titleToAlt
Mbi një metaforë dhe një simbolikë domethënëse është ngritur subjekti dhe filozofia që mbart Mali Analog. Libri fund e krye është përshkruar nga ngjarje të pazakonta, njerëz të pazakontë, e vende të pazakonta. A ekziston vërtet Mali Analog, apo ekspedita për ta eksploruar atë mbështetet në dëshirën e fshehtë të njeriut për të shkuar përtej të mundshmes të asaj që është e dukshme? Vitet ’40, vite kur u shkrua romani, ishin vite të një holokausti njerëzor (që i përjetoi edhe vetë autori), e ndoshta në këtë roman ai gjeti rrugëdaljen për të qenë pjesë e një realiteti tjetër. Shoqëruesit e kësaj ekspedite përpos së shoqes, ishin njerëz me vizion dhe perspektivë në jetë. Por në përditësinë e tyre u mungonte një motiv më tepër, një stimul, dhe oferta për të qenë pjesë e një ekspedite të këtillë i joshi. Por ajo që do të gjejnë në Malin Analog i kalon të gjitha parashikimet. Në portretin e njeriut-zgavër, që është bosh, ushqehet me bosh e pret një njeri nga bota e tokësorëve për të mbushur boshllëkun e tij, a mos vallë Daumal, ironizon kotësinë e njerëzve të shekullit XX, kotësinë e luftërave të fitimtarëve që ngrihen mbi skeletet e të vrarëve?!
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një djalosh shtatlartë e flokëverdhë nga Europa, i cili e quan veten  Mogor del Amore (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber. Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze,  Zonjë Syzeza , dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë. Në fillim, princeshën Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe, më në fund, bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj. Dhe atëherë fillojnë telashet.  Magjistrica e Firences është historia e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit. Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave.Por a është e vërtetë historia e Mogorit?Nëse po, çfarë i ka ndodhur princeshës së humbur? E nëse Mogori është gënjeshtar, a duhet të vdesë ai?
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur, që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëmijërore. Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur mes fushave me grurë. Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave "Aventurat e Tom Sojerit" të Mark Twain-it dhe  "Përralla italiane" të Calvino-s. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë."Unë nuk kam frikë", botuar për herë të parë në vitin 2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë.Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut, përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përbindëshi. Por ndërkohë është edhe lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr.Brian Weiss.Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.Si një psikoterapist tradicional,dr. Brian Weiss mbeti i habitur dhe gjithashtu skeptik, teksa njëra nga pacientet e tij nisi të kujtojë trauma jetësh të shkuara, që dukej se mbartnin çelësin e maktheve të saj të vazhdueshme dhe ataket e panikut. Skepticizmi i tij u davarit befas kur ajo nisi të përcjellë mesazhe nga  hapësira midis jetëve , të cilat përmbanin të vërteta për familjen dhe djalin e vdekur të dr. Weiss. E duke përdorur terapinë për jetët e shkuara, ai pati mundësinë të kuronte pacienten e të niste eksplorimin e një tjetër faze kuptimplote të karrierës së tij.Ky është rrëfimi thellësisht tronditës i zgjimit të papritur shpirtëror të një njeriu. Ky libër, dukshëm tejet kurajoz, i hapi shtegun një martese mes shkencës dhe metafizikës. Një lexim shumë i dobishëm për një botë të uritur në kërkim të shpirtit.-Jeanne Avery, autor i  "Astrologjia dhe jetët e tua të shkuara" .
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork?Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje? Së bashku me të motrën, detektiven private Helena, ajo i hyn kërkimit të të shoqit. Kthehet në Nju-Jork dhe e presin ndodhi të çuditshme. Nën petkun e humorit, fshihet një histori e zymtë... A do të jetë e fortë Ana?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Është ora tre e një çerek e një pasditeje vjeshte. Një krismë. E një gjuetari mbase. Shumë afër madje. Juliusi është duke lexuar, si gjithnjë, pranë sobës në barakën e tij në pyjet e Meinit, ku jeton i vetëm prej vitesh. Në barakën e tij janë stivuar 3282 volume, të gjithë të lexuara e skeduara me kujdes më parë nga i ati e pastaj nga Julius, i cili i kalon kështu ditët e tij që kur ishte fëmijë. E vetmja shoqëri është ajo e qenit të tij, Hobs, i cili, në çastin e krismës, nuk ndodhet pranë zjarrit, afër tij... Qeni i tij është qëlluar nga gjahtarët nga pakujdesia apo mizoria.Kjo e çon Juliusin në një çmenduri të tejskajshme... Befas, ai mbetet më i vetmuar se kurrë: kishte qenë ashtu edhe me babanë e tij, derisa vdiq; pastaj me Klerën, e cila e la për një tjetër burrë; dhe pastaj me Hobsin, që ia kishte lehtësuar dhimbjet pas largimit të Klerës. E tani edhe Hobsi po ikën përgjithmonë...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Atiq Rahimi është autor franko-afgan, i cili ka fituar çmimin  Goncourt 2008 me romanin "Guri i durimit".Në mitologjinë persiane, flitet për një gur magjik që vendoset përpara vetes për të tërhequr mbi të fatkeqësitë, vuajtjet, dhembjet dhe mjerimet. Atij i besohen të gjitha të fshehtat e zemrës, ato që nuk mund t'iu thuhen të tjerëve. Dhe guri dëgjon, i thith të gjitha fjalët si sfungjer, i thith të gjitha sekretet, derisa një ditë pëlcet. Dhe atë ditë ndihesh i çliruar.Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura. Ky tregim lexohet me një frymë, me gjithë njëfarë mërzie në rritje e që bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Gjestet mekanike të gruas i lënë vendin një lumi të pashtershëm fjalësh. Një monolog i gjatë, ku guri i durimit merr tiparet e burrit të zhytur në komë. Më së fundi, me gjithë bombat dhe breshëritë, gruaja arrin ta lërë veten të çlirohet nga zhgënjimet, ndjenjat dhe sekretet e një jete të tërë.Me një shkrim të çliruar nga çdolloj çensure, Atiq Rahimi na sjell një tregim të rëndë, por prekës, si një homazh për luftën e gruas myslimane përballë integrimit, e cila, e murosur qysh në lindje në heshtjen e saj, gjendet e burgosur në kuptimin e vërtetë të fjalës, si dhe në kuptimin e figurshëm.Më shumë guxim, në romanin e tij autori përshkruan jetën e përditshme ose më saktë të përditshmen femërore, realitetin shtypës të njëfarë konceptimi të islamit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Qytetërimi nuk mbaron me një  bam apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt "Puls", një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej... e po, si të themi, në një qenie çnjerëzore. Të egër, vrasëse, të pashpirt  me një tërbim të pangopshëm. Pak rëndësi ka për ata që e shmangën këtë sulm teknologjik...
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze. Kështu fillon kjo dramë familjare tashmë për lexuesin edhe si roman, sepse në vitin 1976, seriali i titulluar ‘’Ku është Ana’’, mbërtheu me emocione të shumta para ekranit miliona spektatorë, dhe jo vetëm italianë.Hetimet e policisë vazhdojnë mbi tre muaj pandërprerë në kërkim të Anës. Karloja është në gjendje ankthi, nga pritja e gjatë pa shenja shprese, pa asnjë dëshmi nëse ajo ka vdekur, është rrëmbyer apo larguar me dëshirë. Përballë dështimit të policisë, ai vendos të shkojë i vetëm në kërkim të saj.Ditët dhe netët e Karlos në kërkim do ta çojnë në zbulimin e një misteri: Inxhinier Lari gjendet i vdekur brenda një makine. Kush është vrasësi po Ana është e dashura apo vrasësja e tij.Në këtë rrugëtim të rrezikshëm Karloja zbulon anën e errët të Romës, metropolit të populluar me personalitete interesantë, të trazuar e të frikshëm. Karloja, njeri kokëfortë dhe thellësisht i vetmuar, i dashuruar marrëzisht me Anën, është i bindur për ta çuar deri në fund kërkimin deri në kufijtë e të pamundshmes për te e vërteta tragjike.Mbi njëzet milion spektatorë ishin mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se ku gjendej e gjora Ana. Bashkëshorti i saj i dëshpëruar prej më shumë se një muaji udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin në kërkim të ndonjë gjurme jete të saj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë novelë, lexuesit ndjekin Toni Uebsterin, një burrë në moshë të mesme. Teksa përballet me të kaluarën e tij. Dy miq të rinisë bëhen sërish të pranishëm në jetën e tij: njëri që nga përtej varri, e tjetra më se e gjallë. Një trashëgimi e mistershme e shtyn gradualisht të rivlerësojë natyrën dhe vendin e tij në këtë botë. Sa shpesh e tregojmë historinë e jetës sonë? Sa shpesh e rregullojmë , e zbukurojmë, i heqim ndonjë copëz të padëshiruar aty-këtu? Dhe, sa më shumë rrojmë, aq më të paktë bëhen ata që mund të na kundërshtojnë historinë, të na kujtojnë se jeta jonë nuk është jeta jonë, nuk është historia që kemi treguar pëe jetën tonë, që u tregojmë të tjerëve, por –kryesisht- edhe vetes. Plot me ide filozofike... e megjithatë, arrin të të intrigojë mirëfilli, sikur të ishte një histori psikologjike me detektivë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Arti i vrasjes - Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit. Të gjitha provat flasin kundër dijetarit të shquar, ndaj ai do të dalë përpara gjyqit. Procesin do ta ndjekë nga afër Jul Benthajmi, një student i ri në Drejtësi, i cili punon edhe si skicues i vendkrimeve dhe gjyqeve. Shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk është aq e qartë sa mendonte në fillim prokuroria, dhe vrasësi i hamendësuar po e tërheq për hunde drejtësinë prusiane. Juli sa vjen e bindet se profesori gjenial po ndjek një strategji të mirëmenduar, në fund të së cilës mund të shohim kapitullimin e sistemit gjyqësor prusian...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ai, Tatani fatkeq, qe endur vërdallë duke u mburrur së tepërmi me fatin që i kishte pikuar: në barkun e një melanure të shijshme ai kishte gjetur një unazë antike, tepër të çmuar për një varfanjak si ai& nDhe Efiz Marini, që gjatë një shëtitjeje në bregdet has në kufomën e tij barkçarë, nuk e ka të vështirë ta marrë me mend se dikush e ka vrarë për të shtënë në dorë thesarin e tij. I vendosur për ta çuar deri në fund hetimin e tij, në të vërtetë djaloshi vë në lëvizje shumë më tepër se mendjemprehtësinë e tij. Ajo që zbulon gjatë përudhjes së tij: të tjerë njerëz të vrarë, një përvijim i çmendur kriminal prej zhvillimeve politike e, më në fund, triumfi i një forme drejtësie sa të pamëshirshme aq edhe anomale, janë po ashtu etapa të udhëtimit plot vuajtje të rritjes.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Një libër i shkruar me shumë mjeshtëri, një tregim melankolik i tragjedisë dhe mohimit. Një histori e katër grave të brezave të ndryshëm, njëra prej të cilave vuan një dhunë të papërshkueshme seksuale. Një e fshehtë rrëqethëse e jetës, që ngrihet midis dy botëve: asaj imagjinare mbi edukimin dhe dashurinë, por edhe botës së paimagjinueshme të dhimbjes dhe abuzimit.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë, iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit, që dëshironte të njihte veten. Por, Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër, për shkak të mënyrës sesi shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lejdish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta.nMes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun. Një natë, kur po darkonin së bashku në apartamentin e Lajborit  dy hebrejtë e ve dhe Treslovi i pamartuar  tre burrat kaluan orë të këndshme duke sjellë ndërmend kohën para se të përjetonin dashuritë e humbjet, para se t i vlerësonin gjërat aq shumë sa të kishin frikë nga humbja e tyre. Por kur po kthehej në shtëpi, Treslovin e sulmuan dhe e grabitën para vitrinës së një dyqani violinash. Treslovit iu mbush mendja se kishte rënë padrejtësisht viktimë e një krimi antisemit. Pas kësaj ngjarjeje, e tërë qenia e tij ndryshoi deri në thelbin më të thellë.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
 Magjistari i panaireve përmban tregime me dashuri të përmbushur dhe të papërmbushur, me dukuri që janë të dukshme në jetën e përditshme dhe vlera që perceptohen vetëm në momente të jashtëzakonshme. Narracioni lëviz nga realizmi në dukje në zhanre të tjera; nga narracioni policesk ose thriller te proza erotike. Kujtimet, intimitetet dhe parandjenjat injektohen qetësisht në këto tregime që e pranojnë atë çka fati sjell, madje edhe kur bëhen përpjekje për ta ndryshuar, siç ndodh në tregimet Xhepat plot me gurë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t i duken si të njohur.  Xhesi dhe Xhejzoni , i quan me vete. Në sytë e saj, jeta e tyre duket e përsosur. Krejt ndryshe nga jeta e vet. Pastaj sheh diçka tronditëse. Kalon vetëm një minutë derisa niset treni, por aq mjafton. Gjithçka ndryshon. Meqë nuk e mban dot për vete, Rejçëlli ia tregon policisë atë që di dhe ngatërrohet keq me gjithçka ndodh më pas dhe me jetën e gjithë njerëzve të përzier në këtë çështje. Mos vallë bëri më tepër dëm se mirë
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899. Ahmedi është xhind, qenie e zjarrit, i lindur shumë kohë më parë në shkretëtirën siriane. I kapur brenda një pagureje bakri nga një magjistar beduin para disa shekujsh, çlirohet aksidentalisht nga një kovaç në Manhatan. Megjithëse nuk është më i burgosur, Ahmedi nuk është as plotësisht i lirë sepse një byzylyk hekuri në dorë e mban të lidhur në botën fizike. Golemi dhe xhindi është historia e tyre e magjishme dhe e paharrueshme. Miqtë, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri, sfidojnë cilësitë që u japin natyrat e tyre të kundërta derisa nata e incidentit të tmerrshëm i shtyn drejt dy botëve të ndryshme. Por një kërcënim më i madh i bashkon përsëri Havanë dhe Ahmedin, duke iu sfiduar ekzistencën dhe duke i detyruar të bëjnë zgjedhje fatale.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu. Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull" vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi. Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme. Përpara se Xhejkobi t'i shpjerë fëmijët e veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij për Ema Blumin. "Qyteti i magjepsur" i tërheq lexuesit në një botë e pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin. Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë, përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kujt i pëlqen misteri, ndodhitë e pashpjegueshme nga logjika, suspansa, i gjen të gjitha në këtë roman."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në debutimin e detektivit më të famshëm në letërsi, një burrë i vdekur zbulohet i mbuluar në gjak në një dhomë në rrugën Brikston. Të dhënat e vetme janë një unazë martese, një orë prej ari, një botim xhepi i Dekameronit të Bokaços dhe një fjalë e shkarravitur me gjak në mur. Me këtë hetim fillon edhe bashkëpunimi i Sherlok Holmsit dhe Dr.Uotsonit. Kërkimi i tyre për vrasësin çon në zbulimin e një historie dashurie dhe hakmarrjeje dhe lajmëron një sërë misteresh, ku fjalën e fundit e thotë pa më të voglin dyshim i papërsëritshmi Holms.
Price: 650 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania