titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Kostandinopoja... Stambolli... Mbretëresha... Sido që ta quash, një është Stambolli: i magjishëm, i veçantë, i mrekullueshëm, i pagëzuar në misteret e Lindjes! Në këtë vend lindi Theanoja. Një vajzë që mbart brenda vetes dicka nga magjia e këtij qyteti dhe nga shpirti i tij i paepur. Theanoja do të rritet, do të dashurojë dhe do të martohet. Natën e 6 shtatorit 1955 do të gjendet në vorbullën e ngjarjeve të tmerrshme të atij muaji. Një faqe e errët në historinë e grekëve të Stambollit do të shkruhet me gjakun e shumë të pafajshmëve. Viktimë e egërsisë së turqve do të jetë edhe vetë Theanoja. Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin, me mosbesimin. Ujkonja do të rizgjohet dhe të gjithë fajtorët do të paguajnë shtrenjtë. Apo mos ndoshta do të paguajnë dhe të pafajshmit? Historia e një gruaje që përjetoi dashurinë dhe urrejtjen dhe u shndërrua në egërsirë për hir të njerëzve të saj të dashur.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
"Diplomat me pahir" është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Botimi i parë i këtij libri ngjalli interes dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit, duke u përkthyer në disa gjuhë të botës, me në krye rusishten, Libri me kujtime "Diplomat me pahir" lexohet me kureshtje dhe hedh dritë në periudhën kur Jakup Kadri Karaosmanolluja ka shërbyer si diplomat në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
I Huaji 2019
"I huaji" është një nga romanet e rralla të letërsisë turke, që shqyrton hapur dhe larg shqetësimit humnerën mes shtresës intelektuale dhe asaj të popullit të thjeshtë. Ky libër mund të konsiderohet si një hallkë e romaneve të autorit Jakup Kadri Karaosmanollu, ku pasqyrohet një këndvështrim tjetër i Anadollit. Ngjarjet në roman zhvillohen në një fshat pranë përroit Porsuk, që gjendet në zonën e Anadollit të Mesëm, dhe përfshijnë një periudhë që nga vitet e Luftës së Parë Botërore e deri në përleshjet në Sakarja. Ahmet Xhelali, një i ri nga një prej konakëve më në zë të Stambollit, një ushtar në pension në moshën tridhjetedyvjeçare, tregon një të vërtetë krejt ndryshe të Anadollit: pashpirtësinë e madhe që buron nga varfëria. Pasi jeta e tij u pre përgjysmë dhe të gjithë e lanë në baltë, i vetmi që i zgjati dorën dhe e ndihmoi, qe miku i tij, Mehmet Aliu.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç'ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. "Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit "imagjinar" shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu." "Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar."
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Ishte urdhër i Zotit të merrje pjesë në luftë, të luftoje me ata që e kishin të detyruar të ishin në shërbimin dhe urdhrin e Islamit. Kur'an-i i Madhërieshem ishte udhëheqesi i madh. Duke u quajtur si shembulli më i mire, ai shikohej si i vetmi burim i dijes, ai ishte libri i shenjtë, Kur'an-i i madhërishëm; një sundimtar, nëse mban mbi kokë Kur'an-in e Madherueshem, nësë e do, e respekton, nëse tregon besnikeri ndaj librit që midis faqeve të tij mban rregullin hyjnor, që shpall ekzistencen më të lartë, sigurisht populli i shtetit të tij përfshin vite lumturie dhe qetesie.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në gjuhën e Reshat Ekremit historia është më e gjallë, më e bukur dhe më e magjishme se jeta reale... Sulltanesha Kosem është nga gratë më të famshme të historisë Osmane. Duke qënë Sulltanesha e vërtetë e Sulltan Ahmetit, nëna e Sulltan Muratit IV dhe Sulltan Ibrahimit, si dhe gjyshja e Sulltan Mehmetit IV, ajo u bë një nga shtyllat kryesore të Sarajeve Osmane për shumë vite me radhë. Ajo ishte burimi i një force të jashtezakonshme dhe vrasese e fëmijëve të saj! Reshat Ekrem Kocu u servir lexuesve jetën e larmishme e të mbushur me intriga të Sulltaneshes Kosem. Historia e kësaj vajze rume këmbezbathur që do të behet një nga gratë më të fuqishme dhe më të pasura të botës, nën penen e Reshat Ekrem Kocit fiton një shije tjetër.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në gjuhën e Reshat Ekremit historia është më e gjallë, më e bukur dhe më e magjishme se jeta reale... Sulltanesha Kosem është nga gratë më të famshme të historisë Osmane. Duke qënë Sulltanesha e vërtetë e Sulltan Ahmetit, nëna e Sulltan Muratit IV dhe Sulltan Ibrahimit, si dhe gjyshja e Sulltan Mehmetit IV, ajo u bë një nga shtyllat kryesore të Sarajeve Osmane për shumë vite me radhë. Ajo ishte burimi i një force të jashtezakonshme dhe vrasese e fëmijëve të saj! Reshat Ekrem Kocu u servir lexuesve jetën e larmishme e të mbushur me intriga të Sulltaneshes Kosem. Historia e kësaj vajze rume këmbezbathur që do të behet një nga gratë më të fuqishme dhe më të pasura të botës, nën penen e Reshat Ekrem Kocit fiton një shije tjetër.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Alper Kamy 2018
Të jesh a të mos jesh “Në moshën pesëvjeçare, njeriu është më i pjekur,mandej nis bjerrja. Unë, Alper Kamy, para do muajsh kapërceva në vitin tim të pestë. Teksa më afrohej ditëlindja pjesën më të madhe të kohës e kaloja ndanë dritars, duke parë njerëzit jashtë, që jetonin, ecnin ngadalë dhe me nxitim, duke nxjerë turlifarë zërash apo duke hedhur sytë andej-këtej. Më sëmurte ideja se një ditë do të bëhesha dhe unë si ata. Sa keq që nuk kishte shpëtim prej asaj gjëje!Koha ishte e pamëshirshme dhe unë po plakesha shpejt. Hëpërhë e vetmja gjë e mirë ishte që të paktën nuk shkoja në kopësht. Në fakt isha rekur gjatë që ti shpjegoja nënës dhe babit se kopështi nuk ishte vend për mua. Mundohesha t’i bindja me arsyetime,por, fatkeqësisht në fillim asgjë nuk ia vlejti. Për këtë duhej të vija në zbatim mënyra të tjerasi: të zgjohesha nga shumi i tëri në djersë ose të kaloja një krizë të vockël nervore kur minimusi të ndalonte para portës. Sa poshtëruese ishin! Ato e bënin njeriu t’i vinte turp edhe nga vetja”
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Serenata 2018
Fundi i viteve 30’ Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur indetitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah... Presionet dhe dhuna e hitlerianëve ndaj hebrenjve bëhen të padurueshmedhe nga frika se mos zbulohet indetiteti i vërtetë i vajzës, Maksi dhe Nadia vendosin të shkojnë në Paris dhe të jetojnë atje në qetësi. Gjatë udhëtimit me tren për në paris, Maksi largohet për një çast... Viti 2001... Maksimilian Vagner, 87 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë gjermane, i cili në fund të viteve 1930 la dhënë leksione në Universitetin e Stambollit, kthehet ne Stamboll pas 59 vjetësh. Për të shoqëruar atë nga Universiteti mikpritës është caktuar Maja Duran, 36 vjeç, Specialiste për marrëdhëniet me publikun. Profesori vjen në Stamboll jo vetëm për të mbajtur leksione por edhe për te kujtuar fundin tragjik së historisë të tij me Nadian. Maja jo vetëm përfshihet në një histori dashurie mbreslënëse gjashtëdhjetë vjeçare, e cila shpaloset ngadalë-ngadalë, por edhe mëson shumë sekrete të historisë botërore dhe të familjes së saj.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ka një kohë të gjatë, vecanërisht mbas viteve 1990, që ish diplomati dhe publicisti Hajro Limaj është afirmuar jo vetëm si një nga njohësit më të mirë të politikës, historisë, kulturës dhe arsimit të Turqisë , por edhe si një mik i sinqertë dhe me vepra i popullit turk. Njohja shumë e mirë e gjuhës turke dhe kualifikimet pas universitare dy herë në Stamboll e kanë ndihmuar për të qënë i përditesuar dhe me një arkiv shumë të pasur për zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore-arsimore të këtij vendi, të cilat shprehen edhe në analizat, komentet,opinionet dhe librat e botuara për raportet e shumanshme në shekuj dhe në ditët tona midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Ataturk 1998
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania