titleToAlt
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Vepra e III-të e Fan Stilian Noli përfshin dy krijimtari të tij: “Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468)” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468)”
Price: 800 Lekë
titleToAlt
 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme ku virgjëria e një vajze i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë stërviten të mashtrojnë burrat më të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction - romantike, erotike dhe që të mban në ankth. “Duke qenë pjesërisht roman historik, pjesërisht përrallë, pjesërisht romancë dikensiane, “Kujtimet e një geishe" e fut lexuesin në një botë ekzotike. Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe mbreslënëse” The New York Times
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Sebastian Bergman-i është një burrë i zhytur në dëshpërim. Ka humbur gruan dhe djalin në cunamin që shkatërroi arkipelagun indian, ka hequr dorë nga puna si psikolog e dizenjues profilesh psikologjikë, ka rifilluar zakonin e vjetër duke sjellë çdo natë nga një grua të re në shtrat... Ndërsa kthehet në qytezën ku ka lindur, për të sistemuar dhe shitur shtëpinë e së ëmës, nuk do ta imagjinonte kurrë se do të gjendej ballë për ballë me kolegët e vjetër të skuadrës "Vrasjet", të cilët janë duke hetuar vrasjen e një djali gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i larguar nga shtëpia dhe që ishte gjetur në kënetën përreth Vasteras-it, me zemrën të shkulur. Një rast i pahumbshëm për të rigjetur veten dhe shijen e sfidës që e kishte bërë atë një anëtar të pazëvendësueshëm të skuadrës, por sërish edhe të kridhet në një botë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka mësuar ta urrejë që nga fëmijëria, me të cilën tani tani do t'i duhet të bjerë në paqe. «Nuk ishte një vrasës. Vijonte duke ia përsëritur vetes, teksa tërhiqte zvarrë kufomën e djalit përgjatë rrëpirës: nuk jam një vrasës. Vrasësit janë kriminelë. Njerëz të këqinj. Errësira I ka përpirë shpirtrat e tyre, ata kanë përqafuar errësirën duke i kthyer krahët dritës. Kurse ai nuk ishte i keq. Përkundrazi. E së fundmi, a nuk kishte treguar pikërisht të kundërtën? Nuk kishte lënë mënjanë ndjenja e vullnete, duke arritur madje të ushtronte edhe dhunë për të mirën e të tjerëve? Kishte kthyer përherë faqen tjetër, ja çfarë kishte bërë. Prania e tij aty, në atë pellgaçe me ujë në mes të asgjësë, me kufomën e djalit, a nuk qe një provë e mëtejshme e përkushtimit të tij për të bërë gjënë e duhur. Nuk do të tradhtonte më».
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Tranzit 2019
Poezia e Endri Xhaferajt është si një pikturë, aq i fortë është imazhi që përçon me anët e tij të padukshme, me botën imagjinare, me ndjesitë. – Diana Çuli
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Disa muaj pasi djaloshi Aleksandër futet bashkë me gjyshen e tij në zemër të Amazonës në kërkim të një shtaze legjendare, do të përjetojë një aventurë tjetër. Këtë herë, reporterja Kejt Kolldi shoqëron nipin e saj dhe Nadian, shoqen më të mirë të Aleksandrit, bashkë me fotografët e International Geographic-ut, në një udhëtim në një tjetër skaj të largët të botës. Misioni i ekipit është që të futet në një mbretëri të ndaluar, të fshehur në majat e ngrira të Himalajeve dhe të gjejë Dragoin e Artë legjendar, një statujë e shenjtë dhe orakull i paçmueshëm që është në gjendje të parashikojë të ardhmen e mbretërisë. Në rrugën për të mbërritur te statuja, para se të shkatërrohet nga koprracia e një furacaku, Aleksandri dhe Nadia duhet të përdorin fuqinë shpirtërore të kafshëve të tyre totemike: Jaguarit dhe Shqiponjës. Me ndihmën e një murgu të mençur budist, dishepullit të tij të ri, princit trashëgimtar, si dhe një fisi të egër luftëtarësh jeti, Aleksandri dhe Nadia do të luftojnë për të mbrojtur "Mbretërinë e Dragoit të Artë". «Adhuruesit e romanit "Qyteti i Shtazëve", librit fantastik të Isabel Allende-s, do të jenë në ankth derisa ta lexojnë këtë libër po aq tërheqës sa i pari.» Publishers Weekly
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Beteja e fundit është më e madhja e të gjitha betejave. Narnia... ku gënjeshtrat ushqejnë frikën... ku besnikëria vihet në provë... ku shpresat duken të humbura. Në ditët e fundit, Narnia do të përballet me sfidën më të egër - jo një pushtues nga jashtë, por një armik nga brenda. Gënjeshtrat dhe mashtrimet kanë hedhur rrënjë dhe, në këtë fund të mrekullueshëm të "Kronikave të Narnies", vetëm Mbreti dhe një grusht pasuesish besnikë mund ta parandalojnë shkatërrimin e gjithçkaje të dashur për ta.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë perfytyruar dhe se fundi i botës është veçse fillimi... - Po Eustaku, nuk do të kthehet më kurrë këtu? - e pyeti Lusi. - Bija imë, - iu përgjigj Asllani, - vërtet duhet ta dish këtë? Eja, se do të hap portën e qiellit. Atëherë, brenda një çasti, u hoq muri i kaltër (sikur griset një perde) dhe një dritë tmerrësisht e bardhë u duk nga prapa qiellit, pastaj ata ndjenë prekjen e krifes së Asllanit dhe puthjen e Luanit mbi ballë e më pas e panë veten në dhomën e gjumit, nga ana e prapme, në shtëpinë e teze Albertës, në Kembrixh.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
«Nëna ime quhet Nexhmije Ibrahimi Nussbaumer dhe unë jam dëshmia e gjallë e filozofive të saj. Më kryesorja ndër to është se asgjë nuk përfundon, derisa të ketë një fund të lumtur - derisa të mbërrish te drita. » Kur ishte ende një vajzë e vogël në Shqipëri, prania e dashur dhe mbrojtëse e nënës së saj e mbajti Angelan larg varfërisë dhe tensioneve politike në rritje në atdheun e saj. Por, kur Angela mbushi dhjetë vjeç, ndodhën një numër ngjarjesh që do t'ua ndryshonin njëherë e përgjithmonë jetën asaj vetë dhe së ëmës. Duke pasur frikë për sigurinë e së bijës, e ëma, Nexhi, merr vendimin e dhimbshëm për ta dërguar Angelan të jetonte me të atin në Zvicër, ku ai kishte shkuar disa vjet më parë. Me vendosmërinë dhe guximin që e karakterizojnë, Nexhi kapërcen pengesa të shumta për t'u bashkuar më në fund me Angelan - disa muaj më vonë dhe në kushte krejt të ndryshme nga sa e kishte përfytyruar secila prej tyre. Rruga e jetës së saj ndryshoi sërish, kur vendosi të hynte në kursin e gjuhës gjermane, çka do ta ndihmonte të integrohej në kulturën zvicerane. E lindur për të qenë mësuese, madje e shkëlqyer në profesion, Nexhi shfrytëzon më pas njohuritë e fituara me vështirësi të mëdha dhe ndihmon gra të tjera të zhvendosura aty, me qëllim që ato të mësojnë gjuhën, të forcojnë besimin e tyre dhe t'i inkurajojë që t'ia nisin nga e para për të ngritur një jetë të re për veten dhe familjet e tyre. Si një nderim ndaj nënës së dashur të autores, por edhe në kujtime personale, "Dashuri, shpresë, dritë" është një histori prej disa brezash e këmbënguljes dhe forcës përtëritëse të dashurisë dhe familjes për të kapërcyer trillet e mbrapshta të fatit. ‘’Përvojat e jetës së nënës sime më kanë treguar se nuk duhet të strukem përballë së panjohurës. Të jesh sypatrembur do të thotë t'i kapësh mundësitë, kudo që janë. Të jesh sypatrembur do të thotë të mos i lejosh kurrë njerëzit apo rrethanat që të ta presin rrugën drejt qëllimeve. Të jesh sypatrembur do të thotë të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë. Të jesh sypatrembur do të thotë të çash rrugën përmes errësirës per të mbërritur te drita.’’ Angela Martin
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pjesëz nga libri: Dhe u munduat aq shumë për ta hapur gropën,/ të më varrosnit thellë, sa më thellë, / dhe... kur më në fund ia dolët mbanë, more qafirë, / harruat që unë isha një farëz që mbin.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e re, e cila e quan veten Brajd. Lëkura e saj e zezë me nuancë blu, shkakton çmeritje te njerëzit që e shohin për herë të parë. Por ngjyra e iëkurës së saj është vetëm një nga karakteristikat e bukurisë së saj të rrallë. Guximi, vetëbesimi dhe karriera e saj e suksesshme e kanë bërë të lakmueshme. Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t'ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. Pastaj vijnë me radhë: Bukër, djali të cilin Brajda e dashuron çmendurisht, por që e humbet pas një grindjeje të egër. Reini, një vajzë e vogël e bardhë, me një fëmijëri të hidhur e të dhunshme, të cilën Brajda e njeh rastësisht. Më së fundi vjen Zemra, nëna e Brajdës, së cilës i duhet një jetë e tërë që të arrijë të kuptojë se mënyra se si sillesh me fëmijën tënd, jo vetëm që është e një rëndësie të pakrahasueshme, por edhe lë gjurmë të pashlyeshme në formimin dhe botën e tyre emocionale. Dhe fëmijët nuk e harrojnë kurrë këtë. Një roman tejet i zjarrtë dhe provokues, "Zoti e ndihmoftë fëmijën!", libri i parë i Toni Morrisonit, me ngjarje të vendosura në kohët tona, edhe pse ka në thelbin e tij ndërthurjen e disa jetëve të ndryshme, përcjell një dhe vetëm një mesazh: mënyra e rritjes dhe vuajtjet në fëmijëri, janë vendimtare në formimin ose deformimin e personalitetit të një të rrituri.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Nganjehere, kur kalon ndonje vajze e bukur, nga verandat ku tretet ngadalë dita çohen psherëtima të avullta, më përvëluese se kafeja: - Pa shih kush po kalon! - Po tallesh, apo? Mos më thuaj që nuk e di sa herë është qepur e shqepur ajo atje! Pastaj, me zemra të sfilitura, vijojnë: - Ah, Ingrid, Ingrid! Shalët e tua kaq të bardha, kaq të hijshme, kush t'i shqepi mbrëmë? Eja bukuroshe, eja të jap lekët për t'u riqepur prapë.” Ornela, silueti që elektrizonte trotuaret me gropa të Rrugës së Durrësit dhe xixëllinte mijëra sytë e bordurave përballe Dajtit, rikthehet për të na çuar në vendin ku nuk vdiset kurrë. Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tille, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërine e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë - bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Gjithë natën/ Eci nëpër ëndrra/ Në mëngjes/ S'më dhembin këmbët/ Por zemra...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Velloja e Majës, sipas filozofisë hinduiste, bazohet mbi konceptet e fenomenit dhe noumenit. I pari lidhet me konceptimin e realitetit ashtu siç paraqitet në sytë tanë dhe i dyti me shfaqjen e tij siç është në të vërtetë. Kjo teori orientale, e adaptuar më vonë edhe nga mendimtarë të ndryshëm, ka të bëjë me bindjen se midis nesh dhe botës që na rrethon qëndron një vello që na pengon ta shohim jetën ashtu siç është në të vërtetë. Sipas interpretimit nën një optikë iluzioniste, velloja e Majës na bën të kuptojmë se jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken. Kur bëhet fjalë për të parë realitetin, të gjithë jemi pak miopë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin". Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton. Si reziston dashuria e vërtetë në kohë e hapësirë përballë shtypjes dhe egërsisë? Kur fillon fuqia e mbijetesës nga kujtimet nostaigjike për t'i shkatërruar mundësitë e një të tashmeje të bukur dhe një të ardhmeje premtuese? Këto janë pyetjet me të cilat Pëshpërima e fundit e sfidon lexuesin të debatojë që nga paragrafi i parë e deri te fundi i tij prekës. Michael Jackson-Kryeredaktor i Black Intellect Journal
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
«Për çfarë doje të më pyesje?» Ajo ndien sërish valën e vogël të alarmit t'i ngjitet nga brenda. «Pse mrekullia është e papërkyer?» Ai ia ngul sytë, në pritje. Ajo pyet veten nëse duhet të japë një përgjigje të zgjedhur me kujdes apo ta kalojë me një batutë, por në fund flet pa u menduar: «Sepse nuk zgjat.» Gjithçka ndodh në Provansë, në vjeshtë, në stinën që përzien mjegullat e para të lagështa me një vazhdë ngrohtësie pothuajse verore. Lagjet dhe vilat po zbrazen nga banorët dhe turistët. Po ndërkaq po përgatitet edhe një ngjarje e madhe. Pothuajse befasisht, në fushën lokale të aviacionit do të mbahet koncerti i një grupi të famshëm anglez, Bebonkers, pak për qëllime humanitare e pak për të kremtuar martesën e tretë të Nik Kruikshenkut, vokalist i grupit dhe lider tejet tërheqës i tij. Përgatitjet ziejnë, gjithçka organizohet me përpikëri nga Ailina, gruaja e ardhshme e Nikut. Në fshat është një dyqan akulloresh që e administron Milenë Miljari, një vajzë e re italiane që akulloret i krijon, i mendon dhe i eksperimenton me pasion artisteje. Një inat i vazhdueshëm që sillet rreth ekuilibrit të paqëndrueshëm të akullores, rreth mrekullisë së saj të papërkryer, sepse është konceptuar për t'u konsumuar ose për të shkrirë, për të mos zgjatur. Milena u ka thënë lamtumirë meshkujve dhe bashkëjeton që prej disa vitesh me Vivianën. Po ndërkaq, ylli i rokut anglez dhe vajza italiane kryqëzojnë fatet e tyre brenda tri ditësh, nga e mërkura në të premte. Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. Një ndryshim i vazhdueshëm - që është bukuria e jetës, mundësia për të qenë me të vërtetë deri në fund ata që jemi.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kalojmë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat që na rrëshqasin nga duart, një lumturi që nuk e arrijmë dot. Pastaj ndodh që më e mira e jetës të na shfaqet në një çast të vetëm, ndoshta në magjinë e një takimi të beftë. Si ai i Lorencos me Fiamën, të befasuar nga një dashuri që ndoshta as ata nuk mendonin se mund t'u ndodhte. Lorenco Peregoja, burrë miklues e me kulturë, jep mësim lëndën e gjeografisë ekonomike në një shkollë profesionale të Milanos. Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. Nuk ka një familje të vetën, por siç i pëlqen ta përsërisë shpesh, nxënësit i ka si fëmijët e tij. Fiama Morinoja nuk i ka mbushur ende të dyzetat dhe është nënë e dy bijave që i adhuron, fryt i një martese të gabuar. Është drejtore e botimeve të një shtëpie të vogël botuese, që e ka themeluar së bashku me mikun e saj më të mirë, i cili, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë. Ndërsa shtëpia botuese pëson një ndryshim të beftë nga drejtuesit me të cilët Fiama nuk është në një mendje, ajo është gati të bëjë gjithçka për ta mbrojtur atë e për të vazhduar, si përherë, me kujdesin dhe dashurinë me të cilat u përkushtohet ngaherë autorëve të saj. Lorencoja dhe Fiama: profesori dhe gruaja e librave. Nëpërmjet përvojës së tyre shohim një përthyerje të Italisë së sotme - kriza e shkollës dhe e ekonomisë, por edhe njerëzit me shpirt iniciative, të gatshëm për t'i përveshur mëngët e që janë të vendosur për të mos u dorëzuar. Duke përshkruar jetët e të dyve, që fati do t'i ndërthurë pikërisht falë një libri, zbulojmë një dashuri që arrin t'i shpërblejë për gjithë ato përvoja të vështira që kanë kaluar e t'ua shërojë plagët. E kështu, Lorencoja dhe Fiama arri në ta prekin lehtas me gishta lumturinë që meritojnë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Për një çast ajo u shkëput prej dashurisë që e kishte mbështjellë dhe mori ndër duart e holla gotën e verës. E nuhati, e trokiti me gotën e tij që ndodhej në tryezë dhe, duke e shijuar, i tregoi se trokitja e gotës është kuptimplote. Ai po e dëgjonte me ëndje. Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit. E vetmja shqisë e trupit që nuk vihet në përdorim teksa shijon një gotë verë, është ajo e dëgjimit, andaj u vendos që gotat të trokiten me njëra-tjetrën e kështu çlirohet edhe shqisa e dëgjimit. Pra, vera mund të shijohet me të gjitha shqisat e trupit. E ndërkohë e trokiti edhe një herë gotën me të tijën dhe ngadalë e vuri në buzë.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Me kërë libër dëshiroj të të rrëfej mënyrën sesi mund të arrish të kesh një jetë të mrekullueshme. Ka kaq shumë për të mësuar për të dhe gjithçka është vërtet e bukur. Në fakt është përtej së bukurës. Është fenomenale! he tani fillo të jetosh magjinë në jetën tënde. — nga libri Fuqia Jeta është më e thjeshtë nga sa ti e mendon, dhe ndërsa arrin të kuptosh sesi ajo funksionon e gjithashtu Fuqinë që ke brenda vetes, do të mund të përjetosh magjinë e jetës në gjithë plotshmërinë e vet pikërisht atëherë do të kesh një jetë të mrekullueshme!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
“Dhimbja, ashtu si të gjitha ndjesitë, është një portë për të hyrë në shpirt”. Femrat e familjes Xhekson, Indiana dhe Amanda, nënë e bijë, janë shumë të lidhura, edhe pse janë të ndryshme si dita me natën. Indiana, shëruese në një klinikë olistike, është një grua e lirë dhe krenare për jetën e vet. E martuar dhe më pas e ndarë shumë e re nga babai i Amandës, ngurron të përfshihet sentimentalisht, përveçse me Alanin, trashëgimtar i pasur i njërës prej familjeve të borgjezisë së lartë të San Franciskos, apo me Rajanin, ish-navy seal enigmatic dhe magjepsës, i plagosur gjatë misionit të tij të fundit. Ndërsa nëna sheh sidomos anën e mirë të njerëzve, Amanda, ashtu si i ati, kryeinspektor i Seksionit të Vrasjeve të Policisë së San Franciskos, është e magjepsur nga ana e errët e natyrës njerëzore. Lexuese e pasionuar, e shkëlqyer dhe e mbyllur, e pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për hetimet kriminale, zbavitet duke luajtur Ripper, një lojë online e frymëzuar nga Xhek Kasapi, ku duhen zgjidhur çështje të mistershme. Kur qyteti tronditet nga një sërë vrasjesh shtazarake, Amanda hidhet kryengulthi në hetime, duke zbuluar, përpara policisë, se krimet mund të kenë lidhje mes tyre. Por çështja bëhet shumë personale kur zhduket Indiana. Mos ndoshta zhdukja e nënës lidhet me vrasësin serial? Tani detektivja e re gjendet duke u përballur me misterin më të ndërlikuar që i ka rastisur ndonjëherë, dhe duhet ta zgjidhë para se të jetë shumë vonë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e gjithë bota e Michelle Robinson-it ishte e mbyllur brencla Anës Jugore të Çikagos, aty ku ajo dhe i vëllai, Craig-u, ndanin së bashku një dhomëz në apartamentin e vogël të familjes dhe luanin ekakusheka në park. Pikërisht në këtë vend, prindërit e saj, Fraser dhe Marian Robinson-i, e mësuan të fliste haptas dhe të mos kishte frikë. Por shumë shpejt jeta e çoi tepër larg, nga sallat e Princeton-it, ku mësoi për herë të parë se çfarë nënkuptonte të ishe në një dhomë e vetmja grua me ngjyrë, deri te rrokaqielli ku punoi si avokate e fuqishme tregtare dhe ku, mëngjesin e një dite vere, një student i Juridikut me emrin Barack Obama, hyri në zyrën e saj dhe ia shpartalloi të gjitha planet. Në këtë libër, për herë të pare, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë. Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale. Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botes, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë. Becoming - Të bëhesh, na shoqëron në një udhëtim nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse, duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, e cila lufton për t'u ndjerë mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Duke rrëfyer me ndershmëri dhe kurajë, Michelle Obama na vë përpara një sfide: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Price: 1800 Lekë
titleToAlt
Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër. Përfundimi drithërues i trilogjisë fenometiale "Gjysmëkeqi", së shpejti edhe në ekranin e madh.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëzues i përgjithshëm që shpjegon cdo gjë që duhet të dini dhe që mezi po prisni ta zbuloni gjatë rreth nëntë muajve tuaj të mahnitshëm; që nga ngjizja deri te lindja e më tej. Përmban një pasqyrë javore të foshnjës si dhe informacione vetëm për baballarët. Shpjegimi i shtatzënisë, përgjigjet për pyetjet rreth saj, çmitizimi i trupit tuaj që nga koka (çfarë t'u bëni atyre dhimbjeve të kokës) deri te këmbët (pse janë aq të enjtura) dhe që nga shpina (si t'i ndalojmë dhimbjet e saj) deri te barku (pse nuk mund ta dalloni gjininë e foshnjës nga forma e barkut të nënës).
Price: 2000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania