titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dekadat e fundit të shekullit të XVIII dhe të fillimit të shekullit të XIX, për ne shqiptarët, përkojnë pikërisht me hopin e madh cilësor, të krijimit dhe prodhimit të vlerave materiale, të veprave të shumta me karakter urban, social, kulturor, ushtarak, arkitektonik, infrastrukturor, besimit, etj. Por, mbi të gjitha ato janë dekadat e fillimit të krijimit të një pasurie të madhe shpirtërore, dokumentare të papërsëritëshme, të shenjave të shumta të lëna nga mellani në letër apo më mirë të themi të shenjave të lëna nga mendja dhe shpirti i shqiptarëve të kohës, në dorëshkrime, për të na treguar ne gjeneratave të shekujve XX, XXI dhe atyre që do të vijnë më pas, se kush qenë, çfarë bënë, çfarë mendonin, çfarë ëndëronin dhe çfarë tentuan këta njerëz.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Kaluan vitet,/Flokët na jane thinjur/ Por zemra çelike/ Si dikur ka ngelur./ Ne nuk jemi lodhur,/ Luftojmë gjithmonë/ (koha e heroizmave nuk ka mbaruar)/ Atdheu energji t’pa shterëshme kërkon./ Jo! Jo! Ne nuk lodhemi,/ Jo kurrë, o shokë / se lodhja nuk matet,/ me thinja mbi kokë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
"Një libër që të mbërthen"- The New York Times Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme, nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterë nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë fllma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë. Para nafte, korrupsion dhe oligarkë që vrasin shansin për një shtet të së drejtës dhe krijojnë një vend të keq për të jetuar. Një popullsi që ushqehet me një recetë të bollshme propagande dhe dizinformimi, të përzier me emisione cilësore, art modern, spektakle banale dhe një botë teknologësh politikë, që janë në gjendje të krijojnë një realitet joekzistues përmes kontrollit të televizioneve. Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzet e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Në fillim të vitit 1913 Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik, të zënë nga Serbët, Bullgarët dhe Grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e Turkut të lig. Për Shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë ekspertë në çështjet e Lindjes së Afërme, por në njëfarë mënyre Shqiptarët ishin konsideruar si Turq dhe si shtypës të të Krishterëve dhe ishte disi si surprizë, për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë është e mundur të jetë veprim egoist, i detyroi Europianët Perëndimorë që ta marrin vesh se Shqiptarët nuk janë Turq, por janë raca më e vjetër e Europës dhe se një pjesë shumë e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje edhe Gibboni arriti të shkruante për Shqiptarët si një "fis endacak barinjsh dhe hajdutësh", pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Fashizmi 2020
Shekulli XX u karakterizua nga përplasja midis demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë pas miliona të vdekur. Duke marrë parasysh këto tmerre, njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpirtërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Te vepra Fashizmi: Një Paralajmërim, Madeleine Albright rrëfen përvojat e saj nga jeta si fëmijë në Evropën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e saj e shquar si diplomate... Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të njëzetë, por tani përbën një kërcënim më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çdo kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa mbrapsht. Në shumë vende, faktorët ekonomike, teknologjikë dhe kulturorë po e dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djathta dhe të majta. Fashizmi: Një Paralajmërim është një libër për kohën tonë, por që ka vlerë për të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë, por edhe ka ndihmuar në formësimin e saj, thirrja e tij për t'u ngritur na jep mësime që duhet t'i kuptojmë dhe shtron pyetje të cilave duhet t'u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Kryepuna e Ago Agajt, e cila (ri)botohet, tani, për herë të parë në atdhe, është epopeja në prozë "Lufta e Vlorës", një enciklopedi e trimërisë, e portreteve të luftëtarëve, e diplomacisë së asaj kohe, e dokumentacionit, përzgjedhjes së folklorit, ku nuk mungojnë as largpamësia dhe as dhëmbja, por dhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, që së toku, e bëjnë veprën të lexohet dhe si roman i fatit kombëtar, përshkuar nga dashuria e dëshpërimi për vendin e të parëve si dhe nga një krenari fisnike.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Napoleon Bonaparti, figurë universale e gjenialitetit njerëzor, dështoi në themelimin e një dinastie, por përcaktoi politikën moderne. Me qeverinë e tij ai i tregoi botës se një vend mund të jetojë në mënyrë të qëndrueshme edhe nën një tjetër ligj, veç atij të monarkisë absolute dhe privilegjeve të trashëgueshme e kishtare. Në Francë, Kodi ynë Civil dhe shumë nga institucionet tona, që prej krijimit të tyre nga Napoleoni janë reformuar pak ose aspak dhe janë zbatuar e përshtatur në mbarë botën. Të sjellim fatin e jashtëzakonshëm të atij që Klauzeviç e quante "Zot i luftës", në dimensionin e jetës së një njeriu të zakonshëm, është sfida e këtij libri. Bonaparti u bind shumë shpejt se fati i tij ishte përcaktuar; kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Pak nga pak, ai u flijua për shtetin francez, derisa sakrifikoi lirinë e përditshmërisë tij. Duke shkruan romanin e Bonapartit, Paskal Fotrie ia rikthen atij humanizmin.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kjo vepër është rezultat i punës kërkimore-shkencore disavjeçare të autores në arkivat gjermane dhe austriake, çka sjell per here te pare para publikut shqiptar dokumente ku dëshmohet interesimi dhe angazhimi specifik i shtetit gjerman për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ndërkohë që fqinjët ballkanikë po planifikonin copëtimin e plotë të Shqipërisë.” - Prof. dr. Gazmend Rizaj Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Pasi punuan pesëdhjetë vjet për të përfunduar vëllimet e njohura të "Historisë së qytetërimit", Will dhe Ariel Durant u vlerësuan me çmimin "Pulitzer" në vitin 1968, dhe u nderuan me "Medaljen Presidenciale të Lirisë" në vitin 1977. Përveçse kanë edukuar dhe argëtuar lexuesit në të gjithë botën, ata janë shquar si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përkrahës të reformave sociale. Libri “Mësimet e historisë", një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"Ky ka qenë libri më i rëndësishëm në jetën time." -GAMAL ABDEL NASSER Mustafa Qemal Ataturk, diktatori i madh turk, është një figurë me rëndësi të madhe për botën moderne. Ai bëri në Turqi atë që, në të vërtetë, Nasser-i dhe "burrat e fortë" u përpoqën të bëjnë në vendet e tyre. Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Realizmi socialist instaloi një mënyrë totale të menduari, jo vetëm një metodë letrare e artistike. Duke treguar si erdhi në Shqipëri, që me botimet e revistave letrare në vitet 1947-1951 autori rindërton kronologjikisht historinë e teksteve të para që përgatitën dhe ndërtuan metodën e realizmit socialist, si forma zyrtare e të menduarit dhe e interpretimit të letërsisë, artit, kulturës dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me jetën shpirtërore. Elitat komuniste, në vitet e para të sjelljes në pushtet të diktaturës së proletariatit, i kushtuan një vëmendje të posaçme edhe vlerësimit të traditës, duke ndërtuar nje hierarki të re kulturore e artistike. Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
NJERËZIT TË ZHGËNJEJNË TË BRAKTISIN NËSE VARESH NGA DIKUSH NËSE U BESON TË TJERËVE, ATËHERË LËNDOHESH. “Nëntë djem dhe përpjekjet e tyre epike për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Berlinit në vitin 1936” Historia e vërtetë, në dukje e pamundur, e nëntë djemve amerikanë, të cilët i treguan botës se ç'është kuraja e vërtetë. Në fillim, askush nuk e besonte. Me një skuadër të përbërë nga djem minatorësh, punëtorësh dhe fermerësh, kurrkush nuk priste që Universiteti i Uashingtonit të mposhtte skuadrat elitare. Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë. Me përshkrimin e djemve dhe kujtimet e gjalla, autori ka sjellë në jetë portretin e paharrueshëm të një epoke arritjesh të jashtëzakonshme.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky libërth i autorit Perlat Çaushi nxit fuqimisht që organizma si Akademia e Shkencave, apo ndoshta edhe një kolegjium i gjerë historianësh, të marrin nje inisiativë dhe t'ia heqin publikisht nofkën e poliagjentit një personazhi historik si Mehmet Shehu. Shqetësimi im nuk është për Mehmet Shehun. Eshtë për nivelin e mjeruar të shoqërisë shqiptare, e mallkuar të jetë e përçarë!” -Pëllumb Kulla
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Arkipeshkvia e Shkodrës bën të ditur: Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës (Regjistri i vdekjeve, fq. 153, data 3 tetor 1796, Shkodër)" Dhe padyshim ai do të quhet i tillë përjetësisht! "Duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës për bashkimin kombëtar dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidimin e procesit të formimit të shqiptarëve si komb, por edhe si nxites për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik përtej feve dhe europianist." (F. Meksi) Naum Bredhi Veqilharxhi vuri gurin e parë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare që do të përfshinte të gjithë shqiptaret pa dallim feje. Populli shqiptar e pranoi porosinë e Naumit. Al ka tashmë një frymëmarrje të lirë dhe të lehtësuar, dhe shqiptarët që i gëzohen gjeografisë së plotë të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim nga shteti amë e pertej kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit e zunë vend themelet e alfabetit simbol (F. Meksi) Ne parathënien e librit "Mashkulli i bletës" (Rumani, 1847) Vangjel Zhapa ka shkruar "Ne zoterinj jemi shqiptarë dhe vendi tonë ka fituar prej kohësh me luftë disa privilege legale nga Porta e Larte otomane".
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Aliu ishte një hegjemon i lavdishëm, i vetmi kolos, të cilin shekulli XIX mundi ta vërë kundrejt Bonapartit, një politikan i zoti dhe si njeri me një energji jo të zakonshme, se ai ka sfiduar Napoleonin, sa sulltani ia kishte frikën, kurse Fuqitë e Mëdha e merrnin me të mirë për ta bërë aleat... .Hero i Epirit, i frikshëm, i tmerrshëm, imitonjës i Pirros, si një nga burrat më të dëgjuar të shekullit, i lindur në atë truall prej atij qielli, nga i cili u lind Filipi, Aleksandri i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu, si një zot fuqiplotë në trojet e Epirit dhe gjeneral i pashoq me shpatë në dorë, duke luftuar e zbutur nëpërmjet civilizimit raca, fise të egra të cilat prej shekujsh shkretuan Epirin. ....Si një korr sorrash u voll kaq vrer mbi Aliun, sa figura e tij u kthye në të kundërtën e tij, kurse meritat e tij u mbuluan me llumine hedhur mbi të.
Price: 1700 Lekë
titleToAlt
Ese mbi lirinë, është një përmbledhje që përshkohet sistematikisht nga një doktrinë e qartë politike për lirinë, ani pse Lordi Acton ishte një historian me një erudicion të thellë më shumë se një teoricien politik dhe se nuk shkroi as edhe një vepër të vetme sistematike në mendimin politik. Por i gjithë korpusi i shkrimeve të tij evidenton problematikat kryesore të veprës së tij: qasja ndaj historisë, liria e besimit dhe ajo politike, një qëndrim të ri, madje edhe kritik të një katoliku të devotshëm për çështjet e Kishës Katolike. Esetë e botuara në këtë vëllim i përkasin asaj periudhe të veprimtarisë së tij, kur, siç thotë Rusell Kirk, ai ishte një mjeshtër i esesë dhe shfaqte një gjeni rinore.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania