titleToAlt
Libri më i fundit nga autori i mirënjohur Pëllumb Kulla ofron dy libra brenda njërit. Nga njëra anë është komedia “Ëndrra ime Rina”, një romancë bashkëkohore dhe nga ana tjetër drama Duart dhe Thikat dhe disa tregime të autorit.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Të gjitha tregimet e këtij libri janë vendosur pak shumë nën shenjën e një teme, të cilën do ta cilësoji metafizike. Qysh nga Epi i Gilgameshit, problemi vdekjes është një temë që nuk i ndahet letërsisë. Nëse fjala divan, nuk kërkonte tone më të qarta e më të qeta kjo përmbledhje mund të kishte nëntitullin Divani perëndimor- lindor, me një ngjyrim ironik dhe frymë parodie të dukshme. “Ndër shkrimtarët e brezit tim që jetonin në Paris në vitet tridhjetë, Danilo qe me gjasë më i madhi”-Milan Kundera “Vepra e Danilo Kis-it i ruan nderin letërsisë” Susan Sontag
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kujtimet e një karrigeje" është vëllimi i dytë me tregime erotike, shkruar nga Edmond Tupja. Në to hulumtohen me finesë marrëdhëniet intime dhe dashuria fizike, të cilat shpesh fshehin përmbajtje filozofike dhe shpirtërore. Intimiteti pervers i dikastereve të dikurshme, që nuk kufizohet vetëm në nënshtrimin apo poshtërimin e nëpunësve të vegjël nga eprorët e lartë, rritja dhe zbulimi seksual i vetvetes në moshën e adoleshencës, përballja me trupin, dëshirat, epshet e kontrolluara dhe të pakontrolluara, zbulimet fetishiste thjesht e vetëm për hir të joshjes së seksit, befasia dhe ngasja e një nate të vetme, ngërçi psikologjik i burrave të tradhtuar apo pasojat e një adoleshence të dhunuar trajtohen me një gjuhë të hapur dhe mbështillen me tisin e erotizmit herë brutal e herë të sofistifikuar. “Në një natë me hënë gjysmë të plotë, teksa kundroja sallën e zbrazët, papritmas pata ndjesinë sikur parketi prej druri më përcolli fëshfërimën e disa hapave të matur; prita pak dhe kësaj radhe u binda. Dikush po afrohej duke u kujdesur të shmangte edhe zhurmën më të vogël. Befas, fare pranë meje ndjeva një kërcitje të lehtë të ndjekur nga një "Ah!" me zë femre dhe, menjëherë, nga një "Shët!" me zë mashkulli. Pastaj ra një heshtje e thellë, por, nën dritën kursimtare të hënës, ndjeva një dorë që diçka kërkonte midis këmbëve të mia. Hetimet e saj në errësirë vazhduan disa sekonda, ndoshta një minutë, por jo më shumë, dhe të dy trupat, si dy njolla tëpërhime në mes të errësirës, u shkrinë ethshëm në një të vetme dhe u plandosën sipër meje për të nisur vallen e tyre të zakonshme me lëvizje të harmonishme nga poshtë lart e anasjelltas derisa ndjeva erën e sapunit "Venus".”
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Në tregimet e shkrimtarit llir Topi, ka përpjekje për të prodhuar një pikë haluçinative, në të cilën e shkuara dhe e ardhmja duket se bashkekzistojnë në të tashmen". Për autorin, mjeshtëria e të shkruarit konsiston në teknikat surealiste të përshkrimit të misterit të ekzistencës. Shkrimtari i mirë krijon në një mënyrë tërheqëse, ka stil të vetin, sjell një zë të veçantë, përvoja të rëndësishme jetësore të thurura bukur. Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër mbeten në kujtesën e lexuesit dhe krijojnë mundësi për të hyrë në mendimet dhe ndjenjat e personazheve. Pas leximit të këtij libri, bota shpirtërore e lexuesve bëhet më e pasur.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përfshihen tregimet: + Qypi + Jeta lakuriq + Në shenjë + Shpirt ndrituri + Tre mendimet e gungaçes + Zoti i vjetër + Në heshtje + Tersllëku i Pitagorës + E vdekura dhe e gjalla + Mendohu Xhakomino! + Rini + Lumturi + Kandelora + Në hotel vdiq dikush + Kërcim i hareshëm + Drita e shtëpisë tjetër
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Lexuesi ynë ka pasur rastin të njihet për herë të parë me autorin Fatos Mullisi nëpërmjet librit të tij me tregime humoristike “Një tregim për të qarë”. Ai ka pasur edhe botime të tjera, dhe me mënyrën e tij të humorit ka vazhduar me romanet satirike “Tango mushkonjash” dhe “Jetë qeni”. Në çdo rresht të librave të tij ndjehet stili i autorit dhe ai gjen ato hollësira të jetës së përditshme të cilat e karakterizojnë dhe dallojnë veprën me humorin e veçantë të tij. Këtë radhë lexuesi i apasionuar pas humorit do të ketë rastin të lexojë librin me tregime humoristike “Trashëgimtarët e Stambollit”. Në çdo tregim Mullisi përshkruan një realitet që shumë prej nesh në një farë mënyre ose tjetër e jetojmë, por ajo që padyshim e bën tërheqës librin është mënyra e të rrëfyerit ku humori është i pranishëm kudo. Në përfundim të këtij libri, jam i bindur se lexuesit do t'i mbetet në kujtesë një e qeshur herë gazmore dhe herë e trishtë.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër të ri "Burri që donte të vdiste..." të shkrimtarit Luan Rama, përveç romanit me të njëjtin tituli, i janë bashkangjitur edhe pesë tregime të shkurtra që hedhin dritë mbi drama të mëdha të shoqërisë shqiptare ndër vite. Një lloj tragjizmi ku në fund nuk mungon përpjekja për ta ndryshuar këtë botë përpëlitëse si dhe drita për një të ardhme ndryshe...
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Velloja e Majës, sipas filozofisë hinduiste, bazohet mbi konceptet e fenomenit dhe noumenit. I pari lidhet me konceptimin e realitetit ashtu siç paraqitet në sytë tanë dhe i dyti me shfaqjen e tij siç është në të vërtetë. Kjo teori orientale, e adaptuar më vonë edhe nga mendimtarë të ndryshëm, ka të bëjë me bindjen se midis nesh dhe botës që na rrethon qëndron një vello që na pengon ta shohim jetën ashtu siç është në të vërtetë. Sipas interpretimit nën një optikë iluzioniste, velloja e Majës na bën të kuptojmë se jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken. Kur bëhet fjalë për të parë realitetin, të gjithë jemi pak miopë.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: As që dua ndonjë mendim për stilin tim të të shkruajturit, ky nuk është stil. Kështu ikin vitet kur ke kokën dhallë, shpejt, ftohtë me humor të hidhur.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Një guidë sesi mund të kujdesemi më mirë për trupin dhe shëndetin tonë, i përshtatur më së miri për fëmijë. Secili tregim paraqet personazhe dinamikë dhe mesazhe të vyera mbi kujdesin përsonal fizik.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
Tregime për fëmijë për shumë kafshë të ndyshme si Shqiponja, Gjarpëri, arinjtë etj. Libri përmban gjithashtu pyetje për të testuar njohuritë e mësuara dhe kuptueshmërinë e secilit tregim.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Tregime të zgjedhura nga autorë si Anton Cehov, Xhek London, Charles Baudelaire, Oto Flake, Dino Buxati etj.
Price: 250 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni tregime të shkruara ndër vite që përcjellin ide e shqetësime të kohës sonë si: mbrojtja e ambientit, dashuria për vendin e origjinës, emigracioni nën një vështrim të ri, probleme të të rinjëve, të familjes etj. Do të lexoni histori të mrekullueshme, nga më të pabesueshmet nga jeta e njerëzve të rrallë, që shembulli i tyre është për të gjithë shumë frymëzues. Për njerëz që nga fatkeqësi të rënda, që kanë humbur çdo gjë janë ringritur. Shembujt e tyre na mësojnë se s'ka rëndësi sa herë bie, ajo që ka rëndësi është shpejtësia me të cilën ngrihesh në këmbë. Nuk ka vështirësi që njeriu nuk e kalon mjafton të impenjohet. "Në jetë, thotë pilotja amerikane Tami, mund të zgjedhësh të jesh i trishtuar e të ndihesh i tillë ose të jesh i lumtur e të jesh me të vërtetë, të takon ty ta vendosësh. Çdo ditë." "...qëndrimi im nuk është të ankohem ose të pres ndërhyrjen e Zotit apo të Shtetit. Sigurisht mund ta kalosh jetën duke u ankuar, po nuk të çon asgjëkundi."- thotë djali afgan Jawad. "Nuk ekziston fati, ekziston momenti në të cilin talenti takon rastin" - citon Senekën. Duhet me qenë kuriozë, ambiciozë... kurrë mos dorëzohemi! - thotë një personazh tjetër. Të kujtojmë gjithmonë nga kemi ardhur e të jemi të aftë për t'i kthyer shoqërisë ato që i kemi marrë.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Ulliri, pema e dhimbjes i Dhimitër Anagnostit është libri i një" Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë që mendova pasi kisha përfiinduar leximin e pare. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë qc leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik. Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshmi në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër që me minimumin e mjeteve të shprehjes t'i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe të njerëzve, si Anagnosti.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Është një surprizë e këndshme kjo që do të ndodhë me ju, kur e merrni në dorë vëllimin me tregime e poezi te shkrimtarit e poetit Ismail Life. Jo më kot autori e ka titulluar Verë dhe Dashuri, pasi sapo të filloni leximin e tij do të mahniteni nga efekti çudibërës i verës, kësaj pijeje që ushqen dhe rrit dashurinë, që hënë, që tok me shijen e saj, të kalojë në qenien tuaj një magji, që nuk ka emër tjetër veçse dashuri. Dhe dashuria miqtë e mi është ndjenja që na bën të dëshirojmë e të ngopemi me lumturi, është ndjenja sublime që e bën njeriun të tjetërsohet e të mbajë jetën gjallë me të gjithë hijeshitë e larmitë e saj dhe këtë mund ta shijojë vetëm një i dashuruar.
Price: 750 Lekë
titleToAlt
"Tre të shoshjanët" (besa) futet në kategorinë e krijimtarisë së mirëfilltë letrare me portrete e tregime nga jeta e Dukagjinit. Besa, fjala e nderit, pasaporta fisnikëruese e shqiptarit, kult që kalon kufijtë e natyrës si një krijesë e indeve tona gjenetike në themel të së cilës rrjedhin virtytet dhe morali arbëror. Besa si parim dhe si vepër është kulmi i sakrificës dhe mirësisë njerëzore. Madhështinë e besës shqiptare, kurorë e të gjitha virtyteve tona e gjejmë të mishëruar në shkallën më të lartë në theroritë e patriotëve Mark Milani, Babun Celi dhe Zef Delia. Libri vjen si vegim i bekuar për një ngjarje të pashoqe historike e kthyer në baladë dhe kënduar brez pas brezi në zharkun e lahutës.
Price: 400 Lekë
titleToAlt
MURGU QË SHITI FERRARIN E VET është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infarkti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi tek kriza e shpirtit, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm. Duke u njohur me një kulturë të lashtë, zbulon mënyrën e fiiqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe rehati. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Kështu më ra në duar Sinagoga e ikonathyesve, në një dimër të ftohtë me lagështirë, dhe ende e kujtoj kënaqësinë e pamat që më dhanë ato faqe, edhe ngushëllimin, ditësh kur gjithçka ndillte vetëm trishtim. Libri i Wilcock-ut më ktheu harenë, siç dinë të bëjnë vetëm kryeveprat e letërsisë që janë, njëherësh, edhe kryevepra humori të zi, si aforizmat e Lichtenberg-ut ose Tristram Shandy i Sterne-it... Sot, mbas shtatëmbëdhjetë vjetësh, del botimi i dytë. Në daçi të qeshni, në daçi ta përmirësoni shëndetin, blijeni, vidheni, merreni hua, po ama lexojeni."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin ‘’Tregime të rinisë’’ nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë, nje lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet here si protagonist, here si antagonist e here si kalimtar i rastit. Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë. Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve. Gjuha dhe stili i përdorur në këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.
Price: 500 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania