titleToAlt
“Në këtë përmbledhje poetike mendova të sjell në shqip shtatë autorë: Maram Al Masri, Siri (Francë), Jorgos Hronas (Greqi), Gema Bocardo Clavijo (Spanjë), Duska Vrhovac (Serbi), Julijana Velichkovska (Maqedonia e Veriut), Nansi Daneli (Greqi) dhe Zdravka Sheiretova (Българи). Për ngjyrat, stilin, motivet dhe veçoritë që ka poezia e secilit autor veç e veç, po edhe e marrë së bashku, përmbledhjen poetike mendova ta titulloja Ylber ndjesish. Me pasionin për përkthimin, jam përpjekur që këto ngjyra poetike t'i sjell në ngjyrat dhe tingëllimën e bukur të gjuhës shqipe. Shpresoj që shijet estetike që ndihen në gjuhët origjinale të këtyre poezive l'i kem përcjellë po aq natyrshëm edhe në gjuhën tonë.” –Përkthyesi Dashamir Malo
Price: 600 Lekë
titleToAlt
FENIKS?! Ti buzëqeshësh diellit kur ka re./ Ti lutesh hënës kur është veshur në gri./ Të digjesh me shpresën se je feniks/ e të mos ringjallesh dot/ se nuk ka mbetur hi./ Të shohësh sesi digjen e ringjallen/ nga hi i vjedhur/ E mbiquhen feniksë/ Nuk është më risi...
Price: 500 Lekë
titleToAlt
DETI ËSHTË GRUA Deti i mban të gjitha!/ Në bark:/ gjallesat, errësirën, enigmat, intrigat.../ Në shpinë:/ divorcet, dashuritë, mosmirënjohjet trishtimin e qyteteve, mjegullat mendore.../ Sa vështirë të jesh det!/ Det i shpirtit, Det i dhimbjes, Deti është grua!/ Shkon në gjumë me dhimbje, zgjohet në dhimbje / Gjithmonë na pret me buzëqeshje në pëshpëritjet tona/ Vetëm deti e di kur vijnë erërat dhe yjet, / kur qiejt janë të argjendtë dhe të shtresuar, / Vetëm deti e di sa të bukur mund të vijnë agimet, / bashkë me eksitimin nëpër erë të barabelave.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Përzgjedhja e krijimtarisë e sidomos mohimi i një pjese të saj nga ana e autorit është proçesi më i vështirë në studion e tij, i cili dëshmon, nga njëra anë talentin dhe nga ana tjetër përgjegjësinë e tij përpara lexuesit si dhe ç’është më kryesorja, flet për mjeshtërinë e tij artistike. Në rastin e poetes Elvira Malo, ky proçes tregon se krijimtaria e saj poetike nuk është shprehje e ekzibicionit apo e rastësisë, por rrjedhojë e talentit dhe këmbnguljes së saj të gjatë për të ardhur deri te ky libër, për përgatitjen e të cilit, ajo është kujdesur vetë në përzgjedhjen e poezive të saj nga dosja voluminoze, e mbushur për vite me rradhë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Dy sy që e shohin botën ndryshe nga miliona sy të tjerë, dy veshë që i dëgjojnë zërat e botës, ndryshe nga miliona veshë, një zemër që, ndryshe nga shumë zemra të tjera, rreh me ritmin e kësaj bote, me ecjen e hapave njerëzore dhe, njëherësh, me shpejtë sinë e trupave kozmikë. Një shpirt që jeton çdo çast me poezinë. Një fytyrë që ngryset nga dhimbjet e planetit më shumë se nga shqetësimet e trupit të saj, natyrisht don që të shfaqet ndryshe para gjindjes. - DEMIR GJERGJI
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Me "Eksplozion", vëllimin e tij poetik, Albert V. Nikolla shkrimtar dhe poet shqiptar tejet impresionues, na ofron një sintezë të mendimeve të tij, thënë ndryshe vizionin e tij për Botën. Ka në këtë vargan poezish, një forcë të rrallë, një energji të pazakontë, një entuziazëm dhe dëshpërim shpërthyes dhe, mbi të gjitha, një hapje kozmike mbi jetën që na bën të mendojmë për veprën e vizionarëve gjigantë, siç ishin Arthur Rimbaud (1854-1891), Lautréamont (1846-1870) dhe Ezra Paund (1885-1972). Është një shikim parashikues që autori hedh sa mbi veten, sa mbi shoqërinë në të cilën jeton. Vepra e këtij autori, është një simbiozë e çuditshme, dhe nuk kalon pa më kujtuar gjithashtu Beoëulf, poemën më të madhe epike të letërsisë anglo-saksone, që sipas gjasave është shkruar në mes të shekullit VII gjer në fund të shekullit X, e inspiruar nga tradita orale. Koncepti themeltar i vëllimit "Eksplozion", në analogji me atë që thuhet më sipër, është në të vërtetë një shpërthim dijesh, një shpërthim humori, vullneti i pathyeshëm për të thënë ngjarjet e kohës dhe për të evidentuar ekzistencën në të gjithë format e mundshme. Është gjithashtu një transformacion i shpejtë i një materie poetike që tharmohet fjalë pas fjale, thellësisht të frymëzuara, me dendësi të madhe intriguese.” -ATHANASE VANTCHEV DE THRACY
Price: 800 Lekë
titleToAlt
“Dhe kur herë pas here largohet gjiri i Melpomenës dhe mer lyrën për të kënduar, Haxhiadèmi s'e harón humanistin dhe kështu ëndërat e tija poetike i vesh dëndur me symbolet e mythologjise greke. Këtë na provon LYRA e tij, në të cilën Haxhiademi përmbledh vjershat që ka botuar kohë pas kohe në Austri dhe në Shqipëri. Nga këto vjersha duhet të veçojmë "Nymfat e Shkuminit", qe e nderojnë poezinë shqiptare. Nuk bien poshtë edhe "Nata e Zeze", "Naim Frasherit", "Lufta e Drangojvet me kuçedren". Janë xhevaire që mallëngjejnë. Nymfat, Najadat, Driadat, Zanat, Galatea, Fåtet, Febi, Amazonat, nje botë e tërë e Parnasit helenik popullon vjershat e Haxhiademit dhe bëhet zinxhir për të bashkuar lyrën me tragjedinë në një synthezë, që e vë në dukje poetin dhe dramaturgun humanist të parë të letravet shqiptare të ditëvet t'ona.” -Vango Nirnana (Vangjel Koça), 1940 “Në një volumth me titullin LYRA dramaturgu ynë Etëhem Haxhiademi përmblodhi disa nga vjershat e tij të botuara me kohë të ndryshme. Pa dyshim nga çdo pikëpamje te ky volum na thithin më tepër vargjet e "Nymfavet të Shkuminit", nga ku flakëron për bukuri jeta prrallore e nymfave në viset e bukura shqiptare.” -Gjon Zaveri (Sterjo Spasse), 1941
Price: 700 Lekë
titleToAlt
“Botimi i Antologjisë së Poezisë së Nobelistëve është një arritje dhe befasi letrare... pasurim i mëtejshëm i botimeve, kryepunë e përpjekjeve... Është një qëndresë e bukur te vlerat e përhershme, që prodhojnë vlera, një ngjarje kulturore për lexuesin... 50 autorë nga ata që kanë marrë çmimin më të lartë në botë për letërsinë, që nga fillimi i këtij çmimi e deri më sot, nga të gjithë kontinentet, duke përgasur kështu atë pluhurnajë yllësore, mjegull e mistertë, një ngjitje nën to për në maja, ndërkohë dhe një zbritje mes një ndriçimi tjetër, në metropolet apokaliptike të shekullit XXI...” VISAR ZHITI
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Është kënaqësi t'i kesh para vetes poezitë më të mira Horhe Luis Borhesit, Pablo Nerudës, Oktavio Pazit, Ruben Darios Hulio Kortasarit, Federiko Garsia Lorkes, Nikanor Parras, Mario Bene, Alehandra Pizarnikut e shumë të tjerëve, po aq shkëlqyes vargun e tyre e po aq të rëndësishëm për letërsinë e vendeve të tyre, por edhe për atë të përbotshme. Por, kënaqësia më e madhe është kur e merr njeriu lapsin dhe tenton t'i thurë dy a tri fjale për artin e tyre poetik. Pos që është kënaqësi, është edhe ndërmarrje e vështirë. Ç'mund të thotë një shkrimtar i një kulture të vogël, si Jona, për një letërsi të një kulture të madhe, siç është ajo hispanike?! Në fillim ishte ngazëllimi, pastaj interpretimi. Nuk mund të mos ngazëllehesh me penën e mjeshtërve të tillë, të cilët në secilin varg e në secilën fjalë lënë gjurmët e një harmonie dhe të një ritmi që të pushton tërësisht. Një poezi si "Vetëvrasës" (H. L. Borhes) do të donim ta lexonim tërë ditën. Por, ja që poezia e ka fatin të jetë formëshkurtër dhe goditja e saj është e rrufeshme, për dallim prej prozës që mund të të mbajë me ditë të tëra në stuhinë e saj. Për dallim prej romanit që të shëtit në labirintet e tij, poezia vetëm të thotë Ja, ky është labirinti, brenda të cilit duhet të udhëtosh vetë. Hyr, po pate llambë me vete! Këtë ndjesi na i dha leximi i poezisë hispanike, ndjesinë e labirintit, të ndërtuar me shenja gjuhësore, pas së cilave fshihen kuptime e mesazhe të pafundme.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari, gazetari dhe përkthyesi letrar, Albert V. NIKOLLA ka lindur më 16 Nëntor 1968 në Kujtim të rrethit te Matit. Kreu ciklin tetëvjeçar të shkollimit në vendlindje. Ndjek studimet e mesme pranë gjimnazit të qytetit Klos, përgjatë viteve 1983-1987 Në vitin 1990, fillon studimet në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Pas dy vitesh, transferohet ne Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Përfundon studimet e larta më 4 Korrik 2004. dhe diplomohet në profilin "Literature Moderne”. Autori njihet si njëri ndër shkrimtarët më të talentuar të gjeneratës së revolucionit të viteve '90 të shekullit të kaluar dhe ka botuar 8 libra me prozë, nga të cilët katër janë romane. Ky është botimi i dytë i këtij autori nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja ILAR, pas botimit të suksesshëm të përkthimit të romanit më të mirë psikologjik të Georges Simenon "Maçoku".
Price: 700 Lekë
titleToAlt
dashnia dashnia asht e vështirë e mund të mbarojë. a dalim prej saj e duhena diku tjetër?! e nesërmja asht vazhdimi yt flej, e dashtun flej, e dashtun flej e qetë mbylli sytë se asht vonë flej, shpirt flej se vjen realiteti e të han e kam vra nanën teme e kam vra nanën teme me largësinë por askush s'më dënon se unë baj sikur s'kam faj e ajo sikur jeton
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Për prozën poetike Nasho Jorgaqi ka lëvruar prozen poetike gjerësisht. Tema e dashurisë zë vend të rëndësishem dhe mendoj se është ajo që ka vënë në lëvizje penën e autorit. Ai vjen me këtë gjini sa të bukur dhe aq elegante dhe është i vetmi që e lëvron atë gjërësisht. Suksesin më të bukur lexuesi e ndjen tek tema e dashurisë, ndaj mendoj se ato janë prozat me të frymëzuara Dhori Qiriazi, Poet
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër mblodha shkrimet e mia mbi kozmologjinë poetike të poetit Moikom Zeqo, të shkruara gjatë këtyre dy viteve të fundit 2018-2019. Poezia e Moikomit është një model i paparë më parë në poezinë tonë. Ajo ka sjellë jo vetëm një tematikë krejt të re. Por, mbi të gjitha, një koncept krejt të ri modern mbi krijimtarinë poetike. Risija e tij ka të bëjë me procesin e perceptimit dhe të mishërimit konceptual të realitetit dhe me "rimagnetizimin" e figurave artistike, të metaforës dhe të alegorisë. Ai arrin të krijojë figura të plota dhe të pandara midis subjektit dhe objektit, midis tokësores dhe universales, duke arritur një pasqyrim kompleks të përmbajtjes të procesit të mendimit dhe po aq të stërholluar të perceptimit artistik. -Vangjush ZIKO
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ndodh të jesh përballë një spektakli humoristik, po ty s'të qeshet; sepse është një motiv që e ka larguar atë... Të jesh prezent në një dhimbje e dhimbja jote të mungojë. Ndodh të jesh në kuvendim e fjalë të mos kesh... Te bien trumpeta e të mos i dëgjosh... Të jesh gjallë e të mos shohësh... Ndodh shpesh. Disa herë zgjasin sa një çast, apo orë e disa herë ditë, muaj e mbeten kujtim. Kjo ndodh sepse diçka e brendshme shkëputet prej nesh... Paskëtaj ne bëjmë përpjekje për të rigjetur copëzën që mungon. Këtë përpiqet të pasqyrojë libri "Në kërkim të vetvetes" shkruar në çaste vendimesh dhe orësh të dyzuara. Ky libër vjen 16 vjet pas librit të parë "Emigranti" dhe këmbëngul, nëpërmjet pasionit poetik që i përket një zanafille të hershme, të shprehë të vërtetën se gjithkush duhet të ndjehet unik me vetveten. Autori
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Grisela Veli me librin e parë poetik të titulluar "Perëndim në trishtim" të le përshtypjen e një rruge të vetme në zanafillen përparimit që ëndërron metamorfoza. Si shpërthim dëlirësie është angullim. Larg zhurmave ordinere në delir, të vetëshpallura korife poetike, ajo vëren refuzimin; sepse, të jesh krijuese, ngjason me një mister social në tërheqje nga misticizmi i barazisë sfilitëse. Kësisoj përtej sufiçiteve sasiore, krijesat e Griselës përplot vargje eterike, pikturojnë si zogj buzëqeshje në hapësira të trishta, që fuqizojnë me paraqitjet e tyre shkëndiat e vështrimeve në lexim, për prekjen e shfaqjes në tepricën e muzgut të përrethësisë. Madje, me fjalën poezi Grisela nënkupton, pa qënie tëndore, një ekzistencë të bardhe pa dritë, e shkruar bukur, ëndërron pushtimin e ardhmërisë. Përplot pohimeve kundërthënëse, në përfundime shpreson të mbetet brendesi e mrekullueshme kuptimi. Në vijim dua t'i them Griselës: Sa do të dëshiroja që ne sotshmeri vetëm pakica ta cilsonte poete... Po kush është kjo Grisela Veli ?!... Jo për kërsherine, por për prezantimin: Grisela u lind me 20 korrik 2003 ne Tiranë nga prinderi me origine nga fshati Vërve i Konispolit. Mbaroi vitin e parë në gjimazin Lefter Talo" në Livadhja. Dëshira e saj e nesërme eshtë që të bëhet poete dhe vetëm poete. Tanimë me "Perëndim në trishtim" semaforët janë ndezur për synimin, veshur me bukuri hyjnore. ALUSH AVDULI
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Dritëhije 2019
Shkëputur nga libri: Mitik zjarri./ Mitik ai që njerëzve ua dhuroi./ Të rinj vetëm zjarrvënësit. Shkruaj emrin tënd/ dhe gjuha ime/ bëhet hyjnore.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Poezi 2018
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri Një lejlek kam shok. Asnjë tjetër./ Ai i bardhë. Unë i zi./ Zemrën e njëjtë./ Orë me bateri që ngarkon shtegtimi./ Këmbejmë ngjyrë/ sa herë matemi me dyshimin.../ Unë, veshur me ankth/ dhe ai, p më pyetur,/ më dhuron krahët e zgjimit...
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Epiphany 2019
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Në një poezi bie shi pa pushim/ - Comme il pleure dans mon coeur -/ Dhe shiu do mbajë përgjithmonë, përgjithmonë/ Në këtë libër do gjendet gjithmonë/ Një gjethe e lagur.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
"Enciklopedia e mërgimit" lind aty ku temat universale të mërgimit takojnë universin e dy poetëve shqiptar në mërgim. Entela Tabaku u lind më 1971 në Shkodër. Ajo ka PhD në gjuhesi nga universiteti i Stokholmit dhe mban katedren e gjuhës shqipe në Uppsala. Ka botuar tri permbledhje me poezi: "50 poezi dhe 5 intermexo" 1996, "nje grusht jetë sa me vdeke" 2016, "poemat e hueja" 2017. Shqiptar Oseku u lind me 1970 në Gjakovë. Ai ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin e Stokholmit dhe është punëtor social. Ka përkthyer poetë suedeze e shqiptare në një numer antologjish, si edhe ka botuar tri permbledhje me poezi: "Kryquesi i shpirtit" 2001, 'Poezi" 2013, "Requiem për një dashuri" 2014.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Poezia e mirëfilltë fton, ashtu siç një dhembje e shprehur bukur, me hollësira trembëse dhe frymëzuese, etet të takohet, të njësohet e pastaj të shndërrohet në dritë (mençurie, përvoje e paqeje) me një dhembje të ngjashme, por e cila ngurron t'i hapet dikujt tjetër. Në ortekun e shkrimeve e botimeve të sotme, njëherazi me shtimin e moslexuesve, ftesat nuk numurohen dot, por shumica dërrmuese e tyre janë të rreme dhe nuk e kapërcejnë nevojën, por edhe këmbënguljen e pamëshirshme të autorëve për të përvetësuar kohë e emër nga lexuesi, ose thjesht për të fituar dhunshëm thelbin që nuk e kanë. Ndaj edhe tani, më tepër se kurrë, mundësitë e lexuesit për të gjetur poezinë e epërme, atë që krijohet për hir të mbijetesës e përkryerjes shpirtërore, janë shumëfishuar. Kjo tingëllon si sajesë, por, për fat të mirë ndodh, dhe ndodh edhe falë dyndjes së të ashtuquajturve stile, mjete, shkolla, vizione poetike etj, pavarësisht se sasia e këtyre të fundit duket sikur e ka shfarosur përfundimisht cilësinë. Poezia e mirëfilltë fton dhe gjen. Poezia e Ledia Dushit nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë. ARDIAN KYÇYKU Pjesë nga parathënia
Price: 900 Lekë
titleToAlt
antitezë 2019
Pak fjalë për autorin GJERGJIMIHALLARI ka lindur në 4 dhjetor 1964 në Korçë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1987. Mbas mbarirnit të studimeve u emërua me punë në qytetin e Korçës, ku vazhdon të punojë dhe jetojë edhe sot. Libra të botuar nga Gjergji Mihallari: 1.Sekret dashurie, poezi, 1993, 2.Vrasje dashurish, roman, 2000 3. Enigma dhe ëndrra, poezi, 2001 4. Hijet në parajsë, poezi, 2002 5. Unë;ti...dhe ferri... poezi, 2003 6. Dashuria e pare dhe nje tjeter pas... roman, 2005 7. Mos rresht kurrë së ëndërruari, roman, 2016 8. Përtej mjegullës, roman, 2017 9. Djaloshi që vinte nga përtej detit, roman, 2019.
Price: 800 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania