titleToAlt
Një libër që të lë pa frymë, ndërsa shpalos mrekullitë e papërfyturueshme dhe bumin ekonomik që po ndodh në Kinën e sotme.  Kur Kina të zgjohet, bota do të dridhet -kjo profeci kaq e goditur, e thënë nga Napoloni në vitin 1816 dhe e përsëritur nga Lenininnë prag të vdekjes, duket se po bëhet realitet.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Libri të Kuptojmë Bursën ka ndihmuar të gjithë lexuesit e saj, që nga investitorët fillestarë e deri tek veteranët e Wall Street-it, për të kupluar me saktësi se si funksionon tregu dhe sesi të përcaktojnë se çfarë aksionesh të blejnë dhe cilat prej tyre ti shmangin. Ribotimi i përsëritur i këtij libri që ndodhet ne top-sell-ing guidë, është shume i lehtë për tu lexuar, praktik dhe i ndihmon lexuesit të njihen me të rejat e fundit të tregut të Bursës së Wall Street.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Botimi vjen në momentin e duhur, i shkruar me profesionalizëm të arrirë nga një ekspert i mirënjohur i ekonomisë dhe financave publike me shumë përvojë, autor i një sërë librave dhe analizash të ekonomisë, financave tona dhe atyre globale. Në të gjejmë një kombinim optimal të analizës së krizës së Eurozonës dhe të ndikimit të saj në ekonominë tonë dhe masave antikrize, vlerat e së cilave janë të dobishme jo vetëm për ekspertët e ekonomisë dhe të financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjerë, por edhe për vendimmarrësit politike për të përshtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve të kësaj krize.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose"mikrofinancës" një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si "bankieri i të varfërve". Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një"uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit". Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare". “ -Adrian Civici.
Price: 700 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania