titleToAlt
Tronditës në zbulimete tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, "Familja e sekreteve", është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi. Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Libri është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e tij të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jeto-jnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara. Gjashtë gra të madhërishme, të portretizuara me mençuri, mjeshtëri artistike, humanizëm dhe humor të spikatur. Xhezi, e zonja e shtëpisë, është një gazetare e suksesshme. Një hije melankolie e ka mbërthyer, pas fillimit të një historie dashurie në Kolorado. Nina, një dietë-mbajtëse kronike, është pronare e një salloni pedikyri. Ende i ndërmendet takimi me djaloshin e ndjeshëm, i cili e ftoi në apartamentin e tij për një çaj bimor. Sue Karoli, kameriere dhe aktore, sapo ka braktisur bashkëshortin kurorëshkelës. Lisbeta, një artiste dhe modele anoreksike, e fiksuar pas një dashurie të dështuar, shpenzon pa fund energji për të mos e lejuar pronarin ta dëbojë nga apartamenti me qira. Marta, agjente e pasurive të patundshme, e ngopur nga fitimet e tepërta dhe të mirat materiale, ka planifikuar të ketë një fëmijë me të fejuarin e saj, por mëson se është sterile. Klara, një muzikante e pavarur me shpirt të lirë, është e lumtur me shtatzëninë e saj dhe perspektivën si nënë beqare. Babanë e bebes, një endacak që endet nëpër botë, mundet të mos e shohë më. Të gjashta miket në këtë libër janë gra të reja, të bukura në trup e shpirt.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Një udhëtim i pazakontë nëpër botë : Pakistan , Indi ,Malajzi ,Hong-Kong , Japoni ,Havai … Gazetarja dhe shkrimtarja Oriana Fallaci zbulon si jetojnë në të vërtetë gratë e rruzullit tokësor , sidomos ato të Lindjes . Përshkrimet ekzotike ndërthuren me drama të mëdha të jetës së seksit të shpërfillur . Ajo takon gra të mbuluara me perçe ,matriarka , geisha, konkubina ,gra të pushtetshme, gra të varfra me fëmijët në kurriz , që ecin me këmbë te fashuara e fytyrë mbuluar … “ I kisha rënë rrotull Hënës , si Kaini, dhe isha kthyer në po atë pike nga isha nisur . E në atë rrotullim , isha shoqëruar nga marshi i gruas , e rrethuar nga marrëzitë dhe trishtimi i zymtë. Refreni i madh që i shkund grate e të gjitha globit tokësor , quhet Emancipim dhe Progres; sa here që zbrisja në një vend të ri , gjeja përpara këto dy fjalë të mëdha dhe grate mbushnin gojën me to, sikur të ishin çamçakëz. … atje mbi një kodrinë të Dehlit , Raikumari Amrit Kaur më kishte thënë :”E dashur , grate janë të gjitha të barabarta ,çfarëdo race , klime ose besimi që t’i përkasin , sepse është natyra e tyre njerëzore ajo që i bën të njejta.”
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Paskal Kinjar (Pascal Quignard), është një nga shkrimtarët më të njohur francezë dhe autor i shumë romaneve të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Romani "Të gjithë dashnorët kanë frikë" është një nga më të njohurit e tij, që gjeti menjëherë jehonë te lexuesi francez dhe ai i huaj. Një roman i shkruar me një mjeshtëri të rrallë, ku shpaloset jeta e një muzikanteje, e një artisteje me tërë përmasat e saj sa njerëzore, aq edhe tragjike; një roman që të fut në mendime për jetën dhe njerëzit, një roman që nuk shlyhet nga kujtesa.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
“Tani edhe zonjushkat po na bëhen avokate! " Nga banka e të akuzuarve, disa të penduar vështrojnë të bezdisur vajzën imcake, që po qëron pa pushim dokumente e fakte për t’iu kundërvënë dektaratave të tyre. "Zonjushka" quhet Xhulia Bonxhorno, prokurore në moshë të re e një studioje të njohur ligjore palermitane, e cila u gjend një ditë e katapultuar te rasti më i bujshëm juridik i njëzet viteve të fundit, ai i ish-kryeministrin italian, Xhulio Andreoti, i akuzuar në proceset gjyqësore të Peruxhias dhe Palermos, respektivisht si porositës i vrasjes së gazetarit Karmine Pekoreli dhe si bashkëpunëtor i mafies. Pasi hyn në kolegjin e mbrojtjes si"zëvendësuese e zëvendësuesit" Xhulia do të shndërrohet në simbol të këtyre proceseve gjyqësore. Duke lëvizur mes Romës, Peruxhias dhe Palermos, ajo përballon me vendosmëri të madhe kundërshtarët dhe kryen hetime rigoroze për të hedhur poshtë tezat e akuzës, duke mbajtur edhe lidhje të drejtpërdrejtë me klientin e saj të shquar; është ajo; që seancë pas seance, e mban atë në dijeni për zhvillimet në sallën e gjyqit, para se lajmet të bëhen publike, duke brohoritur nga gëzimi ose duke pëshpëritur nga dëshpërimi, por gjithmonë e gatshme për të filluar sërish të nxjerrë dokumente, të përgatisë provat kundër, gjithmonë me vendosmëri dhe kthjelltësi. Dhe kështu, pak nga pak, vlerësimi dhe respekti midis politikanit të famshëm dhe avokates së tij mbrojtëse të re në moshë, shndërrohen në një miqësi të pazgjidhshme.Duke alternuar çastet e debateve gjyqësore me copëza nga jeta e përditshme me “presidentin" dhe anekdotat mbi "të penduarit profesionistë" autorja rrëfen fillimet e punës së saj si juriste, lidhur paralelisht me njërën prej ngjarjeve më të komplikuara të politikës italiane. Ky libër, si një ditar mjaft interesant i "procesit të shekullit" lexohet si një thriller në fushën ligjore, ku ravijëzo-het edhe një portret i panjohur i Andreotit, vështruar nga afër, gjatë provës më të tmerrshme që iu desh të përballonte. Tanimë avokatja Xhulia Bonxhorno, veç punës në profesionin e vet, i është futur edhe politikës, duke pasur indirekt edhe përkrahjen e ish-klientit të saj. Në zgjedhjet e fundit të 9 prillit 2006 në Jtali, ajo është zgjedhur edhe deputete e Parlamentit italian si anëtare e Partisë Aleanca Nacionale.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
T'i bindësh njerëzit për një pikëpamje që ne kemi dhe t'i bësh ata të mbështetin gjykimin tonë me paratë e tyre është i gjithë thelbi i suksesit në botën e biznesit. Dhe pjesa më e vështirë e procesit të bindjes është ai çasti i shkurtër por intensiv, kur të duhet të paraqesësh rastin tënd te një klient i mundshëm. Ky libër flet pikërisht se si mund t'ia dalësh mbanë kësaj. Ka dhjetëra libra mbi mënyrat se si të motivoni stafin tuaj, si ta udhëhiqni, si të veproni më me efikasitet, apo si ta shndërroni të gjithë organizatën.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Kur Anais Nini takoi shkrimtarin Henri Miler- një burrë që ajo e shihte si një gjigant intelektual – dhe të shoqen e tij të bukur, Xhun Mensfildin , jeta e saj u zhyt në një pështjellim emocional dhe seksual . Duke iu dhënë të dyve plot passion, çka binte ndesh me lidhjen e saj me të shoqin Hjunë,përjetoi një konflikt aq të forte brenda vetes , sa nuk ishte më e zonja ta zgjidhte pa ndihmën e dikujt .”Henri dhe Xhuni “ është rrëfim i marrë nga ditarët e saj – një lëmsh emocionues dhe i pazgjidhshëm marrëdhëniesh – si dhe zgjimi personal dhe seksual i Anais Ninit . “Një libër tepër erotik dhe thellësisht emancipues “ Alice Walker “Një cast i rëndësishëm për letërsinë modern , kur u shfaq hapur tema e seksualitetit.” Newsweek
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t'ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve tuaj. Ka shumë rëndësi se me se i ushqejmë fëmijët. Ushqimi që ata konsumojnë ndikon jo vetëm në shëndetin e tyre, por i përgatit edhe për të ardhmen.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, në një pyll që rrethon një qytezë të vogël në Bavari, ku vetëm në dukje mbizotëron paqja, ndodh një dramë e llahtarshme, që mbulohet shpejt nga sekreti dhe heshtja. Pol Marloja është një adoleshent francez, që rri te një miku i tij në Gjermani. Aty njihet me Klarën, vajzën e një ish-mjeku të Vermahtit. Fëmijë të paqes, ata e kuptojnë se "krismat e luftës" përhapen në atmosferën në dukje të qetë të kohës së tyre. Luftëra që duket sikur kanë mbaruar, luftëra që ndodhin dhe që nuk janë kurrë të largëta. Por vitet kalojnë. Klara bëhet fotografe dhe Poli skulptor. Sa më shumë largohen, aq më shumë ndiejnë tërheqje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa rrugët e tyre herë bashkohen e herë ndahen. Të tjerë personazhe hyjnë në jetët e tyre: Maks Kunci, profesor i filozofisë dhe ish-ushtar në luftën e Algjerisë; Filiber Dodi, artist vetmitar, që jeton në Verkor; apo Zhana, një grua e urtë dhe shumë energjike. Roman i luftës, roman i dashurisë, meditim mbi të keqen, mbi artin dhe lumturinë." E qeshura e gogolit", është historia e të gjitha këtyre jetëve të vëna përballë dykuptimësisë dhe egërsisë së shekullit.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Fjalët shkojnë - shkrimi mbetet!", - thoshte latini i vjetër. Kjo ka qenë filozofia që na ka udhëhequr në përgatitjen e këtij libri. Grupimi "Dhjetor 90" ka bërë me këtë botim edhe një përpjekje tjetër serioze, për të mos e lënë të vërtetën e asaj kohe të stuhishme të deformohej nga personazhe periferike apo njerëz me qëllime të këqija. Përpjekje ka pasur, madje shumë serioze e të rrezikshme. Autorët e këtij libri sjellin dëshmi të pastra, autentike, nga të gjitha auditorët e Universitetit të Tiranës, të Shkodrës, Universitetit Bujqësor dhe atij Ushtarak, nga sheshi "Demokracia" në Qytetin Studenti, nga salla e pritjeve të Pallatit të Brigadave...
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Iljaz Spahiu prej më shumë se 30 vitesh është përkthyes dhe studiues i gjuhës, kulturës, shoqërisë e politikës kineze. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Pekinit në vitet 1974-1978, ku u specializua për Gjuhë dhe Letërsi Kineze. Nga viti 1978 deri në vitin 1992 ka punuar si përkthyes i gjuhës kineze në Radion e Jashtme, Radio Tirana. Më pas ka vazhduar në Radio Tirana fillimisht si gazetar, dhe pastaj si Drejtor i Departamentit të Informacionit deri në vitin 2002. Ndërkohë ka shërbyer edhe si korrespondent për Radion "Azia e Lirë", me qendër në Uashington, në transmetimet në gjuhën kineze dhe si përkthyes i gjuhës kineze për delegacione shqiptare të nivelit të lartë. Ka qenë i angazhuar si studiues i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, në bashkëpunimin mes instituteve të studimit në Shqipëri dhe atyre në Kinë. Është bashkautor i librit "Eksperimenti kinez", botuar në vitin 1999, me analiza e vlerësime për zhvillimet në Kinë, pas zbatimit të politikës së hapjes dhe të reformave. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Pekin. Që prej vitit 2006 vazhdon të jetojë e punojë në Pekin si konsulent biznesi midis Kinës dhe Shqipërisë. Autori sjell një fjalor shqip-kinezisht dhe kinezisht-shqip.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.” Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë. E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër jashtëzakonisht motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj në mënyrat më të fuqishme të mundshme. Duhen vetëm disa minuta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpërblime. Pasuria, pushteti, shëndeti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Napoleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjetshëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t'u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundësi, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re. Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Nimfa e pemës së humbur”, sintezë e një realiteti që ndan ndjesitë midis dy botëve; natyra femërore që percepton individin në një shoqëri ku përthyerjet mbeten brenda shqyrtimeve morale, si shqisë që zgjon instinkte të fjetura – në këtë realitet Ana Kove me librin e saj të ri, dhjetor 2012, krijon raporte kulturore mbi të cilat fjala ruhet si një shenjë perceptimi, pasqyrë drejt kërkimit të bukurive shpirtërore Fragment nga libri: Kisha tërë ditën me dhimbje koke dhe një ndjesi mbytëse po më vinte deri në fyt. Ndieja edhe paksa trazim në stomak. S’kisha futur gjë në gojë, por as po më shkonte mendja. Një marrje e lehtë mendsh më kujtoi se duhej të përtypja diçka. Sa për t’i dhënë forcë trupit, për të përballuar truket e çartura të trurit, që ku nuk shkonte. Isha në qytetin tënd dhe po endesha. Ishim gati të humbur. Kaq kohë larg! Kaq hapësira larg! Kaq njerëz larg! Pse lejuam kaq gjatë të hynin mes nesh realitete rastësore? Për të njohur më mirë veten, tjetrin, apo atë ç’ka kishim kaluar bashkë? Vendit bosh shpesh i dhashë kuptim kotësie dhe lëndimi. Kisha një peng: pamundësinë e kahershme për të njohur një pjesë tënden. Pasioni i madh dhe shumësia e pasioneve të vockla, që s’më jepnin dot çka etja ime grishte nga dita në ditë, më ishin topitur. Në kushtet e një logjike të ftohtë, mendova se kishte ardhur koha të plotësoja atë që u mungonte mendimeve të mia për ty. Kështu do të shpjegoja shumë gjëra që ndodhën apo nuk ndodhën mes nesh. M’u desh të udhëtoja gjatë. Ishin zhbërë realitetet. Ideja se mund të të shija nga çasti në çast më bënte të pasigurt në çdo hap që hidhja dhe m’i çorodiste mendimet. Sikur të shiheshim papritur, kisha gati dhjetëra përgjigje pse ndodhesha aty. Herë mendoja se do të gëzoheshe shumë, herë mendoja se do të çuditeshe. Gjithkush mund të çuditej, por jo ti. Ti më njeh mirë. Nuk duhet të çuditesh. As nga rrugëtimi im i gjatë në kohë për të të gjetur. Ty. Veten. Pemën. Po rrija e përqendruar në katër anët e sheshit të vetëm, duke hamendësuar se aty mund të vije patjetër. Vështrimi më tretej mbi silueta njerëzish, që nga larg dukeshin si ti. Orët iknin. Shpresa se mund të të shihja rastësisht filloi të shuhej bashkë me ditën. Nën dritat e neoneve të nemitura pemët m’u bënë të gjitha miqësore. Cila mund të ishte? Terri që ato përçojnë natën shtohej nga ankthi i vazhdueshëm brenda meje. Unë isha aty dhe askush s’e dinte. As ti. Marrëdhënia jonë nuk ishte bërë kurrë aq intime, deri në detajet e rrugëtimeve tona me mendje. Gabim. E di. Por ka ende kohë, ndaj jam këtu. Për jetëgjatësinë e këtij pulsimi të njëkohshëm në jetën e pemës ku frymonim të dy. Po të ketë vdekur? Vdes eliksiri që më mban gjallë mua, Driadën e saj. Dhe mitin. Do ta gjej se s’bën. Pemët janë si poezi të gjalla. Nuk vdesin si njerëzit. Jo si të gjithë njerëzit.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Më 6 janar 1482, në Festën e Budallenjve, në Paris, Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve, si personi më i shëmtuar i Parisit. Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit dhe të një poeti të varfër, Pier Grenguarit, por veçanërisht ato të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit. Frollo kishte mbetur në mes dy zjarresh, në mes të dashurisë dhe të rregullave kishtare. Ai e urdhëron Kuazimodon ta rrëmbejë Esmeraldën, por Kuazimodo papritur kapet nga kapiten Febysi dhe rojet e tij, i cili e shpëton Esmeraldën. Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bënë thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij. Më vonë, edhe Esmeralda akuzohet për tentativë vrasje ndaj Febysit, të cilin në fakt Frollo kishte tentuar ta vrasë, pasi e sheh atë duke dashur të vë dorë mbi Esmeraldën, e cila dënohet me vdekje me varje. Duke e dërguar atë tek trekëmbëshi, Kuazimodo zbret poshtë përmes një litari të NotreDamit dhe e fut atë brenda katedrales, nën ligjin e strehimit. Klopini, një interpretues rrugësh, i fton endacakët tjerë në rrethimin e katedrales dhe në shpëtimin e Esmerladës. Kur i sheh Kuazimodo, i cili supozon se ata janë aty për ta lënduar Esmeraldën, i përvishet largimit të tyre. Mirëpo Esmerlada shpëtohet nga Frollo dhe burri i saj i rremë, Grenguari. Por pas edhe një përpjekjeje të dështuar për të fituar dashurinë e saj, Frollo e tradhton atë duke e dorëzuar tek ushtarët dhe e shikon varjen e saj. Kur ai qesh gjatë varjes së Esmeraldës, Kuazimodo e shtyn atë nga lartësitë e Notre Damit, në vdekjen e tij. Kuazimodo pastaj shkon tek trekëmbëshi i madh i Monofokinit dhe shtrihet ngjitur me kufomën e Esmeraldën, ku e kishin hedhur pas ekzekutimit. Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Si të bëhesh president", është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer nëpërmjet profesionalizmit të lartë të saj si politologe dhe historiane, si shkrimtare dhe psikologe; nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë na ndihmon të gjithëve, ne lexuesve, si të bëhet secili në punën e vet një menaxher i zoti, që mund të drejtojë programe me dhe pa ndihmën e një lidershipi të frymëzuar dhe magnetik.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Ky botim që vjen nga psikanalisti shqiptar Ydriz Basha, është në vazhdën e artikujve dhe botimeve dedikuar figurës së Esat Pashës, trajtimit të tij në historinë shqiptare duke sjellë të tjera këndvështrime. “Shpesh ndër biseda e shkrime të emigracionit, personaliteti enigmatik dhe karriera ushtarake e politike e Esat Pashës haste në kundërthënie”, shprehte autori duke shpjeguar edhe nxitjen që ai pati për trajtimin e kësaj figure fillimisht me një ese që në vitin 1981, gjë e lejueshme për të, meqë jetonte jashtë vendit. “Esat Pasha hyri në marrëveshje me malazezët e aleatët e tyre, të cilët i premtuan se do ta mbështesnin në realizimin e ambicies për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së Mesme me kusht që t’ua dorëzonte Shkodrën. Ambicia personale ia mori mentë dhe ia verboi sytë, përndryshe në Shkodër, Esat Pasha me mbështetjen e shkodranëve e të malësorëve të saj, do të kishte mbetur një ndër figurat historike të kombit tonë”, shkruan autori.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nikolai Gogol është cilësuar nga bashkëkohesit e tij si shkrimtar realist, por me ndërthurje në stilin e tij të romantizmit dhe groteskes. Në këtë libër mund të lexoni tre rrefime “Portreti”, “Ditari i një madame” dhe “Prospekti Nevski” të cilsuara si “Tregimet e Petersburgut”. Pikërisht me këtë vepër është bazuar fama e autorit.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Tregime të moçme shqiptare”, është titulli i librit të Mitrush Kutelit, në të cili shkrimtari ritregoi baladat dhe rapsoditë popullore shqiptare. N ë këtë botim mund të lexoni: “Rozafati, E bija e hënës dhe e dielli, Besa e Kostandinit, Besa e Halil Garrisë, Gjergj Elez Alia, Kostandini i vogëlith, Ymer Agë Ulqim, Fuqia e Mujit, Muji dhe zanat, Orët e Mujit, Martesa e Halilit, Muji dhe Behuri, Vdekja e Omerit, Ajkuna qan Omerin dhe Omeri i Ri
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Në librin “Ditari i një ekonomisti”, të autorit Mitrush Kuteli është përfshihet botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas, ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtuar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës – Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Libri , ”Prozë dhe vargje të zgjedhura” e Mitrush Kutelit përmban: PROZË • Xha Brahua i Shkumbanores • Natë kollozhegu • Vjeshta e Xheladin Beut • Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit • Më kot... • Lumi i Madh • Fshati im e pi rakinë... • Parvera në Transilvani VARGJE • Poem kosovar • Balta shqiptare • Poemi i Shëndaumit • Po të vdes në dhe të huaj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Nga Mitrush Kuteli “Prozë dhe vargje të zgjedhura” PROZË 1. Natë marsi 2. Natë prilli (Kapllan Aga i Shaban Shpatës) 3. Natë muaji maj (I vdekuri edhe i gjalli) 4. Rinë Katerinëza 5. Natë qershori 6. Natë gushti (Përtej valëve të kohës) 7. Natë muaji Shëmbitër (Rrëfim i parë i Argjir Vlonjatit) 8. Natë vjeshte të tretë 9. Letrat e ndajnatës (Lugetërit e fshatit tonë) 10. Kryengritje për lugat 11. Një natë tetori VARGJE 1. Natë vere 2. Hëna e humbur 3. Si nesër 4. Shtambari 5. Kroi i kodrës 6. Një ndajnatë në Poradecin e vjetër 7. Rrjedhin lumenjtë
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania