titleToAlt
Hidhuni ne boten e mrekullueshme te" dinozaureve, te ketyre krijesave te jashtezakonshme qe populluan planetin tone miliona vjet me pare. Zbuloni se si ishin ata, me cfare ushqeheshin dhe si riprodhoheshin, me cilat kafshe e ndanin territorin dhe si evoluan derisa u zhduken ne menyre misterioze. Ketu do te gjeni kersheri pa fund e gjithcka qe ju duhet per te njohur keto kafshe mbreselenese, shoqeruar edhe me ilustrime te mrekullueshme.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Enciklopedia e bimëve mjekësore që do mbani në duar, e shkruar thjesht, është rezultat i studimit, vlerësimit, të" shumë të dhënave nga burime të ndryshme; të autorëve vendës dhe të huaj me njohuri të thella mbi bimët mjekësore, nga studime shkencore mbi përmbajtjen e substancave vepruese biokimike të bimëve dhe studime in-vitro dhe in-vivo klinikale të viteve të fundit. Kjo enciklopedi synon të kontribuojë sa është e mundur në" njohjen, përbërjen biokimike, vetitë farmaceutike dhe përdorimet vetjake të bimëve mjekësore për parandalimin dhe sherimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu është një ndihmës për farmacistët dhe doktorët për të kuptuar veprimet e padëshirueshme të bimëve (efektet anësore) dhe bashkëveprimin e tyre me medikamente të mjekësisë konvencionale. Mund të përdoret nga individë që merren me studimin e bimëve mjekësore, nga përdoruesit shtëpiakë, studentë të degës së farmaceutikës apo mjekë alternative.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Përse flemë? Përse bën zhurmë tenxherja me presion? Përse na lotojnë sytë kur qërojmë qepë? A flenë peshqit? Përse derdhet qumështi kur zien? A ftohet shalqini në diell? A e ngrohin rrobat e leshit njeriun? Përse gërhasim? Përse fishkëllen êajniku? Si shuan uji? Përse nuk e gudulisim dot veten? A mund të gjendet mosha e pemëve? Përse na mpihen këmbët? Përse ndjejmë këputje pasi kemi ngrënë? Përse na zbardhen flokët? Domatja është frut apo perime?
Price: 450 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër plot me risi pedagogjike dhe didaktike për botën e fëmijëve të moshës 7-13 vjeç; ku ngrihen pyetjet e mëdha që bëjnë të vegjlit. Të gjitha këto vijnë përmes një laboratori me pyetje – përgjigje.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Që në fillim dëshiroj jo vetëm të theksoj, por njëkohësisht edhe të pohoj se ky punim "Leksikon enciklopedik " ka profesionalizëm dhe saktësi në termat që shpjegon dhe përkufizon. Ai është me natyrën e një punimi enciklopedik mbi logjikën . Të krijon përshtypjen e një fjalësi, posa hynë në brendësi e kupton se kemi të bëjmë me një punë që jep mundësi të kuptohen thellë në rrafshin logjik dukuri dhe mënyra procedimi logjik të shoqërisë. Ky punim pra është përtej një enciklopedie terminologjike të logjikës, punimi në fjalë është një hapje drejt shkencave humane dhe sociale në përgjithësi. Kjo ndodh sepse ai me të drejtë udhëhiqet nga parimi që logjika është e vështirë që të ndahet si me thikë nga shkencat tjera humane që na ndihmojnë të kuptojmë shkencat dhe natyrale sikurse janë antropologjia, teoria e njohjes, epistemologjia, historia e shkencës etj. Besueshmëria në vlerat e këtij punimi, në të vërtetë të këtij "Leksikon enciklopedik mbi logjikën" bëhet më e konsiderueshme për shkak se autori i tij ka tashmë në përvojën e vet profesionale, veç të tjerash edhe hulumtime serioze dhe të qenësishme në fushën e bazave të logjikës, për të cilën ai edhe ka botuar një vepër fundamentale, të cilën e kam lexuar me kujdes, e kam recensuar, e kam promovuar në botën shqiptare, specifikisht në Shqipëri. Pra, autori vjen te leksikoni i tij me një njohje të gjerë të universit konceptual të shkencave logjike dhe sociale, si dhe me një thellësi të lavdërueshme të përmbajtjes semantike të fjalëve që ai i merr në konsideratë. Gjithashtu është me rëndësl të veçantë, jo vetëm të theksohet, por edhe të përceptohet se prof. dr. Avni Presheva, kujdeset që parimin e tij sistematizues në rendin alfabetik e ruan sipas fjalëve, por në parashtrimin e tyre ai fut edhe dije mbi autorë të ndryshëm themelues të koncepteve logjike, filozofike e teorike. Po ashtu, ai jep në verisione në gjuhë të ndryshme kryesore ballkanike e europiane dhe verisionin shqip të konceptit që hulumton, dhe atje ku e ka gjykuar shtjellon më gjërë shpjegimet e veta origjinale.”- Me respekt akademiku Artan Fuga.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kuçova 2005
Kuçova, një qytet i ri, Dy komuna ka përbri, Një Kazarë, një Perandori, Të tria bashkë – një janë, Dy si yje, një si hanë....
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
“Berati Enciklopedi” me autor gazetarin Zylyftar Plaku përmban rreth 900 faqe të shoqëruara edhe me foto ku jane të pasqyruara historia, kultura, tradita, aktiviteti dhe jeta e personaliteteve të fushave të ndryshme, gjeografia, flora dhe fauna të trevës së Prefekturës së Beratit. Kjo enciklopedi përmban 2500 zëra, dhe 2670 emra personazhesh, ku jepet shumë informacion për këtë prefekturë.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Tirana 2016
Tiranë (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.[5] Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë). Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, i cili ndikoi dhe ndryshuar politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fesë në shekujt e mëvonshëm. Tirana e shpalli pavarsinë në 26 nëntor 1912 dhe u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Ishte vendi qendror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Sot qyteti po përjeton një periudhë të zhvillimit progresiv ekonomik, social dhe urban, me ndërtimin dhe rregullimin monumentale e parqeve, ndërtesave, duke përfshirë edhe rindërtimin e objekteve fetare të shkatërruara gjatë pushtimit turk dhe regjimit komunist.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Price: 2800 Lekë
titleToAlt
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këtë atlas të përgjithshëm të zoologjisë ka të dhëna për problemet e morfologjisë, anatomisë, sistematikës, evolucionit, ekologjisë dhe biologjisë së kafshëve. Të gjitha këto janë të pasqyruara me skema dhe ilustrime.
Price: 1990 Lekë
titleToAlt
Kurveleshi është një njësi etnografike e Labërisë. Përfshin 15 fshatra të ndara në Kurveleshin e Sipërm (10 fshatra) dhe në Kurveleshin e Poshtëm (5 fshatra). Enciklopedi e Kurveleshit përmban rreth 2000 zëra për: - Ngjarje dhe data historike në shkallë fshati, krahine e kombëtare - Figura dhe personalitete historike të artit e të kulturës të fshatrave e të krahinës - Objekte dhe dukuri gjeografike e kulturore të krahinës - Objekte historike e të kultit - Veshje, orendi, pajisje e vegla tradicionale - Ilustrime me harta, grafikë, tabela, skica, skema e fotografi - Shtojcë me objekte të ndryshme e toponime sipas fshatrave
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Malësia e Dangëllisë shtrihet në Krahinën Malore Jugore dhe bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës dhe Osumit, por pjesa më e madhe e saj përfshihet në pellgun e Osumit, me sipërfaqe 214 km². Ndodhet në një territor kodrinoro-malor dhe ndërpritet nga degët kryesore të Vjosës dhe Osumit, si: Lengarica, Lemnica, Kreshova dhe një numër degësh të tjera më të vogla. Në hartimin e kësaj monografie kemi përdorur të dhënat e nxjerra nga ekspeditat e kryera në terren, fletë-anketat e organizuara me banorët dhe të dhënat e nxjerra nga shfrytëzimi i buletineve për klimën, hidrografinë, dherat, mbulesën bimore, kafshët e egra, etj. Qëllimi kryesor është që të japim një studim sa më të hollësishëm, duke përfshirë të gjithë përbërësit e peizazhit gjeografik, veçoritë themelore të relievit dhe individualitetin që e karakterizon atë, krahasuar me zonat fqinje, duke u përqendruar te faktorët relievformues të tillë, si: klima, hidrografia, mbulesa e dherave, flora dhe fauna, ndikimi i njeriut, etj. Malësia e Dangëllisë në nivel rrethi dhe qarku përbën një studim pilot sa të veçantë, aq dhe të hollësishëm në fushën e gjeografisë së aplikuar, gjeomorfologjisë, mjedisit, turizmit malor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, popullsisë dhe kushteve social-ekonomike, mjedisit kulturor me vlera aplikuese dhe shkencore, do të thoshim edhe për biodiversitetin, biologjinë, ekologjinë, pylltarinë, mjekësinë popullore, infrastrukturën fizike dhe sociale, etj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar problemeve mjedisore dhe veçanërisht cenimit të biodiversitetit, erozionit, braktisjes së zonave malore dhe rreziqeve të degradimit të tokave bujqësore, etj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër. Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V - II p.e.s., shekujt V - VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII - XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Tepelena 2007
Libri “Tepelena” është botimi i parë dhe i plotë i shkruar ndonjëherë për këtë rreth, fryti i një akumulimi të gjatë përvoje dhe pune mbi 30-vjeçare, ku trajtohen në mënyrë tërësore dhe me një vështrim të gjerë e të thelluar të dhënat mbi gjeografinë, natyrën, historinë, popullsinë dhe mjedisin, ekonominë, turizmin malor, biodiversitetin, ekologjinë, florën dhe faunën, bimët mjekësore dhe infrastrukturën fizike e sociale. Ky botim përbën një por të avancuar zhvillimi që i dedikohet bashkëqytetarëve patriotë, lexuesit tepelenas për t’u dëshmuar atyre se si natyra punon, si ajo ka qenë, si është transformuar duke “abuzuar” me të dhe, mbi të gjitha, çfarë mund të bëhet për ta mbrojtur e zhvilluar sa më gjatë, për të mirën tonë të sotme, dhe veçanërisht për të mirën e brezave të ardhshëm. Monografia për Tepelenën do të jetë, nga ana tjetër, dhe një ndihmesë e mirë dhe me vlera për njohjen tërësore, sipër vendimmarrësit, pushtetarët lokalë të çdo niveli, ekspertët, por dhe me kontribute të veçanta për studentët, specialistët e çdo fushe, studiuesit e shkencëtarët, nxënësit e mësuesit dhe biznesmenët. Prandaj njerëzit e politikës dhe funksionarët e lartë të administratës vendore do të nxjerrin përfitime mjaft të vlefshme dhe tepër të dobishme nga konsultimi me këtë libër.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Me njohuritë bazë për lexuesit e vegjël dhe me më shumë se 700 fotografi dhe ilustrime,  Enciklopedia ime e parë është burim themelor për mendjet kureshtare të lexuesve të vegjël.nKy libër i mrekullueshëm mbështet me profesionalizëm të gjitha temat që zhvillohen në ciklin e ulët shkollor.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Enciklopedia e parë e lidhur me Internetin. Me fakte mahnitëse, me lojëra e veprimtari pa fund dhe me mbi 2.000 ilustrime të mrekullueshme.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Ku? Kur? Çfarë? Pse ?Shfletoni Enciklopedinë e Re për Fëmijë dhe gjeni në të përgjigjet e të gjitha pyetjeve tuaja. Nga galaktikat gjigante te bakteret mikroskopike, nga qelizat e trupit të njeriut te qytetërimet e lashta: të gjitha temat thelbësore që shtjellohen sot në shkolla, janë riprodhuar me mjeshtëri dhe në mënyrë tërheqëse në këtë libër. Fotografitë e ndërthurura me kutizën e fakteve i ndihmojnë fëmijët të përvetësojnë dijet e përmbledhura në këtë libër të mrekullueshëm.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Pyetje, përgjigje, fakte, rekorde, veprimtari, pyetësorë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Është një botim përmbledhës në të cilin përshkruhen se si erdhën në jetë 100 shpikjet më të mëdha të kësaj bote.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania