titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Doktor Oksi se bashku me asistentin e tij, Izhene, shkojnë në komunitetin e vogël të Kikendones. Ai premton ta ndriçojë qytezën me një rrjet tubash me gaz oksihidrik. Gjatë ndërtimit të këtij rrjeti, komuniteti i qetë entuziazmohet mjaft, deri në atë pikë, sa ata janë gati të luftojnë me komunitetin fqinj. Por cili është shkaku i këtij ndryshimi në natyrën e njerëzve të mirë të Kikendones? Ndoshta ka diçka në ajër, por vetëm Doktor Oksi dhe asistenti i tij Izhene e dinë me siguri.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Pasi gjejnë një shishe misterioze në det kur kishin dalë për të provuar jahtin e tyre të ri në 1964, Glenervani dhe bashkëshortja e tij duke u udhëhequr nga letrat që nxjerrin nga shishja, nisin një udhëtim të gjatë e aventuresk në kërkim të kapitenit të famshëm skocez Grant. Në këtë libër do keni mundësi të lexoni peripecitë dhe sakrificat e shumta që tregojnë heronjtë tanë për të gjetur kapiten Grantin.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Me mundësitë e sotme, të bësh një udhëtim përreth botës për tetëdhjetë ditë është shumë e lehtë. Po sikur të ishit një shekull më parë me një dedektiv që ju ndjek nga pas, a do ia arrinit vallë? Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion udhëtimin përreth botës të z. Fog, në një kohë kur ky udhëtim konsiderohej diçka e pamundur.
Price: 550 Lekë
titleToAlt
Një festë me të papritura. Në shkollën e Konit, nxënësit i kanë zënë ethet e festës që do të zhvillohet shumë shpejt dhe të gjithë duan t'ia kalojnë sa më bukur. Koni, Ana, Billi dhe Dina duhet të kujdesen për pijet dhe muzikën, por Ana nuk e ka shumë mendjen te kjo detyrë. Duket se për të, kompjuteri i ri dhe bisedat në internet me të tjerët janë më argëtuese sesa shoqet e saj. Dhe, cili na qenka ky Njeriu i Hënës, kaq i mistershëm, i cili na e mban Anën peng?!
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Historia e disa njerëzve të humbur, të cilët mundohen të mbijetojnë në atë tokë misterioze, duke zbuluar një nga një sekretet e saj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Eli, Samëra dhe Jasmina janë shumë të lumtura që do ta vizitojnë sërish Mbretërinë e Fshehtë! E liga Mbretëreshë Zemërkeqja ka fshehur një rrufe në Luginën e Njëbrirëshit. A munden vajzat t'u ndihmojnë miqve të tyre njëbrirësh ta shpëtojnë vendin magjik nga mijëra njëmijëkëmbësh të uritur?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Kur Eli, Samëra dhe Jasmina zbresin mbi retë e buta lart në qiellin sipër Mbretërisë së Fshehtë, ato shijojnë shumë argëtim duke u hedhur sa andej-këndej! Mirëpo shpejt e kuptojnë se magjia e ligë e Mbretëreshës Zemërkeqja ka nisur të shkatërrojë Ishullin e Reve përjetë...
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Eli, Samëra dhe Jasmina janë nisur për një aventurë thellë në det! A mund t'iu ndihmojnë ato miqve të tyre të rinjë të nënujshëm, që të shpëtojnë Perlen e Dëshirave nga e liga Mbretëreshë Zemërkeqja dhe Krijesat e Stuhisë?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Është koha që miket e ngushta Eli, Samëra dhe Jasmina të nisen drejt shpateve të ngrira të Malit Magjik! A mund ta gjejnë ato rrufenë e pestë të magjepsur të Mbretëreshës Zemërliga dhe të mos lejojnë që xhuxhët e dëborës të shndërrohen në copëza akulli?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Hyni në një botë përplot magji, miqësi dhe argëtim! Është pothuajse mesverë, koha më magjike e vitit! Të gjitha zanat janë mbledhur në Plazhin Vezullues për të parë se si magjia e Mbretërisë së Fshehtë përtërihet edhe për një vit tjetër. Por edhe e liga Mbretëreshë Zemërkeqja është aty pranë... A munden Eli, Samëra dhe Jasmina ta shpëtojnë rërën vezulluese dhe ta mbajnë magjinë në jetë?
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Profesori Pierre Aronnax, i shoqëruar nga Kapiteni Nemo dhe burra të tjerë realizojnë eksplorimin e shtratit të detit dhe krejt këtë e shijojnë me anijen Nautilus.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Oto Lidenbrok, profesor i mineralogjisë dhe ekspert i gjeologjisë, së bashku me nipin e tij, duke u bazuar në një dorëshkrim nisen për Udhëtim në Qendër të Tokës.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi.Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj... apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl ,tamam ashtu. Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore. Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës.Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe. - Independent  Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë... Tejet zbavitës. - Observer  I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe modernes, magjisë dhe krimit. - Time  Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë. - Guardian
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899. Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike. Golemi dhe xhindi është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale.
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania