titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Të reflektosh mbi të tashmen do të thotë të heqësh dorë nga e ardhmja apo ta harrosh të shkuarën: e tashmja është pika e takimit për të tre drejtimet e kohës. E nuk mund të ngatërrohet ajo me një hedonizëm të lehtë. Pema e kënaqësisë nuk rritet në të shkuarën apo në të ardhmen por pikërisht në këtë mo¬ment. E megjithatë vdekja po ashtu është frut i së tashmes. Ajo nuk mund të harrohet, pasi është pjesë e jetës. Të jetosh mirë do të thotë të vdesësh mirë. Ne na duhet të mësojmë, si ta shohim vdekjen në fytyrë. E tashmja është njëherësh shkëlqyese dhe e mugët, si një sferë që bashkon të dy gjysmat e veprimit dhe meditimit. Kësisoj, ashtu siç kemi paturfilozofi të së shkuarës e të së ardhmes, të përjetësisë e të boshësisë, nesër do të kemi një filozofi të së tashmes. Përvoja poetike mund të jetë një nga themelet e saj. Çfarë dimë për të tashmen? Asgjë ose thuajse asgjë. Megjithatë poetët një gjë e dinë: e tashmja është burimi i pranive.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Libër ne gjuhën Shqipe me poezi dhe proza
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Anija hapesinore Toka ndjek me shpejtesi te larte rrugetimin e saj ne suazen e nje procesi me tri pamje: mondializim, oksidentalizim, zhvillim. Tashme gjithçka eshte e ndervarur, por njeherazi gjithçka eshte e veçuar. Njesimi tekno-ekonomik i globit shoqerohet nga konflikte etnike, fetare, politike, nga ngerçe ekonomike, nga degradimi i biosferes, nga kriza e qyteterimeve tradicionale por dhe te modernitetit. Nje mori krizash gershetohen kesisoj ne krizen e madhe te njerezimit, i cili nuk po ia del dot te behet njerezim. Ku po na çon rruga qe po ndjekim? Drejt nje perparimi te panderprere? Kjo eshte diçka qe nuk mund ta besojme me. Vdekja e oktapodhit totalitarzgjoi oktapodhin e fanatizmave fetare dhe nxiti ate te kapitalizmit financiar.Ata po e mberthejne perhere e me fort boten me tentakulat e tyre. Ulja e varferise po kryhet jo vetem me nje rritje te mireqenies materiale, por dhe me nje rritje tejet te madhe te mjerimit. Mos po shkojme valle drejt katastrofave te njepasnjeshme? Kjo ka gjase te ndodhe nese nuk ia dalim te ndryshojme rruge. Edgar Morini vendos ketu piketat e nje "Rruge" shpetimtare, e cila do te mund te formesohej permes nderthurjes se nje morie rrugesh reformatore dhe do te na çonte drejt nje metamorfoze me te habitshme se ajo qe krijoi shoqerite historike nisur nga shoqerite arkaike te gjuetareve mbledhes frutash dhe bimesh.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Per nje lexues bashkekohor, nje nga tiparet me te shquar te vepres Jetet Paralele eshte se sa shume ata ngjasojne me ne. Evokimi qe Plutarku i ben struktures se jetes Greke dhe Romake ka nje ndjesi tejet familjare. Arkitektura e shtepive, dallimi midis qytetit dhe fshatit, ritualet e vakteve te ngrenies, i gjithe ky informacion eshte sjelle me nje freski qe e ben ate te duket sikur te ishim duke lexuar rreth kultures qytetare te Romes te shekullit XXI - apo per New York City. Kur shkruan per Cassar-in, Plutarku flet rreth "darkave qe shtron dhe argetimeve dhe per nje fare shkelqimi ne te gjithe menyren e tij te jeteses". Sa te perpikta jane keto hollesi? Jo shume. Duhet patur parasysh se Plutarku ka shkruajtur ne nje kohe kur ende nuk ishte bere harta e botes. Na duhet te themi se gjeografia e tij ishte e luhatshme dhe veshtire qe ta ravijezoje ceshtjen. Cimmerian-et, na tregon ai, "jetonin ne fund te botes prane Oqeanit te Pertejme, ne nje toke me erresire dhe pyje aq te dendur sa dielli nuk eshte kurre i dukshem per arsye te madhesise dhe te trashesise se pemeve, te cilat shtrihen ne toke deri te banoret e Hercynia-s". Sa per Britanine: "Madhesia e njoftuar e ishullit dukej e pabesueshme dhe kjo ishte bere nje ceshtje e madhe debatimi midis shkrimtareve dhe studiuesve, shume prej te cileve shpallnin se ai vend as qe ekzistonte . Te besuarit shume lehte i Plutarkut do ta shastiste lexuesin e sotem si te ishte nje njeri i çuditshem.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ne gjashte tregimet e vellimit ‘’Burri me valixhe te vjeter’’, autori Bardhyl Agasi na sjelle me mjeshtri jeten shqiptare. Subjekte te thjeshte, te drejtperdrejta, narrative e zhdervjellet, bote me dritehije te forta, shpirtra njerezore qe luftojne, perpiqen te mbijetojne, personazhe te krijuar ne realitet dhe jo ne labortor, dashuri dhe zhgenjime, gjak dhe lot, shprese dhe endrra. E djeshmja dhe e sotmja vijne ne kete vellim nepermjet rrefimeve kryesisht ne veten e pare. Autori e shfaq veten e tij dhe shpesh nderhyn me nje gjuhe te shkathet ne subkoshiencen e autoreve dhe jo rralle merr pjese ne dhembjen dhe fatet e personazheve. Tregimi i gjate "Guri i shenjte", qe hap edhe librin, ka nje dinamike kinematike, personazhe te skalitur me mjeshteri. Te mbeten ne mendje personazhe te tille si Mitro, Kryepeshkopi, kapiteni apo njerez te thjeshte qe besojne ne mrekullite e Gurit te Shenjte. Padashur te zbulojme subjektin e tregimit, duhet te theksoj se konfliktin ‘’Agasi’’ e shuan" nepermjet DASHURISE
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ne romanin Portret ne sepje autorja e suksesshme kiliane rrefen historine e nje gruaje te re qe ka vendosur te zgjidhe te fshehten e se kaluares se saj te larget, nga e cila ajo nuk mund te kujtoje asgje, per te hedhur drite mbi nje ankth te vjeter qe nuk e le te qete. Nje grua dhe e kaluara e saj. Permes dashurive, luftes dhe nyjave te gjakut. Nje nderim i madh lirise per te jetuar, per te rijetuar dhe per te treguar. Nje veper e magjishme qe te zhyt ne thellesite e kujteses dhe te te fshehtave te familjes. "Une besoj se gjeja me e rendesishme eshte qe, nepermjet te rrefyerit, e kaluara te behet po aq e perjetueshme. Ne historine e Aurores, si ne nje pasqyre gjigante, shoh edhe perfytyrimin e shume grave te koheve te sotme." Isabel Allende
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kurtizania 2002
Sot, femrat që kanë natyrë kurtizaneje dhe, në fakt, e mbajnë funksionimin e kurtizaneve midis vetes, jane shpesh të paqëndrueshmet e përhershme, të pakenaqurat e vazhdueshme, që divorcohen gjashtë herë ose nuk martohen fare, që urrejnë burrin, të cilin e quajnë të padenjë t'i qëndrojnë besnike, torturojnë të dashurit, të cilëve nuk iu perkasin tërësisht, mbjellin me këmbët e tyre grindje dhe drama, duke kërkuar, siç thonë "gjithçka për të qenë të lumtura", nuk e quajnë kurrë gabim të zoterojnë në shoqëri situatën që iu paraqitet që të mund të plotësojnë, pa u ngjitur turpin e madh që është destinacioni i tyre i vërtetë. Megjithatë femrat më tërheqëse gjenden midis tyre.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
E gjithë bota është e tronditur. Por arsyeja e zhdukjes së tij është shumë më e rëndë se ç'mund të imagjinohet. Një libër me detaje që vetëm një president mund t'i dijë, dhe me kureshtjen gjithëpërfshirëse që vetëm James Patterson-i mund të ngjallë. PRESIDENTI ËSHTË ZHDUKUR THRILLER-i MË INTRIGUES DHE MBRESËLËNËS NDËR VITE
Price: 1590 Lekë
titleToAlt
DETEKTIVJA LINDSEJ BOKSER HETON RASTIN MË TRONDITËS TËKARRIERËS SË SAJ Lindsej Bokser mëson të dashurojë sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katalogu, me të shoqin Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur -përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranojë Xhonë përsëri në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së perbashkët se gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradëkur i dyshuari i aktit terrorist kërçënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në ate pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpetojë Lindsejn teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikepyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj - dhe për jetën e saj - Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon neë sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit numër 1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të vrasësve të Grave dhe përson një emocion drithërues nga fillimi deri në fund.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Falltarët 2018
"Fuqia e vërtetë e Laurence qëndron në aftësinë për të ringjallur me perpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejten për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. 'Falltarët" është një tjetër vepër, pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të romanit."
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Kam kërkuar që me poezitë e mia t'u fal mijera lexuesve dhe admiruesve, kudo në botë, pjesën më të bukur të shpirtit tim dhe ata me komentet, sugjerimet, vërejtjet, vlerësimet e tyre më kanë falur shumë, shumë më tepër, më kanë shumfishuar shpirtin krijues, më kanë rritur më shumë dashurinë për njeriun dhe jetën. U jam mirënjohës dhe i falenderoj thellë nga zemra.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Esenca..1 2019
Libër me Aforizma.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
John preferon te hedhe nje veshtrim tek te vetmuarit dhe te braktisurit. Ekziston nje cilesi e perjetshme dhe sensuale ne prozen e John-it dhe nje hije ngjethese ankthi qe ngerthen keto jete te skicuara. "Gara e qenve" merr jete me nje levizje, botet e mistershme te erresires ne striptizat dhe klubet e xhazit dalin ne pah permes prozes se bute qe i ben imazhet kaq te gjalla saqe lene mbresa dhe vazhdojne te jehojne ne erresiren qe vijon. "WALES ARTS REVIEW"
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Sa vjeçë je ti? - e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me ate zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë - por ai e kuptonte që pyetja e tij nuk kishte kuptim dhe se rinia në atë çast nuk kishte të bënte me moshën; ajo ishte më shumë një krijesë" përrallore, si bricjapët. ''Këtë vajzë e kam gjetur në pyll, mendonte dhe zemrën ia tejshponte një sëmbim i mrekullueshëm; ekzistonte një shenjë lidhur me atë: deti e kishte sjellë me valët e tij deri tek ai mbi nje korite guri; e ndiente për sa pak kohe ia kishin dhënë hua; vala që e kishte sjellë do ta rrëmbente përsëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
... "A na bën nje kolonë javore, si thua?", më pyeti i shkujdesur, duke kruar mjekrën e kuqe. Hm, tani, duke pasur parasysh kolonat e tjera dhe autorët e tyre, më dukej bezdi e madhe. Po une fillova, jo me një kolonë, por me një recension për Papa Hemingëay, të A. E. Hotchner-it. Pastaj, një ditë prej ditësh, mbas garave me kuaj, u ula dhe shkrova titullin, SHËNIME TË NJË PLAKU TË NDYRË, hapa një birrë dhe teksti u shkrua vetë. S'ishte ajo tendosje dhe ajo gdhendje e kujdesshme me një cope tehu të topitur, siç nevojitej për të shkruar diçka për The Atlantic Monthly. Po kështu, s'ishte nevoja thjesht për të bërë gazetari të dystë e të shkrehur (ëë, të gazetarizuar??). Dukej se s'kishte kurrfarë presioni. Vetëm të uleshe ndanë dritares, të pije një birrë dhe lëre të dale vetë. Ç'kishte për të ardhur, do të vinte... Charles Bukoëski
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Letërkëmbimi në letërsi. Humor Satirë
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Peter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Draker na jep edhe mësime të çmuara për të menaxhuar jetët tona personale dhe për t'u bërë udhëheqës më të efektshëm. Në këto dy artikuj klasikë nga Harvard Business Revieë, Draker na tregon çelesin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët. "Menaxhimi i Vetvetes" identifikon pyetjet vëzhguese që duhet t'i bëni vetes në menyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë nën drejtim karrierën tuaj, ndërsa "çfare e bën një Drejtues të Efektshëm" ju paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t'ju ndihmojë të gdhendni vendin tuaj në botë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
... Deri sot në arkivat osmane nuk ishin gjendur dokumente mbi Sabatai Zevin. Kjo është edhe arsyeja që mbi Sabatai Zevin ishin thurur aq shumë teori konspiracioni, saqë është pretenduar se i gjithë dokumentacioni mbi Zevin që ndodhej në arkivat osmane ishte zhdukur. Libri që keni në dorë provon se teza të tilla nuk qëndrojnë dhe se, nëse Arkivi Osman do të hulumtohet me imtësi, do të jetë e lehtë gjetja e dokumenteve tëe shumta mbi Sabatai Zevin. Në këtë punim gjithashtu janë trajtuar edhe çështje si emigrimi i hebrenjve në Turqi, aktivitetet e tyre në vendin tonë dhe personalitete të njohura hebrenjsh që dolën në skenë. Të gjithë këta u trajtuan sipas periudhave përkatëse. Ndërsa pjesa që flet mbi mjekët hebrenj është edhe e para e llojit të vet të cilën e kemi përpiluar në mënyrë të detajuar duke shfrytëzuar burimet e dorës së parë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile. Dërgon dhurata kaba. Dhe Nusja e pret brënda zakoneve të pacënuara dhe rituale të shtëpisëe, sidomos vaktet pa fund dhe aq të pasura të mëngjesit. Ka në keto orë të dites një eksitim, një gaz, një hare në përpjesëtim të drejtë me ankthin, angështinë e orëve të natës, gjatë të cilave, kështu thote legjenda, burra e gra tëë familjes kane vdekur në vijimësi. Mazhordomi Modesto sillet qark, i përpiktë, për të siguruar ritmet e bashkësisë. Ungji vepron dhe merr vendime pas vellos së nje gjumi që nuk i shqitet për kiamet as gjatë ndeshjeve të tenisit. Babai, i urtë e i patundur, zbret në qytet çdo të enjte. Bija lufton kundër makthit të natës. Nëna jeton në hijen e bukurisë së saj mitologjike. Duket se strumbullari i gjithçkaje është pritja e Birit. Dhe në atë pritje tërë personazhet rreken të shpëtojnë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Silvia dhe Gabrieli takohen ne pranvere, atehere kur rrobat jane te lehta dhe jeta neper rruge lulezon, entuziaste qe iku edhe nje dimer tjeter. Hera e pare qe ai e pa, ishte marramendese. Ajo nuk eshte nje bukuri absolute, e papritur, verbuese; eshte bukuria sipas konceptit te tij mbi bukurine. I mjaftuan vetem pak fjale per te humbur mendjen: te zbulosh se ne bote ekziston dikush me te ciin kuptohesh fluturimthi, pa u sforcuar, eshte nje mrekulli e vogel, ndihesh me pak i vetmuar. Jashte eshte bota me zhurmen dhe veshtiresite e saj, por kur ata jane se bashku ne apartamentin e tij, ka vetem magji: bejne dashuri, flasin, jane te sinqerte, heshtin per ta disiplinuar lumturine e tyre. Deri kur flluska çahet dhe fillojne te shfaqen dilemat. A mundet vertet dikush ta ndaloje jeten e tij per nje pushim? Ndoshta njerezit qe takojme na sherbejne per te kuptuar se cilet duhet te behemi ne te ardhmen dhe se gjerat e rendesishme fillojne atehere kur gjithçka duket se ka marre fund. Ky liber rrefen nje histori dashurie, por edhe me teper se kaq. Ndjenjat shpalosen ne te gjitha nuancat dhe pengesat e tyre te vogla, me thjeshtesine dhe saktesine qe e bejne Fabio Volo -n nje autor unik dhe shume te dashur jo vetem per lexuesit italiane, por edhe me gjere. Ne sfondin e nje narrative qe te mban pezull deri ne faqen e fundit, qendron dilema e zgjedhjes gjithmone e me te veshtire, midis "ne" dhe "une", midis sakrificave qe bejme per permbushjen tone personale dhe atyre qe jemi gati te bejme per nje njeri tjeter, per çiftin ose familjen. Dallimi midis permasave te lumturise vetjake dhe lumturise se perbashket.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Arkeologjia përfundimtare e kishës, ose ecclesia, ishtë pallati qiellor. Ishte vetë gjithësia që konsiderohej si një strukturë e madhe, njëstrukturë në të cilën të gjitha gjërat jetonin dhe ekzistonin për të nderuar krijuesin e tyre. Në simbolizmin gnostik, hyjnitë egjiptiane u përdorën shumë për të njëjtin qëllim. Një nga transmetimet që kemi në pothuajse të gjitha pjesët e botës është transmetimi i Isis, nëna e madhe e mistereve. Isis është, dhe gjithmonë ka qenë, emblema e traditës ezoterike vetë. Isis është nëna gjithnjë e frytshme e mençurisë, Virgjeria e Sophia e kabalisteve dhe troudvareve. Ajo eshte Maha Maya, nena e Budes, sepse të dyja si Maya dhe Maria kanë të njëjtin kuptim, ujë. Ajo është uji i jetës. Më së shumti ajo është simboli i disiplinës mistike që duhet të lindë heroin e botës, të Shelbuesit. Isis ishte nëna e Horusit, i cili hakmerrej për vrasjen e babait të tij. Në të gjitha këto fe, i afti, mistiku, i ndriçuari dhe i iniciuari ka lindur nga hapësira e nënës së madhe, në mitrën e misterit shpirtëror universal.
Price: 1100 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania