritje, ritheksim apo rimarrje e ideve dhe shpjegimeve, që buronin nga udhëheqja e lartë e PPSH dhe nga forumet e larta të saj. Autori përmes këtij studimi është munduar të na japë një histori serioze, të dokumentuar, të shkruar me korrektesë shkencore. Monografia "Lufta në Udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare (PPSH), 1944-1960" përbëhet nga: 6 kapituj, nga parathënia, pasthënia dhe nga bibliografia. Monografia është ndërtuar duke ndërthurur parimin kronologjik me atë tematik. Aty trajtohen konfliktet brenda udhëheqjes së lartë të PKSH (PPSH), duke filluar me Plenumin e Dytë të Beratit të nëntorit të vitit 1944, dhe përfundojnë me përplasjet brenda udhëheqjes së PPSH në vitin 1960, si pasojë e konfliktit dhe ndarjes së Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Pa dyshim monografia e Prof. Demirit përfaqëson studimin më të plotë të kësaj natyre, duke trajtuar pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishme të kohës.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim përbën një kontribut të ri në literaturën politike, në një këndvështrim teorik e praktik. Nëpërmjet kësaj përmbledhjeje, autori manifeston si shqetësimet e tij mbi deformimet e konstatuara në proceset demokratike, deri prirjet autokratike të shumicës së sotme qeverisëse, ashtu dhe përpjekjet për zgjerimin e demokratizimit nëpërmjet përfshirjes qytetare e aksionit civil, zhvendosjes së pushtetit për nga poshtë. Kësaj ideje e praktike bashkëkohore, jo vetëm si një përafrim i njëpasnjëshëm për një demokraci funksionale, por dhe si një shndërrim gradual i vetë procesit demokratik në një “mënyrë jetese”, autori i kthehet dhe rikthehet në pjesë të ndryshme të librit. Jo vetëm e thjesht në planin teorik, por, mbi të gjitha, me anë të një analize konkrete të ngjarjeve dhe dukurive shqiptare të viteve të fundit. Dhe, në shumë raste, godet në shenjë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Pesha e pushtetit është një libër nga Milena Harito i botuar nga Toena.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania