titleToAlt
Galeria e portreteve të Arbërve dhe Shqiptarëve në shekujt XV - XIX në librin "Në emër të Noes" të Fatos Baxhakut është e madhe sa Deti Mesdhe dhe fama e tyre në kronikat e kohës. Këtu keni vetëm disa: "Një Kaptinë më lart bëmë fjalë për bëmat, ato të vërtetat e Mami Arnautit. Mirëpo nga të gjitha prej tyre vetëm robëria e Miguel de Cervantes do të mbetet gjatë në kujtesën kolektive të Krishtërimit. Cervantes në 1605 do të botojë Don Kishotin e Mançës, një ndër librat më të lexuar në botë, edhe sot e kësaj dite. Mami Arnaut ia la në dorëzim skllevërit e tij të shtrenjtë spanjollë mikut të tij, grekut Dali Mami. Që nga kjo ditë e tutje arbëri nuk ka më asnjë lidhje me këtë histori. Cervantes u lirua nga murgjit e Urdhërit të Trinisë së Shenjtë përkundrejt një shpërblimi të majmë në tetor të 1580. Çerek shekulli më vonë doli në dritë legjendari "Don Kishoti i Mançës"." "Murat Arnauti mbahet mend në historinë detare të atyre anëve për një arritje vërtet të guximshme në lundrim. Ai ishte ndër të paktët kusarë të Algjerit që lundroi në Oqeanin Atlantik me galera të gatitura vetëm për ujërat mesdhetare. Në ishullin e Lanzarot-it ai sulmon me egërsi portet Teguise dhe Arrecife. Ngjarja alarmoi Spanjën. Nën komandën e fisnikut Martin de Padilla një flotë e madhe bllokoi Gjibraltarin. Murati u strehua gjatë te miqtë e tij marokenë, deri sa një natë me stuhi, kur askush nuk e priste, u përvodh, arriti të çajë bllokadën pa u dëmtuar aspak dhe lundroi lirshëm drejt Algjerit." "Alush Ati Pasha-Këlliçi, armik, mik e bashkëpunëtor i shumë arbërve dhe protagonist i historisë së tyre, mbylli sytë afër 80 vjeç në 1587 në Stamboll. Jeta e tij e pazakontë u mbyll me një ëndërr të parealizuar: donte të hapte i pari Kanalin e Suezit, madje thonë se punimet u bënë gati për t'u nisur. Disa kronikanë janë të bindur se, nëse sulltani do t'i financonte punimet me të ardhurat nga Egjypti, kusari i vjetër kalabrez do ia kishte dalë mbanë të arrinte atë që Ferdinand de Lesseps kreu vetëm afër 280 vjet më pas." -Fatos Baxhaku
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Duke analizuar një periudhë që shtrihet prej 1768 deri më 1849, autorja, një pasardhëse e drejtpërdrejtë e Muhamed Aliut, përshkruan në një mënyrë krejt të re, jetën e vrullshme të njeriut të madh. Romani, bazuar në fakte historike mjaft të sakta, në kronika familjare si edhe në legjenda të kaluara nga gjenerata në gjeneratë, na risjell ambjentin e kohës. Duke ringjallur dhe bërë të flasin ata që formojnë strukturën e këtij romani biografik, ne shohim historinë të shpaloset midis qenieve njerëzore me cilësitë dhe mangësitë e tyre, pikat e tyre të forta dhe të dobëta, dhe jo më midis personazheve të famshëm të cituar në librat e historisë.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Shumë të dhëna historike që sot njihen nga pjesa dërrmuese e njerëzve, janë vjetruar dhe rezultojnë jo të vërteta. Këto informacione duhet të ndryshohen sipas rezultateve të tjera që do të përftohen vetëm në përfundim të kërkimeve të reja shkencore. Çdo ditë po arrihen përfundime e të dhëna të reja në lidhje me historinë osmane. Injorimi i kësaj të vërtete dhe përpjekja për të kuptuar Perandorinë Osmane me të dhëna që datojnë rreth 150-200 vjet më herët, është një qasje tejet e gabuar. Historia osmane nuk është kuptuar sa duhet dhe gjithashtu është interpretuar në mënyrë të gabuar. Në këtë kontekst, nevojitet që Perandorinë Osmane ta shohim sërish dhe pa paragjykime.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Spanjë, 1492: Inkuizicioni dëbon nga Spanja mijëra hebrenj sefarditë, që gjejnë strehim në Afrikën Veriore dhe në Perandorinë Otomane. Pas një udhëtimi me peripeci të pabesueshme që zgjati për disa vite, Rakelë de Toledo, e arratisur bashkë me familjen për t'i shpëtuar persekutimit fetar arrin më në fund të mbërrijë në Stamboll dhe tek njeriu që dashuron, me të cilin do të ketë një vajzë, Esterin. Shumë e bukur, inteligjente dhe ambicioze, kjo vashë e re bëhet kira (shitëse ambulante, po jo vetëm) e haremit të Stambollit dhe falë miqësisë me Hyrremin, gruan e parë te sulltanit, ia del të kthehet në një prej personazheve më me ndikim e të fuqishëm të Perandorisë Otomane. Po dashuria e saj per Burakun pengohet nga e ëma dhe shtyhet drejt nje fundi fatal e tragjik. Do të arrijë e bukura Ester të shpëtojë veten nga konspiracionet e oborrit dhe nga intrigat politike, apo do të detyrohet të mbytet në fatin e trishtë, që u ka rënë për pjesë të gjitha grave të familjes së saj? Një shekull dashurish, luftërash e intrigash oborri, parë nga sytë e grave më pasionante e të angështuara të familjes de Toledo.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç'ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë. "Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit "imagjinar" shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu." "Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar."
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Price: 690 Lekë
titleToAlt
Ishte urdhër i Zotit të merrje pjesë në luftë, të luftoje me ata që e kishin të detyruar të ishin në shërbimin dhe urdhrin e Islamit. Kur'an-i i Madhërieshem ishte udhëheqesi i madh. Duke u quajtur si shembulli më i mire, ai shikohej si i vetmi burim i dijes, ai ishte libri i shenjtë, Kur'an-i i madhërishëm; një sundimtar, nëse mban mbi kokë Kur'an-in e Madherueshem, nësë e do, e respekton, nëse tregon besnikeri ndaj librit që midis faqeve të tij mban rregullin hyjnor, që shpall ekzistencen më të lartë, sigurisht populli i shtetit të tij përfshin vite lumturie dhe qetesie.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
Në libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë dhe të princave italianë.Një libër mjaft interesant ku autorit i është dashur të nxjerrë materjal të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit perëndimor
Price: 1000 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania