titleToAlt
Ramize Murtezi Shala u lind në Preshevë ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ka të përfunduar Fakultetin Filologjik në Prishtinë në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe ka kryer studimet master në Kolegjin AAB në Degën e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Është nderuar nga Akademia Ndërkombëtare e Shkecave Sociale (Florida, SHBA, 2016) me titullin akademik nderi si dhe nga UAC School of Global Management (Florida, SHBA, 2016) me titullin profesor nderi. Me gazetari filloi të merrej që nga viti 2000. Për një vit punoi në gazetën e përditshme "Epoka e re", si gazetare që trajtonte temat që e preokuponin shoqërinë kosovare. Në vitin 2001 filloi punën fillimisht si moderator e lajmeve në Transmetuesin Publik të Kosovës - RTK e më pas edhe si gazetare hulumtuese dhe redaktore. Në punën e saj si gazetare hulumtuese, Ramize Murtezi-Shala, ka trajtuar shume raste të problemeve të ndryshme shoqërore në Republikën e Kosovës, duke filluar nga rastet e dhunës në familje, abuzimet seksuale me fëmijë dhe të mitur, diskriminimit gjinorë etj. Vlen të veçohet seria e emisioneve me rastet e përdhunimeve të luftës. Për punën e saj Ramize Murtezi Shala u shpërblye me dy mirënjohje; njëra nga Universiteti "Pjetër Budi" për guxim në gazetari si dhe në Festivalin Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut i organizuar nga KLMDNJ, për trajtimin e temave tabu të shoqërisë. Ky ishte flllimi i një pune tjetër. Në nëntor të vitit 2014 Ramize Murtezi-Shala fillon emisionin e titulluar "Tema" në RTK, ku çdo javë u ofronte shikuesve raste nga më të ndryshmet të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Disa nga temat që ishin trajtuar në dy sezona nga ky emision ishin: Dhuna në familje, braktisja dhe adoptimi i fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore, abuzimi i të miturve, femrat jotrashëgimtare të pronës, nga dhuna në vrasje, martesat e detyruara, rastet recidiviste, përdorimi i drogave, dhe përdhunimet e luftës. Ramize Murtezi Shala është autore edhe e dokumentarit "Ulërimë në heshtje", në të cilën disa gra flasin për përvojën e tyre të hidhur gjatë luftës, si dhe për herë të parë në Kosovë, në këtë dokumentarë edhe një burrë flet për përdhunimin e tij gjatë luftës. Pas kësaj pason dokumentari tjetër vetëm me rrëfimet e burrave të përdhunuar. Për herë të parë audienca kosovare kupton se në Kosovë ishin përdhunuar edhe burrat. Nga viti 2016 e këndej, Ramize Murtezi Shala është redaktore përgjegjëse dhe moderatore e emisionit hulumtues në RTK të quajtur "Udhëve", ku trajtohen tema kundër krimit të organizuar, korrupcionit, kundër radikalizmit, tema të ndieshme politike etj.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Është një histori mjaft prekëse, e treguar thjesht dhe me vërtetësi. Do të gjeni aty njeriun me karakter Destan Berisha, i cili pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova përjetoi gjatë shumë dekadave. Do të shihni se si jeta bëhet e padrejtë kur ti mendon se ke vuajtur mjaft për të merituar shpresën. Dhe, kur shpresën e ke në prag, ajo këputet papritur dhe bëhet zhgënjim." -Ilir Konomi, gazetar dhe autor i librave biografikë për Faik Konicën dhe Esat Toptanin "Si shumë amerikanë, unë e mirëpres një pikëpamje shqiptare për ngjarjet që tronditën Shqipërinë në fund të viteve 1940 dhe në fillim të 50-ve, kohë të cilën SHBA-ja provoi të rrëzojë qeverinë komuniste në Tiranë. Historia e këtyre ngjarjeve, shpesh tragjike, është një e tillë që e ndajmë. Amerikanët, ashtu sikurse edhe shqiptarët, do të përfitojnë nga një rishikim i freskët i asaj kohe në historinë e Luftës së Ftohtë." - FRANK G. WISNFR, ish-ndërmjetësi për Kosovën; i biri i Frank Wisner, udhëheqësit të operacionit sekret të CIA-s në Shqipëri "Libri i Bashmir Xhemajt është historia e përpjekjes së dështuar për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në këte operacion të ndërmarrë nga CIA dhe MI6 humbën jetën rreth 300 shqiptarë. Instruktorët anglo-amerikanë e dinin plotësisht se po i dërgonin vullnetarët drejt vdekjes së sigurt. Disa mbijetuan dhe ky është rrëfimi për njërin prej tyre, Destan Berishën nga Billusha e Prizrenit."- Bejtullan Destani, historian dhe diplomat
Price: 1000 Lekë

Price: 900 Lekë
titleToAlt
Më 17 qershor 1999, një autokolonë makinash larashe, të shoqëruara me disa civilë të armatosur me kallashnikovë, hyri brenda bazës ushtarake të Tetovës në Maqedoni. Baza ishte vënë në dispozicion të trupave gjermane që pak ditë më parë kishin hyrë në Kosovë dhe qenë vendosur në Prizren. Një helikopter ushtarak, me fundin e hapur dhe me një mitraloz të rëndë montuar në të, priste me helikat e ndezura. Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK - së, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, do të udhëtonte drejt saj. Helikopteri fluturoi plot 45 minuta. I ulur mbi një ndenjëse të hekurt, në krah të Arbër Xhaferrit që udhëtonte me të, Hashim Thaçi nuk ia ndante sytë dritares. Kishin kaluar 2 vjet nga dita kur ai dhe disa të tjerë, braktisën përfundimisht Zvicrën për të luftuar në Kosovë. Ngjarjet kishin lëvizur shpejt dhe tani, nën të, shtrihej një tokë e lirë. Ashtu siç e kishin ëndërruar për afro 100 vjet, breza të tërë. Stërgjyshi, gjyshi apo babai i tij. Shumë prej atyre që e kishin nisur atë betejë, nuk jetonin më. Toka që ata e deshën aq shumë, i kishte marrë në thellësitë e saj, si dëshmi e një kohe që po kthente mbrapsht historinë 100 vjeçare të atij trualli...
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
"Kur Gjingjiqi ishte kryeministër, kishte një hapësirë për progres të shpejtë. Por BE, SHBA dhe OKB, kishin qasjen "standardet para statusit". Besoj se iu kujtohen këto "standarde para statusit". Ky ishte një gabim, sepse do të mund të diskutohej (argumentohej) gjithmonë për standardet. Statusi është çështje kryesore dhe është dashur të zgjidhej që në vitin 2003. Nuk u zgjidh dhe ishte një gabim i madh". -Richard Holbrooke "Ajo që u arrit është se Merkel e ndaloi idenë e ndryshimit të kufijve. Nuk do të thotë se ideja e shkëmbimit të kufinjve nuk do të rikthehet, pasi ka dekada që vjen e shkon, por në Berlin, Kancelarja Merkel e ndaloi përkohësisht këtë ide. Ka një diskutim mes njerëzve që njoh; ata janë të ndarë, thonë se, nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord për të ndryshuar kufijtë, kush jemi ne që t’i ndalim? Mendoj se janë gabim". -Tim Judah,"The Economist" "Vendet në rajon nuk duhet të jenë të frikësuara për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo përfshin ndryshime kufijsh. Nuk do të jetë një korrigjim sipas vijave etnike -Kosova do të vijojë të mbetet një vend multietnik, që respekton të drejat e minoriteteve". -Hashim Thaçi
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
- Dardania është trekëndëshi i pare për krijimin e gjuhës më të pastërt të shqipes. Ajo është e shkruar me atfabetin simbolik-siç e thotë autori- dhe shtrihej në trekëndëshin gjeografik "Nishë-Sofije-Shkup", me një organizim shtetëror dhe kulturorë autoktone... Isuf B. Bajrami - Autori këtij libri nuk është aspak i kënaqur me rrjedhat politike që po zhvillohen në Kosovën tonë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Në një seri artikujsh që i boton në vazhdim të këtij libri, e të cilët i ka lexuar nëpër tubime të ndryshme apo edhe që i ka botuar, shpreh indinjatën e tij kundër strukturave të ndryshme politike, që po e udhëheqin politikën e Kosovës... - Lexojeni këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni... Prof. Mr. Muhamet Rogova
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Kadare flet për temat delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarë serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase dhe për arsyen përse i ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.
Price: 250 Lekë
 
All rights reserved. © 2015 Library Albania