titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Molier (Jean-Baptiste Poquelin) lindi më 1622 e vdiq më 1673. Molier ështe një nga figurat më të ndritura të letërsise botërore, që hodhi themelet e komedisë franceze. Jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e vet dramatike në të ashtuquajturin "shekull të artë" të monarkisë absolute, që shënonte etapën më të lartë të feudalizmit si rend shoqëror dhe fillimin e shpërbërjes së tij. Së bashku me disa dashamirë të vet, formon një trupë me nëntë aktorë, të cilën e quan "Teatri mbretëror", pikërisht në këtë kohë e ndërroi emrin dhe u quajt Molier. Ai ushtronte në të njëjtën kohë detyrën aktor, regjisor, drejtues trupe dhe autor tekstesh. Jeta e tij ishte lidhur ngushtë me teatrin. Duke i shpërthyer rregullat e ngurta të doktrinës klasiciste autor-aktor-regjisor, në emër të arsyes e të logjikës së shëndoshë, krijoi komedi, e cila godiste çdo ves ose shfaqje negative të kohës dhe të njeriut në përgjithësi. Molieri mbetet një krijues i madh i ndërtimit të karaktereve. Një pjesë e mirë e tyre jo vetëm që i kanë qëndruar kohës, por janë shndërruar në emra simbolikë. Dhe kjo është një arritje e madhe e artit të Molierit, i cili atë që mori nga jeta, ia riktheu asaj me gjenialitetin e vet. Së bashku me Shekspirin, Molieri është pa dyshim një nga dramaturgët më të mëdhenj e më popullor botërorë.
Price: 100 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Dy pjesë teatrale nga më të njohurat e autorit të famshëm irlandez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1969, të cilat i jepen në dorë lexuesit shqiptar me përkthim nga frëngjishtja të Mirela Kumbaros e Anton Paplekës. Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX dhe vërehet si i pari i postmodernistëve e si një nga themeluesit e “teatrit absurd”. Irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris, Samuel Beckett shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. Duke pritur Godonë është titulli i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e gjithë botës e që vihet në skenë kudo në teatrot anembanë saj.
Price: 590 Lekë
titleToAlt
Sonetet u shkruan prej vitit 1595 deri në vitet e para të 1600-ës. Pse janë 154 sonete? Në një sonet janë 14 vargje herë 11 rrokje baraz 154 rrokje. Pra një sonet për sonetet, që vetëm ai mund ta shkruante.Struktura shekspiriane e soneteve është kjo: janë tre strofa njëmbëdhjetë rrokshe (quatrains) me rima ABAB, CDCD dhe EFEF dhe dy vargjet e fundit (couplet) me rimë të puthur GG, gjë që e bën lehtësisht të dallueshëm prej strukturës së soneteve të Petrarkës.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ky nuk është një ribotim i zakonshëm i Sofokliut. Është një libër shumë i veçantë; aq sa vështirë se mund t'i gjendet shoqi në krejt historinë botërore të botimeve dhe ribotimeve të dramave të Sofokliut. Këtë veçanti ia jep jeta e përkthyesit që lidhet edhe me historinë e përkthimit të vetë librit... Kujtim Aliaj ka rënë në burg në moshën 15 vjeçare, është dënuar fillimisht 5 vjet për tentativë arratisjeje dhe ka mbetur, imagjinoni, 32 vjet, që nga viti 1955 deri në vitin 1987, pandërprerë, në burg... Të gjallët, mendoj, duhet të gjejnë kurajën për t'u ndalur, me dhimbje dhe revoltë përpara të pariparueshmes që ka ndodhur. Duhet të gjejmë kurajën për t'u ndjerë fajtorë kur shohim se, të frikësuar nga takimi me të, nuk bëjmë asnjë hap që të shkojmë t'i gjejmë ëndrrat e atyre njerëzve, të transformuara në një hi e pluhur të veçantë, që vazhdon të endet në dheun dhe ajrin e atyre vendeve të mallkuara... Ky libër është jo vetëm një përkthim i vyer i Sofokliut, por me të gjithë historinë e tij, është edhe një shenjë, një gjurmë më shumë, që mund të na ndihmojnë ne dhe brezat pasardhës në atë udhëtim të mundimshëm që kemi detyrë të bëjmë në emër të riparimit të së pariparueshmes.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
(Festa e ditëlindjes; Dhimbje e lehtë; Mbrëmja; Kujdestari; Dashnori; Kohë të vjetra)
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
...Tashmë Kethi,me aromën e parfumit të markës Chanel No 5në flegrat e hundës,dhuratë nga dashnori,po rrinte lakuriq,e ulur në gjunjë mbi krevatin e saj bashkëshortor.Dashnorin,tashmë i gajasur,e kishte zënë gjumi për shtatë palë qejfe.Ajo ishte përkulur mbi të dhe ...
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Krijimtaria në gjininë e dramës së Namik Dokles daton që në vitin 1975. Së bashku me radiodramat për fëmijë dhe të rritur, ai ka dhënë një kontribut të veçantë në dramaturgjinë shqiptare. "Dënimi i dytë i Homerit" nga ka marrë titullin edhe libri i tij ka në përbërje të tij edhe dy drama të tjera; "Fantazma e Danubit" dhe "Varri i të gjallëve". Shtrirja kohore e personazheve të tij është prej periudhës homerike, në ditët e sotme, prej Greqisë së lashtë, në ujërat e turbullta të Danubit e në kullat e Veriut të Shqipërisë. Me një gjithëpërfshirje e një gjithëkohështrirje autori rreket të përcjellë mesazhe të fuqishme. Drama "Dënimi i dytë i Homerit" është vënë në skenë në teatrin e Korçës në 2009.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Është komedia e parë e shkruar nga Çajupi. Ajo u botua në përmbledhjen “Baba Tomorri”, së bashku me poemën me të njëjtin titull dhe një sërë vjershash me karakter atdhetar dhe shoqëror. Komedia “14 vjeç dhëndër” u cilësua nga kritika e viteve ’30 si një “farsë moliereske” e arrirë, që zë vendin e parë në gjininë e vet, duke qenë se letërsia jonë në atë kohë nuk e njihte ende këtë lloj të gjinisë dramatike.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Ky libër u kushtohet të gjithë të dënuarve politikë të regjimit komunist atyre që u vranë, ose vdiqën në kampet e punës. Ngjarjet zhvillohen në një qytet provincial. Në një nga të shumtat ato net, ku në trotuare rrinin radhët e gjata, në pritje të një litri qumësht. Në qendër të dramës është Kristina e sapo liruar nga burgu dhe përpjekja e saj për të rifilluar. Gjithë skena zhvillohet në rrugë nën vështrimin plot frikë të njerëzve që fshiheshin pas dritare me hekura të shtëpive.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
 "Një ditë e gjatë udhë drejt natës" , dramë që ka fituar çmimin  Pulitzer , u shkrua në vitin 1940 dhe u botua më 1956, pas vdekjes së autorit. Përfshirja në të e disa faqeve që zbulohen rishtas, e bëjnë si tekstin bazë për studentët, studiuesit dhe të gjithë njerëzit e teatrit.Vetëm një shkrimtar me talent dhe ndjesi kaq të spikatura si Eugene O Neill-i mund t'i hapë perdet e dhomës ku ruhen sekretet e familjes së tij e t'ju lejojë të zhbironi në sekretet e familjeve tuaja.  Një ditë e gjatë udhë drejt natës është drama më madhështore e njërit prej dramaturgëve më të mëdhenj të botës.-HOZE QUINTERO,regjisor i shquar amerikan. Kjo është drama e fundit dhe më e realizuar e O Neill-it; një veprim mëshirëplotë ndaj familjes dhe jetës së tij.-ARTUR MILER,dramaturg   Një ditë e gjatë udhë drejt natës është bërë tashmë një libër klasik jo vetëm i teatrit amerikan, por edhe i atij botëror. Dhe, përveç vendit të shquar që zë në letërsi, kjo vepër është një çelës i vyer për të kuptuar evolucionin krijues të autorit. Ajo shërben si udhërrëfyes i jetës dhe artit të O Neill-it.- BARBARA GELB,biografe e O Neill-it
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që nga dita kur Xhin Kuiku mblodhi rrobat dhe la burrin e dy fëmijët e saj të vegjël për të mos u bërë më kurrë e gjallë. Në mungesë të saj, Leoja i rriti Xhejmsin dhe Silvian vetëm, por pasojat e braktisjes në fëmijëri kanë nisur të shfaqen. Zakoni i Xhejmsit, një yll i televizionit, për të marrë kokainë, po del me furi jashtë kontrollit, ndërsa Silvia, vajza gjithnjë e devotshme, duket sikur nuk arrin të shkëputet nga i ati dhe të ndërtojë jetën e saj. Një telefonatë e papritur sjell të reja tronditëse. Xhini ka vdekur në Afrikën e Jugut dhe ka lënë një vajzë shtatëmbëdhjetëvjeçare, Starin, për të cilën Leoja nuk ka ditur gjë më parë. Ajo po vjen drejt një shtëpie që nuk e ka njohur kurrë. Me ardhjen e Starit, fillojnë të shfaqen sërish ndjenja të plagosura, të varrosura prej kohësh, ndërsa secili nga pjesëtarët e familjes Kuik është i detyruar të përballet me pasojat e pakëndshme të braktisjes së Xhinit  qoftë si individë, qoftë si familje. "Gruaja e munguar" është një histori për pasojat e të fshehtave dhe të dëshirave të fshehura, një udhëtim i errët, njohës dhe magjepsës për një familje moderne në krizë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e re është gjithnjë e brishtë, e ekspozuar ndaj dhunës në mes të ditës në Central Park. Sidomos nëse ka lindur në një Shqipëri të shkatërruar, ku i vetmi zë ekonomik është ai i tregtisë së të miturve. Nisen në grupe nga porti i Vlorës dhe zbarkojnë në Itali për t’u shpërndarë në bordellot e gjysmës së botës. Rashela, katërmbëdhjetë vjeçare, është njëra prej tyre, ndër më të preferuarat me flokë të verdhë e sy bojëqielli… Në sfond zhvillohen ngjarje të mëdha tragjike, si masakra e Kosovës nën indiferencën e shteteve të tjera, apo tragjedi më të vogla, si vrasjet e adoleshentëve të cilët ngrenë krye.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te “Penelopa në luftë” autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi. Historia e një gruaje e cila, e huaj në Nju Jork, nuk ngurron të sfidojë padrejtësitë e një shoqërie maskiliste, duke u përballur me tematika, si: homoseksualiteti, aborti dhe integrimi racial, që janë aktuale edhe sot. Fallaci flet për veten, për takimin e saj me Amerikën dhe për idenë mbi Amerikën: atë të parën, iluzionin, dhe atë të mëpasmen, realitetin.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Tragjedia e Fridrih Niçes është një monodramë. Në skenën e fjalës së tij të shkurtër ai vetë është i vetmi personazh. Në çdo ortek të çdo akti qëndron një luftëtar i vetmuar nën qiellin gjithë shtrëngatë të fatit të tij. Pranë apo rrotull tij nuk ndodhet askush, nuk shohim ndonjë grua që të zbusë me praninë e saj atmosferën e tensionuar. Çdo lëvizje bëhet vetëm prej tij. Disa figura që shoqërojnë në fillim hijen e tij, shoqërojnë luftën e tij trimërore me ca gjeste memece çudie dhe tmerri dhe gradualisht prapësohen e tërhiqen sikur të ndodheshin pranë ndonjë rreziku. Askush nuk vendos të futet në rrethin e këtij fati. Gjatë gjithë jetës Niçja flet, lufton, vuan në vetmi.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën. Me atë vendosmëri të palodhur, me atë guxim burrëror e me atë aftësi intuitive, të cilat, të marra së bashku, formojnë gjeninë e tij, ai vazhdon të shtypë gjithmonë e më fort vendin e ndjeshëm, gjersa, më në fund, i thati të çahet, plaga të pastrohet dhe të mund të shërohet. Kur fut sondën e tij për herë të parë në atë botë të panjohur, ky mjek i vetmuar nuk e parandien ende gjithçka do të zbulojë në errësirë. Por ai e merr me mend se ç'humnerë është dhe thellësia e tërheq pareshtur si magnet shpirtin krijues.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
...S'mund të pranoja që qënia na vinte nga jashtë, që ajo mbahej për inerci dhe që lëvizjet e shpirtit ishin pasojë e lëvizjeve të mëparshme. Po pse e kaluara duhej të më pasuronte me çdo kusht? S'më kishte krijuar ajo, përkundrazi isha unë ai që, duke rilindur nga hiri im, e shkëpusja nga hiçi kujtesen time falë një krijimi që filionte gjithmonë nga e para. Vdekja, gjithmonë e më e afert, më ndriçonte më fort me dritën e saj të errët. E ula poshtë të kaluarën para së tashmes dhe këtë të fundit para së ardhmes....
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Sa e ruan pastërtinë tënde, djalosh!. Sa frikë ke të ndyesh duart Mirë pra, qëndro i pastër! E kujt i duhet kjo dhe ç't'u desh që erdhe midis nesh? Pastërtia është ide e fakirëve dhe e murgjërve. Ju intelektualët, anarkistët borgjezë, nxirrni shkaqe për të mos bërë asgjë. Për të mos bërë asgjë, për të qëndruar mënjanë, pa luajtur gishtin, me duart ngjitur pas trupit, veshur me doreza. Duart e mia janë të ndyra deri në bërryi. I kam zhytur në mut dhe në gjak”. - E shkruar më 1948, “Duar të ndyra”,është një dramë me përmbajtje të theksuar politike, është një nga veprat teatrore më të shquara të autorit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
"Të Mërguarit" nuk është një dramë mbi tradhëtinë, të njëmendtë apo të dyshuar, autori i "Portretit të artistit në rini" nuk do t'na paraqesë diçka kaq banale; nuk është një duel mes Riçard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante njëri i thotë tjetrit: "Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota ka të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë, e shpirtit tim kundër fantazmës së miqësisë."
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel! "Magazine litteraire ", Paris
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania