titleToAlt
Ai është dashur letërsia botës Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë. nLetërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje, fare natyrshëm. Nega-cioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli. nLe ta shikojmë në mënyrë fare të thjeshtë gjithçka. Letërsia, domethënë poemat e para orale, kanë, zakonisht, për subjekt kthimin nga një udhëtim i gjatë, rrëfimin për ato ç kanë ndodhur atje larg, në kufi të shtetit, të shkretëtirës ose të vdekjes.nUdhëtarët e parë që ktheheshin nga larg ishin, praktikisht, dhe shkrimtarët e parë. Duke ecur drejt vendit të tyre, në vetminë e rrugës, truri i tyre përpunonte ngjarjet, në mënyrë që gjatë rrëfimit ato të ishin sa më interesante për dëgjuesit. Kështu, në udhë dilnin dialogët, përtër-iheshin ngjarjet, dendësoheshin ngjyrat, theksohej diçka e diçka tjetër fshihej...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Vetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të romanit të shkurtër  Kukulla , shtëpia botuese  Fayard e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar.nNjë lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në  Le Journal du Dimanche të Parisit:  Nëna ime Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanë-risht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre .nKështu fillon teksti i studjuesit francez, që përfaqëson tonin pozitiv të jehonës së veprës në shtypin tjetër letrar.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten.nShqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.nNëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin për-gjigje për të.nSe Zoti vetë e kishte thënë me gojë...nSe çfarë kishte thënë Zoti dhe, si-domos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i dramës shqiptare.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Gjenerali i ushtrisë së vdekur doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor. Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse gre-qishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besu-eshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre. Në këtë endje prove  Gjenerali i ushtrisë së vdekur , sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje. Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati  Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Pas viteve  90, në kohën e demokracisë, kundër Migjenit, kinse në emër të antikomunizmit, u përdor dhe ende vazhdon të përdoret një gjuhë mizore, që nuk i lë asgjë mangët traditës staliniste.nKësaj tradite iu shtua zakoni i keq shqiptar, sipas të cilit rikthimi në Panteonin e letrave i një shkrimtari të madh, shoqërohej nga dëbimi prej Panteonit i një tjetri shkrimtari të madh. Kështu u vunë në skajimin më të mbrapshtë të mundur Fishta me Migjenin, thua se nuk mund të rrinin të dy atje ku të dy e kishin vendin në këtë botë: pikërisht në Panteon. nHistoria e trishtë, e bashkë me të keqkuptimi dramatik, ende vazhdon në kohën e ribotimit, pas njëzet vitesh, të kësaj sprove.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në romanin  Kështjella Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontigjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.nNë fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvon-shëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundër-shtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik. Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
 Nga një dhjetor në tjetrin u shkrua midisdhjetorit të vitit 1990 dhe janarit të vitit 1991, përt u botuar po atë vit në Paris, në dy gjuhë, shqipdhe frëngjisht. Në Francë dhe në vende të tjeralibri u botua nën titullin  Pranvera shqiptare .
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Kronikë në gur afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. nQë nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë  universin Kadare . Ai fiton sensin e tij të mpreh-të të fantastikes, apo të  realizmit magjik . Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.nGjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare,  duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha . Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë:  Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën .
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Krijues që nuk i shkon secilës ditë. Ai kërkon një gjendje shpirtërore të veçantë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ti e njeh atë qysh nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet e kulturës në TV etj., shkurt, nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij ose, më saktë, rileximi i tij përbën vetvetiu një  akt të zgjedhur . Në të vërtetë, fjalët  lexim ose  rilexim në këtë rast ngjajnë të pasakta. Shfletimi i librit të tij më tepër se lexim është një përsiatje, madje gjatë kohës së leximit do të ishte e natyrshme që më shumë se i hapur, libri të qëndronte i mbyllur. Por dihet se për një gjë të tillë duhet një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila nuk krijohet lehtë dhe në çdo kohë. Dhe në qoftë se ti e kupton se dita nuk është e përshtatshme, atëherë është mirë ta vësh përsëri në raft librin dhe të presësh një ditë tjetër.nKëto janë disa shënime për Eskilin të hedhura në kohë të ndryshme. Prej mendimeve që zgjojnë, mund të gjykohet se sa të përshtatshme ose jo kanë qenë ditët kur ato janë shkruar.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Dy pjesë të këtij triptiku  Koha e shkrimeve dhe  Koha e dashurisë , të shkruara në vitet tetëdhjetë në Shqipëri, u botuan në përmbledhjet  Koha e shkrimeve dhe  Ëndërr mashtruese .nNovela e dytë  Koha e parasë , u shkrua në vitet 1996-1997 në Paris dhe Tiranë, dhe u botua për herë të parë në Veprën e plotë të  Fayard -it, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.nKjo metaforë danteske nuk është pa vend, kur bëhet fjalë për brendinë e veprës, por pikësëpari edhe për fatin e saj: paraqitur në version gjysmë të koduar në vitet 1984-1986, dorëshkrimi u depozitua në një kuti bankare në Paris, sipas një urdhri dhënë botuesit për ta botuar menjëherë në rast  aksidenti që mund t i ndodhte shkrimtarit. Në njëfarë mënyre, vepra kishte kapërcyer kufirin e ferrit në vend të autorit të saj. Por romani nuk kufizohet në ndryshimet lidhur me këtë argument. Në Perëndim, tregimtari zbulon në mënyrë graduale se nuk i përket, në të vërtetë, botës së të gjallëve, se është  i ngrirë nga vdekja, mbretëria e së cilës shtrihet në Lindje. Koha e shkurtër dhe kushtet e qëndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: atij i duhet të niset për t u mbyllur në vendin e tij, për t u futur në arkivolin e tij, si personazhet e baladave të lashta (kujtojmë Konstandinin dhe motrën e tij Doruntinën, rreth të cilëve kjo temë bëhet gjithnjë e më e pranishme gjatë gjithë faqeve të librit).
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Romani  Lëkura e daulles është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën  Nëntori . Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin  Dasma . Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm  Lëkura e daulles .nZanafilla e romanit ka qenë novela  Dasma e çuditshme , me subjekt prishjen groteske të një dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej të dashurit të fyer. nNdonëse i shpërfillur prej autorit, romani është përkthyer në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara  Gjeneralit të ushtrisë së vdekur . Një radio-dramatizim i veprës, me titullin  Dasma dhe fantazma , është bërë prej BBC-së së Londrës më 1969.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
 Dosja H. u botua së pari në revistën  Nëntori më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit. nn Në këtë roman, ndoshta më shumë se në të gjithë të tjerët, shkrimtari tregon lidhjet e tij shpirtërore me grekët e lashtë. Ai ka lindur tridhjetë kilometra larg Greqisë dhe peizazhi i vendit të tij i kujton aty-këtu mitet greke: rrënojat e teatrit të kështjellës e deri te lumenjtë që, siç thuhej, çonin në ferr& Por më shumë se për grekët në tërësinë e tyre,  Dosja H. është një nderim për më të shquarin e tyre, Homerin,  të verbrin e madh , ashtu sikurse të tjera romane, si  Koncert në fund të stinës dhe  Dimri i vetmisë së madhe janë një dëshmi e admirimit për një tjetër mjeshtër, Shekspirin. ÉRIC FAYE
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare, gjë që shpjegon botimin e saj tepër të vonë, më 1986, në përmbledhjen e tregimeve  Koha e shkrimeve . Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete.nPërkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
 Nëntori i një kryeqyteti u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.nNë vitin 1989, kur shtëpia botuese gjermano-perëndimore  Neuer Malik Verlag shfaqi dëshirën për përkthimin gjermanisht të veprës, autori, duke përfituar nga njohja me përkthyesin Robert Shvarc dhe në mirëbesim të tij, i paraqiti një dorëshkrim të retushuar, të cilin nuk kishte pasur mundësinë ta botonte. Botimi në gjermanisht u bë sipas versionit të retushuar.nTeksti i botimit të tanishëm të romanit nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i përkthyer dhe i botuar në gjermanisht.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në qendër të librit  Ura me tri harqe gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë, ekleziastiku Gjon Buzuku, që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe,  Mesharin . Ismail Kadare, murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i  shqiptarisë , e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378. Perandoria osmane i shtrëngon në mengenenë e vet principatat shqip-tare. Kadareja është frymëzuar nga procesverbalet e ndodhive ushtarake dhe të vrasjeve për t i dhënë mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon besëtytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet,  Lundra dhe trape , armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë.”- Ismail Kadare.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Mbi librin “Mjegullat e Tiranës” është romani i parë i shkrimtarit, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958. Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë “Mjegullat e Tiranës”, shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958. Askush nuk mund t’i ndërhyjë një autori lidhur me vlerësimin e veprës së tij prej atij vetë. Pavarësisht nga njëfarë misteri që ka rrethuar dhe vazhdon të rrethojë vonesën jashtëzakonisht të gjatë të publikimit të kësaj vepre prej vetë Kadaresë, ajo përbën në vetvete një kureshtje të veçantë për lexuesit e tij, e sidomos për studiuesit dhe hulumtuesit e letërsisë. Për herë të parë botohet teksti integral i romani, një bisedë me shkrimtarin Ismail Kadare dhe komente nga studiuesja Viola Isufaj. Përmes kësaj bisede me studiuesen Isufaj, shkrimtari tregon se çfarë është ky roman, konteksti në të cilin u shkrua dhe arsyet se përse botohet tani. “Arsyeja ishte e thjeshtë, ky roman mbeti edhe më pas si një vepër e mohuar prej meje. Për të qenë më i saktë, ai ishte pjesë e jetës sime të njeriut, por jo e asaj të shkrimtarit. Në këtë të fundit, ai i ngjante një fëmije të paligjshëm. Kjo kishte të bënte ndoshta me dyshimin tim se romani, duke qenë jashtë problemeve të kohës do ta kishte të pamundur botimin. Veç kësaj, pas kthimit nga Moska, ishte e natyrshme që ai të më dukej i prapambetur. Sidomos pas “Qytetit pa reklama”, që e kisha shkruar atje, dhe që qëndronte, nga çdo pikëpamje, më lart se ai”, – shprehet Kadare në bisedën me Isufajn. Shkrimtari e nxori dorëshkrimin nga sirtarët në vitin 2012. U fol edhe në shtyp shpeshherë për këtë roman që ende nuk po i vinte në duar lexuesit. Ky është një roman i rinisë së shkrimtarit, siç shprehet Isufaj në komentin e saj, parazgjatimet e të cilit shtrihen edhe më tej; tek një ditar i dikurshëm studenti. “Para se të njihte estetikën, filozofinë, historinë, religjionin, etnografinë; shumë më përpara se të arrinte rreth 1000 botime në mbi 45 gjuhë të Europës, Amerikës, Azisë dhe Afrikës, e kështu të bënte të njohshme edhe letërsinë e vendit të tij në antologjinë e letërsisë botërore, Kadare ka provuar të shkruajë disa herë. Jo të gjitha ato shkrime kemi pasur mundësi t’i njohim. Një prej tyre, nga më të largëtit në kohë është pikërisht ky roman ‘Mjegullat e Tiranës’, roman i pabotuar deri më tani dhe për këtë, i panjohur për lexuesin”, – shkruan Viola Isufaj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare; "Muri i madh", që është shkruar gjatë dimrit të vitit 1993, në kronologjinë e veprës vjen "Piramida", një tjetër ngrehinë mitike në gur; "Kisha e Shën Sofisë" të kujton dysinë e atyre zonave të takimit midis kulturave. Ky tregim është shkruar në pranverën e vitit 1994 në Shqipëri, ku, meqë ateizmi zyrtar është braktisur, fetarët kërkojnë t'i dyfishojnë shpirtrat; "Vjedhja e gjumit mbretëror", ka një pjesë të lidhur me "Pallatin e Ëndrrave". Nëse ky tregim u shkrua në pranverë të vitit 1995, ideja zë fill para nja dhjetë vjetësh, në çastin kur pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte hipur në fronin e Shqipërisë etj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti, asnjëherë të emërtuar, nga një vend në mënyrë të ngjashme i paidentifikuar (megjithëse kuptohet qartë që është Italia), rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat dhe dhëmbët por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e ngjashme të fragmentarizuara të historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një mesi ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona të pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim.”
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Qyteti pa reklama” ka pasur një konceptim të veçante si libër. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikro-kozmosin e letërsisë sovjetike. Autori ka përshtypjen se pasioni për letërsinë po shuhet tek ai dhe “Qyteti pa reklama” merr pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri tani fatin e tij…
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Pas tërheqjes së otomanëve Shqipëria hyn në një periudhë kaosi, prej nga do të dalë duke krijuar një shtet të pavarur. “Viti i mbrapshtë” përshkruan këtë periudhë të ndërmjetme, ku vendi është i hapur ndaj të gjitha erërave që kalojnë, pa kufij të qartë dhe të qëndrueshëm. Fuqitë perëndimore zihen për këtë truall si një pre gjahu. Shumë botë përplasen në këtë vepër dhe autori e rindërton këtë shumëllojshmëri duke luajtur me një regjistër stilesh, që ndryshojnë në varësi të situatave. Nën një titull hyjogan të afërt me” Viti i tmerrshëm” , ky rrëfim është një dendësim i gjithë veprës së Kadaresë.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania