titleToAlt
“I qartë, i fortë dhe ndoshta revolucionar, Si Manipulohen Zgjedhjet duhet të lexohet nga çdo lexues, aktivist i shoqërisë civile, politikan i opozitës, monitorues zgjedhor, gazetar dhe diplomat që është larguar nga kabina e votimit apo qendra e numërimit i zemëruar, shqetësuar apo acaruar”. -MICHELA WRONG autore e It's Our Turn to Eat "Cheeseman dhe Klaas i kanë rënë në kokë: në shumë vende zgjedhjet janë një mashtrim. Problemi po përkeqësohet, teksa komuniteti ndërkombëtar lejon që ti hidhet hi syve. Pasojat për politikën publike janë të rënda dhe do të duhen vite që të ndreqen. Një libër i jashtëzakonshëm.” -SIR PAUL COLLIER autor i Wars, Guns and Votes "Manipulimi i zgjedhjeve është kthyer në një art për të cilin vihen në dispozicion një larmi e jashtëzakonshme, edhe në vendet më të varfra. Kjo vepër është një shtesë me vlerë për të gjithë ata që janë të shqetësuar për këtë pjesë të rëndësishme të mozaikut demokratik nga i cili varen kaq shumë liri themelore.” -JOHN GITHOGO aktivist anti-korrupsion dhe CEO i Inuka Kenya Trust “Një vështrim konciz dhe depërtues i përse dhe si, një numër i madh qeverish po manipulojnë zgjedhjet, i mbushur me shembuj tregues dhe rekomandime praktike se si aktorët ndërkombëtarë zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar! mund të ndihmojnë më shumë në zhbërjen e këtij trendi ndërkombëtar.” -THOMAS CAROTHERS Fondi Carnegie për Paqen Kombëtare "Një thirrje për zgjim e ardhur në kohë për paradoksin më të madh politik të kohëve tona. Megjithëse po mbahen më shumë zgjedhje se kurrë më parë, ne jemi dëshmitarë të minimit të demokracisë dhe proceseve demokratike. Ky libër duhet lexuar nga kushdo që lufton për qeverisjen demokratike dhe për zërat e qytetarëve dhe njerëzve të zakonshëm! -WINNIE BYANYIMA Drejtor Ekzekutiv, Oxfam International
Price: 800 Lekë
titleToAlt
José Acosta, si rrëfimtar, pi ujë në burimin e realizmit magjik, rryma letrare, e cila solli atë që u quajt Boom Latinoameikan, e përfaqësuar nga kolosë të tillë të letërsisë hispanike si Rulfo, Marquez, Llosa, Fuentes, e të tjerë. Autori domenikan të mban pezull e të çon nga një e papritur te një tjetër e papritur me një mënyrë të magjishme të rrëfyeri, të ngjashme me atë të prozatorit tjetër të talentuar latinoamerikan, Roberto Bolaño. Përkthyesi
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Jean-Luc Outers ka lindur me 5 Mars 1949. Bir i një babai që nuk ishte vetëm Ministër dhe Deputet Evropian mjaft i njohur, por edhe historian e romancier, E kalon fëmijërinë mes nje biblioteke madhështore me libra nga të gjitha llojet. Studion në Universitetin e Louvan-it, ndër më të vjetrit në Evropë, (themeluar nga mesi i shekullit XIII). Pas mbarimit të studimeve në Drejtësi, themelon në Louvière, një shkollë të specializuar në fushën e psikotikës. Pasi bëhet shumë i njohur me format moderne të mësimdhënies, ftohet të japë leksione në akademitë e larta artistike të Brukselit (Cikli - Psikologjia e krijimit artistik). Nga viti 1974 deri në vitin 1990, është përgjegjës tek Shërbimi Audio - Vizuel i Komunitetit Francez. Mē 1987 publikon romanin e tij të parë "Urdhëri i kësaj dite", botim i edicionit Gallimard, i cili nominohet për çmimin Russel. Po në të njëjtin vit, emërohet këshilltar në Ministrinë Frankofone të Kulturës, funksion të cilin e mban edhe Më 1993, merr çmimin Rossel me romanin e tij "Korpusi i mjeshtrive", botim i edicionit Differente, subjekt i ripunuar thellësisht dhe i ribotuar më 1995 nën titullin këtyre viteve (1993) bolon essene "Me kohën". në edicionin LABOR-Bruksel. Në vitet 1994-1996 jep leksione mbi letërsinë belge në Universitetin X Nanterre, te Parisit. I rikthehet botimeve me romanet "Kompania e ujërave", botim i Ectes Sud. 2001. ribotuar nga Babel në vitin 2006: "Byroja e orës", botim i përbashket i edicioneve Actes Sud-Babel më 2007. dhe "Shtegtimet e Lukes", botimet Actes-Sud, po më 2007.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D'Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi. Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos. Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me "La Candelan", kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe. Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse. Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Është kënaqësi t'i kesh para vetes poezitë më të mira Horhe Luis Borhesit, Pablo Nerudës, Oktavio Pazit, Ruben Darios Hulio Kortasarit, Federiko Garsia Lorkes, Nikanor Parras, Mario Bene, Alehandra Pizarnikut e shumë të tjerëve, po aq shkëlqyes vargun e tyre e po aq të rëndësishëm për letërsinë e vendeve të tyre, por edhe për atë të përbotshme. Por, kënaqësia më e madhe është kur e merr njeriu lapsin dhe tenton t'i thurë dy a tri fjale për artin e tyre poetik. Pos që është kënaqësi, është edhe ndërmarrje e vështirë. Ç'mund të thotë një shkrimtar i një kulture të vogël, si Jona, për një letërsi të një kulture të madhe, siç është ajo hispanike?! Në fillim ishte ngazëllimi, pastaj interpretimi. Nuk mund të mos ngazëllehesh me penën e mjeshtërve të tillë, të cilët në secilin varg e në secilën fjalë lënë gjurmët e një harmonie dhe të një ritmi që të pushton tërësisht. Një poezi si "Vetëvrasës" (H. L. Borhes) do të donim ta lexonim tërë ditën. Por, ja që poezia e ka fatin të jetë formëshkurtër dhe goditja e saj është e rrufeshme, për dallim prej prozës që mund të të mbajë me ditë të tëra në stuhinë e saj. Për dallim prej romanit që të shëtit në labirintet e tij, poezia vetëm të thotë Ja, ky është labirinti, brenda të cilit duhet të udhëtosh vetë. Hyr, po pate llambë me vete! Këtë ndjesi na i dha leximi i poezisë hispanike, ndjesinë e labirintit, të ndërtuar me shenja gjuhësore, pas së cilave fshihen kuptime e mesazhe të pafundme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Princ Leka do të vazhdojë me krenari dhe përgjegjësi të lartë rrugën e gjyshit dhe të babës së vet, Mbretit Leka I... Gjithmonë e kam përfytyruar të rritur, mes shqiptarëve në Atdhe, duke punuar për të gjithë Kombin Shqiptar."
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari, gazetari dhe përkthyesi letrar, Albert V. NIKOLLA ka lindur më 16 Nëntor 1968 në Kujtim të rrethit te Matit. Kreu ciklin tetëvjeçar të shkollimit në vendlindje. Ndjek studimet e mesme pranë gjimnazit të qytetit Klos, përgjatë viteve 1983-1987 Në vitin 1990, fillon studimet në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Pas dy vitesh, transferohet ne Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Përfundon studimet e larta më 4 Korrik 2004. dhe diplomohet në profilin "Literature Moderne”. Autori njihet si njëri ndër shkrimtarët më të talentuar të gjeneratës së revolucionit të viteve '90 të shekullit të kaluar dhe ka botuar 8 libra me prozë, nga të cilët katër janë romane. Ky është botimi i dytë i këtij autori nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja ILAR, pas botimit të suksesshëm të përkthimit të romanit më të mirë psikologjik të Georges Simenon "Maçoku".
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari, gazetari dhe përkthyesi letrar, Albert V. NIKOLLA ka lindur më 16 Nëntor 1968 në Kujtim të rrethit te Matit. Kreu ciklin tetëvjeçar të shkollimit në vendlindje. Ndjek studimet e mesme pranë gjimnazit të qytetit Klos, përgjatë viteve 1983-1987 Në vitin 1990, fillon studimet në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Pas dy vitesh, transferohet ne Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Përfundon studimet e larta më 4 Korrik 2004. dhe diplomohet në profilin "Literature Moderne”. Autori njihet si njëri ndër shkrimtarët më të talentuar të gjeneratës së revolucionit të viteve '90 të shekullit të kaluar dhe ka botuar 8 libra me prozë, nga të cilët katër janë romane. Ky është botimi i dytë i këtij autori nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja ILAR, pas botimit të suksesshëm të përkthimit të romanit më të mirë psikologjik të Georges Simenon "Maçoku".
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër paraqiten 20 tregime të zgjedhura nga krijimtaria e 10 prej autorëve më të shquar të Amerikës Latine SI Borges, Mario Vargas Losa, Gabriel Markez, Carlos huentes, Cristina Peri Rossi etj.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
RRËNJËT ISLAMIKE TË EVROPËS Rreth vitit Një mijë, ndërsa Perëndimi i krishterë ishte zhytur në fazën e një prapambetjeje të thellë që zgjati pesë shekuj, një valë e fuqishme qytetërimi, shkencë e kulturë e ardhur nga bota islamike filloi të zbrazej mbi Evropë, duke e shkulur atë nga pazhvillimi dhe duke e hedhur drejt pushtimit të Humanizmit dhe Revolucionit shkencor të shekujve XIV. XVII. Prandaj është me vend të theksohet që Islami bën pjesë me plot të drejtë në rrënjët tona. I frymëzuar edhe nga përvojat e sapo jetuara përgjatë disa udhëtimeve mes shkëlqimeve islamike të Andaluzisë e të Siçilisë, Massimo Jevolella tregon fazat e spikatura të këtij “vërshimi të paçmueshëm të qytetërimit" përmes një sërë episodesh tërheqëse e pjesërisht të padëgjuara, me stilin e romanit dhe saktësinë e rindërtimit më të rreptë historik, për t'u mbyllur me një kapitull kushtuar shkrimtarëve dhe artistëve evropianë që mes shekujve XVIII e XIX udhëtuan në zbulim të botës së larme të Gjysmë hënës. I lindur në Milano në vitin 1950, islamist dhe studiues i feve abrahamike, Massimo Jevolella është gazetar nga viti 1975: korrespondent i posaçëm në "Epoka" dhe pastaj korrespondent kulturor në "il Giornale", dhe drejtor në "Meridiani". Ka bashkëpunuar me Institutin e Historisë së filozofisë të Universitetit të Studimeve të Milanos. Ka një aktivitet të dendur në fushën e eseistikes ("Akme", "Studime katolike", "Servitium", "Panorama”.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Price: 800 Lekë
titleToAlt
KUJDES! KËTA MËSUES DO T'JU FUTIN TË DRIDHURAT... Te duken të këqij mësuesit e tu, e?! Le po të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të ligj nga më të llahtarshmit... këta të bëjnë t'ia mbathësh me të katra nga shkolla. Doktor Tmerri i shkencës është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh... Ruaju nga mesuese Sithja e kobshme. Ajo është GJITHNJË e nxehur dhe në kërkim të dënimeve... Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej.. fëmijëve! Miliona lexuesit që adhurojnë "Fëmijët më të këqij në botë" tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, "Mësuesit me të këqij në botë", sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Ëalliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross. “Roald Dahl i ri”- Evening Standard “Ëilliams-i sa vjen e përmirësohet”- Telegraph
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Një udhëtim I mahnitshëm me Aeroplanin e Madh" Cilat vende do të vizitojë avioni I madh gjatë udhëtimit të tij të mahnitshëm? Përjetoni një aventurë ngazëllyese duke fluturuar me këtë libër, të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë të avionit.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Makina e shpejtë e garave" Më në fund, ja ku mbërriti dita e garës së madhe. Po kush do të fitojë dhe do të marrë trofeun e artë? Shtrëngoni rripin e sigurimit dhe bëhuni gati të udhëtoni në një aventurë shpejtësie, me këtë libër të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë që dëgjohen gjatë garave.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky libërth i autorit Perlat Çaushi nxit fuqimisht që organizma si Akademia e Shkencave, apo ndoshta edhe një kolegjium i gjerë historianësh, të marrin nje inisiativë dhe t'ia heqin publikisht nofkën e poliagjentit një personazhi historik si Mehmet Shehu. Shqetësimi im nuk është për Mehmet Shehun. Eshtë për nivelin e mjeruar të shoqërisë shqiptare, e mallkuar të jetë e përçarë!” -Pëllumb Kulla
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Arkipeshkvia e Shkodrës bën të ditur: Në këtë ditë vdiq i madhi Mahmud Pasha i Shkodrës (Regjistri i vdekjeve, fq. 153, data 3 tetor 1796, Shkodër)" Dhe padyshim ai do të quhet i tillë përjetësisht! "Duke dëshmuar për rolin e Ali pashë Tepelenës për bashkimin kombëtar dhe formimin e shtetit të pavarur shqiptar, për konsolidimin e procesit të formimit të shqiptarëve si komb, por edhe si nxites për lëvrimin e gjuhës shqipe, mund të shtyhet disa dekada më thellë në histori caku i fillimeve të nacionalizmit shqiptar, që lindi dhe vazhdon të jetë specifik, demokratik përtej feve dhe europianist." (F. Meksi) Naum Bredhi Veqilharxhi vuri gurin e parë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare që do të përfshinte të gjithë shqiptaret pa dallim feje. Populli shqiptar e pranoi porosinë e Naumit. Al ka tashmë një frymëmarrje të lirë dhe të lehtësuar, dhe shqiptarët që i gëzohen gjeografisë së plotë të shtrirjes së tyre të mohuar, artikulojnë aspiratat e veta për zhvillim nga shteti amë e pertej kudo ku për gjuhën shqipe u derdh gjaku i arbërit e zunë vend themelet e alfabetit simbol (F. Meksi) Ne parathënien e librit "Mashkulli i bletës" (Rumani, 1847) Vangjel Zhapa ka shkruar "Ne zoterinj jemi shqiptarë dhe vendi tonë ka fituar prej kohësh me luftë disa privilege legale nga Porta e Larte otomane".
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
E dini se: Natasha ka lindur në qytetin e bukur të Elbasanit dhe, kur ishte sa ti, kishte dy gjyshe dhe një gjysh, sepse njëri nga gjyshërit kishte ikur në qiell. I pëlqente të luante shumë me shokët e lagjes dhe të ndërtonte kutiza për fluturat. Dëshira e saj më e madhe, përveçse të lexonte, ishte të mësonte biçikletën dhe të urrente matematikën. T’ju them një sekret? Në moshën 20 vjeçare ajo realizoi ëndrrën e saj: bleu një biçikletë. Por, shëëëttt, se mos na dëgjon... sepse në fakt që atëherë gjithmonë ia merr fëmijëve biçikletat për të bërë një xhiro... Kur ta takoni, pyeteni po s’më besuat: historitë e saj a kanë nisur vërtetë nga një kuti çamçakëzash që e ruante në sirtar prej dy vitesh?
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Këtë libër ua kushtoj fëmijëve të mi dhe moshatarëve të tyre, të cilët e përjetuan suksesin e Shqipërisë në Kampionatin Europian, si dhe të gjithë fëmijëve të mrekullueshëm në diasporë që duan të mbajnë gjallë gjuhën e të parëve të tyre, duke e mësuar shqipen me dashuri dhe përkujdesje" - Autorja. "Luajmë futboll" nuk është një libër vetëm për familjen dhe miqësinë, por gjithashtu një libër mbi kulturat e ndryshme që hasim që të vegjël e ndërsa rritemi në vende të huaja, dhe se si duhet t'i pranojmë ato
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Studenti i filozofisë Foma Bruti, i rënë pré e magjisë së një shtrige plakë e cila e shëtit nëpër rrethinat e Ukrainës kaluar mbi kurrizin e tij, ia arrin të lirohet duke i thënë fjalë të shenjta dhe duke e rrahur. Fare pak kohë më pas ai mëson se shtriga në të vërtetë ishte një vashë me bukuri rrëqethëse, e sidomos e bija një fisniku kozak. Ai e thërret filozofin për t'u lutur tri net me radhë mbi arkivolin e saj. Në këtë mënyrë, Foma Bruti, në secilën natë, e gjen veten në një betejë ballë fuqive demoniake cilat arrin t'i mposhtë gjer në natën e tretë, kur shfaqet edhe Kukudhi. Kjo novelë e Gogolit është një rrëfim i jashtëzakonshëm që na tregon se njeriu zotëron vetëm një dobësi që mund ta mposhtë apo rrënojë atë, dhe ajo është frika.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.” The Economist Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize. 2018. Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur. por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë. Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastieren dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun nW çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet? "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
dashnia dashnia asht e vështirë e mund të mbarojë. a dalim prej saj e duhena diku tjetër?! e nesërmja asht vazhdimi yt flej, e dashtun flej, e dashtun flej e qetë mbylli sytë se asht vonë flej, shpirt flej se vjen realiteti e të han e kam vra nanën teme e kam vra nanën teme me largësinë por askush s'më dënon se unë baj sikur s'kam faj e ajo sikur jeton
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania