titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Si presidente i një kompanie të madhe farmaceutike, Peter Haskell ka gjithçka mund të dojë një burrë: pushtet, karrierë dhe familje, për të cilën ka bërë shumë sakrifica. Kompromisi ka qenë fjala kyçe në jetën e Peter. Olivia Thatcher është gruaja e një senatori të njohur, që tërë jetën ka përkrahur ambicien politike të të shoqit, derisa një ditë ndihet krejt bosh. Ajo ka ngecur në një situatë mes detyrës dhe përgjegjësive, e martuar me një burrë që e ka dashur dikur, por që nuk e njeh më. Kur i biri humbi jetën, një pjesë e Olivias vdiq bashkë me të. Rastësisht ata takohen në Paris... Peter, dikur i sigurt në rrugën e tij, papritur përballet me një situatë të re, ndërsa Olivia nuk është më e sigurt për asgjë. Pesë ditë në Paris është gjithçka që kanë. Ata kthehen në jetët e tyre të ndara, por asgjë nuk është më njëlloj. Derisa kuptojnë se është koha të përballojnë sfidat e jetës me kokën lart, duke lënë mënjanë kompromiset.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë. Në vitet 1950, jeta ishte më e thjeshtë dhe njerëzit besonin ende në ëndrra, ndërsa familja ishte gjëja më e shtrenjtë. Pikërisht në këtë kohë, në këtë qytezë, një familje e lumtur tronditet nga vdekja e papritur e fëmijës. Dhe një e huaj mbërrin në qytet – një grua e re, e cila do të ndikojë e jetën e shumë banorëve. Ajo dhe një burrë i ri takohen dhe bien në dashuri. Dashuria e tyre e pafajshme do të sjellë shpresën për një familje të tërë dhe jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithnjë nga një dhuratë e veçantë që ajo u lë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pushteti, fuqia, epërsia janë baza e suksesit në ditët e sotme. Fuqia, vendosmëria dhe guximi janë tri cilësitë, më anën e të cilave mund të arrish kulmin e suksesit. Fiona Karson dhe Marshall Ueston i kanë arritur majat. Por nëse Fiona, një grua e vetmuar me dy fëmijë, flijon lumturinë femërore për hir të punës e figurës së nënës, Marshalli e shijon jetën, duke rrezikuar të shkojë deri në kufinjtë e skandalit. Eshtë e qartë se ata janë tipa krejt të ndryshëm. Megjithatë, shtypi i kundondodhur nuk bën gjë tjetër veçse përgjon rastin për të ngulur kthetrat edhe në jetën private jo vetëm të Marshallit mendjelehtë e të shkujdesur, por edhe të Fionës së papërlyer...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Blejz MAkkarti është një nënë e mrekullueshme dhe gazetare e shquar televizioni.Bukurinë dhe taleentin e saj e kanë zili shumë gra,kurse meshkujt luajnë mendsh për të .Dhe askush nuk dyshonte se Blejzi për shumë vite ruante të fshehtën e tmerrshme nga sytë e komshinjve kureshtarë.Por njëhere jeta e saj rrëshqiti jashtë kontrollit.Frika e demaskimit,kërcënimi i pushimit nga puna dhe grindja me të bijën ia lëkundin Blejzit tokën nën këmbë.Dikur kishte një jetë ideale ,kurse tani ajo i duket e padurueshme.A do të ketë mundësi Blejzi ta rikthejë harmoninë dhe qetësinë në jetë dhe familje?
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 850 Lekë
titleToAlt
I zgjuar, tërheqës, Berni Faini ishte djali më i çuditshëm i Wolff's-it, dyqani më mahnitës i Nju-Jorkut. Si epror ai shkon me ngritje në detyrë në San Francisko për të hapur një degë në Bregun Perëndimor. Karriera e tij ka kapur majat, ndërsa jeta nuk ka gjetur akoma kuptim.
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pas dasmës me Endrjun, Dina thotë se do të bëjë një fëmijë gjatë muajit të mjaltit. Por shumë më pas, ajo ende nuk ngelet shtatzënë. Ndërsa të dy bashkëshortët presin çdo muaj me ankth, ata fillojnë të pyesin veten sesa larg janë të gatshëm të shkojnë për të realizuar dëshirën për t’u bërë me fëmijë. Çarli ëndërron për një shtëpi plot me fëmijë, ndërsa gruaja e tij aktore Barbi ka të tjera plane. Kur mëson se është steril, Çarli detyrohet të mendojë për martesën me një grua me të cilën nuk ndan asnjë dëshirë dhe interes. Pas dhjetë vitesh bashkë, Pilar, një avokate nga Santa Barbara, martohet me gjykatësin Bred, i cili është 19 vjet më i madh dhe baba i dy fëmijëve të rritur. Ata janë të lumtur me jetën e tyre të rehatshme, deri në momentin kur Barbara fillon të mendojë nëse një ditë do të pendohet për vendimin për të mos pasur një fëmijë me bashkëshortin e saj. Nëpërmjet jetës së këtyre çifteve, Daniel Still na tregon për bekimet e formave të ndryshme ndërkohë që ndërtojmë familjet.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake. Në romanin e ri të pasur plot personazhe të Daniel Stillit, Olivia përballet me të shkuarën, përpiqet të balancojë të tashmen dhe të rregullojë gjëra aty ku mundet, ndërkohë që drejton biznesin e saj të suksesshëm. Si një mënyrë për t'u kthyer në kohën e humbur, Olivia kalon muaj të tërë çdo vit duke planifikuar pushimet për t'i kënaqur të gjithë pjesëtarët e familjes. Këtë verë ka rregulluar një udhëtim prej ëndrrash në Mesdhe me një jaht luksoz dhe shpreson që këto të jenë pushimet më të paharruara për të gjithë. Ky gjest bujar shpreh çdo vit dashurinë e saj për ta, por edhe keqardhjen për çastet e rëndësishme që ka humbur kur fëmijët ishin të vegjël. Vajza e saj e vogël, Kesi, producente muzike që jeton në Londër, e refuzon ftesën, si çdo vit. Vajza e madhe, Liza, jeton nën hijen e së ëmës, me tmerrin e dështimit ndërsa përpiqet të përmbushë ëndrrën e saj si shkrimtare. Dy djemtë, Xhoni dhe Filipi, punojnë për Olivian, megjithëse të dyja gratë e tyre nuk e duan këtë gjë. Përgjatë shkëlqimit të brigjeve mesdhetare, kjo duhet të jetë një verë për t'u mbajtur mend për Olivian dhe për fëmijët e nipërit që mbushin anijen. Por si në çdo grumbullim familjar, ka gjithnjë të papritura dhe pavarësisht sa luksoze janë pushimet, gjërat nuk shkojnë të gjitha siç shpreson ajo. Dinamikat familjare janë të ngatërruara, mëritë e vjetra vdesin të fundit, kurse në lojë hyjnë edhe falja apo zbulimet e papritura, së bashku me lidhjet e reja. Kështu e ardhmja merr ngjyra më të gjalla. Njëri pas tjetrit, si për ironi të jetës, fëmijët e Olivias e gjejnë veten të zhytur mes të njëjtave "mëkate" për të cilat fajësojnë nënën prej vitesh. Kjo është një verë dhembshurie, mësimesh të rëndësishme dhe të vërtetash. Libri "Mëkatet e nënës" trajton shumë anë të dashurisë familjare; një dashuri kjo e ndërlikuar, sfiduese, e këndshme, plot pasion dhe jetëgjatë. Gjatë faqeve njihemi me heroinën e paharruar, një nënë të fortë që mban mbi supe më tepër se peshën e fajit të saj, aq të mençur sa t'i respektojë fëmijët për atë që janë dhe që fal aq sa t'i dojë pa kushte.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një miqësi e jashtëzakonshme mes tre çifteve. Muaji i pushimeve të tyre në San Tropez kthehet në një periudhë ndryshimi, kur sekretet e fshehura prej një jete nuk mbahen dot më dhe fillime të reja shfaqen në horizont.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ajo ishte gjyshja e dhembshur, që i këndonte aq bukur këngët në rusisht, që ecte me patina dhe fliste aq pak për të kaluarën e saj. Por kur nënë Dana vdiq, gjithë ç'mbeti prej saj ishte vetëm një pako e lidhur me një spango. Brenda saj kishte një palë puante të vjetra prej sateni, një medaljon ari dhe një tufë letrash të lidhura me fjongo. Aty ishte jeta e saj, që priste të zbulohej prej së mbesës që e donte aq shumë, por që kurrë nuk e kishte njohur në të vërtetë. Ishte fillimi i një historie që priste të shfaqej...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Etja për udhëtime”, tregon historinë e Audrey Driscoll e mbetur jetime në moshë të re. Audrey e kalon kohën duke u kujdesur për gjyshin e saj milioner dhe të çuditshëm dhe motrën e saj të vogël Anabelën, dhe duket sikur ka marrë përsipër që të jetë gjithmonë aty për ta. E ngarkuar me përgjegjësi që nuk i përshtaten me moshën dhe e stresuar nga e përditshmja, Audrey e cila është e etur për eksperienca të reja jetësore më në fund vendos të largohet. Kështu ajo largohet, me aparat në dorë, dhe krejt e vetme niset në zbulimin e botës së huaj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t'i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. "Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Xheremia Thërston ka krijuar i vetëm një perandori financiare, duke u bërë një prej njerëzve më të pasur të Amerikës. Kur martohet me Kamilën, një vajzë shumë e re dhe tepër joshëse, ai nuk kërkon vetëm dashurinë, por edhe një grua, me të cilën të ngrejë një dinasti të madhe e të fuqishme. Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Nga dhoma e Kezias nuk vinte as zhurma më e vogël. S'kishte as dhjetë minuta që ishte shtrirë në divan, por ndihej tepër i tensionuar dhe nervoz për të marrë një sy gjumë. Ishte sikur të kishte folur, biseduar, diskutuar ditë të tëra. Frika e tij më e madhe ishte se mos e trembte deri në atë pikë sa ta detyronte të ikte, të bënte ndonjë veprim të gabuar që ta detyronte t'ia përplaste në fytyrë derën e zemrës dhe të shpirtit të saj. Ja pse ishte atje i shtrirë në atë divan dhe u mjaftua vetëm ta puthte në njërën faqe. Kezia nuk ishte prej atyre grave, të cilave mund t'u vërsulesh vrullshëm. Njerëz të tillë humbasin që përpara se të sulmojnë. Por gjatë një nate, ama, ata përshkuan një rrugë shumë të gjatë. Duhej të kënaqej vetëm me kaq.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Si të shkoi dita sot, shpirt? Argëtohej çmendurisht kur e ngacmonte, duke i hedhur batuta, duke e pickuar, duke e marrë hopa, duke e gudulisur në gushë, duke e joshur sa herë që ajo kthehej nga puna. Sa ndryshe ishte kur ndodhej në zyrë, e zënë deri në grykë me punë! Herë pas here, Endrju kalonte andej për ta përshëndetur, por ajo mbante një qëndrim aq serioz dhe të qetë sa gati e kishte trembur! Endrju e puthi në qafë dhe ajo ndjeu të fërgëllonte.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Çfarëdo që të ndodhë mes nesh, do të jetë e drejtë, Daff. Unë e ndiej këtë. Mund të martohesha me ty që tani dhe e di se do të jetë e drejtë për ne, për aq sa na ka mbetur nga jeta. Një gjë e tillë ndodh vetëm një herë në jetë. Dhe nuk dua që të më ikë kjo. Nëse do të kundërshtosh, do të vihëm nga pas deri atëherë sa të bindesh. Sepse unë kam të drejtë dhe e di këtë Fare mirë. Asaj i pëlqente pesha e dorës së tij, ndjesia e prekjes, e kënaqte aroma e tij mashkullore. Ishte një përzierje e fortë e parfumit, qimeve, ajrit të pastër dhe e duhanit. Ai edhe në paraqitje dukej në përputhje me gjithçka: si një burrë i fuqishëm, tërheqës. i cili gjithë jetën e ka kaluar mes pyjeve dhe maleve.
Price: 1400 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania