titleToAlt
Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së Madhe, sic u quajt kjo e këtyre viteve. Në fakt kjo skenë vazhdonte dhe vijon akoma në vendet e botës së tretë e të prapambetur siç është Shqipëria dhe disa vende të Afrikës. Format e tjera të investimit, dhe që vendet e zhvilluara nuk janë të interesuara që këto të aplikohen në vendet e botës së tretë, janë: investimet nëpërmjet aseteve, ku vlera e tyre zbritet në atë masë që e kërkon investimi. Një formë tjetër investimi, është kur firma nxjerr në shitje aksionet e saja, pra ndan pronësinë me të tjerët, veprim ky që bëhet nëpermjet bankës e në lidhje me bursën. Një formë tjetër investimi është ajo nëpërmjet hedhjes në treg të obligacioneve, pra të asaj që do ndërtohet, prodhohet e më vonë edhe mund të shitet apo të futet në transaksione të tjera që e justifikojnë këtë shumë oblikacioni. Kështu, qeveria hedh në treg obligacionet e rrugëve, transportit, për të bërë një autostradë a rrugë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Zahiretë 2018
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Themelimi i Institutit Politik të Studimeve Humane ka për qëllim botësimin intesiv të mendimit dhe disiplinave të tij në trevat shqiptare. Këtij synimi i ka paraprirë botmi, në vitin 2012, i disa eseve nën titullin Publikja Shqiptare. Ndaj dhe botimin e parë të Institutit e kemi titulluar Publikja shqiptare 2. Shfaqja e një vëllimi të dytë me këtë emër kërkonte ribotimin e saj, kësaj here të pajisur mee numër, me numrin 1. Simbolikisht kjo do të thotë shumë: institutiocionalizimet kanë gjithnjë në bazë të tyre një punë të paemërtuar, të paregjistruar. Shënjuesi i kësaj pune në këtë rast është deri diku i dallueshëm. Publikja për ne është një koncept i pasur sa dhe prespektiva e numrave natyrorë.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Dorëshkrimet e purpurta”, vëllim i ri që paraqitet para lexuesit nga shkrimtari Luan Rama ,sjell ndodhinë interesante të studiuesit francez, Pierre Batiffol i cili zbuloi kodikët e Beratit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Kleitia Vaso ka lindur në Tiranë. Për një kohë të gjatë ka jetuar Amerikë, ku ka mbaruar masterin për letërsi krahasuese Universitetin e Georgia-s. Këto ese janë shkruar në Tiranë periudhën qershor 2014 - tetor 2016. Esetë ndërthurin sisht përvojat nga jeta në këto dy vende. Aktualisht, Kleitia jeton në Poloni, ku ndjek studimet për doktoraturë në letërsi, art dhe kulturë. Kleitia Vaso was born in Tirana, Albania. For over 15 years, she lived in the United States where she earned a Master's in Comparative Literature from the University of Georgia. These essays were written between June 2014 and October 2016 in Tirana. They explore experiences in both countries through the lens of literature, film, and various other artistic forms. Presently, Kleitia lives in Poland where she is continuing her doctoral studies in literature, art and culture.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Shpirti im i ripërtërirë” përmban 810 ese filozofike të shkruara gjatë periudhës 1922-1985. Libri u botua për herë të parë me rastin e ekspozitës për Odhise Paskalin organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, në janar 2009. Botuar nën kujdesin dhe përkushtimin e vajzës së skulptorit Floriana Paskali.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Qasja drejt shpirtit nuk mund të bëhet ndryshe, veçse në forma metaforike. Asgjë racionale nuk mund të na ndihmojë të hedhim dritë mbi shpirtin, asnjë laborator, sado i sofistikuar qoftë ai, asnjë instrument i dixhitalizuar i teknologjisë më të lartë nuk mund të na ndihmojë dot, veçse vështrimi metaforik, veçse qasja e figurshme, sepse vetëm metafora mund të ndriçojë mendimin në mënyrë irracionale. Kur madje as Uni nuk na ndihmon të mësojmë se nga na vijnë idetë dhe emocionet tona; mënyrën sesi vinë tek ne; pse vinë në këtë formë dhe jo në një tjetër, pse janë kaq të ndryshme për individë të ndryshëm; vetëm përmes irracionalitetit të metaforës mund të sondohet në anët më të thella të realitetit. Vetëm imazhi metaforik mund të pasqyrojë misterin e fshehtësinë tek çdo qenie njerëzore. Duke qenë se shpirti nuk na është dhënë për ta soditur atë konkretisht, askush nuk e ka pasur luksin për ta parë atë me shqisat e tij; por e ka zbuluar atë përmes mjetesh të tërthorta përmes atij tactus intim.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant-po dhe një variant-jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij. Pra, ngushtimi në alternativën pranim ose refuzim nuk është gjë tjetër veçse autopoieza e vetë komunikimit. Ajo diferencon pozicionin prej ku do të niset komunikimi vijues, i cili ose do të marrë si bazë konsensusin e arritur, ose do të ndjekë disensusin; por ai edhe mund të përpiqet që ta fshehë problemin dhe ta anashkalojë pikën delikate në të ardhmen. Çfarë është komunikimi?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Lajmi i Akademisë Suedeze më gjeti tek rilexoja një libërth të Stig Dagermanit që unë e kam shumë përzemër... Kam qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj shkrimtarisë së tij. Idealizmit të tij. Kthjelltësia nga e cila ai gjykon epokën e vet të trazuar të pasluftës. Një shprehje në veçanti (nga "Shkrimtari dhe vetëdija") më ka bërë të shtangem, dhe atë çast m'u duk se më adresohej mua: "Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit? Ngase gjendet i zhytur në një paradoks të ri: ai (shkrimtari) që nuk do donte të shkruante veçse për të uriturit, zbulon se vetëm ata të cilët kanë boll ç'të hanë, ia paskan ngenë ta vërejnë ekzistenën e tij."- Le Clezio, nga ligjërata e Nobelit titulluar “Pyelli i paradokseve”, sipas metaforës së Dagermanit e në honor të tij.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Përmbledhja e eseve dhe studimeve të paraqitura në këtë botim përbën pa dyshim një pjesë të rëndësishme të arritjeve të arkeologjisë shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, arritje që kishin të bënin në radhë të parë me vetë formësimin e arkeologjisë si disiplinë shkencore dhe evidentimin e rrugëve të zhvillimit të saj; përcaktimin e strukturave, prioriteteve, fushave të studimit dhe problemeve kryesore që kërkonin trajtim të thelluar. Profesor Selim Islami ishte pikërisht njeriu kyç, që, së bashku me kolegë të tjerë, luajti rolin kryesor në këtë fazë sa delikate, aq edhe domethënëse për arkeologjinë shqiptare. Nëse sot mund të flasim për një histori të arkeologjisë shqiptare dhe të mendimit arkeologjik shqiptar, kjo i kushtohet shumë kontributit, personalitetit dhe përkushtimit të prof. Selim Islamit.
Price: 1700 Lekë
titleToAlt
Libri "Portat pa epilog" është një koleksionim esesh nga autori I mirënjohur, i katërti pas librave "Refuzimi i shkrimit", "Vetullat Hyjnore", "Ofelia me mjekër".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Monografi, esse, studime” përfshin, kryesisht, tituj që trajtojnë ngjarje e zhvillime që kanë ndodhur në Shqipëri në dy dekadat e fundit, pas shembjes së sistemit komunist, pjesë e misionit të UET për t’u treguar brezave që vijnë historinë e Shqipërisë. Por jo vetëm. Një vend po aq të rëndësishëm zënë edhe monografitë e mirëfillta shkencore, punimet e pedagogëve të UET apo përkthimet.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Autor i mbi dymbëdhjetë librave, George Steiner njihet sot si një ndër mendjet e mëdha të kohës sonë. Eseist, kritik letrar, romancier, fi lozof amerikan, i lindur në Europë, G.Steiner konsiderohet si një ndër fi gurat me ndikim më të madh në botën e sotme intelektuale. Disa prej veprave të tij si: The death of tragedy, After Babel etj., janë kthyer në pika referimi të kulturës bashkëkohore. Ky është libri i parë i George Steiner-it i përkthyer në shqip.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Në kërkim të sensit të humbur” është një libër me ese dhe shkrime të zgjedhura të publicistit të famshëm polak Adam Michnik, botuar para tre vjetësh nga Instituti Shqiptar i Mediave. Kur e lexova për herë të parë, ndjeva atë që Borges-i e konsideron një test të autorit të mirë: dëshirën për të lexuar një libër tjetër prej tij. Nuk ka pasur në shqip botime të tjera nga Michnik gjatë kësaj kohe dhe nuk them se kam rendur nëpër Europë të gjëja diçka prej tij në gjuhët që di. “Libri tjetër” apo “libri i dytë” vazhdon të jetë libri i tij i parë. E rilexova para pak ditësh. Megjithëse krahasimet çalojnë, ndjeva atë që më ka ndodhur me librin e vetëm me poezi të Uollt Witmenit “Fije bari”, të cilin, kur e lexoj për herë të dhjetë më krijon përshtypjen sikur po lexoj librin e tij të dhjetë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të synuar nga regjimi. Kjo shqipe totalitare funksiononte si mjet për të totalizuar e për të përjashtuar, për të ngritur në qiell e për të rrëzuar në dhe, për ta ngritur kultin e individit e për ta fshehur atë; dhe, sidomos, për ta maskuar varfërinë e mendimit e të kulturës totalitare pas një zhargoni kinse intelektual. Eseja Shqipja totalitare kërkon të vërë shenja paralajmëruese në hartën e ligjërimit publik të shqipes dhe të identifikojë disa nga tiparet kryesore të këtij ligjërimi të viteve 1945-1990, në pragmatikë, në leksik e sintaksë, në stilet funksionale dhe në retorikë; tipare që, të marra veç e veç, por edhe të kombinuara mes tyre, lejojnë të kuptohen më mirë efektet anësore toksike të përpjekjeve të regjimit për njësimin dhe rrafshimin e mendjeve.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo ese e gjatë e autores së madhe angleze është kthyer tashmë në një tekst referencë të literaturës feministe. Woolf përcjell idenë se “seksi i dytë”, si do ta quajë më vonë Simone de Beauvoir gjysmën e njerëzimit, pra gjininë femërore, është i aftë njësoj si gjysma tjetër të përftojë art e letërsi, po të ketë kushtet e duhura të shkollimit e të punës. Pra nëse do të ketë një dhomë më vete si dhe të ardhura të mjaftueshme për të qenë e pavarur dhe e lirë. Romanciere, eseiste, feministe e moderniste, një nga themelueset e Grupit të Bloomsburyt, Virginia Woolf është një nga intelektualet më ndikuese të shekullit XX.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Projekti quhet “TEATRALITURA” dhe përbëhet nga një sërë përkthimesh mbi lëmën e teatrit. Synimi i tij është krijimi i një bibliografie minimale teoriko-teknike për formimin e aktorit. Ideja që qëndron në bazë lindi si nevojë personale e imja si përkthyes, por edhe si një përpjekje për të qarkuar, pra për të evidentuar më shumë sesa mbushur, një vrimë të zezë bibliografike, e cila në kontekstin shqiptar – ku kemi institucione që diplomojnë aktorë, apo teatro kombëtarë e lokalë që interpretojnë Shakespear-in, pa patur libra për formimin e aktorit – ushqen në mënyrë absurde, inflacionale dhe të vazhdueshme moskompetencën, autoritarizmin institucional, dhe degradimin e vetë artit teatror nëpërmjet (de)formimit shkencor të aktorit.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Eseistika e Todorov-it dallohet në mënyrë të veçantë për larminë e tematikës dhe personazheve, përmes të cilëve autori komunikon mendimin e tij. Jo rastësisht Konkuista e Amerikës ndahet në katër akte, zbulimi, pushtimi, dashuria dhe njohja, të cilat shpjegohen me leximin e dëshmive historike të shkëputura nga personazhe si Kolombi, Las Casas, Sepúlveda, Durán, Sahagún dhe kronistët e ngjarjeve që kanë për protagonistë mbretin astek Montezuma dhe Cortés-in, udhëheqësin e ekspeditës spanjolle në Meksikë (1519). Todorov-i vendos përballë dy botë, të Vjetrën dhe të Renë, me tradita, sisteme vlerash, histori e perspektiva të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe gërsheton detajet e ekspansionizmit europian me panoramën antropologjike të indianëve. Libri përshkruan ngjarje rrëqethëse nga masakrat spanjolle dhe sakrificat njerëzore të astekëve, zbret në thellësitë e botëkuptimit të indianëve, evidenton shkaqet e dështimit të tyre përpara spanjollëve paralelisht me shkaqet e triumfit të spanjollëve, përshkon fazat e zbulimit, pushtimit, sundimit dhe tjetërsimit. Megjithëse dy botët vihen përballë, autori nuk ka aspak për qëllim theksimin e përplasjes e aq e tepër të hierarkisë së civilizimeve. Madje Todorov-i vendos në ekuilibër dy realitetet kur pohon se «njeriu mund të ngurrojë nëse i duhet të zgjedhë mes një shoqërie që bën flijime dhe një shoqërie që kryen masakra»: për Todorov-in sakrifica është vrasje fetare dhe publike, por nuk ndodhet në pozita superiore as vrasja spanjolle, e cila sipas tij është masakër, mundësisht e fshehur. «Nëse aty-këtu ua kam njohur epërsinë, nuk është për t’u bërë elozhe konkuistadorëve», shkruan Todorov-i, sepse «është e nevojshme të analizohen armët e pushtimit, po deshëm që një ditë ai të reshtë». Prandaj konfrontimi që kërkon të realizojë Todorov-i duhet kërkuar përtej rrezikut akut të rrëshqitjes në krahasimin (ende sot aktual) të “shoqëri të civilizuara vs. shoqëri të pacivilizuara”.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Duhet të ketë qenë vjeshta e vitit 1988, kur rastësisht më ra në dorë një libër me poezi i Cesare Pavese-s, dhe i nxitur nga një thirrje e pashpjegueshme, u ndala pikërisht te poezia “Do të vijë vdekja dhe do të ketë sytë e tu.” E lexova me një frymë, e rilexova i magjepsur dhe i tronditur njëkohësisht. Ndalesha në çdo varg e në çdo fjalë, i torturuar nga moskuptimi i disa prej fjalëve, ngaqë në atë kohë pak lexoja në italisht, jo sepse nuk doja, por se nuk kisha ku të gjeja libra. Pasi e lexova disa herë poezinë, nxorra një bllok shënimesh nga çanta dhe i kopjova të nëntëmbëdhjetë vargjet e poezisë, ashtu siç bëja zakonisht me shumë prej poetëve të ndaluar, emrat dhe krijimtaria e të cilëve mbaheshin në karantinë të rreptë, ose “rezervat” siç thuhej atëherë, duke i damkosur me nga një “R” të kuqe në kopertinë. Kur u ktheva në dhomën time, e rilexova prapë poezinë nga vargu i parë në të fundit. Të nesërmen e kuptova se poezinë e kisha mësuar përmendësh dhe mund t’ia pëshpërisja vetes në fshehtësi, sa herë që gjendesha vetëm, i patrazuar nga prania e njerëzve. Efekti i kësaj poezie tek unë ishte i jashtëzakonshëm, duke më shkundur prej asaj qetësie të rreme, që kur e kur i krijojmë vetes për të fshehur disi zbrazëtinë dhe moskuptimin e ekzistencës tonë. Përveç vënies në pah të kumtit të njohur “do të vijë vdekja”, që çdo njeri e fsheh në qilarë të errët e të lagësht ku nuk ia ka andja të futet kurrë, dhjetëra pikëpyetje ngriheshin njëherësh për kotninë e shpresës, të iluzioneve, të ekzistencës, ndërsa vjen pashmangshëm zbritja në “vorbullën e shurdhët” të harrimit. Pyetjet shtynin njëra-tjetrën, duke shkaktuar vraga si gozhdët që ngulen në mish pa mundur të marrin një përgjigje, por në fund, këmbëngulëse, e parezistueshme gjithnjë mbetej pyetja: Të kujt janë ata sy që do të ketë vdekja në aktin final? Asokohe nuk dija asgjë për Constance Dowling, aktoren amerikane dhe flirtin e saj me poetin, për çka kritika, media dhe lexuesi do të ngrinin më vonë një mit sa poetik, aq edhe romantik e të jashtëzakonshëm, të qëndrueshëm gjer në ditët e sotme. Një mendje më thoshte se bëhej fjalë për sytë e gruas së dashur. Prania e syve të gruas së dashur, pikërisht në çastin e ardhjes së vdekjes, ose ardhja e vdekjes me sytë e ëmbël dhe të shtrenjtë të të dashurës, e bënte zbritjen në “vorbullën e shurdhët” të harrimit edhe më tragjik, të pabesë e shkatërrues, sepse në fund të fundit, nuk ka asgjë më të dhimbshme se sa të vdesësh kur je i dashuruar.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania