titleToAlt
"Ne kemi tashmë shumë të rinj e të reja që shkruajnë e botojnë libra, por jo të gjithë dinë të shkruajnë e të nyjëtojnë qartë e me mëtime të dukshme për saktësi e duke e tëholluar mirë brumin e shqipes. Kaon Serjani e ka nisur mbarë e mirë udhën e shkrimtarisë. Ai e ka në thua të shkruarit, por ka edhe zellin e përkushtimin për të bërë emër në letrat shqipe. Mbas romanit "Qelia e lirisë" dhe sprovave të tjera i është shtruar prozës filozofike e teologjike. Kemi nevojë për porozatorë që u qasen edhe lavrave studimore që kërkojnë dije e mençuri, sikundër është edhe libri Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin, të cilin e lexova me ëndje. Më duket se, në personin e Kaon Serjanit, ish-studentit tim të mirë, kemi një hulumtues të urtë e me perspektivë." Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj Akademik Emeritus "Kaon Serjani i prezanton lexuesit shqiptar me plot sukses të dhëna të reja empirike për sa i përket të së vërtetës, religjionit dhe moralit. Kjo është një prurje meritore për kuadrin e mendimit historik shqiptar për tri temat bosht që ka preokupuar kronologjikisht gjithë qytetërimin perëndimor. Autori ka përfituar të japë një përgjigje sa epistemologjike, pragmatike, etike po kaq edhe ontologjike bazuar në perceptimet, kërkesat dhe pikëpamje postmoderniste që po zotërojnë modelin dhe paradigmën e re jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë këto dy dekadat e fundit" Dr. Femi Cakolli Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante "Kaon Serjanin e kam patur student në Seminarin e Denverit, ku shkëlqeu në lëndët që ndoqi, duke treguar premisa të mëdha për studiues. Këtë libër bën mirë ta lexojë cilido që po përpiqet të bëjë lidhjen e pjesëve të mozaikut të jetës sipas kuptimit të tyre." Dr. Douglas Groothuis Profesor i filozofisë dhe etikës në Seminarin e Denverit, Kolorado, SHBA.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
“Dy kryevepra të filozofisë botërore, "Apologjia e Sokratit" dhe "Simpoziumi" nga filozofi i antikitetit Platon, kanë rravguar në shqip përmes gjuhës së Lazër Radit, që e kthen imazhin e filozofit më të madh të të gjitha kohrave, Sokratin, në një veshje kuptimore të perceptueshme për të gjitha nivelet e leximit. E veçanta e këtij përkthimi është se ka substancën e një gjuhe të përpunuar filozofike, aq sa ta bëjë të dallueshme duke ringjallur skenat e mëdha të Akademisë dhe teatralitetin filozofal të Greqisë antike. Stili akribik i Radit është menduar në një plan të detajuar, për t'iu shmangur semiotikës polivalente aq sa është e mundur prej ambiguitetit që rezervon kjo gjuhë. Shmangia e lokucioneve dhe e sintetizmit të tepruar morfologjik e dallojnë përkthimin e një teksti filozofik nga letërsia. Dhe vetëm ata që e njohin shkrimin e letërsisë, mund të krijojnë një tekst filozofik qoftë edhe në përkthim, duke i rezistuar epshmërisë së mendimit më të lartë filozofal që kulmon te "Apologjia" dhe "Simpoziumi". Ardhja në shqip e Platonit fillimisht më 1993, mund të quhet edhe si fillim i erës së filozofisë perëndimore në literaturën shqipe. Lazër Radi një nga personalitetet e ringjalluara të viteve '30, diplomuar në Romë për jurisprudencë në vitet '40, e justifikon famën e atyre viteve, sikur t'i mbetet edhe vetëm përkthimi magjistral i Platonit.” -Leka Ndoja “Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave; ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...” -Jozef Radi
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t'ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Jiddu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t'i frymë-zojnë, do t'i sfidojnë dhe do t'i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t'u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. "Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore."- Van Morrison "Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje nj'ë ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm." -Aldous Huxley
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Pasi punuan pesëdhjetë vjet për të përfunduar vëllimet e njohura të "Historisë së qytetërimit", Will dhe Ariel Durant u vlerësuan me çmimin "Pulitzer" në vitin 1968, dhe u nderuan me "Medaljen Presidenciale të Lirisë" në vitin 1977. Përveçse kanë edukuar dhe argëtuar lexuesit në të gjithë botën, ata janë shquar si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe përkrahës të reformave sociale. Libri “Mësimet e historisë", një studim përmbledhës i kulturës dhe qytetërimit të njerëzimit, është produkt i punës kërkimore një jete të tërë nga historianët Will dhe Ariel Durant.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Ese 2019
ESE-të e përzgjedhura përvijojnë një hartë besnike të përballjes së autorit me probleme të caktuara politike, etike, shoqërore apo historike, siç janë çështja e dhunës apo ajo e së keqes, çështja e praktikave të drejtësisë apo e autoritetit, praktikat politike të historiografisë, të vetes dhe të tjetrit, si dhe të dialogut e analizës së disa përfaqësuesve të shquar të mendimit. Ricoeur nuk formulon drejtpërdrejt teori politike a një konceptualizim të politikës si të tillë, por, edhe pse nuk e teorizon drejtpërdrejt politikën (ose politiken) si të tillë, Ricoeur e takon dhe e trajton parreshtur atë si në teori, ashtu edhe në praktikën e saj.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Liria 2020
KOLANA E FILOZOFISË DHE E SHKENCAVE POLITIKE Liria, është një vështrim sociologjik i një prej temave të përhershme të mendimit politik. Bauman mendon se koncepti i lirisë është ndërtuar historikisht dhe jo një vlerë universale: se ka lindur në një shoqëri të caktuar (e që mund të zhduket me të) si e bashkëlidhur me individualizmin dhe kapitalizmin. Sipas Bauman-it, sot liria individuale reduktohet para së gjithash si liri e konsumatorit në zgjedhjen mes kënaqësive më të mëdha a më të vogla që ofron tregu në formën e mallit apo të shërbimit.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Libri "Në kërkim të kuptimit në jetë", shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga veprat më madhështore të epokës sonë. Në përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë fragmente të tilla. Para së gjithash, ky është një libër për mbijetesën. Si shumë hebrenj nga Gjermania dhe Evropa Lindore, të cilët mendonin se ishin të parrezikuar në vitet 1930, Frankëlli përfundoi në rrjetin nazist të kampeve të përgendrimit dhe shfarosjes. Ai shpëtoi për mrekulli. Mbijetoi ashtu siç thuhet në Bibël: "një urë zjarri e shkëputur nga zjarri". Por rrëfimi i tij në këtë libër ka të bëjë më shumë me burimet e forcës për të mbijetuar sesa me mundimet, vuajtjet dhe humbjet që përjetoi. Disa herë në këtë libër, Frankëlli konfirmon shpesh thënien e Niçes: "Ai që ka një Arsye për të jetuar, mund të përballojë çdo mënyrë jetese". Ai përshkruan me tone prekëse ata të burgosur që hoqën dorë nga jeta, që kishin humbur gjithë shpresën për të ardhmen dhe vdiqën pashmangshmërisht të parët. Ata vdiqën më shumë për shkak të mungesës së shpresës, mungesës së një kauze për të jetuar, sesa për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Princi 2017
Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja etyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që — një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemer një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse unë kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepcr, dhe që vcçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme" - Nikolo Makiaveli
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Qyteti i Diellit, një utopi politiko - fetare e tejngopur me astrologji, është paraqitja dhe përshkrimi i një ideali racionalist që nuk gjen vend në realitetet njerëzore dhe që megjithatë" parashtrohet si shoqëria më e mirë e mundshme: komunizmi teokratik. Ndërsa përshkohet nga kuptime e simbolika të ndryshme, lëkundet mes besimit, astrologjisë dhe magjisë, Qyteti i Diellit përcjell metaforikisht idetë abstrakte të filozofisë politike të Campanella-s në një përfytyrim konkret. Kritika bashkëkohëse e ka interpretuar mendimin e tij paradoksal edhe si pasqyrim të klimës politike e sociale të Rilindjes së vonë' ltaliane, ndërkohë që shumëkush te kjo vepër ka parë një pararojë të mendimit marksist.
Price: 300 Lekë
titleToAlt
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh. Edhe pse bën fjalë për një vend dhe kohë shumë të largët nga Gjermania e vitit 1922, atëherë kur u botua libri, ky roman është i mbushur me ndjesitë e periudhës së Hermann Hesse-s, duke kombinuar filozofi të pangjashme me njëra-tjetrën, si fetë lindore, prototipat Jungianë, individualizmi perën-dimor, në një vizion unik për jetën, të shprehur përmes kërkimit të një njeriu për kuptimin. Eshtë historia e kërkimit të Siddharthës, një indiani brahman të pasur, i cili lë një jetë me privilegje dhe rehati në ndjekje të përmbushjes shpirtërore dhe mençurisë. Gjatë udhëtimit të tij, Siddharta ndeshet me asketë, murgj budistë, tregtarë të suksesshëm, një kurtizane të quajtur Kamala dhe një varkëtar të thjeshtë që ka zbuluar të vërtetën e jetës. Takimi me këta njerëz dhe përjetimi i fazave kryesore të jetës - dashuria, puna, miqësia dhe atësia - e bëjnë Siddhartën të zbulojë se dija e vërtetë drejtohet së brendshmi.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Njerëzor, tepër njerëzor është një libër tjetër për shpirtra të lirë, nga Fridrih Niçe, i përkthyer nga Taulant Hatia. Shkëputur nga Hyrja:Në fillim Niçe kishte menduar që ta botonte librin Njerëzir, tepër njerëzor, si anonim, pa vendosur emrin e tij në koperinë, madje disa nga arsyet pse, i tregon Rikard Vagneri me në të letrës që botohet në fillim të këtij libri. Kjo është edhe një magnet që të thith e të fut në libër. Niçja e hoqi këtë dedikim në botimin e vitit 1886, duke i shtuar parathënien e përfshirë edhe në botimin tonë. "Për veten time, shkruan Niçe, asgjë nuk m'u duk më e mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë: kur përdora të gjithë kohën e jetës për të, duke përsosur arsyen time dhe u rashë pas gjurmëve të së vërtetës, në llojin dhe mënyrën siç e kisha shkruar unë..."
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Quaj pjesëtim të ndjesores këtë sistem të pahjeve ndjesore që bëjnë të shihen njëherazi ekzistenca e një të përbashkëte dhe prerjet që përcaktojnë vendet dhe pjesët përkatëse. Kjo shpërndarje e pjesëve dhe vendeve themelohet mbi pjesëtimin e hapësirave, kohëve dhe formave të veprimtarisë që përcakton vetë mënyra se si ndonjë e përbashkët i ofrohet pjesëmarrjes dhe sesi këta apo ata marrin pjesë në këtë pjesetim. Qytetari, thotë Aristoteli, është ai që ka pjesë në faktin e të qeverisurit dhe të qenit i qeverisur. Por..
Price: 400 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Vijne shumë, për te brendshmet përjetime pyesin, Nëse memeci ha karamele- Cila gojë do ta përshkruajë këtë shije? Gjuhën e memecit e kupton vetem memeci, Si i urti gezimin e tij. Atë vetëm i urti e sheh. Jo nga fjalët e shkruara, por përmes përjetimit: Kur nusja të pret krahëhapur të gjithë tëftnarit zhduken. Atë që mund ta shikosh, nuk mund ta tregosh; Ajo që thuhet, nuk mund të dëgjohet; Atë që mund ta degjosh, nuk bën ta shpjegosh. Pse janë atëherë gjuha, sytë, veshët? Ajo që eshtë plot, bëhet e zbrazët;Ajo që është e zbrazët, mbushet. Bosh, plot- asgjë nuk mund të jetë themeli. Ky është, pra, përjetimi. Ç'mrekulli! Kqtë askush nuk ka mundur ta tregojë. Tregojë- e megjithatë ky është sekret. As Knrani, as Vedat nuk munden ta shprehnin këtë. Nëse do ta tregoj unë - cili do të degjojë ateherë?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Dashuria nuk përcaktohet nga sasia, po nga cilësia. Dashuria rritet kur ju e ndani me dikë/ dhe vdes kur e mbani në vetvete. Nëse jeni dorështrënguar në dashuri -ajo do të shuhet. Harxhojeni veten tuaj. S'ka rendesi kujt ia jepni dashurine tuaj - ky mendim e varfëron mendjen. "Do t'ua fal dashurinë njerëzve me cilësi të caktuara", -thotë koprraci. Ju nuk e kuptoni se brenda jush ka shumë dashuri, një re e tërë, për të cilen s'ka rëndësi vendi ku do të derdhet: mbi gurë, kopshte, oqean.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Pastrimi është një meditim më i thellë se përgatitja. Njeriu do ta kishte të lehtë të përgatitej, por pastrimi presupozon një zhytje më të thellë në meditim, zhytje të plotë, që të transformohet gjithcka e padenjë tek njeriu. Të gjitha ndjenjat si urrejtja, zilia, makutëria kanë energji. Kur këto ndjenja zhduken, energjia e çliruar ju jepet në formë të pastër. Kurse ndjenjat e padenja me të vërtetë mund të zhduken. Makutëria shndërrohet në mëshirë e bujari, urrejtja - në dashuri. Të gjitha të metat shndërrohen në një kopsht të lulëzuar.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Vazhdimisht jam i bindur për gabueshmerinë time."... "A do të arrij të bëj diçka? Nuk e di." Qoftë Jungut në vitin 1906, qoftë Feren-cit me 1911, Frojdi nuk ua fshehu çështjet që trajtoi në lidhje me atë që do të ishte zanafilla e një revolucioni të pashembullt, psikanaliza. Frojdi cilësohet para se gjithash si një "person intuitiv", që përdor një metodë "empirike" që nuk shkon mirë me teorinë, tek e cila ai vazh¬dimisht nuk ka besim. A mund të harrohet kjo? Libri Si ta kuptojmë Frojdin i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri, që nga letërkëmbimi voluminoz dhe shkrimet e ndryshme që dëshmojnë për tëresinë e çështjeve dhe të intuitave të cilat shënuan lindjen e psikanaiizës. Ky rrugëtim përmes etapave të mëdha të mendimit frojdian synon të na kujtoje se përçapja e ndërmarrë nga Frojdi nuk është as e ngurtë as dogmatike, sepse shumë shpejt ai u bind se kushti absolut për çdo pacient për të fituar vendin e tij të veçantë dhe të pavarur qëndron në një pozicion të analistit që përjashton çdo pretendim për pushtet apo njohje mbi tjetrin. Po kjo, a mund të harrohet?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia në rrokullisjen e saj e bekon njerëzimin me individë të shquar, që me mendimin dhe jetën e tyre sjellin një ndryshim jo vetëm për njerëzit e kulturës dhe kohës kur jetojnë, por gjithashtu dhe për brezat që do të vijnë, e një nga mëndjet më të mëdha që Gjermania ka shfaqur të pashlyeshme në gjithë mendimin e sotëm bashkëkohor
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Demokracia konsiderohet gjerësist si sitemi më i mirë politik i imagjinuar. Nuk e ekzagjërojmë kur themi se demokracia është bërë një fe laike besimi më i madh politik mbi tokë. Të kritikosh idealin demokratik është të rrezikosh të të konsiderojnë armik të shoqërisë së civilizuar. Por kjo është pikërisht çfarë Karel Beckan dhe Frank Karsten propozojnë. Në këtë libër provokativ dhe mjaft të lexueshëm, ata sulmojnë tabunë e fundit politike: idenë se shpëtimi ynë varet nga demokracia. Me argumente të thejshta dhe të drejtpërdrejta ata tregojnë se demokracia në kontrast me besimin popullor, nuk të çon në liri, civilizim,porsperitet,paqe dhe sundim të ligjit por në të kundërtën: në humbje të lirisë, konflikte sociale, shpenzime qeveritare marramëndëse shoqërore vullnetare.
Price: 500 Lekë
titleToAlt
Një kritikë kuptimplotë e Frojdit dhe frojdizimit nga një dashamirës. Gjithçka bëhet më goditëse sepse është shkruar këndshëm dhe thjesht”
Price: 600 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania