titleToAlt
Një mbrëmje, gjatë vizitës te psikologu, Antoni vë re një pacient të ri të pazakontë. I huaji duket i zbehtë dyllë, me sy të skuqur dhe bie një erë kutërbuese lagështire e kalbjeje. Për më tepër, ai shihet të vijë vetëm pasi ka rënë muzgu. Në mendjen e Antonit nuk ka vend për dyshime: pacienti i mistershëm është vampir! Po çfarë plani ka zoti Koreçjerrësi me këtë pacient? Antoni fillon hulumtimet. Në fund, ai, miku më i mirë i vampirit të vogël, duhet të zbulojë nëse doktor Koreçjerrësi është miqësor me vampirët apo jo.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Miku më i ngushtë i Antonit, vampiri i vogël, po ndjek një kurs të çuditshëm trajtimi. Mjeku i Antonit po zhvillon një "program për uljen e ndjeshmërisë" për njerëzit - apo vampirët - që kanë frikë nga drita e diellit. Vampiri i vogël mezi po pret që të fitojë aftësinë të shohë në dritë po aq mirë sa edhe në errësirë. Por Antoni ruan goxha dyshime për kurën e veçantë të mjekut.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni dyshon se shokët e tij vampirë janë në rrezik vdekjeje! Druan se i fejuari i ri i teto Dorotisë, i mistershmi Igno fon Rant, ruan një sekret të rrezikshëm. Cili është identiteti i vërtetë i Igno fon Rantit dhe si mund ta bindë Antoni vampirin e vogël se ata mund të jenë duke strehuar një armik të përbetuar?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni ka rënë në gjurmët e një komploti të lig kundër miqve të tij vampirë. Ka bindjen se vampiri i "ri" misterioz, Igno fon Rant, që së shpejti pret të fejohet me teto Dorotinë, nuk është ai që shfaqet. Po si do ta ndalin Antoni, Ana dhe vampiri i vogël keqdashësin Igno fon Rant që të vërë në jetë qëllimet e tij mizore?
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Antoni niset në ekskursion me shkollën, gjë që nuk e ka fare me qejf, aq më tepër që me ta do të jetë mësuesi strikt i matematikës. Kështu ai mendon të ftojë Anën dhe Rudigerin. Ekskursioni nuk mund të lshte kurrë i mërzitshëm, po të kishte rrotull miqtë e vet vampirë.Natën e fundit ata organizojnë një festë jo një festë të zakonshme, po një festë vampirësh!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Vampiri i vogël nuk ka qenë në një festë Krishtlindjeje prej më shumë se njëqind e pesëdhjetë vitesh! Kështu që Antoni i bën Rudigerit dhe Anës një surprizë të veçantë: i fton të kalojnë Krishtlindjen me të. Në shtëpinë e Antonit po përgatitet festa: pemë Krishtlindjeje, dhurata e gatime të shijshme. Por gjasat janë që kjo të jetë Vigjilja më e pazakontë që ka kaluar ndonjëherë familja Bishtaja.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autori shtron pyetje rreth tipareve familjare, për vlerat dhe qëllimet e edukimit, dashurinë, afërsinë dhe respektin në kushtet e shpërthimit të nazizmit. Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura. Një dokument tronditës dhimbjeje, dashurie dhe sigurisë për të mos iu fshehur historisë personale.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të lexoni për historinë e Felicitasit, e cila e adhuron luksin, por ka borxhe dhe pak talent për punë të ndershme. E ku ka zgjidhje më të mirë sesa të bëjë karrierë si mashtruese. Në një botë të orientuar vetëm drejt parasë dhe kulmit të qejfit, mashtruesja është një qenie me aftësi të mëdha përshtatjeje, që i shijon fitoret e saj, nxjerr mësime nga dështimet dhe respekton tri rregulla: Varfëria është turp, Paraja s’vjen erë kurrë, Mendjelehtësia e meshkujve është tejet fitimprurëse.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nga të gjitha vetitë që përbënin botën e atij Erih Maria Remarku që kam njohur, më kaprekur më shumë ndjeshmëria e tij e mahnitshme. Askush nuk pret të gjejë naivitet fëminor te njeriu që ndoshta ka shkruar librin më të plotë për përvojën e tij ushtarake vetjake. Kjo ka veçanërisht pak të ngjarë po qe se te ai sheh para së gjithash një shkrimtar me famë botërore, i cili e pranon me kaq bindje lavdinë dhe fatin e tij.Por në të vërtetë mbyllja në një koracë që e imitonte me kujdes, ishte mburoja e Remarkut, mbrojta e tij e sofistikuar nga ajo që ai vetë nuk arriti ta njihte deri në fund. Për mua, ai si njeri i vërtetë mu zbulua në krijimin e Alfredit, të këtij nxënësi të vogël e magjepës, të Siranoit personal të Remarkut, të krijuar prej tij për t' i ardhur rrotull nënës sime Marlen Ditrih, për ta sugj estionuar e joshur. Ai depërtonte në zemrën e saj duke kapërcyer barrierat emocionale që mund të përdoren kundër dashnorëve të zakonshëm. Fakti që as Remarku e as Ditrih nuk i kuptuan thellësitë e vërteta të kërkesave të Alfredit, pra, që pastërtia e vetëpërmbajtjes së tij nuk u vu re, është një humbje tjetër që duhet regjistruar në jetën e Erih Maria Remarkut.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Era s'kish të pushuar dhe zhurmonte në majat e panjave dhe hera-herës e mbyste edhe muzikën. Turje pemëve dëgjoheshin zhurmat e vonuara të rrufeve. Kajin e mbërtheu një shqetësim, papritmas ndjeu se teksa qëndronte ulur këtu, gjysmindiferent, minutat dhe sekondat e jetës së tij iknin pa kthim, ndërkohë diku mes tyre rridhte e heshtur rrëkeja e Kohës, enigmatike dhe e frikshme në rrëshqitjen e saj të pandalshme të tejdukshme, si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga plaga. Në gjysmerrësirën e ngrohtë, ku era e kashtës përzihej me frymëmarrjen e kafshëve, mes kuajve qëndronte shtrirë qeni i tij, një qen i hirtë në të qielltë me nofkën Frute. Si dëgjoi hapat e të zotit, ai kërceu dhe, me një të lehur të zhurmshëm, u hodh i vendosur në drejtim të tij.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në vepër trajtohet sesi njeriu ia shet shpirtin djallit për hir të një dashurie, dhe që në fakt, përbën një betejë të vështirë të gjatë ndërmjet njeriut dhe djallit. Në vepër do të shikoni qartë dobësitë njerëzore dhe kurthet djallëzore dhe do të kuptoni mundimin që i japin njeriut disa dëshira djallëzore. Libri fillon me marrëveshjen ku Krijuesi thekson mirësinë që ndodhet brenda njeriut, ndërsa djalli, Mefistofeli, ngulmon për të kundërtën. Kjo marrëveshje është bërë mbi doktor Faustin dhe ngjarjet që zhvillohen rreth tij. Shpirti djallëzor i Mefistofelit mbron tezën se njeriu mund të nxirret lehtë nga rruga e drejtë. Me lejen që ka marrë nga Krijuesi i futet punës për ta nxjerrë Faustin nga rruga e drejtë. Fausti, që digjet nga dëshira për të patur një fuqi të pafundme, do t'ia shesë shpirtin djallit; në të vërtetë, do të dëshirojë të drejtohet nga e mira, por duke i shkuar nga pas djallit, do të zhytet në gabime. Në këtë mënyrë do të bëjë të palumtur ata që i rrethojnë dhe bëhet pjesë e përfundimit të tyre të keq.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kjo vepër është aq e mrekullueshme, sa unë nuk e di se me çfare tjetër mund të krahasohet“ Gëte.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
101 poezi lirike, erotike, balada e këngë për dashurinë nga Bertolt Brecht. Njeriu që është quajtur dramaturgu më i madh i shekullit 20 është njëkohësisht një ndër poetët kryesorë të asaj periudhe, i njohur sa për këngët e “Operës për 3 groshë" aq dhe për lirikat, baladat, sonetet dhe vjershat e tjera erotike.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania