titleToAlt
Në librin “Puthja”, Steel tregon se si një moment i vetëm mund të ta ndryshojë jetën përgjithmonë.Në një mbrëmje të ngrohtë qershori, një autobus plot me pasagjerë ecën nëpër rrugët e Londrës. Pak blloqe më tutje, një burrë e një grua hyjnë në një limuzinë, ku ndajnë edhe puthjen e tyre të parë. Ishte vetëm një moment përplasja e limuzinës me autobusin dhe nis një udhëtim i gjatë drejt shërimit, shpresës dhe ëndrrave për të ardhmen.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Për vite të tëra, për hir të fëmijëve Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale. Një takim i rastit me muzikantin Çejz Taylor ia ndryshon jetën Stefanisë. Ky njeri i dhuron asaj një botë krejtësisht të ndryshme – botën e dashurisë së pakufishme, të lirisë e të muzikës pambarim. Botën, në të cilën ajo do të gjejë vetveten dhe dashurinë e vërtetë...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Zëri i saj tingëllonte ende kur veshjet e saj u rrëzuan në dysheme. U shtrinë në krevatin e ngushtë, trupat e tyre u kapluan, tani nuk ekzistonte më asgjë- as njerëzit e tjerë, as kohërat e tjera… Ata ishin të vetmit njerëz në botë, të ardhur nga kohëra që s’mbaheshin mend… Kujtonin vetëm çastin e shkurtër të pasionit, ndërsa kur përfundoi gjithçka, u shtrinë të ngjeshur ngushtë me njëri-tjetrin dhe fjetën deri në agim.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Simon Steinberg dhe Blaire Scott janë mes çifteve më të respektuar në Hollivud, të martuar prej dekadash. Tre fëmijët e tyre – Samanta, adoleshente që aspiron të bëhet modele, Skot, student i mjekësisë dhe Alegra, avokate – janë të lumtur dhe të suksesshëm. Alegra, avokate e personave të famshëm në Hollivud, ka një karrierë që po e konsumon dhe ka fare pak kohë për veten e saj, deri kur takimi me një shkrimtar njujorkez do t’ia kthejë jetën përmbys... Dhe kështu Alegra fillon përgatitjet për dasmën e saj në shtëpinë e prindërve në Bel Air.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
Ç’vlerë kishte titulli i një aristokrateje të re në një tokë të shkrumbuar nga lufta? Asgjë. Ç’mund t’i sillte asaj bukuria e rrallë? Po mrekullia e një dashurie të madhe, të fshehtë, të shenjtë, të zjarrtë e ... pa të ardhme?... Kjo është historia e një familje të madhe, një histori lufte, tradhtie, misteresh e intrigash. Ajo është një histori ku ngjarjet e së tashmes gërshetohen me enigmat e së shkuarës, kurse ndodhitë e dikurshme pasqyrohen në të ardhmen... Kjo është një histori dashurie dhe urrejtjeje, parash e sinqeriteti, dëshpërimi dhe shprese...
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
-Oh, sa mire, Tanja… Qendruan te shtrire keshtu deri ne agim. Ajo u kujtua se duhej te largohej fshehurazi qe askush te mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit qe afrohej me shpejtesi! -Nuk dua te te leshoj, -pohoi me hidherim ai kur e shihte se si po vishej. Ai vete e lau ate ne ne vasken e tij te vogel. Atje gati sa nuk ju hodhen njeri-tjetrit perseri, por ndaluan ne kohe. -Ҫfare do te bej une kur te ikesh? Edhe ajo deri ne vdekje nuk donte te ndahej nga ai. Javen e ardhshme ajo do te fluturonte ne Los-Anxhelos qe te dilte serish ne fushen e betejes… -Mos ndoshta vjen me mua? –propozoi ajo, e vetedijshme se kjo tingellonte disi e çuditshme, teksa ndjente dhimbje vetem nga mendimi per ndarjen e shpejte.
Price: 1600 Lekë
titleToAlt
E shtrëngoi sërish në krahë. "Më do ende?"e pyeti me një zë të drojtur e të shuar, si vogëlushe. Sa kohë kishte kaluar që nuk i kishte dëgjuar ato fjalë, Jani, para së gjithash? Po sikur të mos e donte më? Çfarë i mbetej të bënte? Të kthehej e të kërkonte një Xhefri tjetër, me të cilët kjo botë ishte e mbushur, apo ndonjë tip të trashë si ai komediani nga Nju Jorku, me atë krifën e dendur e të shëmtuar? Sa e zbrazët do t’i dukej shtëpia me panoramën, me lisharësen... ajo botë e bërë për Janin... sikur ai të mos ishte atje? Do të kishte guxim të kthehej? Të ngulte sytë te portreti i tij? Të kujtonte sërish zërin e tij? Të vinte vathë prej perle që ia kishte dhuruar ai?"
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Qëndruan të trishtuar pa ia ndarë sytë njeri-tjetrit për një kohë të gjatë. Pastaj, pa thënë as edhe një fjalë, ai u përkul tek ajo dhe pasi e mori fytyrën e saj me ëmbëlsi në pëllembet e veta, e puthi. Ajo i mbylli sytë dhe ndjeu se si buzët e saj shkriheshin në të puthurën e tij, kurse shpirti i dukej sikur po i fluturonte lart në qiell. Asaj iu morën mendtë, prandaj u ngjesh te Piteri, pastaj e ngriti kokën dhe vështroi nga ai gjithë pikëllim, preku me gishtërinj fytyrën e tij, ndërsa doktori i puthte majat e gishtave të saj.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Duke u dashuruar me shkrimtaren e bukur e të suksesshme Kejt Harter, regjisori televiziv Nik Uoterman mendonte sinqerisht se po përpiqej të nënshtronte zemrën e një gruaje të lirë. Por Kejti që i ishte përgjigjur me gjithë shpirt ndjenjës së Nikut, nuk mund të bëhej gruaja e tij—për arsyen e thjeshtë se ajo ishte e martuar, dhe megjithëse martesa e saj ishte tragjike, divorci ishte i pamundur…
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir. Sytë e mëdhenj, në formë bajameje, zbulonin premtimin e një buzëqeshjeje, por, në të njëjtën kohë, pëshpëritnin diçka të ëmbël e të sjellshme – sy që dinin të ishin ledhatues dhe dinakë, për t’u bërë më pas të përhumbur e përsiatës, të harruar në një ëndërr të së shkuarës, larg së tashmes. E shtrirë midis barit, buzë liqenit, Kasandra dukej si grua e ndonjë tabloje romantike ose e ndonjë vegimi të lëbyrtë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Si partnere në një nga firmat më prestigjioze të avokatisë në Nju Jork, Aleksandra Parker mezi ia del të balancojë karrierën dhe jetën personale, me bashkëshortin dhe një djalë trevjeçar, të cilin e lindi në moshën 40-vjeçare. Por Aleksandra ndihet e bekuar me jetën dhe martesën e lumtur... derisa një kontroll rutinë mjekësor ia kthen botën përmbys. Sem Parker është një biznesmen i njohur, krenar për karrierën e tij dhe të së shoqes. I mësuar t’i ketë gjërat nën kontroll, Semi kapet në befasi nga sëmundja e Aleksandrës. I tmerruar nga ideja se mund të humbë të shoqen dhe i përndjekur nga hijet e së shkuarës, Sem e ka të pamundur të mbështesë gruan e tij, nga e cila fillon të distancohet. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe karriera e tij merr një goditje të rëndë. Në këtë situatë është Aleksandra ajo që duhet të mendojë nëse ka të ardhme për jetën e tyre në çift apo nëse duhet të vazhdojë rrugën e vetme.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman, Danielle Steel bën një përshkrim të fuqishëm të familjeve të ndara, jetëve të shkatërruara dhe një kombi të mbërthyer nga paragjykimet gjatë një episodi të turpshëm në historinë amerikane. Profesori i kolegjit Masao Takashimaya është i pasionuar ndaj ideve të reja, moderne, po aq sa edhe gruaja e tij pas traditave antike. Ishte viti 1920 dhe ai kishte ëndrra për të ardhmen, ndërsa magjepsej nga politika dhe mundësitë e një bote që po ndryshonte çdo ditë. Njëzet vjet më vonë, vajza e tij 18-vjeçare, Hiroko, shkon në Kalifornia për një edukim më të mirë. Për vajzën e re, Kalifornia ishte një botë e ndryshme. Më 7 dhjetor, Pearl Harbor u bombardua nga japonezët. Brenda pak orëve u shpall gjendje lufte dhe Hiroko u bë armike në vend të huaj. E tmerruar, ajo donte të kthehej në shtëpi, por u detyrua të qëndronte nga i ati, i cili mendonte se do të ishte më e sigurt në Kaliforni sesa në Japoni. Dhe kështu ndodhi... për pak kohë.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
“Aksidenti” është një nga romanet më të fuqishëm të Daniel Still. Edhe pse takimet e punës e mbajnë të shoqin, Brad, shumë shpesh larg shtëpisë, Peixh ndihet e bekuar me familjen e saj dhe martesën e lumtur. Ata kanë një shtëpi pranë San Franciskos dhe ajo kujdeset për të birin 7–vjeçar Andi dhe vajzën e tyre adoleshente Alison. Në moshën 15-vjeçare, Alison ka problemet e saj dhe një mbrëmje, në vend të shkonte te shoqja e saj, Kloi, Alison gënjen dhe del me dy djem më të rritur. Por një e shtunë mbrëmë që supozohet të jetë e këndshme përfundon në tragjedi kur makina e tyre përplaset me një tjetër, Në spital, Peixh takon babain e Kloit dhe, në pamundësi për t’u lidhur me të shoqin, ajo mbështetet tek ai gjatë atyre orëve të torturave pa përgjigje. Pa të shoqin, Peixh ndihet sikur jeta e saj po shkatërrohet, ndërsa mendon se e bija mund të mos mbijetojë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ngriti kokën që të vështronte sytë e tij të kaltër të errët, që ndriçonin një fytyrë të mirë dhe të dashur, e cila me kalimin e viteve po i pëlqente gjithnjë e më tepër. Mandej pa e patur mendjen i shkoi nga pas dhe u ulën në një kolltuk pranë dritares, ku për një grimë qëndruan në heshtje, duke vështruar dëborën që binte. Më në fund, Betina ngriti sytë e gjelbër drejt Ivos. Ishte zbehur e tëra, ndërkohë që e vështronte me vëmendje dhe ai e mori dhe e shtrëngoi ngadalë në krahë. Betina nuk kundërshtoi, sikur ta kishte kuptuar se kishte nevojë për Ivon, ashtu si edhe ai për të. Ndjeu shtrëngimin e dridhur të tij tek priste të dëgjonte çfarë do t’i thoshte.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
I ulur prane saj ne stolin e ngushte te jahtit, papritmas, si e terhoqi nga vetja dhe e puthi ne buze. -Te dua,- tha thjeshte ai. –Veçse nuk jam I siurt se ne… se une jam I pershtatshem per ty. Jam shume me I madh se ti, por edhe jeta qe kam bere perpara teje, nuk ngjan fare me te gjitha ato, me te cilat je mesuar ti, por kush e di… Ndoshta ajo qe po ndodhe me ne tani, eshte me mire se çdo gje qe ka ndodhur me ne! Pasi buzeqeshi, Roberti ia hodhi krahet dhe e terhoqi nga vetja. -Tani thjesht te presim dhe te shohim se çdo na dale- shtoi ai, kurse Gueni pohoi me koke. -Edhe une te dua, -tha ajo. Roberti e puthi perseri nen diellin perkedheles te Sant-Tropez.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Fjalët e tij po i vinin në vesh si një mërmërimë. "Kujdesu për veten. Të dua..." "Edhe unë të dua." Pastaj u përqafuan fort, pa thënë më asgjë. "Nuk dua që ti të ikësh, Dina, por nëse do të rrish edhe pak, nuk do të jem më i zoti... të lë të shkosh." Vuri re se Beni i kishte sytë të përlotur e po ashtu edhe ajo. Duhej ta vështronte, duhej ta dinte se ishte ende aty. Nuk u përmbajt dot dhe iu hodh përsëri në krahë. "Ben, të dua." E shtrëngoi gjithë afsh, pastaj u shkëput ngadalë dhe e vështroi gjatë duke ndier vuajtje në zemër. "Mund të të them se këta muaj i kanë dhënë kuptim gjithë jetës sime?" "Po, mundesh." I buzëqeshi dhe e puthi te maja e hundës.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Dikur gazetare shumë e njohur,kurse tani nënë e katër femijëve.Indiana Tejlor ënderron të kthehet te puna e saj me dashur,por i shoqi është rreptësisht kundër planeve të saj.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Heren e dyte gjithçka u zhvillua ndryshe. Pasioni i tyre nuk u shua aspak dhe nuk e humbi forcen, por nese heren e pare te kujtonte flaken e vrullshme e te ndritshme te nje fishekzjarri, tashme ajo ishte nje flake e shtruar dhe e fuqishme, ne sproven e se ciles kaliteshin e shkriheshin ngadale trupat e tyre, kurse shpirtrat shnderroheshin ne nje te vetem. Atyre ju duk sikur kishte kaluar nje jete e tere gjate se ciles kishin shkemyer dhuratat me te çmueshm, embelsine e te cilave Gabriela as qe mund ta imagjinonte. E tera iste diçka e paharrueshme, magjiplote, e mahnitshme dhe e re. Gabriela pa dashje mendoi se Xho ishte pikerisht princi i perralles, I cili e kishte zgjuar ate, princeshen e fjetur, e me te puthurat e tij ia kishte hapur boten e vertete qe ishte me e mrekullueshme se cdo magji.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Bukuroshja Samanta Tejlor, në pamje të parë një femër e lumtur dhe e suksesshme, në të vërtetë është e brengosur, duke përjetuar thellë dhimbjen e ndarjes me burrin, që e çon në një shembje të papritur të gjithçkaje që dukej e patundur. E vetmja rrugëdalje ishte të ndryshonte rrethanat, të pushonte në fermë, të shkundte nga vetja si pluhur gjithë të kaluarën. Por për Samantën fati kishte përgatitur një surprizë të shkëlqyer – një dashuri të re me kaubojsin Tate Jordan, për të cilën ia vlente të ëndërroje.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Vajza e një bankieri të madh francez dhe e një markeze spanjolle, Rafaela është e martuar me John Henry Phillips, një financier ndërkombëtar i dashuruar marrëzisht pas saj. Por pas disa vitesh të një jete të lumtur e pa asnjë re një ditë fati e godet: John Henry paralizohet përjetë. Rafaela duket sikur vendos t’i kushtohet tërësisht të shoqit në një shtëpi të veçuar në San Francisko. Por ndjenjat e zjarrta të një avokati të ri, të shquar e të hijshëm do të vënë në balancë ndjenjën e detyrës dhe pasionin shpirtëror që e lidh me këtë njeri që e dashuron me zjarr.
Price: 1200 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania